Kapitulli 16

712 65 32
                                    


Ky kapitull i dedikohet Anianna91 ..Per te gjith ju qe keni dyshuar per Cate,ky eshte kapitulli ku mund te merrni vesh me shume per te...Kapitujt e tjere do te jene me interesant...Mos harroni te me thoni mendimet tuaja...

*Trust no one*

16.

***

Te shkoja ne shkolle diten tjeter ishte gjeja qe me pak deshiroja te beja.Askush se pelqen shkolle. Pse duhet te ekzistoj? Por kur e mendoj qe tani do isha ne pallat duke degjuar mbi paraardhesit e mi, shkolla behet vendi im I preferuar.Cate nuk e pashe asgjekundi gjithe diten. Ne shkolle vajta me Abby-n qe gjithe rruges me mbyti me pyetje.
"Abby po te them qe isha ne pallat."-thirra e lodhur nga kembengulja e saj qe une kisha qene me Harry-n keto dite.
"Harry nuk ishte ne shkolle ato ditet kur ti ishe ne pallat. Si ka mundesi?"
"Ndoshta eshte kthyer ne shtepi."-ngrita supet.
"Ti ke qene ne shtepine e prinderve te tij?"-hapi gojen.
"O zot, -psheretiva. -Mire, meqe shume shpejt te gjithe do ta marrin vesh, po isha me te.E lumtur? Tani me ler te qete."
Shfryva dhe u futa ne shkolle.U drejtova nga dollapi im e nxtiova te marr librat.
"Si ishin prinderit e tij?"-erdhi afer meje, hapi dollapin e saj dhe po kerkonte librat qe I duheshin.
"Prinderit e tij jane te divorcuar."-fola pa e pare,me koken tek dollapi.
"Cfare? Qekur?"
"Do ta them shkurtimisht. Prinderit jane ndare kur ai ishte 7 vjec, ka jetuar me mamane, ka nje moter me te madhe e cila eshte shume e mire, dhe dy ditet qe isha me te, nuk bem asgje te vecante, vetem ndenjem me familjen e tij.Kaq."-u mbusha me fryme.
"Vetem kaq? Asgje me shume??"-kembenguli serisht.
"Cfare do te dish me shume??"-ngrita zerin.Abby qeshi. Pa mbas meje dhe pastaj qeshi me shume.Nga era e parfumit e dija qe ishte ai.Me goditi lehte ne shpatull kur kaloj afer meje,me pa,buzeqeshi dhe me shkeli syrin.Edhe une qesha pak.Hodha syte nga Abby qe dukej sikur po bluante ndonje ide ne mendje.
"Pra tani do ua tregoni te gjitheve?"
"Do ti marrim gjerat shtruar.Sonte do ti tregoj Cate.Eja ikim se vajti vone."-I kapa doren dhe u larguam per nga klasa jone.
~~~
Pasi mbaruam mesimin, une dhe Harry u takuam fshehur pas shkolle.Do shkonim per bouling.Zakonisht une duhet te shkoja te studioja,sepse notat e mia kane rene ndjeshem kete muaj,por s'krahasohem dot me kokefortesine e Harry-t.Ju e njihni.
U futem brenda, kishte shume njerez, pjesa me e madhe te rinj.Shume prane nesh ishte dhe nje bar ku zor se gjeje nje tavoline bosh.Harry njihte disa djeme aty, me prezantoi tek ata si shoqen e tij dhe pastaj shkuam per te luajtur.Per mua ishte hera e pare qe luaja,por Harry me mesoi.
"Provoje ti tani."-me tha e me dorezoi topin ne dore.
"Mos qesh nese se bej mire."
"Dakort."-ngriti duart lart.Pashe nga birilat dhe e gjuajta topin jo shume fort.I rrezova te gjithe.Ky po qe eshte fat.
"Mbreslenese."-psheretiu Harry.
"Jo keq si here e pare apo jo?"
"Shume mire do thoja une."
"Vetem se me dhemb pak dora.Ai topi peshonte shume."-u ankova duke ferkuar kycin e dores.Harry me kapi doren dhe ma puthi.
"Do te mesoj une nje menyre q eta mbash topin."-tha.Mori topin, ma dha ne dore dhe u kthyem nga birilat.Harry qendronte pas meje,me kishte kapur te dyja duart e fliste me shikimin para.Ndersa une shihja gojen e tij kur levizte.Buzet e tij te benin per vete.
"Perkulu dhe gjuaje."-ishte fjalet e vetme qe degjova.Pjesen tjeter kur foli nuk e kisha mendjen."E kuptove?"-pyeti.
"Po."-peshperita dhe I perzura nga mendja mendimet qe me vinin.
"Do te ndihmoj une."
