*Trust no one*
8.
Ndodhesha me Cate ne dhomen e ndenjes duke folur per gjerat qe kane ndodhur kohet e fundit. Ajo ishte shume keq. Kishte ftuar djalin qe I pelqente ne festen e ditelindjes se mamase se saj dhe gjerat kishin shkuar shume keq dhe ai ishte larguar I merzitur me te.
"Po ti dhe Luke?"-me pyeti.
"Kemi folur ne telefon, me ftoi ne kinema,por sot mbasdite do kthehem ne shtepi."
Ne fakt nuk kisha menduar te ikja,por po me dukej zgjidhja me e mire te largohesha nga shkolla per disa dite. Keshtu mund ti heq qafe te gjithe. Harry-n te parin.Ai s'ka per ta marr vesh kurre.
"Sa dite do qendrosh?"-pyeti serisht Cate.
"Nuk e di..Po shkoj lart me mire te behem gati dhe po iki qe tani."-u pergjigja dhe u ngrita nga krevati.Eca me pertese drejt shkalleve dhe I ngjita ngadale. Isha ende pak e hutuar nga ajo qe ndodhi pak me pare.
***
Hy brenda ne pallat, koridoret e medha ishin bosh..Drejtohem nga bibloteka,sepse gjithmone ne oren 4 te mbasdites babai lexonte librat e tij te vjete dhe qe per mua ishin shume te merzitshem.Trokas dhe hap deren ngadale.
"U ktheva."-I flas duke buzeqeshur.Shkoj e perqafoj fort dhe ai duket I lumtur qe po me sheh.
"Pse s'me the qe do te vije sot?"-pyeti kur u ula prane tij.
"Desha te te bej nje surprise.Cfare po lexon?"
"Nje nga librat e mi te vjeter."-u pergjigj dhe nenqeshi me fjalet e veta. "Cate nuk erdhi?"
"Jo..Une po mendoja te rrija me shume se heret e tjera..Me mungon shtepia dhe dua pak qetesi."
"Me behet qejfi qe je ketu. Po shkoj ti them Kjares ,-kuzhinieres sone.- te pergatis dicka te shijshme sonte per ty."-ngrihet nga karrigia ngadale dhe drejtohet nga dera.
"Une po shkoj te kaleroj pak."-I them.Cohem pas tij, shkoj ne dhomen time dhe nderrohem. Dua te harroj gjithcka.
Molina, quhet kali im. Eshte me ngjyre kafe dhe te bardhe, te perziera. Eshte shume I dashur dhe kam kaleruar mbi te qekur isha e vogel.Gjithmone ka qene I preferuari im. Kam kaluar shume kohe me te.
E marr Molinen nga vendi ku qendronte, I vendos shalen siper dhe hipi.Ecim ngadale rreth e rrotull tokave te keshtjelles dhe per nje cast me duket sikur shikoj Harry-n dhe e degjoj teksa therret emrin tim.
Vij ne vete dhe I therras kalit.
"Vrapo shpejt Molina. Duhet te largohem nga ai..Me co sa me larg."
Largohemi shume nga pallati.Kishte shkuar shume vone dhe qielli filloj te mbushej plot me re. Rruges kur u ktheva me zuri shiu dhe u laga e gjitha. Fillova te kollitesha, te teshtija dhe ishin shenja te qarta qe do te semuresha.
Kur u ktheva ne shtepi s'kisha fuqi te qendroja ne kembe..U ngjita ne dhome, bera nje dush dhe u vesha.Shtrihem ne krevat, ora tashme kishte vajtur 8 dhe tavolina shtrohej tani.
Bie dera dhe babai hyn brenda.
"Beth, cfare ke?"-me flet I shqetesuar duke mu afruar te krevati.
"Me zuri shiu rruges kur po kthehesha dhe u ftoha pak."-mezi u pergjigja.
"Po shkoj te therras doktorin."
"Jo, te lutem,- e ndaloj.-S'ka asgje per tu shqetesuar.Mos e bej kaq te madhe.Une erdha ketu per tu qetesuar dhe te ndihesha me mire,mos mi prish planet. Do e shohesh qe neser do jem shume me mire."
