Kapitulli 23

712 63 17
                                    

*Trust no one*

23.

***

S'me besohet qe jam duke ngjitur shkallet per ne apartamentin tim. S'e kuptova si me bindi Harry te kthehesha ketu.
I rashe ziles e pasigurt dhe me nje parandjenje te keqe.U degjuan disa hapa te shpejt dhe dera u hap shume shpejt.Ishte Abby.
"Beth, o zot u ktheve."-thirri e emocionuar.Me perqafoi fort.U futem brenda, hodha nje sy rreth e rrotull dhe Cate nuk ishte ne shtepi.
"Ku eshte?"-pyeti pak ashper.
"Nuk e di.Dhe as nuk me intereson."-ma ktheu ftohte.
"Qendron akoma me te?"
"Po, ajo nuk ka ndermend te largohet nga shtepia dhe me duket sikur nuk e njoh fare.Shoqerohet shume me Jesicca-n dhe Sandy qekur ke ikur ti,por e lem ate tani.Me trego cfare ndodhi me Harry-n."
U mundova ta fsheh buzeqeshjen qe u shfaqe ne fytyren time kur degjova emrin e Harry-t.
"Kane ndodhur shume gjera."
"Mi trego,mi trego,mi trego."-bertiti entuziaste.Une qesha.
"Jemi bashke serisht, ndenji me mua keto ditet e fundit ne pallat,u kujdes kur une isha semure dhe me e rendesishmja babai e di per ne."
Abby bertiti,kurse une mbylla veshet.I tregova gjithcka me detaje dhe me e lumtur ishte ajo,sesa vete une.Per darke gatuam dicka bashke dhe po ia kalonim kendshem,derisa u shfaq Cate.
"Beth,zemer qenke kthyer."-foli me ze te larte sikur te ishte vertet e lumtur qe me shihte.
"Po,Cate.Jam kthyer serisht."-I them e qete.
"Si ja kalove ne pallat?"
"Per mrekulli."
"Oh,edhe une ia kam kaluar shume mire keto kohe. Dua te te them dicka,sepse nuk dua ta marresh vesh nga te tjeret pastaj."-toni I zerit I ndryshoj pak.
"Cfare eshte?"
"Harry foli me mua sot mbasdite,me kerkoi te ktheheshim bashke,por nuk pranova."
"Ah,dakort."-I thashe,por e dija qe po genjente.
"E bera per ty. Me mire asnjera nga ne te mos dal me te."
"Degjo Cate, te sygjeroj te largohesh nga shtepia. As une as Abby nuk duam te jetosh me ne."
"Perse? Ju kujtoj qe kemi bere nje premtim kur kemi ardhur ketu."
"Premtim te cilin ti e theve."-I bertita.
"Po nese nuk dua te largohem?"
"Atehere do te largohemi ne."
"Shume mire.Kur do ikni?"-tha e qeshur.Mezi prêt te largohemi.
"Qe neser."-I them. "E di Cate, jam shume e habitur me ty.Kujtoja se te njihja,por tani pot e njoh vertet."
"Beth, ti e di qe askush nuk te pelqen ty.Gjithcka qe na intereson jane parate e tua."
"Po, e kuptoj. -I them dhe nje lot me zbret ne fytyre.Ajo me godet atje ku me dhemb me shume. -Kam qene shume naïve."
"Ke qene? Ti ende je po aq naïve.Mendove se Luke te pelqente,por asnjehere nuk e kuptove qe ai donte vetem parate e tua. Oh Beth..."
"Cate mjaft!!!"-e qortoi Abby.
"Perse? Te verteten po them."
"Nuk e sheh qe po e lendon??"
"Ajo me mori Harry-n. Djalin e vetem qe dua. Po te mos ishte per te,ai do ishte I imi."
"Per cfare po flet?"-e pyeta e cuditur duke fshire lotet.
"Qe heren e pare kur e pashe, u magjepsa nga ai si cdo vajze tjeter ne shkolle,por ai te pelqente ty.I shkoja nga pas,sepse doja ta beja per vete dhe gjithcka qe ai bente ishte te me pyeste per ty.E ftova ne festen e ditelindjes se mamase sime,por ai as mi hodhi syte."
Tani me kujtohet.E mbaj mend kur Harry erdhi ate nate I semure ne dhomen time dhe tha qe I kishin hedhur dicka tek pija.Pra, pas gjithe kesaj ka qene Cate.Jam e sigurt qe ai e di,por nuk ma ka treguar,sepse nuk donte te me merziste.
"Ti je e cmendur."-I thashe dhe u drejtova nga shkallet me vrap.U futa ne dhome,u hodha ne krevat dhe pavaresisht se e mundoja veten,prape fillova duke qare.
