Hapi sytë duke ndjerë rrezet e diellit mbi qepalla dhe aromën e saj vanilje nën hundë. Një ndjenjë harmonike i kishte pushtuar zemrën dhe qetësuar mendjen. Një ndjenjë që kishte kohë që nuk e vizitonte. Kishte kohë pa bërë gjumë të mirë dhe sonte prania e saj i mbajti larg makthet e tij.
Po vështronte se si ajo flinte në mënyrë ëngjëllore mbi kraharorin e tij dhe flokët e shpërndarë mbi kurrizin e saj u ngjasonin valëve të detit blu.
U kujtua dita e parë që e pa dhe i erdhi për të qeshur me mënyrën sa e shqetësuar lëvizte nëpër ato korridore të pakuptimta të spitalit. Apo acarimi që ndjeu ndaj Luçianos kur e pa t'i bërrtiste. Dhe në fund neveria që kishte ndjerë ndaj Piter që e njihte mirë se çfarë ishte, kur i fliste ëmbël.
U kujtua dita e varrimit të gjyshit të saj kur e pa thuajse si një lule të venitur. Sytë e lodhur, buzët e thata dhe fytyra e zbehtë mund të tregonin pa qenë të nevojshme fjalët se sa shumë e lidhur kishte qenë me të.
Nuk mund të thoshte se e donte. Të dashuroje për të ishte e mbivlerësuar, por nuk mund ta përshkruante me fjalë sa shumë ndjente. Dhe jo diçka të rëndomtë apo kalimtare, por një ndjenjë që të mbërthente pas vetes dhe nuk të lëshonte. Shpërthime yjesh ndodhnin sa herë shikonte buzëqeshjen e saj.
Kur Piter i kishte thënë se donte ta njihte Ahriman me botën e vërtetë ku jetonin, kishte dashur ta qëllonte fortë. I tha disa herë se nuk ishte mjaftueshëm e fortë për ta përballuar duke rënë në kundërshtim me çfarë mendonte vet, por sigurisht që një ujk i vjetër si Piter nuk mund të gënjehej.
Nëse do i duhej të mbytej në llumë për nxjerrë atë prej asaj skëterre, do i lutej Zotit ta bënte sa më parë. Kohë më parë i humbi shpresat në Zot, derisa pa punën e tij perfekte në formën e një njeriu.
Nuk kishte orë që nuk donte ta puthte. Ju kujtua nata kur ajo u kujdes për të dhe dëshira që ai kishte ta shuante temperaturën te ajo, por s'mund ta lejonte veten. Një si ajo meritonte të trajtohej si një figurë mitologjike. Sa e fuqishme, aq edhe delikate.
Ndjeu trupin e saj të lëvizte dhe pasi hapi sytë i qeshi ëmbël duke e puthur lehtë në buzë.
- Mirëmëngjes rrëmujë!
- Sa kohë ke zgjuar? Mund t'më kishe lëvizur për t'u çuar.
- E humba numërimin e minutave. Isha tepër i zënë duke të soditur ty.
- Ashtu? - tha në mënyrë provokuese duke kaluar dorën mbi organin e tij.
- Mos u bëj vajzë e keqe që në mëngjes. Ndryshe do më duhet të të mbaj pushim edhe sot.
- Bëje atëherë.
- Dua që doktoresha të jetojë ëndrrën e saj.
- Dhe ti je pjesë e saj tashmë.
YOU ARE READING
Mafia e Bardhë | ✓
Romance✁ - Mos u bëj qesharak! Do vallëzojmë këtu? - E ç'të keqe ka? - Sepse njerëzit normalë do sodisnin yjet. - Ne nuk jemi njerëzit normalë, ndaj janë yjet ata që na sodisin neve. - tha duke lëvizur nën tingujt e violinës.