*Trust no one*13.
***
Kane kaluar dy dite nga festa.Sot eshte e hene. Fillojme shkollen,pavaresisht se une nuk dua.Me Harry-n pata nje zenke ne telefon,sepse e mori vesh qe Luke erdhi ne shtepi dhe me kerkoi falje per ate qe ndodhi.Nuk mbante mend asgje. E pranova faljen e tij,por tani s'jemi me shoke.Jemi thjesht te njohur. Por Harry s'mendon keshtu. E urren Luke kaq shume. Cate nuk I tregova asgje per festen se cfare ndodhi,por as ajo nuk ishte shume ne qejf. Djali qe pelqente e kishte braktisur dhe kishte ikur nga takimi.Me vjen keq per te.
~~~
Sapo hy ne shkolle, disa me shohin nga koka tek kembet sikur s'me kane pare ndonjehere me sy. Cate nuk erdhi ne shkolle,sepse s'ishte mire.Abby duhet te jete ne mesim tani,kurse une kam ngelur vetem, ketu, ne mes te koridorit,me gjithe keto shikime mbi veten. Te vene ne siklet.
Hap dollapin,marr librat qe me duheshin dhe mbyll dollapin.Kthehem e ndeshem me fytyren e Harry-t. Gjithe koridori po sheh nga une se cfare do te bej.Ul koken sikur nuk e shoh dhe eci drejt klases.
"Mos me injoro."-vjen paralelisht me mua dhe ecim per ne klase.
"Me ler te qete."-ia preva shkurt pa e pare fare.
"Te merkuren mbrema te pres ne shtepine time,per darke, ne oren 9."
"Cfare?-thirra.Ndalova dhe ktheva syte nga ai. -Kur dreqin e thashe kete?"
U drejtova nga shkallet,ai ecte prane meje.
"Eshte si nje menyre per te kerkuar falje per ate qe ndodhi ne feste. Nje pjese te madhe te fajit e kisha une,sepse une isha ai qe kembenguli te shkonim."
"S'ka nevoje per gjithe ate..."
"E di,por keshtu do ndihem me rehat."-me nderpreu.
"S'mundem.Kam pune."
"He pra Beth.Ti e di qe une fitoj ne fund.Mos e lodh veten kot,dhe thuaj po.Do jete nje darke e vogel.Vetem une dhe ti."
"Pikerisht kjo me tmerron me shume. Fakti qe do jemi vetem une dhe ti."
"Nese do merr Abby-n dhe Jack."-buzeqeshi,sepse e dinte qe s'kishte mundesi qe at ate vinin.
"Mire.Te merkuren ne oren 9.Deri atehere nuk dua te te shoh me sy."
"Deshirat e tua jane urdhera per mua,princesh."
"Qepe."
Harry qeshi.Me dha nje puthje te shpejt ne faqe dhe zbriti shkallet.
***
"Cfare po ben? -pyeti Abby pasi hyri ne dhomen time. -Perse I ke nxjerr te gjitha rrobat mbi krevat?"
"Kam nje tamim dhe po perpiqem te gjej dicka te rehatshme per te veshur."
E merkura erdhi shume shpejt.Kisha tre ore kohe per tu bere gati.
"Si thua per keto pantallonat?"- I fola me xhinset ne dore.Abby me pa vrenjtur.
"Ma shpjego pak, ju vetem do flisni dhe ti do kthehesh ne shtepi apo do qendrosh atje sonte?"
"Abby!!-thirra. -Sigurisht qe do kthehem ne shtepi.S'kam ndermend ta kaloj naten me te."
"Sipas meje duhet te veshesh nje fustan.Pantallonat jane shume serioze per nje darke romantike."
"Abby!-qesha.-Vetem do flasim.Asgje me shume."
"Vish kete. Seriozisht. Dhe te tregon shume mire."
"Vetem sepse ma kerkove ti."
"Jam e sigurt qe fustan do vishje ne fund."
"Jo, do vishja pantallona dhe nje bluze."
"Po, ne shtepine e tij, ne nje darke romantike."-ma ktheu me nje levizje te kokes.
~~~
Ok, jam gati. Duhet te dal nga shtepia tani nese s'dua te vonohem. Abby ia mbushi mendjen Cate per te dal,keshtu ajo s'do te me shihte teksa dilja. Ndihesha shume keq qe po e genjeja ate.Ajo ishte si motra ime. Neqoftese pas nates se sotme,nuk do te kem ndonje zenke apo sherr me Harry-n ,gje per te cilen dyshoj, do ti tregoj shume shpejt gjithcka.E di qe do me qortoj,por ndodhi.
