Hiii!!Hope you like this chap.. <3
*Trust no one*22.
***
"Baba,sa here duhet ta diskutoj kete teme me ty?"-thirra e inatosur.Kjo bisede e perseritur njemije here po me lodhte jashte mase shume.Cfare s'kupton kur I them qe une dhe John nuk kemi per te patur asgje bashke??
"Elizabeth, mendohu edhe njehere."-kembenguli. Dera u hap ngadale dhe brenda hyri Harry.Mund te them qe pas asaj puthje une dhe ai ishim serisht bashke.
"Me kerkuat z.Williams?"-pyeti.
"Po.Te lutem ulu."
Harry u ula prane meje me nje shikim te embel mbi mua.
"Meqe ti je si vella per Beth, a mund ta bindesh ate qe per njehere te vetme te bej dicka jo sipas kokes se vete??"
"Nuk po iu kuptoj."
"Mua dhe familjes se John do na pelqente sikur femijet tane te dilnin bashke."
Harry u shtang dhe pa nga une shtrember.Gjete personin e duhur baba, mendova me vete.
"Por vajza ime e dashur kembengul qe midis tyre nuk mund te kete asgje."
"Nuk mundet baba."-I fola serisht.
"Perse jo? Ai eshte I pashem, gati ne moshe me ty, I perket shtreses tone,madje ai te pelqen. Ti thjesht nuk po I jep asnje mundesi atij."
"Po nese gjerat nuk funksionojne?"
Babai ngeli.
"Elizabeth, nje dite ti do kesh gjithe kete mbreteri ne doren tende.Dhe une dua qe ti te jesh e martuar me dike te shtreses sone."
"Por une nuk dua. Nuk dua te jem nje princesh, te kem gjithe kete mbreteri, te bej dicka qe nuk e dua. Dua thjesht nje jete normale, si nje adoleshente e zakonshme dhe te kem ne krahe dike qe e dua jo sepse eshte I pasur apo ka gjak mbreteror."-shfryva gjithe zemerim.Babai ferkoi koken me dore.Harry nuk tha asnje fjale.
"Elizabeth po me lodh."
"Me kupto per njehere te vetme.Nese vertet do lumturine time,me ler ta zgjedh vete personin me te cilin dua te martohem vite me vone. Te premtoj qe nuk do te zhgenjej."-them me ton zeri me te qete.Telefoni qe eshte mbi tavolinen e madhe bie dhe babai del jashte te pergjigjet.Psheretiva gjithe inat.U ula ne karrigen e tij te madhe me rrota e po rrotullohesha sa majtas e djathtas.
"Se dija qe ti dhe babai yt kishit konflikte."-foli Harry me ne fund.
"Jane gjera te zakonshme. Nuk me habisin."
"Po tani cfare do te besh?"-pyeti.
"Asgje, babai do me jap mua te drejte dhe do te thote qe do presim sa te mbaroj gjimnazin."
"Keshtu ndodh gjithmone?"
"Gjithmone."-pohova dhe u rrotulla serisht sa mu moren mend.Harry u ngrit nga divani,ndaloi karrigen qe vazhdonte te rrotullohej dhe mbeshteti kurrizin pas tavolines. "Fytyra jote ishte shume qesharake gjate bisedes sime me babain."-shtova disa sekonda me vone.
"Normale, cfare prisje?"
"Ndoshta bere gabim kur I the ate genjeshtren qe ne te dy jemi shoke te ngushte."
"Ishte e vetmja gje qe me erdhi ne mendje,pavaresisht se do me pelqente ti thoja te verteten.Cfare mendon se do te thote kur ta marri vesh?
"Nuk e di...Nuk e kam fare idene."
"Edhe po te kundershtoj do te jemi bashke perseri apo jo?"
"Kete here,edhe sikur te gjithe te me kerkojne te te le, nuk do ta bej. S'kam per te te lene kurre. Edhe ti po te duash."-i them me ze shume te vendosur.
Harry buzeqeshi.U afrua pak me shume dhe me dha nje puthje te vogel.~~~
Lashe kerherin mbi komodine,pashe veten ne pasqyre,buzeqesha lehte dhe u ngrita per te hapur deren qe ra para nje sekonde.E dija kush mund te ishte;babai.