U perkula pak, dora e tij mbante kapur krahun tij,ndersa dora tjeter qendronte tek kemba ime e majte.
Luajtem per nja 30 minuta, pastaj u ulem tek ai bari aty afer.Porositem akullore ne got ate medha.
"Do vish nga une sonte?"-me pyeti.
"Sonte? Nuk e besoj..."-thashe gjithe medyshje.
"Perse? Vajzat e dine apo jo?"
"Cate ende jo.Po mendoj ti them sonte.Perse nuk vjen ti?"
"Sepse, nese e ke vene re, kemi kaluar me shume kohe ne dhomen tende sesa ne timen."
"Harry, ti e di si kane shkuar gjerat.Nisi gjithcka ne nje menyre krejt qesharake.Kur e mendoj tani,me vjen per te qeshur."
"Po,por shiko se ku jemi tani."-thote.
"Dy muaj me pare se kisha menduar se gjerat do shkonin keshtu."
"Une e dija qe do shkonim shume mire bashke."
"Ti je vertet I shpejt."-I thashe dhe qesha lehte.
"Per cfare?"
"Me the hapur qe me pelqen qe diten e pare kur te njoha."
Harry qeshi.
"Edhe ti me pelqeve kur me pe."
"Cfare? Nuk eshte e vertet."-thirra e turperuar.
"Po, eshte. E shihja ne syte e tu."
"Mu duke terheqes,vetem kaq."
"Aha, po."-tundi koken I zbavitur.
"Maskara."-thashe neper dhembe e hengra pak akullore.
Qendruam aty edhe per nje ore, dhe do genjeja nese do thoja qe nuk ia kalova mire.Mu be shume qejfi kur mesova se Harry e kishte lene duhanin vetem prej meje.
Pjesa me e veshtire e gjithe takimit tone, eshte fundi.Harry dhe ato puthjet e tij s'te lene te ikesh nga makina.
"Me ler tani."-peshperita duke u perpjekur te largoja buzet e mia nga te tijat. "Harry"-ngrita pak zerin ne tonin qortues,sepse ai vazhdonte serisht, dhe une nuk mund te mos I pergjigjesha.
"Do me marr malli."-peshperiti kur ishte poshte qafes sime.
"Jane vetem disa ore. Ndoshta s'duhet te rrim kaq shume bashke."
Harry ndaloi dhe ngriti koken.Me pa keq.
"Perse?"
"Sepse pastaj nuk ndahemi dot. Shiko cfare ndodh tani. Ti nuk me le dhe une s'dua te iki."
Iu kthye buzeqeshja kur degjoi keto fjalet.
Nese do mund te shprehja nje deshire tani, do doja qe koha te ndalonte ketu."-tha dhe me puthi serisht.Shkundesha e tera kur gjuha e tij prekte timen.Pas ca minutash arrita ta ndaloja si ate,ashtu edhe veten time.Hapa deren e makines,por s'dilja dot pa I then dicka.E ndjeja nevojen se duhet t'ia thosha.
"Te dua Harry."
"Edhe une ty Beth.Mos e harro asnjehere."
U ktheva edhe njehere ne krahet e tij, e putha lehte dhe u shkeputa me shpejt perpara se te bija ne humneren e tij.
"Naten e mire."-I thashe dhe mbylla deren.Ngjita shkallet, isha ne qiell te shtate.S'kisha qene kurre kaq e lumtur.Hapa deren,lashe canten ne toke dhe u hodha ne divan.Mora fryme thelle, aroma e tij ishte gjithandej neper rrobat e mia.
"Hm..hm, perse kaq e lumtur?"-flet Cate tek shkallet.
"Po ti nga erdhe?"-pyeta e cuditur.
"Kam qe pak me pare ketu,por ti as qe me vure re."
Zbret poshte e ulet ne divan me mua.
"Pra, cfare ndodhi?"
"Dola me te."-u pergjigja pak ne turp.
"Duket qe ke rene brenda.-thote. -Dua edhe une te tregoj ty per djalin qe me pelqen."
"Vazhdo.Po te degjoj. Pastaj e kam radhen une.Neser do te njoh me te."
"Dakort.-mori fryme e filloi. -Ty do te duket cudi kur ta marresh vesh se kush eshte,por ai me cmend.Te kam treguar per te. Eshte shume terheqes, duket sikur nuk I intereson asgje,por preket shume shpejt.Kam shkuar tre here me te."-kete te fundit e tha neper dhembe.
"Ke rene brenda."-I thashe.
"Prit se nuk kam mbaruar. Ai eshte shume xheloz, zihemi shume shpejt,por pastaj pajtohemi.-hipi ne divan,hapi krahet, mbylli syte dhe thirri. -Une kam rene ne dashuri me Harry Styles."

Trust no one (Harry Styles)\\ShqipOnde histórias criam vida. Descubra agora