*Trust no one*20
***
Te dielen e kalova ne shtepi me Abby-n.Perseri folem per Harry-n,por kundra deshires sime. Kur I tregova ate qe ndodhi ne kafene,me mbajti nje fjalim dy oresh per menyren sesi une po heq dore nga njeriu qe me do vertet.O zot,perse me gjejne mua gjithe keto telashe?
Rreth ores 4 u ngjita ne dhomen time, hapa librat dhe shoh qe kisha dy ore kitare. Mendja me shkoi tek Harry. Abby perse me regjistrove ne ate klase? Zbrita poshte e acaruar dhe u hodha ne divan.
"Po tani cfare ke?"-me tha qe nga kuzhina.
"Nuk dua te shkoj ne shkolle neser."-fola me syte nga tavani.
"Perse?"-ngriti zerin.
"Sepse kam dy oret e para kitare."
"Shume mire. Ku qendron problemi ketu?"
"Mos bej sikur nuk e di. -I thashe dhe u ngrita. -Perse ma punove keshtu?"
"Te kalosh shume kohe me te do te te ndihmoj ta kuptosh se cfare njeriu eshte."
"E di shume mire cfare njeriu eshte."
"Jo,nuk e di. Nese do ta dije vertet do ta kishe falur e tani do ishit bashke."
"Po ti si dreqin di kaq shume gjera per te qe flet keshtu?"
"Ai dhe Jack jane shoke. E di, pas festes ku u zu me Luke, Harry kishte shkuar tek Jack dhe I kishte treguar per ty."
" E di qe po tallesh,mire."-I them me ironi.
"Nese nuk me beson,mund ta pyesesh Jack."
"Abby mjaft folem per te."-iu luta. Sa me shume flisja per te,aq me shume me mungonte,aq me shume e doja.
~~~
Po ecja me ngadale drejt klases se muzikes,kisha ardhur heret dhe s'kishte shume nxenes. Nje pjese ishin ne kafe.Hapa deren e klases,ishte qetesi absolute.Nxorra frymen jashte, shkova drejt tavolines sime,lashe gjerat mbi tavoline,kur ndjej nje dore qe me kap fort kemben. Bertita me te madhe dhe u largova me vrap. Nje ze filloi te qeshte dhe kur e kuptova kush ishte u acarova me shume.
"Miremengjes Elizabeth."-tha I qeshur sikur asgje te mos kishte ndodhur.
"Ti je I cmendur apo cfare?"
"Me fal. Po kerkoja dicka qe me kishte rene aty poshte. Te tremba?"
"Jo.Bertita per qejf. Siguritsht qe me trembe."-thirra.
"Me vjen keq."-thote me nje fytyre qe tregon komplet te kunderten. Me mire po iki te rri jashte keto minutat para se te filloj mesimi.Pak do ta duroj dy ore.
"Ku po shkon?"-pyeti.
"Te gjej paqe diku, sa me larg teje."-I thashe me tallje dhe hapa deren.
"Po shkon gjekundi, Williams?"-foli mesuesja qe doli nga hici.
"Po mendoja te dilja pak jashte. Do edhe 5 minuta te bie zilja."-them me syte nga koridori.
"Um...paske ardhur dhe ti Styles."
"Kam ardhur I pari. E sheh? Nuk vij sa here me vonese."-thote gjithe krenari.
"E di qe do ta lesh mesimin sapo te dal nga klasa,te njoh mire."-tha ajo shume serioze.
"Jo,s'ka per te ndodhur."
"Sepse Elizabeth do te qendroj me ty."-shton, me shikimin nga une.
"Cfare??"-bertita.Mesuesja me hodhi nje shikim te cuditur,kurse Harry qeshi. "Me falni,por perse duhet te rri une dhe Harry bashke?"
"Nuk I besoj atij. E di qe do largohet.Pastaj ai mund te te mesoj ty kitaren me mire. Po ju le vetem."-tha dhe ma perplasi deren ne fytyren. Shume bukur! Duhet te duroj kete tani.
"Me vjen shume keq qe nuk munde te dalesh jashte."-filloi te hidhte fjale,teksa vinte afer meje. E pashe me inat e u largova pak nga ai.
"Eshte I gjithi faji jot."
"Perse? Cfare bera?"-pyeti sikur nuk kuptonte asgje nga ato qe ndodhnin perreth tij.
"Nuk e kupton qe s'dua te rri afer teje?"
"Po ti nuk e kupton qe te gjitha keto po ndodhin per nje arsye?"
" Per cfare arsye sipas teje?"
"Ne te dy duhet te jemi bashke. "-tha e me kapi doren.Trupi im u bashkua me te tijin.
"Me lesho."-thashe e pafuqishme.
