Epilog

1.2K 81 88
                                    

*

Trust no one*

Epilog

Pese vjet me vone.

"Mami?" Zeri i saj i embel me nxorri nga mendimet qe me zene pothuajse cdo nate kur jam vetem. Ktheva koken pas, ajo qendronte aty me rrobat e preferuara te gjumit dhe duke ferkuar syte pergjumesh.
"Zemer, perse je zgjuar kaq vone?" E pyes duke u ngritur per te shkuar drejt saj. Ka kaluar mesnata dhe ajo duhet te flinte gjume tani.
"Nuk mund te flija. Jam shume e lumtur qe ditelindja ime po afrohet."
I mora doren dhe te dyja dolem jashte ne ballkon per t'u ulur ne dy karrige.
"Oh, une nuk mund ta besoj dot qe vogelushja ime do te behet pese vjec." I rregulloj floket e zinj me njeren dore dhe ajo hap lehte gojen.
"Po babi do te jete per ditelindjen time?"
"Sigurisht qe po. Ai nuk do ta humbte per asgje ditelindjen tende." I pergjigjem menjehere, pasi eshte e vertet. John e adhuron vajzen tone. Na premtoi te dyjave qe do te kthehet perpara ditelindjes se saj.
"Ma, une kam gjetur dicka ne dhomen time." Ajo flet pas nje qetesie.
"Cfare eshte?" E pyes duke e pare ne syte e saj jeshil.
"Mendoj se eshte e jotja. Po shkoj ta marr."
Pa me lene te them asnje fjale, largohet jashte dhomes sime. Pyes veten cfare mund te jete. Ndoshta ndonje nga gjerat e mia kur kam qene e vogel, pasi une nuk qendroj me ne ate dhome. Vajza ime kishte deshire te qendronte atje dhe me duket ide e mire qe te qendroj ne dhomen time te meparshme.

Dera u hap serisht dhe trupi i saj i shkurter u shfaq tek dera. Duart e saj ishin mbrapa. Nuk kam asnje ide se cfare mund te jete. Shume shpejt fytyra e saj ishte perballe meje.
"Nje dite po rregulloja dhomen dhe gjeta kete."
Ula syte poshte tek duart e saj te vogla dhe shoh nje foto. E marr nga duart e saj dhe shoh veten time. Me dike tjeter. Ne DisneyLand.
Mezi pertypem dhe gjaku perbrenda po zien. Kam kerkuar ne cdo cep per kete foto por kurre nuk e kam gjetur. Ishte e vetmja foto qe kisha me te dhe doja ta kisha patjeter prane meje.
Ne dukemi kaq te lumtur prane njeri-tjetrit. Une e mbeshtetur ne kraharorin e tij dhe ai qe me perqafon nga pas, te dy me nje buzeqeshje te madhe ne fytyre. Ajo nate perseritet vazhdimisht ne mendjen time. Nuk dua te genjej, une kam qene e kenaqur me jeten time bashke me John. Disa muaj me vone pasi ne u martuam, babai im vdiq dhe kalova nje kohe shume te keqe, por ai me qendroi prane ne cdo moment. Ishte pak e veshtire me te ne fillim, por tani jemi ne rregull. Ai me do dhe une e dua. Ndoshta jo aq shume sa me do ai, por vleresoj shume cdo gje qe ai ka bere per mua.
John e di qe une nuk do mundem te dua kurre dike tjeter si ai. Harry...Harry ishte i vecante. Ndryshe nga te gjithe te tjeret. Me behet qejfi qe ai ka levizur perpara me jeten e tij. Isha pak e habitur kur mora vesh se ai kishte bere nje audicion ne Xfactor bashke me te tjeret dhe ata ishin nje grup. Tani ajo qe me cudit, por njekohesisht me lumturon eshte fakti qe ata jane nder bandat me te famshme ne bote. Ata jane kudo; ne revista, radio, televizor, internet. Eshte cmenduri, por duket se djemte po shijojne cdo moment. Nuk jane me ata djemte e vegjel, tekanjoz qe donin vetem qejf dhe te benin budalliqe. Duken me te pjekur, megjithese une nuk kam komunikuar me asnjerin prej tyre.

Harry eshte rritur shume. Ai ende ka ato kacurrelat dhe syte e shnderritshem, por ne krahasim me ate djalin qe njoha une ka ndryshuar shume. Ja kam lejuar vetes qe ta shoh disa here ne televizor dhe gjithmone e me shume ia ndjej mungesen, ndonese ne jetojme ne te njejtin vend,kur ai nuk eshte ne turne apo pushime.

