*Trust no one*30.
"Zgjohu!!! Elizabeth Williams!" Nje ze familiar bertet siper kokes sime. Nuk i hap dot syte. Ndjej qe krevati po tundet. Cfare dreqin po ndodh?
Hap syte, Abby po hidhet ne krevat dhe therret emrin tim.
"Me ne fund, nxito se duhet te zbresim poshte. Do vizitojme Parisin." Tha entuziaste. Edhe une jam e lumtur qe do vizitojme Parisin,por tani qe di se Harry eshte ketu nuk dua te dal nga dhoma. "Cohu gjumashe! Duhet te jemi poshte per gjysem ore."
"Perse nuk me zgjove me pare?" E pyeta pasi u ngrita nga krevati per te shkuar ne banjo per te bere nje dush te shpejt.
"Ti ke gjume shume te rende. Lia eshte poshte duke ngrene."
Mbylla deren e banjos dhe bera nje dush te shpejte, mora nga dollapi nje kemishe blu te erret qe nga brenda ishte e kuqe, nje pale pantallona blu dhe konversa e kuqe. Nuk besoj se do kem mundesi ti vesh fustanet qe mora me vete. Thava floket shpejt e shpejt dhe dola jashte. Abby kishte zbritur poshte,pasi dhoma ishte bosh.Eca vetem ne korridorin bosh,derisa arrita tek shkallet. Po shikoja per ndonje fytyre te njohur qe nga lart,por nuk po gjeja askend.Dera ne fund te korridorit u hap dhe dikush doli jashte.
Harry.
Kishte veshur pantallonat e tij te zakonshme te zeza, dhe nje bluze gri.Asnje nga ne nuk po e prishte kontaktin me sy. Ndihem keq perbrenda dhe...bosh. Pse s'mund ta shijojme bashke Parisin, qytetin e te dashuruave?
Ajo qe me ben pershtypje eshte se syte e tij e kane humbur ate shkelqimin qe kishin, jam kthyer ne gri. Nuk e di cfare te mendoj tani, por ajo qe me vjen me shume inat eshte fakti qe une s'mund t'i heq dot syte nga ai.Jam e pafuqishme kur jam perballe tij.
"Beth." Degjoj dike qe me therret. Cody qendronte ne fund te shkalleve, me ate buzeqeshjen qe nuk ikte nga fytyra e tij. Harry po drejtohej nga une. Zemra po me rrihte fort.Nuk e kisha kuptuar qe gjithe keto minuta nuk kisha marr fryme fare. Beth, mos u bej budallaqe, ai nuk do te flasi. Gjerat nuk jane me njesoj. Hiq dore.
"Cody." Nje buzeqeshje u shfaq ne fytyren time, pa e ditur pse. Fillova te zbres shkallet duke e lene Harry-n ne koridor,vetem.
"Deshrion te hash dicka? Kemi edhe dhjete minuta kohe para se te niset autobusi." Cody thote pasi pa oren ne dore.
"Jo,nuk kam uri. Eja dalim jashte."
Dalim te dy jashte hotelit ku ishin pjesa me e madhe e shkolles sone. Abby dhe Sasha ishin aty.
Nuk kaloi shume kohe dhe u mblodhem te gjithe perpara tre autobuseve.
"Ku eshte Ashley?" Pyeta pasi nuk po ma zinin syte asgjekundi. Ai tha qe do rrinte me ne. Dy duar me prekin tek shpatullat, duke me bere te hidhem nga frika. Cody filloi duke qeshur me reagimin tim.
"Te tremba?" Ashley pyeti pas meje. I qellova lehte ne krahe,kurse ai qeshi.
U ulem afer njeri-tjetrit ne autobus.Ndalesa e pare ishte Katedralja e Notre Damit. E kisha lexuar librin e Viktor Hygo per Kuazimodon qekur isha katermbedhjete vjec. U futem brenda, profesori po na fliste mbi historine,por askush nuk po i kushtonte vemendje. Une po kenaqesha me Cody-n,Ashley,Sashen dhe Abby-n. Beme shume foto bashke. Pas Katedrales vizituam muzeun, operan, disa ndertesa historike per te cilat askush nuk ishte i interesuar, por profesori kembenguli qe do na duheshin si njohuri.
