Kapitulli 3

1K 90 3
                                    

Hi! Doja te iu thoja se nese kjo histori nuk merr me shume vota dhe komente do ta fshij sepse eshte shume e gjate si histori dhe nuk mund te vazhdoje ta shkruaj nese shume pak prej jush e lexojn dhe votojne.

*Trust no one*

3.

***

Eshte mengjes,dite me diell dhe shume e ngrohte.Shkoj ne banjo per nje dush dhe kafshimi I tij serisht dukej.Vishem dhe zbres poshte.Gjej vetem Abby duke ngrene makarona.
"Miremengjes Beth."-me pershendet dhe me afron pjaten time."Si fjete?"
"Me mire mos me pyet. Ishte nata me e keqe qe kam kaluar.Cate nuk eshte ne shtepi?"-pyeta dhe futa nje luge me makarona ne goje.
"Jo,tha se kishte nje takim."
"Ah,dakort..Abby te te pyes per dicka?"
"Sigurisht."-ma ktheu."Mund te me pyesesh per gjithcka."
"Ke degjuar per ndonje djale me emrin Harry?"-e pyeta duke e shikuar ne sy.Nuk e di c'me gjeti,por meqenese Cate nuk ishte ne shtepi,vendosa ta pyes.
"Te gjithe e njohin..Eshte shume tip I mistershem dhe do qe gjithcka te jete ne kembet e tij..Te pakten keshtu kam degjuar."-me flet.Shikoj oren dhe ishim vone.
"Eja se jemi vone."-marr canten,vesh kepucet dhe dalim.Hipim ne makinen e Abby kete here dhe pas disa minutash mberrim ne shkolle.Fale zotit une dhe Abby ishim ne nje klase,keshtu qe Harry nuk do mund te me afrohej pot e me shihte.Hyme brenda ne klase dhe fillon mesimi I merzitshem. Ne fakt,une nuk kisha pse te shqetesohesha sepse ketu te gjithe me mbanin ne pellembe ted ores. Babai im ishte nder njerezit me te famshem te Anglise, ndersa une pas tij..Te tregohem e sinqerte,asgje qe kishte te bente me pallatin,ballot apo budalliqet e tjera,nuk me interesonin,prandaj shkoja shume rralle ne shtepi. Keshtu mund te kisha nje jete normale sit e gjithe..Edhe pse kjo ishte pak e veshtire.

