Kapitulli 12

789 69 5
                                    


*Trust no one*

12.

Drita e diellit deperton permes perdeve ted homes e futet brenda.Harry kishte hedhur duart rreth barkut tim,kurse koken e kishte mbeshtetur tek gjoksi im.Ai eshte nje perfitues I madh.
"Harry, zgjohu."-peshperita afer kokes se tij.Nuk reagon dhe fle si nje engjell.I prek lehte kurrizin,I shikoj tatuazhet e luaj me floket e tij. "Zgjohu se vajti vone.Harry."
"Edhe pak."-me peshperiti me ze te ulet.Zeri I tij ne mengjes te rrenqethte mishin.
"Atehere me ler mua te cohem dhe fli."
"Jo, rri edhe ti ketu."-me shtrengoi me fort qe te mos ikja.
"Harry kemi shkolle."
"Me ke mua ketu, per cfare e do shkollen?"
Qesha dhe I hodha duart rreth kurrizit.
"Perse ke kaq shume tatuazhe?"
"Jam I fiksuar."-mu pergjigj.
"Me duken pa kuptim."-thashe mendimin tim me ze te larte.
"S'jane pa kuptim."-u ngrit. "Kete tatuazh e kam bere per mamane time, A do te thote Anne."-u perqendrua te krahu I majte.
"Po kjo?"-pyes dhe ve doren pak me poshte po ne krahun e majte.
"Gjerat qe nuk mundem, do te thote qe une nuk mundem te bej cdo gje qe kam deshire.Kurse ne krahun e djathe kam 'Gjerat qe mundem'."-shpjegon.
"Po per..."
Dikush I bie deres dhe na nderpret.
"Gjumashe, je zgjuar?"-pyet Cate pa e hapur deren.
"Cate, do vonohem pak. Nisu para."
"E sigurt?"
"Po.Do te arrij rruges."
Largohet.Cohem me pertese dhe drejtohem nga banja.Mbaroj pune,Harry kishte veshur bluzen dhe po vishte kepucet.
"Po iken?"
"Po.Duhet te bej nje dush dhe te vesh rroba te tjera."
"Mendova se do pinim dicka para se te shkonim ne shkolle."-thashe.
"Nese ti me prêt.Une nuk vonohem.Do vi te te marr me makine.Ikim bashke."
"Shume mire."-rashe dakort.
"Po mendoja te sillja disa rroba ketu."-tha pak me vone.E pashe e cuditur. "Duke qene se une fle ketu cdo nate.Pastaj garderoba jote do dukej me bukur me disa rrobe te miat brenda."
"Nese ti thua keshtu."
Afrohet dhe me puth.Me perqafon fort dhe dicka s'me pelqen ne syte e tij.
"Tu tregojme te tjereve ate c'ka ndjejme per njeri-tjetrin do jete nje sfide e madhe Beth."-thote,por se kuptoj perse foli ne ate menyre.
"Perse e thua keshtu? Dua te them, e di qe do jete pak e veshtire,por te gjithe do na kuptojne."
"Shoqet e tua nuk dyshojne aspak?"
Nuk u pergjigj pyetjes sime.
"Jo.Ato mendojne per Luke."-fola me nje fytyre qe tregonte qarte qe s'me interesonte Luke.Por Harry perseri se kapi.
"Perseri vazhdon te te vij nga pas ai njeri?"-tha I pakenaqur.
"Jo.E sqarova dje kete gje.Ai me kuptoj dhe tani jemi vetem shoke te mire."
"Gjithsesi , rriji larg atij."-me foli me ton te rrepte.
"Perse e vrejt mendjen per ate? Ti e di shume mire se nuk me intereson."
"Epo ate mbremje qe patem ate debatin e pakendshem the qe akoma nuk e kishe bere zgjedhjen tende. Kjo do te thote qe ende ka mundesi te pranosh te dalesh me te."
"Seriozisht? Se ke kuptuar se cilin kam zgjedhur une?"
"Jo, ma pershkruaj pak."-me kaloi duart rreth belit, e me degjonte I kenaqur.
