*Trust no one*37.
"Kjo eshte dhoma juaj." Chris, nje djale me floke te zeza dhe sy blu qe punon ne hotelin Hilton na prezantoi me dhomen tone. Dhoma ishte shume e madhe, me perde te bardha, ballkon te madh me nje pamje nga deti, shtrati ishte gjigand per mua dhe Harry-n, dollapi ishte i bardh, nje tavoline xhami ne mes, televizori ne njerin cep, dhe nje divan i vogel i bardhe ne anen tjeter. Harry me shtrengon doren dhe une kthej koken per te pare nga ai.
"Nese nuk te pelqen mund ta nderrojme." Me thote me ze te ulet.
"Jo, eshte ne rregull."
S'me pelqen kurre Harry shqetesohet per gjera te vogla. Per mua nuk ka rendesi ku jemi, mjafton te jemi te dy. Rruga deri ne Cardiff zgjati tre ore, nuk ishte aq e lodhshme. Harry me tregoi pak per vendin, ketu gjithmone ishte ngrohte dhe shume rralle binte shi. Aroma e detit ndihej gjithandej.
"Nese ju duhet ndonje gje, me thoni." Chris thote me nje buzeqeshje ne fytyre. Per nje cast te shkurter syte tane takohen dhe une ia kthej buzeqeshjen ne nje menyre pak te turpshme. Harry me kap krahun dhe me vendos pas trupit te tij. Ja ku fillojme serisht.
"Do te njoftoj une. Tani ik." Harry i thote shume ashper duke e kapur ne befasi Chris.
"Harry..." Peshperita pas kurrizit te tij me syte e mbyllur. Pasi degjova deren qe u mbyll i hapa serisht. "Cfare ishte ajo?" E pyeta pasi e ktheva me fytyre nga une per ta pare ne sy.
"Ai po flirtonte me ty. Dhe para meje!"
"Jo, ai nuk po e bente. Mjaft mendove se te gjithe djemte flirtojne me mua."
"Beth, une nuk dua te zihem pikerisht tani." Fjalet e tij me surprizojne. Mendoja se do thoshte dicka per te treguar qe ai ka te drejte.
"As une nuk dua. Dhe mua nuk me intereson nese te tjeret me shohin, une te kam ty."
"Eja ketu." Harry hapi krahet dhe une pa menduar asnje sekond u hodha ne krahet e tij. Dua qe ky udhetim te jete i vecante jo vetem per mua, por per te dy. E shoh se si ai po perpiqet qe te mos bej dicka qe mund ta prishi kete udhetim dhe e vleresoj vertet shume. Harry gjithmone me kupton mua pa qene nevoja qe une t'ia tregoj cfare nuk shkon.
"Vetem une dhe ti, le te harrojme gjithcka tjeter." I them me fytyren e zhytyr ne kraharorin e tij. Ai me puthi koken dhe ne ndenjen disa sekonda ashtu; duke degjuar frymemarrjen dhe rrahjet e zemres se njeri-tjetrit.Rreth ores tre, Harry kerkoi qe te shkonim tek pishinat poshte ne hotel dhe pasi u nderruam zbritem poshte. Kishte shume njerez, por nuk ishte dicka qe me interesonte. Muzika degjohej gjithandej. Harry kishte veshur nje pale te shkurtra te kuqe qe kombinoheshin me bikinit e mia te kuqe. Edhe Harry i pelqente qe ne ishim kombinuar.
Ai u hodh menjehere ne uje, kurse une u ula dhe futa vetem kembet duke pare rreth e rrotull. Doja te fiksoja cdo gje. Nuk ishim cifti i vetem ketu, kishte dhe shume te tjere. Femije qe vraponin gjithandej, djeme shume terheqes, por qe mua nuk me shfaqnin asnje interes. Me pelqente me shume te shikoja idiotin tim teksa notonte si nje femije i lumtur.
U tremba kur Harry u shfaq nga poshte ujit dhe me puthi lehte. Si mund te jete perfekt ne cdo situate? Dhe per me teper ai as qe perpiqet.
"Cfare po mendon?" Me pyeti duke ferkuar fytyren me te dyja duart.
"Asgje ne vecanti."
"E di qe nuk eshte ide e mire qe ti je me bikini?" Harry thote, por nuk e kuptoj cfare do te nenkuptoj. Ai u afrua afer meje dhe mbeshteti duart ne pllakat e bardha per te mbajtur ekuilibrin e trupit. Fytyra e tij ishte vetem pak centimetra larg times. Fluturat ne stomak nuk me linin te qete. "Te gjithe po te shohin ty." Ai shton dhe me puth te dyja faqet. "Por une, kam nje ide," Harry me puth hunden. "se si ti heq qafe."
"Ashtu? Dhe si?" Pyeta pa shkeputur kontaktin me sy.
"Duke i bere ata te kuptojne qe ti je e imja." Buzet e tij u mbeshteten pas te mijave dhe duart e mia menjehere kaluan pas qafes se tij. Harry kaloi njeren dore pas kurrizit tim dhe me terhoqi me vete ne uje pa e shkeputur puthjen. Qendruam poshte ujit per disa sekonda ende duke u puthur derisa nuk kishim me fryme. U ngjitem lart, trupat tane shume afer qe mezi po mbusheshin me fryme.
Minutat ne vazhdim une e zhyta Harry-n disa here ne uje kur ai nuk e kishte mendjen. Ai u perpoq te bente te njejten gje, por une e beja te harronte gjithcka sapo mbeshtesja buzet e miat mbi te tijat.
"Do shkoj te marr dicka per te pire. Cfare do?" E pyeta Harry-n duke fshire floket me peshqir. Kishin rreth nje ore e gjysem ketu dhe me kishte zene nje etje e madhe. Dielli shkelqen gjithandej dhe eshte shume, shume nxehte.
"Ate qe do marresh edhe ti." Harry pergjigjet dhe zhytet serisht ne uje. E kisha vene re qe Harry kishte nje dashuri te madhe per ujin.
Teksa largohesha per te marr pijet tona ndeja shume sy mbi trupin tim. Eshte pak e sikletshme ne fakt. Mora dy limonada te ftohta me akull dhe nxitova per t'u kthyer tek Harry.
ESTÁS LEYENDO
Trust no one (Harry Styles)\\Shqip
FanficAjo eshte nje princesh.Nje dite ajo do te drejtoj Angline,edhe pse nuk e do kete. Ai eshte nje badboy qe do vetem te argetohet. Elizabeth Williams&Harry Styles Dy bote te ndryshme.... Nje histori e bukur dashurie..