*Trust no one*
31.
HARRY'S POV
"Harry pse e genjeve Beth?" Zayn pyeti duke me ndjekur nga pas ne dhome.Vertet qe nuk doja te flisja me askend tani,por ai do kembngulte tere kohes dhe nuk doja ta duroja. Ashley nuk ishte ne dhome.
"Nuk e di. Nuk mendova kur po veproja.Une thjesht doja te kaloja pak kohe me te. Vetem. Dhe larg atij trapit Cody, si dreqin quhet ai." Zeri im ishte shume i ashper, sidomos pasi disa momente te Cody-t dhe Beth u shfaqen ne mendjen time. U hodha ne krevat dhe futa koken poshte jastikut. Me mire te kisha qendruar ne shtepi me Gemmen. Ky udhetim po ma shpif. Dua kaq shume ta perqafoj, ta puth ate, sa kurre nuk kam dashur dicka ne jeten time. Perpara saj une nuk doja asgje ne jeten time. Nuk me interesonte asgje pervec vetes.
"Ajo te mungon shume apo jo?" Zayn foli nga divani,me krahet e kryqezuar ne kraharorin e tij duke pare nga muri.
"Jo, e ke gabim." Mohova ate qe ishte teper e dukshme sa here qe e shihja neper korridoret e hotelit.
Dhe tani me ate modelin e ri te flokeve eshte bere edhe me e bukur. Ma ben me qelli, e di. Nuk mund ti rezistoj dot sa here qe e shoh.
"Dje te degjuar duke thirrur emrin e saj ne gjume." Nga zeri, Zayn dukej sikur po zbavitej me mua. Epo, nuk besoj se ai i ka provuar keto gjera qe kam provuar une me Beth. Ai thjesht u vjen rrotull disa vajzave,por duket sikur s'ka asgje konkrete me asnjeren prej tyre. Nuk i ve faj, asnje nga ato nuk eshte si Beth. E embel, e ashper, e pafajshme ne te njejten kohe. Dhe kjo sjellje e saj me terheq akoma me shume. Nese do ishte nje vajze tjeter, do e kisha braktisur sapo te kisha shkuar ne shtrat me te, por me Beth eshte ndryshe. Une nuk lodhem me te, mund te rri gjithe dite duke e puthur dhe perseri kerkoj akoma me shume nga ajo. Sa here qe e puth eshte njesoj si heren e pare. Cfare ka ndodhur me ty Harold, nje ze brenda kokes sime pyeti.
Une nuk mund ta shpjegoj dot me fjale. Eshte dicka qe e di shume mire se cfare eshte, por thjesht nuk gjej dot nje fjale qe ta pershkruaj.Eshte shume e cuditshme. Nuk e dija qe ekzistonin gjera te tilla.
"Dhe cfare po thoja?" Ngrita koken nga jastiku dhe pashe nga syte kaf te shokut tim. Ai kishte nje smirk ne fytyre.
"Oh, cfare tjeter do thoje, pervecse, 'Oh Beth, une do jem me i shpejt tani'." Zayn u perpoq te imitonte zerin tim duke qeshur. E ndjeva qe u skuqa i gjithe ne fytyre.
"Trap!" I hodha nje jastik ne stomak,por ai filloi duke qeshur me shume. Kushedi sa qesharak jam dukur naten. S'me besohet qe i kam thene ato fjale. Nuk eshte se une dhe Beth benim cdo nate. Nuk doja qe ajo te mendonte se une po e perdorja,pasi une sigurisht qe nuk po e perdorja dhe ajo e dinte mire kete. "Zayn boll!" E qortova serisht. Ai nuk po qeshte dhe aq shume tani.
"Mire,mire... Po thoje qe e doje, qe i kerkoje falje, qe te mungon,blah,blah,blah." Levizi duart ne ajer dhe ndenji ne qetesi per disa minuta. E di qe i kam thene vertet keto fjale. Kto dite vetem per te kam enderruar.
"Ajo te do ty,Styles." Zayn foli serisht. Mendova se e kishte zene gjumi,pasi ai fle kudo.
"Huh," Psheretiva. "Me donte. Tani jo me."
"Jo, e kam seriozisht. Po e veshtroja sesi te shikonte. Syte e saj shkelqejne sa here te sheh ty."