"Mami? Je mire?"
"Uh, po...Jam mire." Murmeris.
"Kush eshte ky djali?"
Kaloj floket pas veshit, nje gjest ky qe e bej gjithmone kur jam nervoze, megjithese ajo eshte vajza ime gati pese vjec. Ditelindja e saj eshte pas kater ditesh dhe une me John do t'i organizojme nje feste te madhe me te gjithe miqte e saj. Nuk desha qe vogelushja ime te studionte ne shtepi, larg njerezve. Ajo me tregon cdo dite per shoqet e saj dhe duket shume e lumtur sa here qe luan me to.
"Eshte..."
"E di ma, ky i ngjan shume nje djali te nje grupi qe me tregoi Sarah."
"Oh, vertet?" Pyes duke nderruar teme, pasi vertet qe nuk e di se cfare do t'i them. Une nuk me pelqen ideja qe ta genjej.
"Po, quhen One Direction. Ata jane pese djeme qe kendojne shume bukur." Ajo thote entuziaste duke u hedhur lart e poshte. "Ke degjuar per ta?"
"Pak. Ti i pelqen ata?" Veprimet e saj me bejne te buzeqesh. Ka raste kur ajo vepron si vajze e madhe, por disa here vepron tamam si cdo femije tjeter ne moshen e saj.
"Po. Me pelqejne te gjithe, por ai me kacurrela eshte i preferuari im...Prit, si quhej..."
"Harry." I them dhe i gjithe trupi me dridhet pasi kishin kaluar vite qe une nuk e kisha thene emrin e tij me ze te lart.
"Po. Dua shume qe t'i prek kacurrelat e tij."
Me sa duket ajo e harroj foton.Ferkova lehte fytyren me njeren dore, derisa e ndalova ne qafen time. Hodha syte poshte, une ende e kam varesen ne qafe. Nuk e kam hequr ne asnje moment qekur ai ma vendosi kur ishin ne Cardiff. Pyes veten nese ai e ka akoma.
"Oh, mami, mua me pelqen shume varesja jote." Vajza ime thote duke vendosur doren mbi timen per te prekur lehte varesen. "Dua dhe une nje te tille. Ta ka dhene babi?"
"Jo, zemer. E kam dhurate nga dikush tjeter. Deshiron ta kesh ti?"
"Ti do te ma japesh mua?"
"Po."
Zberthej varesen dhe e vendos rreth qafes se saj te hodh, duke shtyre floket e saj ne njeren ane.
"Duket me mire tek ty sesa une." I them me nje buzeqeshje ne fytyre. Ajo me puth lehte faqen dhe me shikon. E njoh kete shikim, ajo deshiron ndonje dhurate te re. Sa here qe kerkon dicka, bene ate shikimin si nje foshnje e porsalindur dhe une nuk mund t'i them dot jo. "Cfare eshte?"
"A mund te vijne One Direction per ditelindjen time, te lutem?"
"Cfare?" Une mendova se ajo do te kerkonte nje kukull te re dhe jo...Oh, zot.
"Mami te lutem!" Ajo var buzet dhe me shtrengon duart. "Nuk kerkoj asgje tjeter."
Jo, jo, jo, as qe behet fjale, mendova e tmerruar. Une nuk mundem. Vetem kete gje jo. Nuk e kam idene cfare mund te ndodhi nese e shoh ate. Ka shume mundesi qe une te dridhem, te filloj duke qare, te bertas...Oh, zot. Mblidhe veten Elizabeth!
"Zemer, nuk mendoj se ata jane ne Lo-"
"Jane! Sarah me tregoi. Ajo i ka takuar me pare. Dua edhe une. Mami te lutem."
Ferkova ballin me njeren dore, pak e shqetesuar.
"Do flasim kur te kthehet babai yt neser. Tani, te lutem, shko ne shtrat sepse vajti shume vone."
E puth ne faqe dhe i hedh nje sy fotos. Kujtimet fillojne te vijne ne mendjen time si nje film. Ai ishte kaq i cmendur.
"Kush eshte ai, ma?" Zeri i saj ndalon filmin qe po kthehet mbrapa ne mendjen time.
"Eshte....eshte nje njeri shume i vecante per mua." I pergjigjem me ze te ulet. Ende mbaj mend cdo gje qe ka ndodhur qekur ai me foli per here te pare dhe me pyeti nese une doja nje embelsire.
"Oh, naten e mire,mami."
"Naten e mire." Ia kthej dhe sic ndodh cdo nate kur jam vetem, une shikoj yjet. Shikoj yjet dhe mendoj per te. Per ne. Ai eshte gjate gjithe kohes ne mendjen time. Dua qe edhe ai te jete duke bere te njejten gje tani. Te shikoj yjet dhe te mendoj per ate kohe te mrekullueshme qe kaluam se bashku. Eshte qesharake pasi hera e fundit qe ne folem, ishte dita kur ne benim pese muaj se bashku. Harry ka bere shume tatuazhe keto vite. Dhe ai ka nje yll ne krahun e tij te majte. Kur e pashe per here te pare ne internet, menjehere mendova se cfare lidhje kishte ai tatuazhi. E mbaj mend kur ai tha se donte te bente nje tatuazh qe te kishte lidhje me mua dhe besoj se yjet jane dicka qe ne do na bashkojne gjithmone. Nuk ka rendesi se cfare ndodh, une gjithmone do shikoj lart ne qiell per yllin qe shnderrit me shume dhe do mendoj per te.

Trust no one (Harry Styles)\\ShqipTahanan ng mga kuwento. Tumuklas ngayon