"S'ma ndjen aspak mungesen Elizabeth?"
"Aspak."-I thashe duke e pare ne sy.
"Vertet s'me do me?"
"Po. Gjithcka qe ndjej per ty eshte zemerim."
"Atehere perse po dridhesh?"
Me kapi prej belit dhe me shtrengoi me fort.Ai kishte te drejte, une po dridhesha.
"C-Cfare do prej meje?"
"E di cfare dua?-pyeti dhe kafshoi buzet.- Dua qe buzet e tua te bashkohen me te mijat dhe koha te ndaloj."
Syte mu hapen dhe te rrahurat e zemres ndaluan.
"Harry..."-peshperita.
"Te lutem Beth."-thote.
"Por Cate..."
"Harroje Cate. Harroji te gjitha. Vetem une dhe ti.Qofte edhe per nje cast."-foli aq embel saqe e parandjeva qe do beja sic me thoshte ai.
"Nuk mundem."
"Sigurisht qe mundesh."-u pergjigj shpejt.E lashe veten te me merrte dallga. U zgjata pak dhe mbeshteta buzet e mia tek te tijat.Duart e Harry-t nuk me shtrengonin me dhe aq fort,kurse te miat kaluan rreth qafes se tij.E putha shume dhe as qe kisha ndermend te largohesha nga ai.E doja. S'mundesha ti fshihja ndjenjat e mia. Mund te them qe ishte puthja me e gjate dhe e embel qe ka ndodhur ndonjehere midis nesh. Kur u shkeputa nga ai,s'I kontrollova dot lotet. Krahet e Harry-t me mbeshtollen te teren dhe ai nuk me tha asgje sa u qetesova.
Ora e kitares,ndryshe nga hera e kaluar,me pelqeu shume. Harry me mesoi kitaren dhe mund te them qe ishim ne ate boten tone,jashte te tjereve.Qeshnim me njeri-tjetrin,Harry me kapte doren dhe me thoshte gjera te bukura. Qe me kishin munguar shume nga ai.Ne fund te ores se mesimit,para se te ndaheshim,me dha nje puthje te lehte ne faqe dhe iku.Isha shume here me mire tani.
Dola jashte ne oborr dhe Abby ma beri me dore qe nga larg. Shkova tek ajo dhe u ula prane.
"Perse buzeqesh?"-me pyeti menjehere.
"Per cfare buzeqeshje e ke fjalen? Une s'po buzeqesh."-u perpoqa ta mohoj te verteten qe dukej mijera kilometra larg.
"Ke nje shkelqim te vecante ne sy,qe po bej kohe pa e pare. Fol,cfare ndodhi keto dy ore?"
"E di qe eshte gabim,por s'munda ti rezistoja."
"U puthet?"-pyeti hapur. Pohova me koke dhe serisht buzeqesha.Mes turmes me nxenes, shikoj edhe Harry-n.Ai me pa dhe buzeqeshi.Cfare po ndodh keshtu me mua?!
"Beth,shiko..."-tregon dicka me gisht Abby.Kthej koken nga ana tjeter dhe shoh dy vajza, te veshura me fustane te ngushta e te shkurta. Njera bjonde dhe tjetra brune.
"Kush jane ato?"-pyeta pa ua hequr syte.Ishin nga ato qe zor se nuk viheshin re.
"Jane te reja. Kane ardhur nga nje shkolle ne periferi te Londres. Bjondja quhet Jesicca,kurse ajo tjetra eshte Sandy. Pamja e tregon qarte se si jane."
"Ah..."-psheretiva.
Pavaresisht se nuk isha e interesuar te njihesha me Jessica-n dhe Sandy, perseri I njoha. Ishim ne nje klase dhe u ulen afer meje. Folem pak gjera dhe mund te them qe ishte biseda me e tmerrshme e jetes sime me nje student te re. Gjithcka qe ato flisnin ishin djemte,rrobat,thashetheme..U merzita vertet.Dhe me ate merzitje te pakuptimte mesimi mbaroi.
Kur u ktheva ne shtepi,ne dhomen e ndenjes gjeta Jack me Abby-n qe po flisnin.
"Ckemi Jack!"-e pershendeta me nje shtrengim dore.
"Pershendetje Beth."
U ndjeva ne siklet dhe mendova ti le vetem me mire.
"Une do jem lart. Nese u duhet ndonje gje me therrisni."
"Jack do te flas me ty."-foli Abby.Hodha shikimin e cuditur dhe u ula ne divan.
"Per cfare?"-pyeta kureshtare.
"Per Harry-n."doli drejt e ne teme.
"Jo,jo...Nese ai te ka thene ndonje genjeshter,me vjen keq por po harxhon kohen kot." -e nderpreva me ca gjeste te duarve.