"Atehere.Une kam zgjedhur nje djale te cmendur, idiot,maskara,tekanjoz"
"Fale zotit qe ai djale nuk eshte ketu ti degjoj kete fjale."-me nderpreu,kurse une ia plasa te qeshures.
"Mos me nderprit, -mblodha veten e u bera serioze. -Pervec ca gjerave te keqija, eshte I mire, I embel, I pashem,vjen ere te mire."
"Hm... duhet te jete nje djale me fat,sepse edhe ti je shume e vecante per te."
"Po, ai ma thote shpesh."
"Dhe ti duhet ta besosh."-thote dhe me puth.
Ne shkolle,sot po behej shume rremuje.Neser do organizoheshe nje party si ndodhte zakonisht te premteve, dhe te gjithe kishin dal pak nga rutina e perditshme. Ne koridore behej me shume zhurme dhe ngado qe shkoje degjoje vetem fjalen 'party'.Fola me vajzat ne shkolle dhe vetem Abby do vinte.Cate mesa duket kishte nje pune ate dite. Edhe une vendosa te shkoj,meqe Abby ishte vetem...Vetem jo tamam,sepse do shkonte dhe Jack me te,por.. O dreqi ta haj.Do shkoj sepse Harry ma kerkoi. E keni parasysh si ben ai..Te ngjitet nga pas derisa I del e tija. Por meqe heren e fundit nuk vajta,po shkoj kete here.
***
Zbres poshte shkallet me kujdes,Abby kishte zbritur para meje dhe ishte me Jack ne dhomen e ndenjes.
"Pershendetje Jack."
U takuam me nje shtrengim duarsh.
"Ckemi Beth! Dukesh bukur sonte."-me beri nje kompliment.
"Ngaqe eshte edhe Luke ne feste."-me ngacmoi Abby.Buzeqesha lehte,ne nje menyre krejt fallco dhe ndihesha qesharake. Jane kaq te fiksuara me ate.
Mberrim ne feste tamam ne kohe,futemi brenda.Nje ambjent I erret,shume pak drita,muzika qe degjohej deri jashte,era e duhanit, alkoolit ndihej gjithandej.Shkuam prane tavolines dhe porositem dicka per te pire.Ndihesha pak ne siklet,sepse ishte edhe Jack aty..Ata donin te rrinin vetem,te kalonin pak kohe bashke,por une padashje po I pengoja.
"Abby,po largohem pak per tu qetesuar."-I thashe per ti lene vetem.
"Ku do shkosh?"
"Do vi njehere verdalle. Nuk vonohem."
U largova qe aty,kontrolloj per Harry-n dhe asgjekundi.Marr telefonin ti telefonoj dhe I dergoj nje mesazh.
"Harry ku je?"
S'kalon shume kohe dhe me kthen pergjigje.
"Ktheu mbrapa."
E lexoj serisht mesazhin dhe ngadale kthej koken.Ishte pak metra larg meje.Shihemi ne sy, buzeqeshim sit e turperuar dhe une afrohem drejt tavolines se tij.Kishte veshur nje bluze blu, qe I tregonte trupin mjaft bukur, pantallona te zeza te ngushta qe I rrinin goxha mire.Ishte e cuditshme sesi edhe une kisha veshur nje fustan blu.
"Me ke ke ardhur?"-me thote kur isha vetem pak hapa larg tij.
"Me Abby-n dhe te dashurin e saj, Jack,por e kuptova qe donin te rrinin vetem dhe u largova."
"Atehere edhe ti rri me te dashurin tend."-tha.Me kapi doren e me terhoqi prane vetes.Me dha nje puthje te mrekullueshme qe ma beri mishin kokrra kokrra.Ne fillim u nguta pasi ishim mes njerezve,por nuk besoj se e kishte ndonje mendjen tek ne.Pjesa me e madhe ishin bere tap qe pa filluar tamam festa.E clirova veten nga frika qe me kishte mberthyer dhe ia ktheva puthjen.
"Je bere shume e bukur sonte."-buzeqeshi.
"Faleminderit, edhe ti."-ia ktheva komplimentin mbrapsh.
"Cate nuk ka ardhur?"-pyeti.
"Jo,vetem Abby."