"Zayn, te dy e dime qe ti po genjen." I thashe ne nje menyre ironike.
"Jo kete here, shoku. Cfare bere qe e detyroi ate te largohej?" Ai pyeti.
"Cfare te ben te mendosh se une bera dicka?" Pyeta pak i acaruar. Jam i lodhur nga gjithe keta njerez qe ma vene fajin mua per gjithcka. Ne fillim Louis, Gemma dhe tani Zayn. Une thjesht dua me te mire per te, dhe e di se ajo eshte me mire pa mua. Ajo e ka gjetur dike per te me zevendsuar,tashme. Duhet te flas me ate Cody-n. Ne qofte se ai ben edhe gjene me te vogel per ta lenduar Beth, do e vras me duart e mia. Nuk me intereson nese do kaloj gjithe jeten time pas hekurave.
"Nuk besoj se Beth ka bere ndonje gje te keqe. Ajo eshte shume e embel-"
"Ajo eshte e imja." E nderpreva me ze te lart. Zayn qeshi lehte.
"Ishte Styles,por mos u shqeteso, une nuk kam asnje qellim ndaj saj." Ai ishte serioz dhe e dija qe Zayn nuk do i afroheshe kurre Beth.
"Nuk ka rendesi se cfare ndodh, Beth do jete gjithmone e imja." Vendosa koken serisht ne krevat duke pare tavanin.
"Shko dhe thuaja atij Cody kete." Ai kishte nje smirk ne fytyre.
"Zayn nuk po ndihmon!" I them me zerin e ngritur serisht. Gjaku me ziente nga ideja se ajo mund te puthte dike tjeter qe nuk isha une, lere te bente dicka tjeter. As qe dua ta mendoj cfare mund te bej.
"Do ma thuash cfare bere?" Zayn u kthye serisht bisedes. U ngrita, kryqezova kembet dhe mbeshteta koken pas kokes se krevatit. Syte karamel te Zayn ishin mbi mua.
"Une dhe Beth ishim shume mire me njeri-tjetrin. Kishim ato problem qe kane te gjitha ciftet,por gjithmone e gjenim rrugen per tu kthyer bashke. Une isha ai qe shkaktoja probleme, e pranoj. Shqetesohesha kur ajo dilte vetem me Abby-n pasi e dija qe te gjithe syte e djemve ishim mbi te kur ajo kalonte-"
"Xheloz." Zayn peshperiti me nje smirk ne buzet e tij. I hodha nje shikim te keq dhe vazhdova.
"E shikoja qe ajo s'kishte miq, nuk rrinte me askend pervec meje dhe Abby-t. Asaj i nevojiteshin shoqe. Cdo vajze ka nevoje per shoqe qe te flasin thashetheme,apo te bejne budalliqe qe bejne vajzat. Beth rrinte gjate gjithe kohes me mua. Me askend tjeter. Per me teper ajo prishi dhe marredhenien qe kishte me babain e saj. E shihja shume te shqetesuar, dhe nje dite e degjova duke folur ne telefon per punen e disa kartave. Babai i saj i kishte bllokuar kartat e kreditit prej meje. Ai donte qe ajo te kthehej ne shtepi dhe Beth nuk me tregonte asgje qe ndodhte me babain e saj. Te gjithe me thonin qe ajo eshte shume e mire per mua, qe nuk e meritoj dhe e lashe te ikte. I thashe disa gjera te shemtuara per te cilat jam penduar shume-"
"Cfare gjerash?" Zayn pyeti duke me pare gjithe vemendje. U mbusha me fryme pasi kisha folur shume,por asnjehere nuk lodhesha kur flisja per Beth. Me kujtohet ajo qe ndodhi ne tarracen e shkolles sikur te kishte ndodhur dje.
"Qe e kam tradhetuar, qe ishte kalimtare per mua, qe nuk e dua." Shfryva gjithe inat. E urrej veten time kur veproj pa menduar. Zayn u ngrit nga divani dhe u shtri ne fund te krevatit ku ndodhesha une, me syte nga tavani.
"Harold, ti mund te kesh qendruar kater muaj me te njejten vajze, ndryshe nga une, por ti je totalisht nje idiot dhe nuk e meriton ate."
Kater muaj?