***
Afrohem ne kuzhine dhe gjej Cate shume te menduar..Sot nuk me dukej aspak si zakonisht.
"Cfare ka ndodhur?"-e pyeta teksa I afrohesha divanit ku qe ulur.
"Kam nje problem.."-mu pergjigj e shqetesuar.
"Me ndonje djale?"-e pyeta serisht.Une dhe Cate flisnim per gjithcka, edhe per djemte.Pavaresisht se une nuk kisha fare eksperience..S'kam pasur dhe aq fat.Mire,nuk kam fare fat me djemte. Lidhja e vetme qe kam pasur ka qene kur isha 16 vjec dhe nuk zgjati me shume se dy dite.Dhe perse?! Sepse ai me tradhetonte me dike tjeter. E pashe vete tek e puthi..Qe atehere mora nje mesim dhe mendoj se eshte me mire te martohem me dike qe vjen nga familje si e imja.Ndoshta s'do ta dua vertet,por te pakten e di qe nuk do me tradhetoj kurre.
"Po...Beth une kam rene ne dashuri me te,por ai nuk duket keshtu."-me thote sikur ishte gati per te qare.E ngushelloj me nje perqafim,sepse s'mundem ti jap dot asnje keshille..S'jam e zonja per keto pune.
"I ke thene atij se cfare ndjen per te?"-I fola duke u perpjekur ta qetesoj.
"Po,por ai thote qe kjo nuk eshte dicka serioze..Nuk do te zgjas per shume kohe,sepse une nuk jam tipi I tij..Mendoj se ai ka gjetur dike tjeter tashme."-dhe sado qe perpiqet ti mbaj lotet,nuk mundet.Duket vertet e lenduar.Se kisha pare te qante keshtu per nje djale..Gjithmone kur ndahej,e merrte me te qeshur, dilte,nuk e vriste shume mendjen,por kesaj here duket ndryshe..Shume ndryshe.
"Me vjen vertet keq, Cate.Shpresoj qe gjerat te rregullohen."-I them me keqardhje.
"E imagjinon dot sikur ta shikoj neser me dike tjeter ne krahe? Do jete e tmerrshme..Ose imagjino sikur te jete nje nga shoqet e mia qe shkon pas tij.."-fillon ngre hipoteza te ndryshme,edhe pse e di qe skane per te ndodhur.
"Cate, mos fillo tani me fantazine tende.."
Fshin lotet dhe me shikon ne sy.
"Te betohem qe une do te vdes,nese ndodh.."
"Pse flet budadalliqe? Me ke mua ketu.Une kurre nuk do te ta beja ty dicka te tille."-e perqafoj serisht.
"Vertet? Sepse kete nuk do ta perballoja dot kurre.."-me thote dhe nje pike loti I bie ne fytyre.
"Ti e di qe mund te mbeshtetesh tek une per cdo gje. Do te beja gjithcka per ty. Dhe te premtoj qe asnje njeri nuk do te na ndaj ne.Jemi motra,e harrove?"-I thashe me nje buzeqeshje te lehte ne fytyre.
"Te dua shume Beth."-me thote me ze te ulet dhe me perqafon.
"Edhe une ty,Cate.Shume."
Degjojme deren tek perplaset dhe shkeputemi.
"Cfare ka ndodhur?"-pyeti Abby qe sapo u kthye nga kursi I gjermanishtes.
"Cate nuk ndihej dhe aq mire,por tani gjithcka eshte ne rregull."-u pergjigja une.
"Epo une kam dicka qe do tu ngrej humorin te dyjave.Do gatuaj nje pjate te mrekullueshme sonte.Do ta pelqeni."-thote e entuziasmuar dhe drejtohet nga kuzhina duke lene ushqimet qe kishte marre mbi tavoline.Une ndez televizorin dhe hedh syte te shikoj ndonje film..Abby vjen ne dhomen e ndenjes dhe duket pak e shqetesuar.
"Cfare ka?"-e pyes.
"Kam harruar serisht te marr buken."-thote si e deshperuar.
"Serisht?"-pyet Cate me nje fytyre te cuditur.
"Serisht.Si gjithmone.Beth mund te shkosh deri ne furren e bukes,te lutem?"-me pyet me shikimin nga une.
"Sigurisht."-u pergjigja pozitivisht.
"Jo,shkoj une."-foli nje second me vone Cate.
"Jo,s'ka problem. Ti c'lodhu dhe mos e vrit mendjen."-kembengula.
"Por ndoshta do me bej mire nje shetitje..."-vazhdoi serisht. Qekur paska kaq qejf te shkoka ne furren e bukes?!
" Me mire jo..Fryn pak ere jashte, dhe ti nuk ndihesh mire.Kthehem shpejt."-vesha xhaketen dhe dola jashte. Shikoj qe ne xhepin e xhaketes kisha kufjet e telefonit. Epo mendoj se do me bej mire nje shetitje,prandaj nuk po shkoj ne furren e zakonshme. Do eci pak ne kembe dhe do e marr diku tjeter.
Eci per 20 minuta ne kembe ngadale,hy ne nje furre buke ku nuk kisha qene me pare,kur me telefonon Cate.
"Hey Cate.."-e pershendes.
"Ku dreqin je?"-me bertet.
"Cfare ke? Jam rruges,u vonova se kishte radhe."-e genjeva,sepse nuk kisha nerva ti jepja shpjegime te tjera.
"Me fal,por me bere merak."-ndryshon tonin e zerit dhe duket me e qete.
"Mund te te ndihmoj me ndonjegje,zonjushe?"-me flet nje ze mbrapa meje.Kthehem ngadale dhe rrahjet e zemres filloj te shpejtohen.Ishte ai! Cfare bente ketu? Mendoja se e kisha hequr qafe..
"Do te te telefonoj me vone."-mbylla telefonin,hoqa kufjet dhe po e shikoja ne sy..Mbylla syte,I hapa serisht,u perpoqa ta hiqja imazhin e tij nga mendja,por ai vazhdonte te ishte aty..Mos po shikoja enderr me sy hapur?