"Nese do keshtu, dakort.Por nese vertet je keq, me thuaj.Telefonoi Cate pak me pare.Tha qe ti nuk I dilje ne telefon."
"Do jete fikur ndoshta.Do I telefonoj une tani."
Me puth ne balle dhe del nga dhoma.Marr telefonin, e ndez dhe I telefonoi Cate,por nuk ma hap.Vendos ti dergoj nje mesazh.
E le telefonin mbi tavoline,kur me vjen nje mesazh "Ju keni 37 thirrje te humbura nga Harry"
Po tallesh, mendova me vete. Shikoj qe me kishin ardhur disa mesazhe nga ai.
"Bethhhhhh ku jeeeee???"-lexonte mesazhi I fundit. Mire, ai ishte vertet I inatosur,por s'me intereson.Me merr ne telefon dhe pa deshiren per ti folur ia hap.Me mire ta hiqja qafe sa me shpejt sesa te me telefononte gjithe naten.
"Alo"-fola sapo e hapa telefonin.
"Ku dreqin je??"-bertet nga ana tjeter e telefonit.
"Cfare ke qe bertet?"-ia kthej edhe une,por jo duke bertitur.S'kisha aq ze.Kjo kolla po ma merrte frymen.
" Te kam telefonuar gjithe diten.Perse s'pergjigjesh? Me bere merak."-toni I zerit qetesohet pak.
"Mos u shtir sikur ke ndonje interes te madh per mua."
"Sigurisht qe kam interes per ty. Je e dashura ime."
O zot sa I pelqente kjo fjale.
"Me vjen keq,por ajo qe te thashe ne mengjes nuk eshte e vertet. Nuk jam e dashura jote.Genjeva."-I thashe te verteten .
"Me thuaj ku je."-me tha eger.
"Nuk kam ndermend ti hap telashe vetes.Me ler te qete dhe mos me telefono me."
"Vetem nese ti do te jesh e afte te ma thuash ne sy kete qe sapo me the tani, une do te le te qete."
"Pse duhet ta bej nje gje te tille?"
"Beth perse I mohon ndjenjat e tua?"
"Sa here duhet t eta them? Nuk ndjej asgje per ty.Jepi fund.Mos me lodh me shume."
"E di se ku mund te te gjej."-tha. Nuk e kisha perballe,por e dija qe tani po buzeqeshte me vete.
"Shiko, jam e semure dhe nuk ndihem aspak mire, prandaj me le rte qete te shijoj ditet larg teje dhe shkolles. Ne mjaft telashe me ke futur deri tani.S'dua me."-ia mbylla telefonin dhe e fika serisht.
***
Mengjesin tjeter u zgjova edhe me e semure. Nese dje kisha pak fuqi,sot nuk mundesha te ngrihesha nga krevati dhe te shkoja ne banjo. Babai thirri doktorin dhe ai me dha disa ilace per te pire.
Deres se dhomes sime I bie dikush me force dhe me zerin e cjerr pergjigjem
"Hyr."
Dera hapet ngadale, nje ere parfumi fillon mbush tere dhomen time.Sapo e nuhat,trupi me dridhet.Harry. Futet brenda dhe buzeqesh.
"Cfare ben ti ketu?"-perpiqem te cohem nga krevati,por s'mundem.
"Erdha te te takoj ty."-flet.Kishte marre edhe nje buqete te madhe me lule ne njeren dore dhe ne tjetren kishte nje cokollate te madhe.
"Dil jashte."-ia pres shkurt. "Dil ose do bertas.E kam seriozisht."
"Mos e vrit mendjen.Askush nuk me pa kur hyra ketu."-tha.Mu afrua dhe u ul ne cepin e krevatit."Keto jane per ty."-me dha lulet dhe une I mora ne dore. "Cokollata jote e preferuar."-e le afer meje.
"S'ishte nevoja."-I them.Doja t'I bertisja,por ai dhe keto gjestet me bllokojne komplet.
"E bera me kenaqesi..Cfare ke? Nuk dukesh mire."-foli dhe me vendosi doren ne fytyre e ma ledhatoj lehte.
"Thjesht jam ftohur pak.Tani ik."-mbaj nje qendrim te ftohte dhe ia heq doren nga fytyra ime.