Vertet kaq shume kemi ndenjur bashke? Koha kalon shume shpejt,por duhet ta pranoj qe kane qene muajt me te bukur te te gjithe jetes sime. E mbaj mend kur e shihja te ecte neper korridore per tek dollapi i saj. Kaq e pafajshme. Sado qe perpiqej te mos binte ne sy, te gjithe djemte e shikonin dhe e donin. Qe atehere acarohesha, edhe pse nuk i kisha folur asnjehere dhe ajo nuk me njihte. Askush nuk do ta doje ate me shume sesa une. Kurre.
"Zayn jo dhe ti tani. e di qe ajo eshte shume e mire per mua. Pikerisht per kete e lashe te ikte nga une, qe te gjej dike me te mire sesa une."
Zayn u ngrit serisht dhe tani ishte perballe meje.
"Me ler ta kuptoj tamam, ti e le ate te iki sepse ajo eshte me e mire se ty dhe ti nuk je ai qe meriton ajo?" Ai thote, duke tingelluar si nje pyetje per mua. Une tund koken 'po'. "Ti je totalisht nje idiot."
"Sapo ma the kete gje."
"Dhe do ta them serisht." Ai ma kthen menjehere. "Pse i le te tjeret te vendosin ke meriton ti? Beth te do ty, nga gjithe ata princat pasanik te zgjodhi ty,sepse te do. Mos u bej budallai qe degjon te tjeret. Nuk po them qe je i duhuri per te, apo qe ti e meriton ate, por ti mund te perpiqesh apo jo? Jam i sigurt qe do beje gjithcka per Beth. Ajo te ka ndryshuar kaq shume,saqe as ti vete nuk e ke kuptuar. Ti duhet te ndryshosh, te behesh ai qe do Beth."
Fjalet e Zayn me kapen ne befasi. Ai kurre nuk flet keshtu, madje eshte shume i turpshem kur bie fjala tek dashuria. Preferon me mire te vije verdalle,por te mos marri asgje seriozisht.
"Cfare dreqin ke pire?" E pyes me nje smirk ne fytyre. Zayn ma kthen. Perpara se ai te flas, dera hapet dhe Ashley futet brenda.
"Hey, fale zotit pushoi. Ku do shkojme neser?" Ashley pyeti duke kaluar doren neper floket e zinj.
"Une preferoj te qendroj ne dhome." I pergjigjem serioz. Te dy shoket e mi me hedhin nje shikim te keq. "Cfare?" Pyeta si i pafajshem.
"S'mund ta kesh seriozisht. Eshte dita e fundit ne Paris,nuk mund te rrish ne dhome." Zayn thote.
"Cody dhe vajzat po mendonin te shkonin ne Disneyland." Ashley flet serisht pasi u ul ne divan. Inati me pushtoi kur permendi emrin e Cody-t. Pse dreqin duhet te ishte dhe ai ketu? E pranoj qe eshte i lezetshem,por ai s'ka per ta prekur kurre Beth. Ajo eshte e imja. Ai duhet ta mesoj kete.
"Vajzat?" Zayn pyeti. Per cudi une nuk doja ta dija pergjigjen. Kisha nje parandjenje jo te mire.
"Sasha, Lia,Abby dhe Beth." Ai u pergjigj.
Zemra me rrahu for kur degjova emrin e saj.
"Ata jane ende duke diskutuar per neser. Por Beth ishte ajo qe kembngulte dhe Cody nuk ia prishi." Ashley shtoi.
Ata jen ende bashke?? Beth do te shkoj neser me Cody-n ne Disneyland??
Nuk e di cfare me merzit me shume. Fakti qe ata jane bashke ne keto caste qe une jam i mbyllur ne dhome apo qe neser do te kalojne gjithe diten bashke. Dhe ku? Ne Disneyland.
Syte kaf te Zayn me shohin si per te me thene 'qetesohu, cdo gje do rregullohet'. Dhe une qe i jap nje shikim per te nenkuptuar 'ajo nuk me do, e kam humbur'.
YOU ARE READING
Trust no one (Harry Styles)\\Shqip
FanfictionAjo eshte nje princesh.Nje dite ajo do te drejtoj Angline,edhe pse nuk e do kete. Ai eshte nje badboy qe do vetem te argetohet. Elizabeth Williams&Harry Styles Dy bote te ndryshme.... Nje histori e bukur dashurie..