*Trust no one*39.
Harry's P.O.V
Duhet te martohem me John.
Duhet te martohem me John.
Duhet te martohem me John.
Duh-
"Harry?"
Nje dore e madhe me preku ne shpatulle dhe me tundi lehte. E largova menjehere duke vazhduar me mendimet e mia se si dreqin arritem deri ketu.Duhet te martohem me John.
Pese fjale. Pese fjalet per te cilat do jepja gjithcka qe te mos i degjova kurre.
"Harold!" Louis ngriti zerin kete here. Nxorra koken nga jastiku, ai qendronte i veshur me nje bluze te kuqe dhe pantallona te zeza. Pasi Louis e kupton qe une s'kam ndermend te them asnje fjale ai flet. "Darka eshte gati."
"Nuk kam uri. Dhe me bej nje nder, dil jasht." Mbeshtes koken ne jastik serisht dhe mbyll syte me shpresen se do me zere gjumi serisht qe t'i harroj te gjitha ato qe kane ndodhur.
"Liam,Zayn dhe Niall po vine ketu. Ka kaluar kohe qekur nuk kemi qene bashke."
"Louis, ti e di mire se si jam une tani. Me ler vetem."
"He pra Harold, nuk mund te vazhdosh keshtu gjate gjithe jetes."Hapa dhe zhurme degjohet gjithnje e me shume nga jashte. Djemte kane ardhur. Sic e mendoja, sekondin tjeter dera u hap dhe te tre u futen brenda duke shtyre njeri-tjetrin se kush do te futej i pari. Sado keq qe isha veprimet e tyre me benin per te qeshur.
"Ai po qesh me ne fund. Yay!" Louis bertiti i lumtur.
"Pra, pica dhe playstation?" Niall pyeti duke rregulluar bluzen e tij blu. Nuk cuditem qe ai serisht ka veshur nje nga bluzat e tij blu. Ai ka gjithmone per qellim te nxjerr ne pah syte blu. Eshte pak e ngjashme me syte e Beth, por sigurisht qe une preferoj syte e saj perpara shokut tim. Me ka marr malli kaq shume per te, edhe pse kane kaluar tre dite. Une ende nuk arrij ta kuptoj cfare ndodhi pasi ajo me tha se do te martohej me John. Mbeta i ngrire per shume kohe. Mu duket si shekuj. S'mund te thoja asgje, vecse te vazhdoja te shihja faqet e saj qe lageshin nga lotet e saj. Dhe ajo u largua brenda kur kuptoi se une nuk po thoja asgje. Une telefonova Louis dhe ai erdhi me mori. Diten e pare piva me shume se cdo here tjeter dhe Lou me lejoi. Ai tha qe ishte mire qe une te harroja gjithcka per disa ore. Por u ndershkova ore e mevonshme me nje dhimbje koke te tmerrshme. Diten e dyte ndenja i shtrire ne dhome, i mbyllur gjate gjithes pa bere asgje. Louis kembengulte te dilnim, por une s'mund te beja asgje. Gjithe keto kohe jam perpjekur te kuptoj se si dreqin perfunduam ketu. Ne ishim ne Cardiff, me mire se kurre, vetem, ne krevatin tone dhe krejt papritur u gjendem ne Londer dhe ajo me thote qe duhet te martohem me John. Dita e trete ishte e njejta si dita e dyte. Une as qe e mbaj mend se kur ishte hera e fundit qe hengra. Thjesht dua qe Beth te jete ketu e te me thote qe eshte nje enderr e keqe. Dua qe kur t'i hap syte ne te jemi serisht ne krevat dhe Beth te jete mes kraheve te mi duke fletur si nje engjell."Toka therret Harry-n." Zayn kalon nje dore para syve te mi dhe une kuptoj qe nuk jam vetem ne dhome. Syte e shokeve te mi me shohin sikur te jem ndonje perbindesh i zgjuar nga gjumi. Epo, nuk jam me pamjen time me te mire, i kuptoj nese ndonjeri po mendon kete gje. "Cohu, jam i sigurt qe do fitoj edhe kete here." Ai thote i emocionuar, me nje buzeqeshje te madhe.
"Ik pirdhu Zayn!"
"Fjalorin!" Liam me qorton pa kaluar asnje sekond. Zot, ai eshte kaq i mire!
"E kam seriozisht. Dilni jashte. Nuk dua te bej asgje." Toni i zerit tim eshte gjithe seriozitet. U shtriva serisht, duke i injoruar ata te katert, dhe mbylla syte. Per cudi dhoma ishte shume qetesi. Ata kurre nuk jane kaq te qete. Hapa syte ngadale, Zayn dhe Louis ishin siper kokes sime, kurse Niall dhe Liam tek kembet e mia. Po planifikojne te me vrasin?
"Mire pra Harold, kur eshte shume, eshte shume." Louis thote, serioz. Cfare? Nuk mu dha mundesia per te thene asgje, pasi te katert me moren ne krahe; Liam dhe Niall me mbanin kembet, kurse Louis me Zayn duart.
"Ju betohem, nese nuk me zbrisni poshte ne kete moment-"
"Mbylle ate dreq goje Harry!" Liam thote. Cfare?? Ku dreqin shkoi i sjellshmi dhe i adhurueshmi Liam James Payne?!
"Ne do te nxjerrim ty nga kjo dhome me cdo kusht." Niall shton. Ata me nxorren nga dhoma ku kam qendruar pothuajse cdo sekond te ketyre tre diteve. Une nuk protestova me, dhe i lashe keta idiote te me conin atje ku donin.
ESTÁS LEYENDO
Trust no one (Harry Styles)\\Shqip
FanficAjo eshte nje princesh.Nje dite ajo do te drejtoj Angline,edhe pse nuk e do kete. Ai eshte nje badboy qe do vetem te argetohet. Elizabeth Williams&Harry Styles Dy bote te ndryshme.... Nje histori e bukur dashurie..