"Gati Elizabeth?" pyeti me shikim tek fytyra ime e buzeqeshur.Hapa deren edhe pak dhe dola.Me hodhi nje shikim nga koka tek kembet,buzeqeshi lehte si per te aprovuar qe veshja ime eshte ne rregull,futa doren ne krahun e tij te majte e u drejtuam per nga shkallet.Isha shume e emocionuar sonte.Ne stomak me ishte bere nje lemsh I madh.Shkallet po me dukeshin te pafundme kete here.
Sapo mberritem tek te tjeret syte filluan te kerkonin Harry-n.Babai me kapi edhe doren tjeter e ajo muzika acaruese e ngadale filloi. Dreq, perse e harroj gjithmone kete vallezimin?? Sado qe perpiqesha ti mbaja syte ne nje vend,nuk mund te prisja sa te shihja Harry-n.
"Cfare po kerkon Beth?"-me foli babai pasi e kuptoi nervozizmin tim.
"Une? Jo asgje."-kundershtova dicka qe edhe nje femije I vogel e kuptonte.
"Po kerkon per Harry-n?"
"Jo..."-mohova.Ula pak koken me ndrojte.
"Mundem?"-degjova nje ze shume i njohur.Ngrita syte dhe afer nesh ishte Harry. I veshur me nje kostum pas trupit qe e tregonte teper magjepses.Duart e mia u shkeputen nga ato te babait dhe u bashkuan me te Harry-t.Nje e drithur me hipi nga koka deri te kembet.Dhe kjo vetem sepse ishim para gjithe atyre njerezve.Shikimi im u takua me ate te Harry-t e ashtu qendruam per nje kohe qe mu duk shume e gjate.S'me interesonte cfare mendonin te tjeret.Dukej qe me mijera kilometra larg se ajo qe ekzistonte midis meje dhe Harry-t nuk ishte thjesht nje miqesi dhe shikimet tona nuk ishin si ato te nje motre me vellain. Pyes veten cfare po mendon babai tani.
Per here te pare une nuk u largova nga balloja sic beja pothuajse gjithmone.Fola me disa miq,te njohur dhe Harry u prezantua gjithandej si miku im me I mire,gati vellai im.S'me pelqente kjo gje.
"Elizabeth..."-me therret babai.E kuptova qe do te flas per dicka te rendesishme. Cfare kam bere?! Largohem pak nga te tjeret ne nje cep te sallonit gjigand bashke me babain qe mbante nje gote me vere ne dore.
"Cfare ka?"-belbezova kureshtare.
"Shko tek John dhe prezantoje veten para prinderve te tij."
"Perse?"-e pashe shtrember.
"Ti e di shume mire perse. Shko tani."
"Jo,nuk kam deshire."-thashe e merzitur.Babai hapi pak syte ne shenje habie.Pothuajse asnjehere nuk e kundershtoja.
"Beth te lutem,nuk dua te diskutoj tani."
"As une,prandaj mos me detyro te shkoj atje."
"Ma shpjego perse."kembenguli.
"Sepse nuk dua. Asnjehere nuk e kam pare John ne ate kendveshtrim."
"Me thuaj te verteten. Eshte dikush tjeter?"
"Jo..."ngrita zerin.Menjehere disa njerez u kthyen nga ne.Mes tyre edhe Harry.Mi kishte ngulur syte gjithe vemendje.Doja ta kundershtoja babain, tu thoja te gjitheve te verteten,por s'mundesha...S'mund te beja nje skandal. Prandaj u futa ne bibloteke per t'iu shmangur atyre shikimeve te sikletshme.Babai me ndoqi nga pas.
"Elizabeth po flas me ty."-me tha me ton qortues.
"Cfare do te dish?"-iu ktheva.
"Kush eshte?"
"Nuk mundem te ta them."-iu pergjigja shpejt.
"Perse jo? Une dua ta njoh,ta di kush eshte.Duhet ta di me ke shoqerohet vajza ime. Beth, ti je nje princesh..."
"Dhe cfare pastaj? -e nderpreva.Ishte hera e pare qe e beja kete gje. -Cfare nese jam nje princesh?Edhe une kam te drejte te zgjedh vete personin me te cilin du ate dal."