"Je bere shume e eger."-tha dhe qeshi.Nuk I fola dhe kalova lulet ne cepin tjeter te krevatit qe ishte bosh.Ai vazhdonte te me shikonte ngultas,ndersa une po behesha gjithnje e me shume nervoze.Hedh syte nga dritarja, pastaj tek ai, ul koken poshte,qendroj ashtu disa sekonda dhe kur e ngre ai prape po me shikonte.
"Edhe per sa kohe ke ndermend ta besh ate gje?"-e pyes e paduruar.
"Derisa ti te mos mbash me kete qendrim ndaj meje."
"Cfare do qe te bej?"
"Mendova se prania ime do te lumturonte."
"Epo ke menduar gabim."-ia kthej menjehere.
"Jam I afte te te vertetoj te kunderten."
Vetulla ime e majte ngrihet ne forme mosbesuese dhe tund koken per ti treguar qe nuk me intereson cfare thote ai.Afrohet prane meje, jo shume serioz, kishte ate nenqeshjen tallese ne fytyre dhe me prek fytyren serisht.
"Harry jo."-e ndaloj,por s'me degjon.Me mban doren ne fytyre dhe me puth lehte.Duket qesharake,por qelizat e trupit tim u ringjallen brenda nje sekondi. S'duket sikur jam semure.Pa vetdije edhe une po I prekja lehte fytyren dhe po ia ktheja puthjen qe ma dha ne ate menyre aq te bukur.Faqet e tij u skuqen lehte kur dora ime po e ledhatonte.U mundua ta fshihte emocionin qe pati dhe me shtrengoi doren.
"Je mire?"-me pyeti pak minuta me vone,kur e pa qe une nuk po thoja asnje fjale.
"Po.."-pohova me gjysem zeri.
"Une do qendroj tek ky divani ketu."-me tha dhe I hodhi syte divanit.
"Perse?"-pyeta e cuditur.
"Si perse? Do fle ketu sonte."
"Cfare??"-u hodha perpjet. "Vetem se te lejova nje nate te flesh ne dhomen time, s'do te thote qe do te flesh sa here te duash ti."-e sqarova.
"Une erdha ketu te te bej shoqeri ty sepse je semure."
"Faleminderit shume,por prania jote me ben te semurem me keq,prandaj ik."
"Eshte e vendosur dhe mos bertit aq shume,nese do qe babai yt te mos e marri vesh."
"Ai do ta marri vesh serisht me vone."-I bertita serisht.
"Jo'ska per ta marr vesh. Ki besim tek une.Oh me fal nje sekond se kam nje telefonat."-thote.Nxjerr telefonin nga xhepi I xhaketes dhe pergjigjet
"Hej ma si po kalon? Jo,nuk jam ne shtepi per momentin...Do qe te vi ne shtepi kete jave?"-u cudit dhe pa nga une. Yay me ne fund nje mrekulli ndodhi per mua. "Jo, s'mundem..Vertet ma.Kam gjera te rendesishme me te cilat duhet te merrem tani.Flasim me vone...Edhe une ty."
Mbyll telefonin dhe hidhet ne divan.
"Cfare te tha?"-e pyeta kureshtare.
"Asgje me rendesi.Donte qe te kthehesha ne shtepi per disa dite,por s'mundem tani."
"Te dashurat e tua nuk te lene?"-I them me ironi.
"Po, eshte pak e semure keto kohe dhe une do kujdesem per te."
"O zot.."-psheretij e inatosur.
"Ma thuaj edhe njehere ate qe me the ne telefon."-foli I vendosur.
"Cfare te thashe?"
"Qe me genjeve.Qe une nuk te pelqej.Qe ti nuk ndjen asgje per mua.Ma thuaj dhe me shiko ne sy."-behet shume serioz.
"Dakort. Une te genjeva. Une..nuk te pelqej dhe une.."-zbrapsem tek keto fjalet,por nuk do e leshoj veten.-Une nuk ndjej asgje per ty."- e shoh ne sy dhe ai ngre vetullat lart.Shtrengoj duart,sepse nuk do e jap veten tani. "E sheh?"-I fola me krenari sepse ia dola mbane.