Per te arritur ne shtepine e Harry-t mu deshen rreth 35 minuta,pasi kishte pak trafik.Ngjis shkallet drejt shtepise se tij, shoh oren dhe ishte 8:56 minuta. Ndaloj pas pak para deres, nxjerr frymen jashte,qetesohem dhe I bie ziles. Vonohet pak per te ma hapur.
"Ckemi Beth!"-me pershendeti.
"Ckemi!"-I fola me turp.
"Eja brenda."-tha.Me terhoqi lehte doren dhe trupat tane u bashkuan.U zmbrapsa pak mbrapa,por gjithesesi arriti te me jepte nje puthje.Nuk ma leshoi doren dhe u futem ne dhomen e ndenjes.Ishte vendi I kendshem.Divanet ishin te bardhe, nje tavoline xhami ne mes, televizori ne njerin kend, ne anen tjeter ishte nje tavoline e madhe vetem me pije.Mes tyre binte ne sy nje shampanje e madhe dhe dy gota prane.Harry kishte veshur nje kemishe me kuadrata dhe menget I kishte perveshur pak.
"Rehatohu."-u tregua I sjellshem.U ula ne divan,nderkohe hidhja nje sy rrotull.
"Kendshem."-thashe me ze te larte ate qe po mendoja.Buzeqeshi lehte e ma beri me shenje nga shampanja.
"Me mire jo."-shtova. "S'kam ndermend te qendroj shume."
S'ma vuri veshin dhe me dha njeren gote.Nuk e refuzoja dot.U degjua nje zhurme nga dhoma tjeter dhe Harry vrapoi me shpejt.
"Beth eja."-thirri.U ngrita me goten ne dore dhe shkoj tek ai.Ndodhej ne kuzhine, e cila ishte vertet e lezetshme.Jo shume e madhe,normale per nje djale qe jeton vetem.Harry mbante nje tave ne dore dhe ngadale e le mbi tavoline.
"Cfare eshte ajo?"-e pyeta,pasi tava ishte e mbuluar.
"Kuzhine indiane."
Bera nje ftyre si per te thene ' shume per te qeshur. Ti s'ia ke idene cfare perbersish ka ajo.'
"E kam me te vertet.Shikoje." Heq kapakun dhe ishte vertet nje ushqim Indian.
"Kush e beri? Trego te verteten."
"Une bashke me duart e mia."
"Se besoj."
"Mire, I telefonova mamase per nja dy keshilla,por e kam bere vete. Me siguri ka shije te tmerrshme." Beri nje fytyre te keqe dhe pa taven. S'kishte ate pamjen qe isha mesuar te shihja une kur ma gatuanin ne pallat,por vinte ere te mire.
Ulemi ne tavolinen e kuzhines,Harry me vendos nje pjata para dhe hame ngadale.
"Me pelqen fustani qe ke veshur sonte."-tha.Ula pak koken dhe buzeqesha me ndrojtje.Folem per gjera te ndryshme gjate darkes,ushqimi ishte vertet I mire.Nuk e tepruam me shampanjen.Po kalonim nje mbremje ndryshe nga ajo qe e kisha imagjinuar une. Harry kishte blere edhe nje embelsire. Torte me krem caramel siper.Te thuash e shijshme per te,ishte shume pak.
Mbaruam me darken, ngritem tavolinen dhe u ulem ne divanet e rehatshem te dhomes se ndenjes.Harry mbushi serisht gotat me shampanje,kundra deshires sime.Shoh oren,per disa minuta do vinte mesnata.Ishte vone,por ia kalova vertet mire.
"Duhet te shkoj, paska shkuar vertet vone."-thashe dhe lashe goten mbi tavolinen e xhamit.
"Pikerisht tani?"-foli I merzitur Harry.
"Po. Besoj se je I lumtur qe me kerkove falje sic doje."
"Po."-tha,por jo fort I bindur.
"Cdo gje ne rregull?"
"Po,vetem se..."-ndaloi.
"Se cfare?"
"E kam futur veten ne nje telash te madh."-futi koken mes dy duarve te tij e shikonte ne toke.