"Po nese ai qendron me ty vetem per parate e tua? Te kujtohet cfare ndodhi heren e pare?"-tha me nje ze me te zbutur.
"Por kete here nuk ka per te ndodhur.Jam e sigurt. Ai eshte njeriu me I mrekullueshem qe ekziston."
"Kush eshte? Beth ma thuaj.Une do ta marr vesh, heret a vone."
Nuk dija cfare te beja...
"Jam une zoti Williams."-foli nje ze I embel.Ngrita syte dhe u ndesha me syte e Harry-t.Cfare I thote mendja? Babai u kthye I cuditur,ne fillim nuk e njohu nga zeri,por kur e pa u shtang.
"Harry? -pyeti me ton te larte zeri.Pastaj u kthye nga une. -Cfare do te thote kjo Elizabeth?"
"Une dhe Beth nuk jemi vetem shoke zoti Williams."-tha Harry. Ai eshte idiot.Perse tregoi te verteten??
"Nuk po kuptoj asgje..."-tha konfuz babai.
"Une e dua vajzen tuaj dhe ne kemi disa muaj qe jemi bashke."
Babai nenqeshi lehte.
"Elizabeth, te lutem thuaj shokut tend te mos bej shaka te tilla. Ti je nje princesh..."-mu kthye mua.Nuk kisha ndermend te flisja,por sa here acarohesha kur permendte faktin qe isha princesh.Me dukej vetja sikur isha nje jashtetokesore.
"Po,jam nje princesh,por jam edhe nje njeri normal.-I them ndersa leviza per tek Harry.I kapa doren e ia shtrengova fort. -Baba une e dua."
"Elizabeth, jam teper I zhgenjyer nga ty...Nuk e prisja kete gje. Kisha besim te plote tek ty, te lashe te shkoje ne nje gjimnaz si gjithe adoleshentet e tjere,kurse ti...jam I zhgenjyer."-thote I merzitur.E dija qe do te ndodhte keshtu kur ta merrte vesh.Jam gati per te qare,por e kontrolloj veten.
"Zoti William, disa nga miqte tuaj ju kerkojne."-thote Mara tek dera.Fale zotit,sepse s'do mundesha ta vazhdoja me kete bisede.Babai u largua dhe e shihja qarte ne syte e tij deshperimin.Mbylli deren lehte dhe mbeta vetem me Harry-n. E leshova veten ne krahet e tij dhe ai me perqafoi fort.I kerkova te shkonim ne dhomen time,sepse nuk mundesha me.S'doja te qaja ne sy te njerezve.
Hoqa kepucet,ashtu sic isha me fustanin u hodha mbi krevatin e madh permbys.Harry qendronte ne kembe te dera.
"Beth,zemer ke nevoje per ndonje gje?"-tha I shqetesuar.Gjithcka qe doja tani ishte te ikja nga te gjithe.E dija qe neser do kisha shume telashe.Qe tani me dhimbte koka.
"Dua te iki qe ketu, te harroj gjithcka."-iu pergjigja me ze te mbytur.Syte filluan te perloteshin pak.
"Edhe mua?"-pyeti I merzitur.U cova pak,u ula ne nje cep te krevatit dhe e pashe ne sy qe e kishin humbur pak ate shkelqimin.
"Jo, -nenqesha. -Ti je gjeja me e bukur qe me ka ndodhur ne jete. Edhe po te dua, nuk te harroj dot."
"Beth,me vjen shume keq,por doja qe babai yt ta dinte."-tha duke u ulur ngadale afer meje.Dora ime preku te tijen.
"Do te ndodhte.Ai s'do me linte te qete derisa ta merrte vesh."
"Po tani?"-tha ndersa me ledhatonte doren.
"Tani nuk e di.Do flas me te neser dhe do ti shpjegoj si ndodhen gjerat."
"Do I tregosh per Cate?"
Sapo Harry permendi emrin e Cate,u ndjeva shume keq perbrenda.Po ta marresh qe nga fillimi,e gjithe jeta ime ka qene nje mashtrim I madh.
"As kete nuk e di.Nuk di me asgje."-I them dhe nxorra frymen e deshperuar.Harry u afrua pak me shume e filloi te me ledhatonte fytyren.
"Kur do kthehemi?"-pyeti prape.
"Ku?"I hodha nje shikim te cuditur.