Me zgjati nje gote me vodka ne tavoline.Nuk e pija shume,por ne festa asnjehere nuk e refuzoja.Festa mund te them se po shkonte shume mire.Qendrova me Harry-n pjesen me te madhe,por kerceva pak me Abby-n dhe kalova pak kohe me te,qe te mos dyshonte per ndonje gje.
E vetmja gje qe urreja ne keto festa ishte ai momenti kur vendosnin muzike te ngadalte,per vallezim.Sikur te mos me dilnin vallezimet qe beja neper ballo.
Largohem nga gjithe ato ciftet qe filluan te kercenin dhe ulem ne nje karrige.Shoh fytyren e Harry-t qe larg dhe ai ngadale me afrohet.
"Ku ishte futur?"-I fola.
"Eja."-ma ktheu.Nuk u pergjigj pyetjes sime, me terhoqi doren dhe po me drejtonte nga pista ku kercenin cifte e "dashuruara" nese mund ta them keshtu. Mes tyre ishte dhe Abby me Jack.Dukesh shume bukur bashke.
"Jo. Harry jo atje.."-u perpoqa ta ndaloj.
"Perse jo?"-pyeti pa ndaluar e kthyer koken.
"Me ka ardhur ne maje te hundes nga gjithe ato ballo.Nuk dua me."
"Por kete here eshte ndryshe."
U rrotullua, me kaloi duart rreth belit dhe ngadale po kercente pas muzikes.Duart e mia automatikisht shkojne rreth qafes se tij.
"Perse eshte ndryshe kete here?"-I thashe me shikim ne syte e tij.
"Sepse je me mua.Pastaj nuk eshte nje ballo."
"E kupton qe po na shohin?"
"Pse e vret mendjen kaq shume se cfare mendojne te tjeret? Me shiko mua, une se vras mendjen fare."
"Mire pra."-ia bera.Me afron pak me shume prane vetes dhe kur dritat ulen akoma me shume, me puth ne mes te erresires.Se kisha provuar me pare,por ishte bukur.Per me teper askush nuk na shihte.
Kur dritat u ndezen serisht,mbeshteta koken mbi kraharorin e tij e ngadale levizja sipas muzikes.
"Ta thashe qe je bere e mrekullueshme sonte?"-me peshperiti afer veshit.
"Po."-qesha lehte.
"Epo po ta them serisht. Me pelqen parfumi qe ke hedhur sonte."
"Edhe ti mban ere shume te mire."-I thashe dhe peshova pak me shume mbi te.Ishte pak e lodhur.
"Beth, je mire?"
"Pak e lodhur."
"Mund te shkojme ne shtepine time nese do."-tha.Cfare po mendon ai?? Jam pak e dehur,por ende e kam ndergjegjen dhe mendjen.
"Jo..Dua te rri deri ne fund."
Harry qeshi,sepse e kuptoj.
"Edhe sa do pres?"-pyeti.
"Shume, besoj."-u pergjigja pa e ngritur koken.E kishim diskutuar here tjeter kete pune.
"Sa shume?"
"S'ia kam idene. Por dua te jete dicka speciale."-u tregova e sinqerte.
"Um..."-ia beri Harry.Mendova se do shtoj edhe ndonje gje tjeter,por s'tha gje.
~~~
Kishte shkuar vertet vone.Po te shihja, nje pjese I kishte zene gjumi, ca ishin bere tap, disa kishin ende energji per te kercyer,ndersa une po verdallosesha sa tek Harry,sa tek Abby.
Mes turmes me ze syri Luke qe s'dukej aspak ne terezi.
"Ckemi Beth."-me pershendet.
"Hej Luke. Mos ndoshta e ke tepruar pak me pijen?"-I thashe dhe e veshtrova nga koka tek kembet.
"Kush? Une? Jo, jam shume mire.Po ti si po kalon?"
"Shume mire ne fakt."
"Me ke ke ardhur ketu?"
"Me Abby-n. Me fal por duhet te shkoj."
Nxitova te largohem,por dora e tij kap timen e me ndalon.
"Mund ta kem nderin e nje kercimi me ty?"