Abby u shfaq pak me vone dhe me bindi qe te shkoja te flija me te,ne dhomen e saj sonte.Doja ti telefonoja Harry-t por telefoni im ishte zhdukur.Kalova rreth nje ore duke u rrotulluar neper krevat,derisa gjeta rehat e me zuri gjumi.
"Beth, Beth cohu."-peshperit nje ze siper kokes sime dhe me bezdis.Ferkoj syte,kur shoh Harry-n.Cohem me shpejt dhe me duket se po shoh enderr.Aq shume me mungon.
"Harry..."
"Perse nuk me pergjigjesh ne telefon?"-tha me ze te ulet.
"Nuk e di ku eshte."
"Ke qare?"-e ngriti pak tonin e zerit.
"Jo..."-mohova,por shikimi I tij me bllokon. "Mire, kam qare."
"Eja shkojme ne dhomen tende."me terheq doren,pa bere zhurme dalim nga dhoma.Shoh oren e varur ne mur;ishte njembedhjete.Futemi ne dhomen time,Harry ndez vetem driten e gjumit,kthehet nga une dhe me merr fytyren.
"Perse ke qare?"-pyeti menjehere.Te them te verteten nuk doja t'ia tregoja,sepse do ta merzisja edhe ate. I hoqa duart,u largova pak e u hodha ne krevat.
"Doja te shfryhesha pak."
"Me trego cfare ndodhi."
"Cfare do te ndodhte tjeter? Debatuam. Harry, do kthehem ne pallat."
"Joo, -bertiti.U ul perballe meje e me kapi doren. -Nuk dua te jesh larg meje.Mos e vrit mendjen per te."
"Por s'mundem te vazhdoj keshtu.Ajo shfrytezon faktin qe me njeh dhe e di shume mire cfare me lendon mua."
"Cfare te tha?"-kembenguli.
"Te verteten.Qe askush nuk me do mua, qe te gjithe qendrojne me mua per parate e mia,qe..."
"Mjaft."-me nderpreu.Me fshiu lotet me njeren doren e vazhdoi; "Mos I ler budalliqet te te prishin humorin."
"Ajo ka te drejte."-vazhdova si kokefort ti jap te drejte.
"Po une? Une qe jam I cmendur pas teje cfare jam? Abby? Babai yt?"
I kapa fort doren dhe e perqafova.S'I kontrolloja dot keto dreq lote.Kushedi si dukem tani.
"E di, -me foli serisht I buzeqeshur. -edhe kur qan dukesh e bukur."
Buzeqesha me fjalet e tij dhe u ndjeva shume mire.
Te nesermen qe ne mengjes u zura me Cate.Nuk e duroja dot me.E gjithe ajo dashuri qe kisha per te po zhdukej dita dites e po zevendesohej nga nje ndjenje tjeter qe nuk e kisha menduar se do ta kisha ndonjehere per te.
"Harry,nuk mundem me.Do iki."-I thashe per te dhjeten here ne telefon.
"Por Beth, une s'do mund te te takoj cdo dite."
"Do e shohim edhe kete problem. Tani dua vetem te largohem qe ketu.Edhe Abby do shkoj tek Jack."
"Ne rregull."-ra dakort.
Nxitova te marr valixhen,u pershendeta me Abby-n dhe zbrita ngadale poshte.Valixhja peshonte shume.Pasi zbrita edhe shkallen e fundit po kerkoja per nje taksi.Hedh syte nga te dyja anet e rruges,kur syte me zene nje Porsh te zi me xhama te erret.E njoh ate makine.Kalova ne cep te rruges,ai ndaloi makinen tek kembet e mia dhe doli.
"Harry cfare ben ketu?"-e pyeta jo shume ne qejf.
"Te propozoj dicka.Eja jeto me mua."-tha me nje fryme.
"Cfare??" habia ishte teper e qarte ne zerin tim.
"Po.Edhe Abby do shkoj tek Jack,kurse ti eja me mua."
"Harry s'dua te nxitohem."
"He pra Beth,thuaj po."-filloi te me puthte dhe nuk me linte te largohesha.Ishte shume shpejt per te bashkejetuar.
"Nuk me duket ide e mire."
"Eshte ide shume e mire.Pastaj babai yt e di. Te lutem."
"Jo,jo."-kundershtova duke e larguar nga vetja.Harry mori valixhen dhe e futi ne makine.Hapi deren per mua dhe kundra deshires sime u futa brenda.S'di cfare te mendoj; kurre se kisha imagjinuar se une dhe Harry do jetonim bashke tani.

Trust no one (Harry Styles)\\ShqipOù les histoires vivent. Découvrez maintenant