"Ne shtepi. Ti do kthehesh apo jo?"
"Jo,une s'do kthehem me atje."
"Perse?"-thirri pak duke bere nje fytyre te keqe.
"Cate do jete ne shtepi dhe nuk dua te merrem me te."-I thashe dhe I leshova doren si per ta mbyllur biseden me Cate.
"Une besoj se ajo do jete larguar.Abby me siguri do ta kete perzene nga shtepia."
"Po nese ajo eshte ende aty?"
"Beth, perballu me te.Nuk duhet te fshihesh nga askush.Dhe une do te jem aty me ty.Nuk do te le nje sekond vetem."
Vazhdoja te mbaja syte mbi te,kur papritur dicka nga brenda me shtyu qe ta perqafoja.
"Do qendroj me ty Beth.Te premtoj."-peshperiti duke me mbajtur fytyren me duart e tij.
"Ma premton?"-I peshperita duke perpjekur te kontrolloj rrahjet e zemres.Harry pohoj me koke dhe me ngadale me puthi.Iu hodha siper dhe e shtriva ne krevat.Syte e Harry-t ndeshen te mite si per te thene qe ai po mendonte dicka per sonte dhe une nuk e refuzova.Pa kuptuar ai ishte bere pjese e pandashme e imja dhe nuk me interesonte se cfare mendonin te tjeret.Une e doja.
~~~
Hap syte ngadale, poshte qafes sime eshte fytyra e Harry-t qe po fle,jam bere qull ne djerse dhe nuk ndihem aspak mire.Shikoj oren tek telefoni ishte dy e tridhjete,me dhemb shume koka saqe mezi leviz.Largoj pak Harry-n nga vetja, vesh nje pale tuta te shkurtra,kemishen e Harry-t qe ishte ne toke dhe pa zhurme dal nga dhoma. Ne kuzhine mbanim kutine e ilaceve.Duhet te pi dicka.S'kam as fuqi te qendroj ne kembe.
Pasi pi nje ilac, ngjitem lart,sapo hap deren shikoj Harry-n qe vinte verdall neper dhome vetem me nje pale bokse.
"Beth ku ishe? Me bere merak."-me foli I merakosur. "Beth, cfare ke?"
"Asgje, vetem se..."-u perpoqa t'ia shpjegoj,por kembet nuk me mbanin dot me dhe rrezohem.Harry vjen dhe me merr ne krahe.
"Beth,Beth hapi syte.Cfare ke?"-bertet siper kokes sime.Syte nuk me qendronin dot hapur. "Zemer, ti po digjesh."-belbezon me buzet mbi ballin tim.Me shtrin ne krevat,shkon ne banjo dhe kthehem me nje rrobe te lagur.Ma vendos siper kokes dhe qendron me mua ne cep te krevatit.
"Po shkoj ti them babait tend."-tha duke u cuar per te shkuar drejt deres.
"Jo..."-peshperita.
"Por Beth..."-kembenguli.
"Shiko, -I them me shume mundime. -Kontrollo tek sirtari duhet te jete nje bllok, aty eshte numri I doktorit. Telefonoji atij."
Harry hap sirtarin, merr telefonin dhe I telefonon doktorit.Vesh pantallonat e tij dhe shpesh kontrollon nga ballkoni nese po vjen ndonje makine.Perpiqesha te mos I mbyllja syte,sepse ai frikesoheshe shume.Se kisha pare kurre kaq te shqetesuar per mua.
"Doktori eshte ketu."-me tha.Doli jashte e u kthye disa minuta me vone me doktor James. Ai eshte kujdesur per mua qe kur kam qene e vogel,nuk eshte hera e pare qe vjen ne mes te nates per mua.Kam nje raport shume te mire me te. Ndonjehere me te mire sesa me babain tim.
"Si je Elizabeth?"-me pyeti.Nderkohe nxirrte mjetet e tij nga canta e zeze.
"Jo shume mire."-u pergjigja me gjysem zeri.
"Ngrije pak kemishen te lutem."-me thote I qete.Po ta krahasoje me Harry-n qe nuk e zinte vendi rehat,kishte nje dallim teper te madh.
Doktori me kontrolloj rrahjet e zemres, fytin,koken dhe nese kisha temperature.