"Do me pelqente,por ...-s'doja te tregohesha e pasjellshme,por s'ma kishte qejfi.Kjo gje mesa duket nuk I interesonte Luke,pasi pa me lene te mbaroj me bllokoi duart dhe mu afrua shume.
"Beth..."-zeri I cjerr I Harry-t thirri emrin tim.Kthej koken ngadale, ai eshte shume serioz,por une buzeqesh. Si per te thene 'gjerat nuk jane ashtu sic mendon'.Do e kishte besuar nqs Luke s'do kishte folur dhe do me kishte leshuar duart.
"Hej, une te njoh ty.Ti je ai tipi te kinemaja."-I tha Luke si me trimeri.
"Po. Dhe ky tipi eshte I dashuri I vajzes qe po I mban doren."-syte e Harry-t tregonin qarte zemerimin e tij.
"E degjove cfare tha? -mu kthye Luke duke qeshur. -Ti e dashura e tij.Sa qesharake.-iu drejtua Harry-t e I tha -Shoku, e paske tepruar me pijen sonte."
Luke, ti je I vetmi qe e ke tepruar me pijen ketu, mendova,por s'guxova te flisja.Thjesht doja qe kjo bisede te mbyllej ketu dhe te kthehesha ne shtepi.
"Vertet mendon se kam pire?"-foli Harry duke na u afuar me shume mua dhe Luke. Luke me leshoi duart,kurse mua po me rrihte zemra fort. Cfare kane ndermend at ate dy?
"Perse me sheh ne ate menyre? Kush mendon se je?"-I tha Luke. Dikush ta largoj qe ketu ate,sepse nuk eshte mire.
"Ti kush mendon se je qe I afrohesh ashtu te dashures sime? A s'ta ka bere te qarte qe s'do te kete asgje me ty?"-Harry e mbajti veten.
"Por ne kemi shkuar bashke."-thote Luke.Me ndaluan rrahjet e zemres per nje cast. Te gjithe qe ishin aty kthyen koken,ndersa une s'po beja as levizjen me te vogel.As fryme nuk po merrja.Luke qesh me te madhe.Po, eshte I pire,nuk e di c'thote,por kjo ishte e tepert.Harry i qellon me grusht ne fytyre dhe ai rrezohet siper disa tavolinave.Abby vjen me vrap dhe me fut midis kraheve te saj.
"Beth, eja ikim..."-me therret.Nuk mundem te leviz nga vendi.Te gjithe po me shohin.
"Beth..Beth a je mire?"-Harry bertet para fytyres sime.Luke cohet ngadale,I sterlodhur dhe I therret Harry-t. Sapo Harry kthen koken ai e qellon ne fytyre. Pastaj Harry inatoset dhe I qellon serisht, serisht dhe serisht..Ishte e tmerrshme.Nuk dukej sikur ishin njerez.
Pas disa minutash vine rojet,ndalojne te gjithe festen dhe na nxjerrin jashte. Jashte fillon nje shi I madh e I furishem.Abby me hap deren e pasme te makines.
"Beth, mos ik.. Zemer duhet te flasim."-me thote Harry, I lagur nga shiu dhe me buzen qe eshte bere e kuqe nga gjaku.
I hedh nje shikim serioz,s'them asnje fjale dhe futem brenda ne makine.Mbeshtes koken tek xhami I makines dhe Jack niset.

***
Sapo Jack ndalon makinen,hap deren me shpejt dhe ngjis shkallet me vrap.Abby me ndjek nga pas.Hap deren e shtepise dhe drejtohem nga shkallet.
"Beth, ku shkon? Eja fol me mua..."-therret.
"Me ler te qete."-bertita.
Hapa deren e dhomes dhe u hodha direkt mbi krevat.Fillova te qaj si budallaqe per te, per ate qe ndodhi,per gjithcka. Ishin grumbulluar brenda meje gjithe kete kohe dhe tani shperthyen.Sa here qe filloj te qaj per dicka, perfundoj duke qare per cdo gje.
"Beth"-foli Abby tek dera.
"Cfare?"-u pergjigja mes loteve.
"Mos qaj...Gjerat do te rregullohen."