Dhe pasi mbaruam me te gjitha, Kulla Eifel ishte e fundit. Jashte nuk bente shume vape,por ishte ngrohte. Jam e lumtur qe jam ketu ne Paris. Me duket sikur ky qytet do ndikoj ne jeten time kur te kthehem ne Londer. Do mundohem me te gjitha forcat qe ta harroj ate, pavaresisht se cdo qelize e imja eshte e dashuruar me te marresisht. Duket e pamundur,por nese nuk mendoj per te, do ia arrij.
Kulla Eifel ishte e magjishme, e mrekullueshme. Jo, asnje nga keto fjalet nuk e pershkruan dot.
Isha pa fjale kur u ngjitem lart. Mund te shikoja te gjithe Parisin. Njerezit dukeshin shume te vegjel nga ketu lart. O zot, cfare mendje femije kam. Pash rreth e rrotull dhe s'me besoj qe isha ketu. Papritur syte me zune Ashley qe mezi merrte fryme.
"Ashley, cfare ke?" E pyeta e shqetesuar. Ai me perqafoi fort. S'po kuptoja asgje. Ashley nuk me kishte perqafuar kurre me pare. Ai eshte shume i turpshem kur flet me nje vajze.
"Kam frike nga lartesite." Murmeriti me ngadale. Oh, tani e kuptoj.E perqafova une kete here dhe i kapa doren.
"Eja, rri me mua." I them dhe ai rri pas meje duke me shtrenguar doren. Doja ta pyesja perse nuk qendroi poshte ne autobus,por nuk dua ta bej me nervoz nga c'eshte. Abby me kerkoi telefonin qe te bente disa foto,pas telefoni i saj s'kishte bateri. Kjo dite po shkonte shume me mire nga c'e kisha menduar. Ashley bente komente per cdo gje, kishte shume frike. Duket si nje femije i vogel me ate fytyren e ndrojtur, te zhytur mes flokeve te mi, sa here qe une afrohesha per te pare poshte. Cody bente shaka te vogla me friken e Ashley,por ai nuk ofendohej. Madje qeshte me ne. Ku dreqin kane qene keta djeme me pare?
Kur zbritem poshte, Ashley me perqafoi serisht dhe me falenderoj qe e kisha ndihmuar.Une vertet shpresoj qe ata te mos rrine me mua per interes, por nese do te rrinin per interes a nuk do te vinin ata me pare dhe jo tani ne fund te shkolles? Beth, nuk jane te gjithe njesoj. Ata jane vertet shoket e tu.
Kontrollova oren, ishte tre e mbasdites. Ok, une po vdes per te ngrene. Kam gjithe diten me nje limonade qe ma bleu Cody para se te hynim ne muze. Do semurem nese nuk ha tani. Per fatin tim te mire, profesori na tha se do te shkonim per te ngrene disa ushqime franceze.
Restoranti quhej Epicure dhe te terhiqte vemendjen nga jashte. U ulem sipas deshires, une u ula me ne nje tavoline te madhe rrumbullake me Abby-n, Sashen, Cody dhe Ashley. Lia kishte shkuar me shoqet e saj. Tani qe po kujtohem, nuk ma ka zene syri Jessica-n. Te lutem me thoni qe nuk ka ardhur. Do me benit njeriun me te lumtur ne univers.
"Abby?" I kapa doren dhe u ulem ne tavoline.
"Beth cfare ke?" Pyeti, konfuze.
"Ku eshte Jessica?"
Nervat filluan te rriteshin brenda meje sapo i permenda emrin.
"Oh, prinderit e saj e moren vesh per sherrin dhe e derguan ate ne nje kolegj."
Nuk mund ta fshihja buzeqeshjen ne fytyre, teper te dukshme. U bashkuam mee te tjereve, profesori na keshilloi te porosisnim nje supe tradicionale franceze,qe une nuk ia kam idene me cfare behet, por ai kembnguli dhe sipas tij nuk do ngeleshim te zhgenjyer. Duke qene se une nuk dija cfare te porosisja tjeter dhe gjithe te tjeret porositen kete supen e famshme franceze, edhe une porosita nje pjate. Per te pire morem pije jo alkoolike,pasi ishte e ndaluar. Gjithsesi une nuk mendoja te pija vere apo dicka tjeter, por sigurisht qe nuk do ta pija kete lengun e portokallit. Me sa duket eshte bere nje gabim,pasi une kerkova pije me gaz.
Nje nga kamarieret qe punonte aty, kaloi afer meje dhe une ia bera me dore per ta bere te kuptoj qe kam nevoje per dicka. Ai u afrua, i lexova emrin te shkruar tek kemisha, Bevis. E cuditshme pasi ky emer eshte anglez,por une sigurisht qe s'kisha ndermend ta pyesja.