"Mund te te ndihmoj me ndonje gje?"-I ofrova menjehere ndihmen time.Harry ngriti koken, pa nga une dhe qeshi lehte. U afrua ngadale drejt meje dhe me mori fytyren.S'mund te zmbrapesha. Ai e dinte kete,prandaj nuk u vonua shume per te me puthur.Me puthi aq sa mu mor fryma.Buzeqeshi serisht teksa ngadale kalonte doren ne floket e mi dhe e kuptova arsyen e asaj buzeqeshje kur ndjeva doren e tij qe preku kurrizin tim.Syte e mi u hapen me shume dhe shprehnin hapur habine e friken time.
"Si thua per sonte Beth?"-peshperiti ndersa me puthte posht qafes.
"Jo. Harry ndalo dhe me degjo."-e largova pak nga vetja.Ai po me shikonte ne sy.
"Cfare ka?"
"Nuk jam gati."
"Une jam problemi?"
"Sigurisht qe jo."-ngrita zerin.
"Atehere cfare?"
"Problemi jam une.S'mundem ketu,tani,..."-s'po me vinte fjale tjeter ne mendje.Harry u ngrit,levizi pak trupin,zgjati krahet dhe me mori ne krahe.
"Ku po me con?"
"Po zhvendosemi diku."
"Cfare?? A e degjove se cfare te thashe une pak me pare??"
Harry doli nga dhoma dhe me mbante pa problem fare.Kaluam ne dhomen e tij qe me shume kishte gjera me ngjyren e bardhe dhe te zeze.E gjithe dhoma mbante parfumin e atij.
"Ti the qe s'mundeshe ne dhomen e ndenjes,prandaj erdhem ketu."
"Jo, ti s'me ke kuptuar."
"Ma sqaro edhe njehere pra."-tha.Me shtriu ne krevatin e tij gjigand.U largua dhe mbylli deren.
"Po thoja qe eshte pak shpejt...Ndoshta mund te presim edhe pak."-I fola dhe shpresoja t'ia mbushja mendjen.Harry u ul ne fund te krevatit afer kembeve te mia dhe filloi te me hiqte takat.Zgjati njeren doren dhe me ferkoi kembet qe ne ato caste mu duken shume te zbuluara.
U ngjit ne krevat dhe erdha afer, shume afer fytyres sime.Nuk tha asnje fjale, vetem me puthi. Nuk munda ti thoja jo puthjeve te tij.Ju e dini se cfare ndodh sa here qe buzet e mia bashkohen me te tijat. Une e humb kontrollin e trupit tim. Harry ngadale me kishte zberthyer zinxhin e fustanit mbrapa kur me kishte sjelle ketu.Ne nje fare menyre, edhe duart e mia e gjeten rrugen per te prekur lekuren poshte kemishes.Pas disa minutash nuk e kisha me fustanin ne trup. Vetem te brendshmet.Ky djale me iluzionon dhe I ben veprimet pa e kuptuar une.Perseri kur me puthte ai, ndjeja pak frike..Sikur zbrapesha,por ndihesha e detyruar t'ia ktheja.
"Cfare ke Beth? Perse zbrapsesh?"-me afroi shume afer vetes se tij.
"Kam frike."-peshperita me ze shume te ulet.Zeri me doli sikur po qaja.
"Perse?"-Harry me liroi pak.
"Se mos bej ndonje gje te gabuar..Ose se mos lendohem."-afrova koken prane kraharorit te tij.
"Une s'do te lendoja kurre Beth.Kurre. " fjalet e tij me ben te ndjeja nje siguri me te madhe. "Je pak e emocionuar,te kuptoj."-shtoi si per te me bere ta kaloja ndrojtjen.
" Po..."-psheretiva lehte.Ndihesha e zene ngushte pasi isha vetem me rroba te brendshme.
"Um..perse s'fillon ti me puthjet kete here?"
"Cfare?" -u cudita.Mendova se hoqi dore.
"Do ndihesh me mire nese fillon ti, me beso."
Ula pak koken pa ditur cfare te them.
"Mos me thuaj qe ke turp te me puthesh tani?"-buzeqeshi lehte. Kollaj per te.