"Temperature nuk ke."-tha ndersa shkruante dicka ne nje flete.Pashe nga Harry dhe buzeqesha lehte,sepse eshte vetem fale tij. "Per sonte do te jap kete ilac dhe neser duhet te blesh keto qe kam shkruar ketu."la nje recete mbi tavoline.
"Po ju shoqeroj deri tek dera."-tha Harry.
"Naten e mire Elizabeth. Sherim sa me te shpejt!"-me uroi.
"Naten e mire doktor, dhe faleminderit."
Harry e shoqeroi deri jashte e u kthye pas pak.Dukej me I qete tani.U mbulova mire me batenijen e bute dhe bera nje vend per Harry-n.
"Je me mire tani?"-tha.
"Po. Mos u shqeteso kaq shume."
Harry u shtri me mua, nuk I hoqi pantallonat,me futi tek krahet e tij dhe mua me zuri gjumi.
***
Me duket sikur nuk kam vene gjume ne sy gjithe naten.Jam teper e lodhur.Naten me doli gjumi disa here,per me teper shqetesova edhe Harry-n qe zgjohej sapo une levizja.Ishte me I shqetesuar se c'duhet.
Pashe neper dhome, jashte ishte nje kohe e bukur,por Harry nuk ishte ne dhome. Degjoj disa hapa nga jashte, dhe sekondin tjeter dera hapet ngadale.Ishte babai.Jam e sigurt qe Harry I ka treguar gjithcka.
"Miremegjes Beth, si je sot?"-tha.
"Shume me mire. Baba dua te flas me ty."-I thashe.Nese nuk do t'ia kerkoja une qe te flisnim,do ta bente ai.
"Edhe une Beth,por me pare merre dhe pije ilacin.Dergova Maren qe te shkonte ti blinte."
"Doktor James te telefonoi?"
"Jo, -tha e u ul ne cep te krevatit. -Erdha heret ne mengjes ne dhomen tende qe te flisja me ty dhe e gjeta mbi tavoline."
Nga fytyra qe beri kur tha keto fjale, dukej se nuk I behej shume qejfi qe me kishte pare duke fletur ne nje shtrat me Harry-n.U mbusha me fryme thelle para se te flisja.
"Baba, dua ta dish qe tani se asgje nga ato qe do te thuash nuk do te me bej te nderroj mendje apo te le Harry-n."
"Dhe une dua qe te dish se s'kam asgje kunder atij djali."
Nje buzeqeshje e lehte u shfaq ne fytyren time.
"Pra ti je dakort?"
"Jo tamam."
Shfyva e inatosur.
"Beth,cfare do mendojne te tjeret?"
"Nuk me intereson cfare mendojne te tjeret.Une du ate bej ate qe me ben mua te lumtur."
"Por Elizabeth,nuk dua te lendohesh."
"Harry me do.Une e di."
Dera bie serisht dhe na nderpret biseden.
"Beth, te pergatita...Me falni,nuk e dija qe ishin ketu zoti Williams."-tha ne siklet.
"Cfare eshte ajo?"-e pyeta si per te zbutur situaten.
"Supe me perime.E pergatita per ty."-thote.Mu be qejfi qe Harry erdhi pikerisht ne ate cast.Ishte tamam goditje ne shenje.
"Lere mbi tavoline."-I them.Babai e ndoqi me sy deri kur Harry ndaloi tek krevati im.
"Si je sot?"-pyeti duke buzeqeshur.
"Shume mire."-ia ktheva buzeqeshjen.
"Mire atehere, po ju le te flisni."-thote e drejtohet nga dera.
"Jo, -e ndalon babai. -Po iki une.Qendroni bashke."-tha.Me la te habitur. U ngrit nga krevati dhe doli jashte.S'dija cfare te mendoja.
"Cfare ndodhi?"-me foli pasi ishte ulur shume prane meje.
"As vete nuk e di."-thashe neper dhembe e shqetesuar.
VOCÊ ESTÁ LENDO
Trust no one (Harry Styles)\\Shqip
FanficAjo eshte nje princesh.Nje dite ajo do te drejtoj Angline,edhe pse nuk e do kete. Ai eshte nje badboy qe do vetem te argetohet. Elizabeth Williams&Harry Styles Dy bote te ndryshme.... Nje histori e bukur dashurie..