Kapitulli 16

276 33 20
                                    

Duke marr shkasë nga një ngjarje që m'u desh të hasja ditën e sotme desha t'ju komunikoj diçka përpara se të nisni ktë kapitull.

Jam e sigurtë se secili prej nesh çdo ditë përballet me vështirësi dhe të papritura, të cilat herë i përqafon e herë të tjera pret për arsyen që fshihet pas asaj që po ndodh. Disa herë gjërat nuk shkojmë si duam, por kjo s'do të thotë se përfundimi s'do të jetë ai për të cilin jemi lutur gjithë këto kohë.

E njëjta filozofi ndiqet edhe në librat që kam shkruar dhe nuk e pash të arsyeshme që në "message board-in" tim të gjeja një roman të gjatë ofendimesh dhe batuash pa kripë nga dikush, profilin e të cilit as nuk e kisha parë ndonjëherë, jo më të dija se po ndiqte ktë histori.

Rrjedha e ngjarjeve në libër është përcaktuar tashmë dhe nuk mund ta kthej sërish nga e para duke rishkruar kapitujt. Më pëlqen që disa prej jush e pëlqyen dhe falenderoj akoma edhe më shumë ata lexues, të cilët ndonëse kishin një tjetër personash të preferuar e shprehën në mënyrë të civilizuar.

Shkurtimisht, nuk po detyroj askënd ta lexojë historinë ndaj nëse nuk ju pëlqen, ruajini ofendimet për vete dhe largohuni prej profilit qetësisht.

Për ata që kanë zgjedhur ende të qëndrojnë, lexim të këndshëm të librit dhe kthesave në vazhdim! ♥︎

Për ata që kanë zgjedhur ende të qëndrojnë, lexim të këndshëm të librit dhe kthesave në vazhdim! ♥︎

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Doli nga dushi dhe po shikonte trupin e saj në pasqyrë duke e gjykuar mënyrën se si dukej. Një gjoks mesatar në të vogël dhe forma jo fortë të theksuara. Dukej si një adoleshente në fazë zhvillimi.

Shkundi mendimet dhe mori nga varësja fustanin e zi që kishte vendosur të vishte teksa darkonte me Erien. Një vendim që i kushtoi tërë ditën. Madje nuk ja doli dot as të fokusohej në studime, ndaj vendosi të jetojë momentin. Tek e fundit nuk po bënte diçka të gabuar, thjesht po kërkonte të njihte dikë.

Pasi veshi fustanin, vendosi një të ashtquajtur make up të lehtë dhe i definoi pak ondet e saja natyrale. Kishte zgjedhur një çantë ngjyrë kafe që i kombinohej me pallton dhe kambalet e preferuara.

Në fund pak nga parfumi i saj i preferuar Paradox. Hapi telefonin dhe kërkoi midis mesazheve një prej tij, por nuk gjeti.

"Ke ndryshuar mendje?" i shkruajti duke pritur përgjigje, por gjithçka mori ishte një seen.

I tha vetes se ndoshta ai ishte në trafik, por thellë thellë as vet nuk e besoi.

Dëgjoi dikë t'i binte derës dhe po lutej të mos ishte Luçiano. Vetëm ai do rrezikonte kaq shumë sa të vinte lartë, por kur hapi derën mbeti e shtangur nga Erien që mbante në duar një buqetë me luledielli.

- Erien?

- Komplimenta për veshjen zonjushë! Lulet janë për ju!

- Nga e dije? - e pyeti duke marr buqetën.

Mafia e Bardhë | ✓Where stories live. Discover now