Nuk me intereson.Te behet cfare te behet.I largova nga mendja mendimet,ngrita koken dhe e putha. Duart e mia zberthyen kemishen e tij,Harry dukej I kenaqur dhe I pergjigjej dyfish cdo puthje qe I jepja.Me shtrengonte fort dhe me ferkonte kurrizin.Edhe duart e mia benin te njejten gje.Dora e Harry-t ndaloi tek kapesja e recipetave,me buzeqeshi dhe nisi luante me te.Kjo me vinte edhe me shume ne siklet. Perse dreqin askush s'po me telefononte tani qe ten a nderpriste? Ose te vinte dikush te trokiste? Ose te ndodhte cfaredo lloj gjeje qe te na ndalonte.Nuk po putheshim me, humba ne magjine e syve te tij dhe se kuptova ku zbriti poshte tek barku im. Filloi ta prekte ngadale me buzet e tij dhe une u shkunda e tera.Isha gati t'ia mbathja vrapit nga e gjithe kjo. Se perballoja dot.Harry u ngjit siper,me puthi poshte qafes e me peshperiti
"Do jem I kujdesshem."
Ndjeva kapesen qe beri nje zhurme dhe e kuptova qe e zbertheu.U perpoqa te mbulohem me duar e turperuar.Harry qeshi lehte me mua.Zbertheu rripin e tij te pantallonave dhe pas nje sekondi si kishte me. Ishte vetem me nje pale bokse te zeza.Nuk po vazhdoj me tutje.
U kthye nga une, qe isha e tmerruar, me mori fytyren dhe me puthi me shume force.Me afroi prane trupit te tij, dhe mund te them qe trupat tane ishin ngjitur si nje I vetem.Automatikisht I kaloj duart rreth qafes dhe ia kthej puthjen. Une u dorezova me fund.Ai fitoi perseri edhe kete beteje. Por fundja, askush nuk ka vdekur pasi ka shkuar ne shtrat me personin qe pelqen. Pas kesaj, mund edhe te vdes e lumtur.Te pakten e provova se si ishte.S'kaluan as pese minuta dhe te brendshmen tona avulluan pakuptuar.Iu dhashe atij me gjithcka qe kisha dhe ishte vertet nata me e bukur dhe e paharrueshme e gjithe jetes sime.
***
Te zgjoheshe ne krahet e Harry-t ishte thjesht nder gjerat me te bukura qe mund te beje sapo niste dita.S'kishim levizur fare qe nga pozicioni I mbremshem. Une shtrire siper tij,me koken te mbeshtetur ne kraharorin gjithe muskujt te Harry-t, dora e tij me ledhatonte kurrizin dhe trupat tane ishin te mbuluar me carcafe.
Ngre koken dhe e puth poshte qafes qe ta zgjoj.Syte e tij hapen ngadale, ul pak koken per te me pare mua dhe buzeqesh.
"Mendova se je arratisur."-tha dhe qeshi.
"Pse duhet ta beja une nje gje te tille?"-e pashe keq.
"Dje dukeshe pak e trembur. S'do cuditesha po mos te te gjeja ne shtrat afer meje ne mengjes."
"Epo, jam ende ketu. S'me heq dot qafe aq kollaj."
"Jam I lumtur per kete." Me mori fytyren dhe me puthi. "Pra, si ndihesh sot?"
"Shume mire."
"Ishte aq speciale sa prisje,sepse jam pak I shqetesuar per kete gje?"-dhe ne fytyren e tij u shfaqe nje hije medyshje. Dukej qe do merzitej po ti thoja 'prisja dicka tjeter' ,por perse te genjeja? Do tregohesha e sinqerte me te.
"Do te dish te verteten?"-e pyeta.
"Fytyra jote s'tregon gje te mire,por gjithsesi ma thuaj."
Zgjatem dhe I peshperis ne vesh
"Ishte e mrekullueshme."
Harry buzeqeshi. I preka gropezat ne faqe dhe ai buzeqeshi me shume.
"Doja te te falenderoja qe u tregova aq I duruar e I kujdesshem me mua."
"Jam nje xhentellmen vetem per princeshen time."
Me hodh siper dhe me puthi.
"Per here te pare, u lumturova qe dikush me thirri princesh."-I thashe dhe e perqafova fort.
YOU ARE READING
Trust no one (Harry Styles)\\Shqip
FanfictionAjo eshte nje princesh.Nje dite ajo do te drejtoj Angline,edhe pse nuk e do kete. Ai eshte nje badboy qe do vetem te argetohet. Elizabeth Williams&Harry Styles Dy bote te ndryshme.... Nje histori e bukur dashurie..