Kapitulli 38

599 62 31
                                    

*Trust no one*

38.

Edhe pse nuk jam ngritur ende nga krevati e di qe kjo do te jete nje dite tjeter e mrekullueshme ne Cardiff me Harry-n. Nuk dua te largohemi neser, por me ka marr malli per jeten qe beja me pare. Dua te takoj babain tim serisht. Te dal me Harry-n, Abby-n dhe Jack deri naten vone.
"Me sa duket dikush qenka zgjuar vete sot." Zeri i Harry-t me nxjerr nga kujtimet e bukura. Ai kishte zhytur koken prane meje, ne jastikun e tij, me syte gjysem te hapur, por qe kishin nje shkelqim shume te vecante.
"Dua te harxhoj cdo sekond me ty." I them dhe i prek faqen e djathte duke bere qe gropeza te shfaqet ne fytyren e tij me nje buzeqeshje te vogel, por shume te embel.
"Sa eshte ora?" Ai pyeti pasi me mbeshtolli me krahet e tij. Ndihesha shume e vogel kur krahet e tij me mbanin mes tyre.
"Nuk ia kam idene." Pergjigjem dhe i puth lehte kraharorin e forte. "Cfare do bejme sot?"
Harry mendohet disa sekonda teksa kalon doren neper floket e mi.
"Nuk e di. Une thjesht dua te qendroj prane teje, te te kem ty ne krahet e mi pergjithmone."
Fjalet e tij me kapen ne befasi. U shkeputa nga kraharori i tij dhe po e shihja ne sy.
"Cfare do te thuash?" Pyeta kureshtare
"Me degjove mire Beth. Une dua te jem me ty pergjithmone."
Dora e madhe e Harry-t kapi timen dhe ai me vendosi serisht mes kraheve te tij duke me puthur koken.

Pasi dola nga banja e veshur me rroba te pastra Harry me tregoi telefonin tim.
"Abby te ka telefonuar disa here. Dhe John gjithashtu!!" Isha e sigurt qe inati ne fjaline e fundit ishte me se i vertet dhe i madh. I mora telefonin nga dora, e gjithe vemendja e tij ishte mbi mua; nqs une do t'i telefonoja John apo jo. Me mire t'i telefonoj Abby-t. John mund te pres edhe pak.
"Beth..." Abby foli ne anen tjeter te telefonit duke u pergjigjur qe ne zilen e pare.
"Cfare ka ndodhur? Je mire?" Pyeta pak e shqetesuar dhe i hoqa syte nga Harry per te mos u shperqendruar.
"Po. Jam mire. Po ti? Kur do kthehesh?" Ajo foli me nje fryme.
"Jam shume mire. Dhe do kthehemi neser per fat te keq. Me fal qe nuk t'u pergjigja me pare,por e kisha fikur-"
"Beth, te lutem me degjo!" Abby me nderpreu. Mund te them qe ajo mezi po mbushet me fryme ne keto caste.
"Cfare ka?"
"Une...Uh, duhet te kthehesh menjehere ne Londer."
"Perse?"
Heshtja pasoj sekondat me vone duke me bere te paduruar.
"Abby, aty je?"
"Po." Tha me gjysem zeri.
"Cfare problemi ka? Ma thuaj!"
"Nuk e di si duhet te ta them."
"Vetem thuaje!" E urdherova. Syte e mi u takuan me ata te Harry-t, ai nuk po kuptonte asgje. Por as une.
"Babai yt eshte shume semure."

Oh, jo. Vetem kjo s'mund te me ndodhi tani. Babai ishte shume i shendetshem here e fundit qe e pashe. Por une as qe e mbaj mend heren e fundit qe e kam pare ate. Apo qe ia kam degjuar zerin.

"Zemer, cfare ke?" Nje ze i ashper flet ne dhomen ku po qendroj une, por une nuk jam aq e vetedijshme ta dije se cfare po ndodh rreth meje. Mendja ime ka humbur. "Beth?" Dy duar me prekin krahet dhe une kthehem me kembe ne toke.
"B-ba..."
Harry me merr telefonin nga dora dhe pergjigjet.
"Alo...Abby?" Nje pause e vogel. "Cfare??" Ai bertet dhe menjehere takon syte me te mite, gati per te qare. "Do te flasim me vone...Po, do nisemi tani."
Syte e mi nuk mund te durojne nje sekond me shume dhe une i le lotet te rrjedhin neper faqet e mia.
"Beth, te lutem qetesohu."
"Jo! Ai eshte semure." Fillova te eci neper dhome, nervoze. "Babai im eshte semure Harry. Dhe une nuk jam afer tij ne keto momente."
Tani, telefonatat e John e kane nje kuptim. Ai u perpoq te me thoshte, por une e injorova.
"Zemer, ne do shkojme atje tani." Harry perpiqet te me qetesoj serisht.
"Jam nje vajze e tmerrshme." I them pasi u ula ne cep te krevatit me duart ne fytyre. Sikur te mos e kisha injoruar John...
"Sigurisht qe jo! Mos e thuaj ate. Ti je e mrekullueshme." Ai u ul ne gjunje perballe meje duke me kapur duart te cilat qendronin te mbeshtetura ne fytyren time te lagur. Buzet e tij u mbeshteten me ballin tim dhe ne nje fare menyre paten shume efekt mbi mua. "Eja, do nisemi tani."

Rruga mu duk e pafundme deri ne Londer, kur ne fakt ishin vetem tre ore. Cdo sekond ndihem me keq. Dora e Harry-t gjate gjithe kohes ka qene e bashkuar me timen dhe shpeshhere ai ma shtrengon fort si per te me qetesuar. Dhe ia del shume mire. Kjo eshte nje arsye me shume perse une e dua ate.

Trust no one (Harry Styles)\\ShqipDonde viven las historias. Descúbrelo ahora