Kapitulli 25

228 28 8
                                    

Pas orësh rrugë mund të dallonte nga xhami i makinës detin e përgjakur nga rrezet e diellit dhe gjethet e palmave që vallëzonin nën to

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Pas orësh rrugë mund të dallonte nga xhami i makinës detin e përgjakur nga rrezet e diellit dhe gjethet e palmave që vallëzonin nën to.

- Erien, është kaq bukur! - i tha pas dy orësh pritje për të arritur në destinacionin e panjohur për të.

- Jo aq sa ty gjithsesi. - i tha ai duke e vështruar drej e në sy.

- Mund të dal?

- Bota është e gjitha e jotja rrëmuja ime. Çfarë pret?- i tha ai dhe ajo doli nga makina duke vrapuar drejt bregut ashtu si valët e detit. Kurse ai doli qetësisht nga makina duke shijuar sa lëvizjet e saja, aq edhe pamjen e adhurueshme.

- Më duket se re në dashuri me pamjen për t'më harruar mua.

- Mos u bëj idiot! Thjesht më kishte marr malli kaq shumë.

- Po sikur të të them se dhe mua më ka marr malli për ty? - i tha duke e kapur prej beli.

- S'ke faj në fakt. Kishim që në mëngjes pa u parë! - i tha duke rregulluar jakën e këmishës së tij të bardhë.

- Mos bëj sikur nuk të kam munguar!

- Ndoshta. - i tha dhe bashkoi ballin e vet me të tijin.

- Zonjushë Miller? Do të darkoni me mua sonte?

- Kam zgjidhje tjetër zoti Laurier?

- Jo. - i tha ai dhe të kapur prej dore dolën një xhiro buzë detit.

U larguan më tej drejt hotelit ku do të qëndronin dhe u bë gati duke menduar për mënyrën si do t'ja thoshte se do të bëhej baba.

Veshi një fustan të bardhë dhe e kombinoi me një fjongo. Së fundmi, vendosi pak make up të lehtë dhe doli duke hasur një Erien veshur me të njëjtat nuanca si ajo. Qeshi lehtë dhe ndjeu faqet t'i vlonin nga shikimi i tij.

- Po mendoj të rrimë këtu më mirë. - i tha ai duke ju afruar pranë.

- Komplimenta për veshjen zotëri! - i tha duke i rregulluar jakën e këmishës në të njëjtën mënyrë karakteristike që bënte gjithmonë.

- Komplimenta për gjithçka lulja ime!

- Lulja? Ç'ndodhi me rrëmujën? - i tha ajo dhe ai qeshi.

- Asgjë. Thash të të blija me ndonjë fjalë të bukur sonte, por mesa shoh do më duhet strategji tjetër. Më bashkoheni? - i tha duke i zgjatur krahun dhe ajo e kapi fortë prej tij duke u nisur së bashku për të darkuar.

- Erien, restoranti është këtej! - i tha kur ai u drejtua për në krahun e kundërt.

- Kush tha se do shkojmë në restorant? - e pyeti ai dhe ajo buzëqeshi e lumtur duke e ndjekur.

Më në fund shkuan në një vend që i ngjasonte një tende krijuar nga bimët dhe dritat e shndritshme dhe në mes një tavolinë e shtruar posaçerisht për ta.

Mafia e Bardhë | ✓Where stories live. Discover now