"Edhe nje gje te vogel dhe nese me bind do te le te qete pergjithmone."-thote.Cohet nga divani I tij dhe vjen drejt krevatit tim, heq lulet qe aty, I le mbi tavoline dhe afrohet shume prane meje. "Nese ato qe thua jane te verteta, atehere me refuzo."-thote dhe menjehere me puth.Zemra ime po cmendej.Rezisto,rezisto,rezisto po mendoja me vete.Nuk ia ktheva puthjen,buzet e mia nuk u pergjigjen te tijave dhe si per te me provokuar me kap nga beli dhe me afrohen edhe me shume prane vetes.Me pushtojne ndjenjat dhe trupi nuk me pergjigjet me.Perpiqem vertet te duroj,por emocionet dhe truri im nuk bien dakort me njeri-tjetrin.Hap pak gojen dhe Harry menjehere perfiton.Me puth me shume saqe gjuha e tij takohet me timen.U ndeza e tera sikur te me kishte perveluar dielli.Duart s'me pergjigjen dhe kapin bluzen e tij.Kuptoj qe do te largohet,por buzet e mia e kerkonin serisht dhe kete here kembengula une qe puthja te zgjaste pak me shume.Normale qe Harry mu pergjigj.
Shkeputem e para nga ai pasi me vjen ndergjegjia dhe s'di cfare te bej.S'mund ta fshihja me te verteten.Une e pelqeja ate.Se di kur ndodhi,por, dreqi ta haj, ndodhi.
Harry nuk thote asgje.Vetem me perqafon.Me perqafon shume fort.
"Beth, te kam sjelle darken."-u degjua zeri I babait ne anen tjeter.Largoj Harry-n nga vetja dhe nervozohem.
"Nje sekond."-u pergjigja. "Harry, shko ne banjo."
Harry largohet me nxitim,kurse une futem poshte rrobeve.
"Hyr."-I flas serisht.Babai futet brenda,le tabakane mbi tavoline dhe kthehet nga une.Harry del serisht nga banja.Eshte I cmendur apo cfare?? Ma ben me shenje nga lulet,kurse une I them te kthehet ne banjo.
"Si je tani,zemer?-me pyet babi,ndersa une shihja serisht nga Harry.-Beth cfare po sheh andej?"-kthehen koken dhe Harry futet me vrap ne banjo.Perpiqem ta mbaj te qeshuren dhe I kthej pergjigje.
"Me fal,por u hutova. Jam shume me mire tani."
"Po lulet kush ti solli?"-pyeti dhe u hodhi nje sy.
"Cate. Ajo e mori vesh qe jam pak e semure dhe mi dergoi pak me pare."-genjeva,por s'ishte genjeshter qe I bente keq ndokujt, u mundova te mbroja veten,sepse genjeshtra ishte bere shoqja ime kohet e fundit.Qe kur njoha ate idiotin qe ben veprime te cmendura.
"Shume e sjellshme nga ana e saj."-shtoi babai. "Po te le te qetesohesh tani.Shihemi neser."
"Naten e mire."Harry del nga banjo dhe une filloj duke qeshur.Menyra sesi ai u largua kur babai ktheu koken me beri vertet per te qeshur.
"Genjeshter e bukur."-me pergezoi.
"S'me pelqen te genjej,por duhet te te mbroja ty."-I them si me inat. "Eja ha dicka me mua tani."-I them dhe marr tabakane ne krevat.
"Jo,s'kam uri."-s'pranon.
"Harry eshte koha e darkes tani.Mos kundershto."
"Jo, e kam seriozisht.Nuk dua."
"Atehere edhe une nuk do te ha."
"Po tallesh?"-thirri.
"Jo.Nese ti nuk ha,nuk ha as une."
"Vetem sepse je semure."-tha duke buzeqeshur lehte.
Ulet ne cepin e krevatit dhe fillon ha me mua.
"Me pelqen shume,-tha.-Cfare eshte?"
"Kuzhine indiane.Familja jone e pelqen shume."-I thashe.
Mbarojme se ngrenuri dhe behemi gati per gjume.Harry si gjithmone heq bluzen e tij.Kembengli te hiqte dhe pantallonat,por e kercenova qe do ta hidhja nga dritarja nese e bente.