"Beth,ai akoma nuk te ka shpjeguar asgje."-me qortoi Abby.E pashe serioze.
"Dakort,me thuaj."-u ktheva nga Jack.
"Abby me tregoi qe marredhenia juaj nuk shkon..."
"Ne s'kemi asnje marredhenie."-e nderpreva serisht.
"Beth!"-thirri Abby eger.
"Gjithsesi, -vazhdoi Jack. -Mendoj se duhet ti japesh nje mundesi atij."
"Ai me mashtroi. Dhe jo vetem mua,por edhe Cate. Si mund ti jap une nje mundesi atij??"
"Po nese gjerat nuk kane shkuar keshtu sic mendon ti?"
"Cfare do te thuash?"-toni im I zerit u ul pak.
"Sikur e gjithe kjo te jete nje genjeshter."
"Jack kjo s'ka kuptim."-qesha lehte.
"Lere ate te shpjegohet. Fundja,s'do te humbasesh asgje."-tha duke mos dal drejt e tek problemi.
"Mire,do bej si me thoni ju."-u dorezova.
"Shko tek ai."-thote Abby menjehere.
"Tani?"-u habita.
"Po,tani."-me nxiti.U cova gjithe pertese nga divani dhe u drejtova nga dera.
"Po neqoftese..."-ndalova para deres dhe nuk guxoja te dilja jashte. E dija qe do ziheshim. Doja te shijoja ato oret qe kaluam ne mengjes. "Abby,po mendoja qe..." nuk e mbaroj dot fjaline,sepse Abby me shtyn jashte.
"Kthehu pasi te kesh folur me te ose nuk ta hap deren."-bertiti.
"Por Abby..."dora me ngeli ne ajer dhe nuk e mbarova dot fjaline,sepse ajo ma perplasi deren ne fytyre.Perse te gjithe ma perplasin deren ne fytyre sot?
U nisa ne kembe per ne shtepine e tij,si e humbur dhe per pak minuta mberrita. I rashe ziles,degjova disa zhurma,por u hap shpejt.Prita pak qe Harry te dilte,por prape s'erdhi njeri. Hyra brenda ngadale.
"Harry..."-thirra.Kthej koken nga ana tjeter dhe gati sa nuk me rane te fiket.Ishte e pabesueshme.Jesicca, studentja e re,ishte siper Harry-t dhe po e mbyste me te puthura.Dhe ai ishte aty, spo bente asgje,thjesht po shijonte dicka qe I pelqente kaq shume ta bente. Sapo me pa,e largoi vajzen nga vetja dhe erdhi drejt meje.
"S'me besohet..."-I belbezova gjithe inat para fytyres dhe e qellova me pellembe.Hapa deren dhe zbrita shkallet me vrap.Perse duhet te me ndodhin mua gjithe keto gjera? Cfare te keqe kam bere?? Perse serisht duhet te qaj per nje idiot si ai??
Mberrita ne shtepi,perplasa deren fort pas meje e u drejtova nga shkallet.
"Beth cfare ke?"-bertiti Abby ne fund te shkalleve. Zbrita prape shkallet,me lot ne sy dhe I fola shume e lenduar.
"Perse me detyrove te shkoj tek ai? Perse kembengul qe duhet te jem me te? Shiko ne cfare gjendje me katandis sa here qe e shoh."
"Cfare ndodhi?"
"Asgje, cfare duhet te ndodhte pervecse ta gjeja duke u puthur me Jesicca-n ne shtepine e tij?"
"Cfare??"toni I zerit iu ngrit shume.
"Dhe tani me ler te qete. S'dua t'ia dije me per te. Do mbledh te gjitha gjerat e mia dhe do kthehem ne pallat. Kete here pergjithmone."-thashe dhe fshiva lotet.Ngjita shkallet serisht e u futa ne dhomen time.
Diten tjeter nuk vajta ne shkolle.U mbylla ne dhome e ndenja aty gjithe diten.Bera gati nje pjese te gjerave,I telefonova babait dhe sigurisht qe ai u lumturua shume nga ky lajm. Pata edhe nje debat jo shume te kendshem me Cate,por tani asgje nuk me interesonte.Ne fund,s'kishte zgjidhje tjeter e u detyrua te pranonte.Por sigurisht qe kishin edhe ato nje kusht te vogel;me detyruan te shkoja ne shkolle neser
ESTÁS LEYENDO
Trust no one (Harry Styles)\\Shqip
FanficAjo eshte nje princesh.Nje dite ajo do te drejtoj Angline,edhe pse nuk e do kete. Ai eshte nje badboy qe do vetem te argetohet. Elizabeth Williams&Harry Styles Dy bote te ndryshme.... Nje histori e bukur dashurie..