"Kollaj per ty.Ke nje jete normale, te dashur qe te do vetem ty,kurse une...Oh, Abby dua te vdes."-futa koken poshte jastikut.
"Te pashe gjate festes.Sa kohe ke me te?"-u fut brenda dhe u ul mbi krevat.Edhe une u ngrita.
"Rreth nje muaj."
"Perse s'na ke thene asgje?"
"Sepse as une vete nuk e di sesi filloi e gjithe kjo."-thashe dhe fshiva lotet.
"Ti e do ate?"-me pyet.
"Cfare?!-ngrita zerin. -Jo, une thjesht kam nje simpati nga tij.Nuk eshte ndonje ndjenje e madhe."
"Atehere perse nuk I jep fund?"
"Nuk eshte kaq e thjesht.Ai eshte shume kokfort."
Bie telefoni im dhe eshte Harry.
"Ai eshte?"-tha Abby dhe zgjati koken drejt ekranit te telefonit.
"Po, por nuk ia hap."-e mbylla.
"Do te te cmendi gjithe naten."
"Nuk me intereson."
Zilja e telefonit bie serisht.
"Hape."-me shtyn Abby.E hap dhe nuk them asgje para tij.
"Beth duhet te flasim!"-flet menjehere ne anen tjeter te telefonit.
"Harry, nuk dua te merrem me ty tani. Mjaft me kaq."
"Me vjen keq per sherrin. Por nuk e kontrollova dot veten kur ai tha ato fjale."
" Ti mendove se eshte e vertet?"
"Jo...Por inati me rrembeu."
"Harry..."-shfryva dhe pashe nga Abby.
"A mund te vi te fle tek ty sonte?"
"Cfare??-thirra. -Absolutisht jo."
"Por perse?"
"Pas asaj qe ndodhi,nuk dua. Asnjehere me. E kam seriozisht kete here."
"Cfare nese une vi?"
"Joo. Kam nevoje te rri vetem. Mos guxo."
"Por..."
"Jo."-e nderpreva.
"Beth..."
"Jo."-e ndalova serisht.
"Me ler te mbaroj,dreqi e mori."
"E di qe do thuash ndonje budallik."
"Edhe sonte.."
"Jo, mjaft te thashe. Naten. Dhe mos me merr me ne telefon."
E mbylla telefonin dhe shfryva me inat.
"Cfare ndodhi?"-pyeti Abby e cuditur.
"Do qe te vij te fle ketu sonte."
"Cfare?? Ju flini bashke??"
"Asgje me shume."-ngrita duart si per te thene qe jam e paster.
"Nga futet ne shtepi qe une dhe Cate nuk e kemi vene re?"
Drejtoj gishtin nga ballkonin dhe ajo me sheh e habitur.
"Cdo nate?"
"Cdo nate."-pohova.
"Prandaj dera jote eshte e mbyllur cdo mengjes."
"Epo...po."-thashe e vene ne siklet.
"Beth, s'di cfare te te them."
"Te lutem mos I thuaj njeriu.As Cate...E gjithe kjo do mbaroj shume shpejt.E kam te sigurt,por ai me cmend ndonjehere."
"Ki kujdes nga ai. Nuk kam degjuar shume fjale te mira verdalle."
"Jo, Abby.Ju te gjithe keni mendim te gabuar. Ai eshte shume I embel, preket shpejt,eshte shume I dashur.Pavaresisht se ndonjehere sillet si idiot,budalla,tekanjoz,kokmushke,por eshte njeri I mire."
"Hm...dikush paska rene brenda me duket."
"Nuk eshte e vertet."-u turperova.Mora arushin qe me kishte dhuruar Harry dhe ia hedh ne fytyre.
"Arush I bukur. Mund ta marr per dhomen time?"
"Jo, e kam dhurate."-u cova dhe ia mora nga dora.
"S'po te pyes se kush ta ka dhene."-hap deren dhe qesh. "Naten Beth dhe te lutem ki kujdes me te."
Cohem,vesh rrobat e gjumit dhe hidhem ne krevat me arushin.Kam pershtypjen qe do jete nje nate e gjate.

Trust no one (Harry Styles)\\ShqipDonde viven las historias. Descúbrelo ahora