"Cfare po mendon?"-me pyeti,sepse une kisha hyre ne ate boten e mendimeve.U shtri ne divan dhe u mbulua me nje batanije.
"Gjera pa rendesi te madhe."-u pergjigja pa e pare ne sy.
"Me duket mua,apo ti e urren jeten qe ben?"
"Jo tamam, por disa gjera po."
"Pershembull?"
U ktheva nga ai dhe po e shihja ne sy.
"Ballot,veshjet qe shpeshhere jane jashte mode, fakti qe shume me shikojne me nje sy tjeter, jo si adoleshentet normale.Kjo eshte nje arsye pse nuk kam shume shoke."-I tregova me nje ze gati trishtues.
"Ah.."-psheretiu Harry.
"Po ti? Gjate gjithe kohes rri neper bare, argetohesh, del me vajza?"-e pyeta une.
"Pse gjithmone del tek vajzat sa here qe flasim?"
"Sepse ti del vertet me vajza."
"Une s'merrem vetem me vajzat."-mu pergjigj pak I lenduar.
"Atehere me cfare merresh ti?"
"I bie kitares, flas ne telefon me mamin ose motren, shkoj per patinazh,luaj bouling, dal me djemte ne kinema dhe plot gjera te tjera."
"Kjo duket me interesante."
"Heres tjeter qe do shkoj per bouling do te te marr edhe ty me vete."-thote dhe buzeqesh. Vihem pak ne siklet,por ia kthej buzeqeshjen. "Ke nevoje per ndonje gje?"-foli perseri pas ca sekondash heshtjeje.
"Ah po.Harrova te pi ilacin."-I thashe dhe u ngrita nga krevati pak.Ndeza driten dhe du ate dal nga rrobet,por Harry cohet me shpejt se une.
"Ky eshte?"-me pyeti dhe e mori ne dore nga kutia.
"Po.Ma sill edhe goten e ujit,te lutem."
Mi sjell per dy sekonda ne dore.E pi dhe fytyra me shtremberohet menjehere.Kishte nje shije te tmerrshme.
"Cfare ka?Perse e ben fytyren ashtu?-thote dhe nenqesh.
"Shija.."-ia bej me dore dhe pi pak uje. "E tmerrshme."
I jap goten Harry-t dhe futem nen rrobat e ngrohta dhe koken te zhytur ne jastikun e bute.
"A mund ta fikesh pak driten?"-I them.
"Po,patjeter."-shkon fik driten dhe ne vend qe te drejtohet nga divani I tij,afrohet tek krevati im.Me merr fytyren,pa me marr leje fare dhe me puth.
"Naten e mire Beth."
Largohet dhe hidhet mbi krevatin e tij.
"Naten Harry."-iu pergjigja.
***
"Beth, Beth zgjohu..."-therret dikush siper kokes sime. Hap syte e tmerruar sepse po shikoja nje ender rte keqe.
"Cfare??"-pyeta e trullosur.
"A je mire? Ti po bertisje."-me thote Harry.
"Po shikoja nje ender rte keqe..Me fal qe te zgjova."
"S'ka problem.Je mire tani?"-me foli I shqetesuar.
"Pak e frikesuar,por mire."-iu pergjigja.
Futet poshte rrobeve dhe afrohet prane meje.
"Cfare mendon se po ben?"-e pyeta duke ngritur pak zerin.
"Eja ketu."-me tha dhe me terhoqi afer vetes.Me futi mes kraheve te tij dhe me dha nje perqafim te ngrohte.
"Harry te lutem..Ik."
"Shshshtt, fli gjume e qete tani.Une jam ketu qe te te mbroj."-tha pa I kushtuar rendesi faktit qe une I kerkova te largohej ne divan. Isha teper e lodhur dhe e rraskapitur per ta kundershtuar,keshtuqe e clirova veten nga emocionet dhe perqafova trupin e tij qe vinte nje arome te mrekullueshme.
VOUS LISEZ
Trust no one (Harry Styles)\\Shqip
FanfictionAjo eshte nje princesh.Nje dite ajo do te drejtoj Angline,edhe pse nuk e do kete. Ai eshte nje badboy qe do vetem te argetohet. Elizabeth Williams&Harry Styles Dy bote te ndryshme.... Nje histori e bukur dashurie..