"Cfare ke,Beth? Nuk me njeh?"-filloi te me ngacmoi me fjale.Pse duhet te ndeshesha serisht me te? Eshte kaq I padurueshem,sidomos kur buzeqesh ne forme tallese.
"Cfare ben ti ketu?"-I flas keq.
"Une punoj ketu. Po ti? Ke ardhur te me takosh mua?"-qesh.
"Ne endrrat e tua."-ia kthej me te njejtin ton agresiv.
"Dukesh me nerva."-me flet,pa ia ven veshin tonit tim te zerit.
"Isha mire para se te hyja ketu."
"Di une nje menyre qe te ndiheshe me mire se me pare."-me thote dhe perpiqet te me afroj prane vetes. Kush dreqin mendon se eshte? Arrij ta largoj ne kohe dhe I shmangem duarve te tij.
"Deshiron ta provosh perseri ate dhimbje?"-I fola me ze te larte,kurse ai qeshi..
"Clirohu,nuk desha te bej asgje te keqe.Cfare do te marresh?"-kalon nga ana tjeter e tavolines se gjate ngjyre kafe,vendos duart mbi tavoline dhe me shikon ne sy,akoma me ate buzeqeshjen.
"Buke,mendoj..Apo ka ndonje gje tjeter ketu? Kam hyre ne nje furre buke apo jo?"-I flas gjithe ironi.Harry qeshi me ze. Ishte e cuditshme sesi edhe une qesha pas tij.
"Ja tek e ke."-me thote dhe ma jep te mbeshtjelle me nje qese letre me kafe se tavolina.
"Sa kushton?"-e pyes shpejt,qe te largohem sa me pare prej aty.
"Oh,per ty eshte falas."-me thote sjellshem. Si mund te ndryshonte kaq shpejt sjellje? Nuk e di,por kur e shikon ne fillim, nuk te krijon ate pershtypjen e nje djali qe merret me droge apo gjera te tilla. Po,eshte mendjemadh, mendon se bota rrotullet rreth kembeve te tij,mburravec, do te kete gjithcka,por ideja qe ai eshte nje kriminel nuk fiksohet dot ne mendjen time.
"Jo, me vjen keq. Do paguaj si gjithe te tjeret,ose nuk e marr."-kembengula serisht.
"Vertet do te paguash?"-pyeti serisht. Me duket se isha mjaft e qarte.
"Po. Isha e qarte me duket."-I pergjigjem pyetjes se tij idiote.
"Me nje puthje."-tha duke buzeqeshur.
"Je cmendur gje?"-ia ktheva keq.Me tmerronte ideja.
"Cfare ka te keqe?"-mu vu kunder.
"Harry s'dua te merrem me ty.Duhet te kthehem ne shtepi,prandaj me thuaj sa kushton."-I them e merzitur nga kjo sjellje e tij. S'pata kohe ta shihja,pasi levizi shume shpejt. Hipi mbi tavoline dhe me puthi shpejt ne faqe.Bej pak mbrapa,e shtangur duke mos e besuar cfare beri.
"Kush mendon se..."-nuk mundem ta mbaj fjaline,sepse fytyra e tij afrohet shume prane times dhe me humbin fjalet..Marr qesen nga tavolina dhe largohem.Sapo hap deren, me therret serisht.
"Shihemi, bukuroshe."-me shkeli syri.Ti nuk je mire, mendova me vete.Hap deren gjithe inat dhe ajo zilja e bezdisshme qe ndodhej varur lart beri perseri ate zhurmen acaruese..Kthehem ne shtepi per 5 minuta dhe mjaft e acaruar.Futem brenda dhe perplas deren.
"Dikush qenka kthyer me nerva.."-foli Abby qe me pa e para.
"Perse duhet te ekzistojne idiotet si ai??-thirra e inatosur.
"Cfare ndodhi?"-pyeti Cate qe sapo doli nga banja. S'mund ta merzisja edhe ate me problemet e mia tani.
"Asgje me rendesi.."-u shmanga.
"Ti po bertisje..Per ke idiot e kishe fjalen?"-me pyeti.S'mund t'ia hidhja asaj..
"Per..per L..Luke.."-genjeva.
"Oh, ai ka kohe qe te pelqen ty.Me ka treguar mua."-shtoi Abby nje second me vone. Luke?! Kush dreqin eshte Luke? A s'mund te gjeja nje emer tjeter? Qe e njihja te pakten.
"Ai duket djale I mire."-foli serisht Cate. Dhe kujt ia thote?! Mua,qe nuk e di se cfare fytyre ka.Mendoj se mjaft e kam ofenduar te gjorin.Ai edhe me pelqeka. Kjo po eshte e sikletshme.
"Eshte djale I mire dhe I lezetshem,por..."-nuk e mbylla dot fjaline..I lezetshem? Po une se kam pare asnjehere me pare..Perse e thashe nje gje te tille?
"Perse nuk del ndonjehere me te? Per te pire dicka? Deri me sot,nuk te kam pare kurre me nje djale."-tha Cate. Pse me ndodhin te gjitha te keqijat mua? Cfare te keqe kam bere?
"Po, do ta mendoj...Po dal jashte te bej nje telefonat.Nuk vonohem dhe ju lutem me vini dicka ne tavoline per te ngrene,sepse jam shume e uritur."-nxitoj te dal jashte dhe ulem tek nje stol qe gjendej aty..Mendoj per Harry-n..edhe pse nuk dua ta bej..Ende ndjej aromen e tij mbi mua..Parfumin terheqes.Vendos doren mbi faqen ku me puthi dhe para syve me shfaqet imazhi I tij..Vij ne vete dhe I le te me ikin keto mendime te cmendura.Futem brenda dhe bashkohem me te Cate dhe Abby ne kuzhine.

Trust no one (Harry Styles)\\ShqipDonde viven las historias. Descúbrelo ahora