"Cfare mund te bej per ty,bukuroshe?" Bevis pyeti, duke me kapur mua ne befasi.Ai mund te fliste anglisht shume mire. Cody beri disa tingujt te bezdisshem, Abby po buzeqeshte me Sashen, kurse Ashley po luan me telefon pa na kushtuar vemendje.
"Um..une..." Pse po me merrej goja? Oh, ji e sinqerte Beth, Bevis eshte shume i pashem, krahet e tij me tatuazhe me lane me goje hapur,por njekohesisht me terhoqen. Qekur ke filluar te terhiqesh pas djemve plot me tatuazhe? Dreq, Harry ka ndikuar tek une dhe me ka ndryshuar plotesisht.
"Eshte bere nje gabim me pijen time, une doja nje pije me gaz." I them duke e pare ne sy, qe i shkelqej ne ate fytyren qe ka gjate gjithe kohes nje smirk.
Smirk.
Harry kishte pothuajse gjate gjithe kohes nje smirk. Mos Beth.
"Kerkoj ndjese, tani do te sjell ate qe deshironi." Bevis thote dhe iken. Cody fillon me imiton mua kur me merrej goja para tij.
"Cody mjaft!" E qortoj per te disaten here dhe ai kerkon falje, por e pranoj qe ishte per te qeshur.
"Beth," Ashley heq vemendjen nga telefoni e me sheh mua. "Une kujtoja qe ti po dilje me Harry-n."
Zemra me ndaloi per nje cast kur Ashley permendi emrin e tij.Deri tani askush nga shoket e mi nuk e kishte permendur ate dhe per kete me behej qejfi.
"Une...ne...eshte e komplikuar." Arrita te them. Perse dreq nuk i thosha dot qe ne u ndame? Qe gjithcka mes nesh mbaroi?
"Oh, tani e kuptoj." Ashley thote.
"Cfare kupton?" E pyeta,pa asnje ide se cfare mund te thote.
"Dje naten Harry therriste emrin tende, thoshte qe i vinte keq dhe te donte."
Te thuash qe isha e tronditur, e trullosur, konfuze, ishte pak. Ca ndjenja me pushtuan te gjithe stomakun,por fale zotit Bevis u shfaq ne kohe per te sjelle pijen dhe pjatat tona.
"Duket e shijshme." Sasha komenton me syte nga pjata e saj. E pranoj qe duket e mire, por pas asaj qe me tha Ashley nuk kam uri. Nese ai me do,atehere perse me tha gjithe ato gjera te shemtuara?
Fillova dhe une duke ngrene si te tjeret, por teksa haja kisha nje ndenje qe me trazonte stomakun. Supa ishte e mire,por pastaj me linte nje shije te keqe ne stomak. Nuk e mbarova te gjithen. Rreth ores kater e gjysem dolem nga restoranti,por mua po me vinte per te vjelle.
"Sasha, me cfare ishte e bere ajo supa?" E pyeta meqe ishte me afer meje.
"Me sa di, ishte me limon,karrota, qepe dhe disa perberes te tjere qe nuk i njoh. Perse pyet?"
Qepe?
Oh, dreq une jam alergjike ndaj qepeve.
"Me duhet te shkoj ne banjo. Ju vazhdoni para." I them dhe nxitoj per nga dera e banjove te vajzave. E di shume mire cfare me ndodh kur ha qepe. Si dreqin nuk pyeta cfare ka brenda supa?
Me dhimbte stomaku nga te vjellurat ne banjo. Ta shpif, e di.
Shplava fytyren me uje te ngrohte dhe dola jashte,kur perplasem me dike.
"Me fal." Peshperita duke levizur pak.
"S'ka problem." Mu pergjig. E njoh kete ze. E njoh kete parfum. Dhe definitivisht i njoh keta sy jeshil.
Pa thene asnje fjale drejtohem nga dera.Ndjej hapa pas meje,por e kuptoj qe edhe ai duhet te dal jashte tek te tjeret.
KAMU SEDANG MEMBACA
Trust no one (Harry Styles)\\Shqip
Fiksi PenggemarAjo eshte nje princesh.Nje dite ajo do te drejtoj Angline,edhe pse nuk e do kete. Ai eshte nje badboy qe do vetem te argetohet. Elizabeth Williams&Harry Styles Dy bote te ndryshme.... Nje histori e bukur dashurie..