*Trust no one*21.
***
Kane kaluar puthajse dy jave. Babai u kthye ne shtepi dhe si gjithmone u gezua kur me pa. Majde akoma me shume kur I thashe qe do te qendroj ne shtepi.
"Perse e more kete vendim,e dashur?"-beri nje pyetje qe e prisja.
"Shkolla eshte shume e lodhshme. Preferoj te studio ne nje vend te qete,larg zhurmave dhe problemeve.Pastaj dua te kaloj me shume kohe me ty."-dhashe pergjigjen qe kisha kohe qe e mendoja si do ta shprehja.Teksa po diskutonim, dikush I bie deres dhe na nderpret.
"Hyr."-thirri babai.Dera u hap ngadale dhe u shfaq John. Perse mua? Tani duhet te duroj edhe kete?? Cfare te keqe kam bere??
"Pershendetje z.Williams, Elizabeth."-na foli I buzeqeshur.
"Si je John?"-pyeti babai.
"Shume mire,faleminderit. Mora vesh qe u kthyet nga udhetimi dhe Elizabeth ka disa dite qe eshte kthyer ne shtepi,prandaj mendova tu bej nje vizite."
"Shume e sjellshme nga ana jote. Te me falni,por duhet te shkoj te pushoj. Jam pak I lodhur."-tha e u cua ngadale nga karrigia. I hodha nje shikim kercenues qe te mos ikte,por beri sikur nuk e kuptoi.Jam shume keq dhe nuk kam deshire te flas me askend per asgje.John u ul ne karrigen ku ishte babai im,perballe meje dhe nga pamja qe kishte ishte vertet I lumtur.
"Sa kohe do qendrosh ne pallat?"-pyeti me syte e ngulur mbi mua.
"Nuk e di."ngrita supet.
"Besoj se e ke marr vesh qe kemi nje ballo kete te shtune?"
"Po."-iu pergjigja. Nje ballo tjeter e merzitshme, desha te shtoj por nuk e bera.
"Do me pelqente po te ishe shoqeruesja ime,pasi kete here do te vine te dy prinderit e mi.Dua qe ti njohesh."
Dhe ne kete moment, John me bllokoi mua.Cfare ti thoja? Une po mendoja te shpikja dicka qe te mos vija,por tani....Psheretiva dhe buzeqesha lehte.Vazhduam te flisnim per gjera te ndryshme, dhe une perpiqesha ti evidentoja ndonjehere pyetjet e tij.Pas nje ore e percolla John deri tek dera dhe shkova drejt kuzhines e uritur.
"Hey Mara, ka ndonje gje per te ngrene?"-pyeta kuzhinieren tone.
"Dreka nuk eshte ende gati. Kush ishte ai bukuroshi?"-tha me nje buzeqeshje ne fytyre.
"John?"-them e cuditur,pasi ajo e njeh ate.Nderkohe u ula ne karrige dhe mora nje molle te kuqe ne dore.
"Jo,ai tjetri. Mos bej sikur nuk kupton."
"Por s'po te kuptoj."-ia ktheva.Kafshova mollen dhe u pertypa duke e vrare mendjen per cfare po fliste Mara.
"Nje djale me floke kacurrela..."
Molla me ngeci ne fyt e u ngrita nga karrigia.
"Cfare??"-thirra.
"E shikon qe e njeh.Ishte I bukur."-shtoi.
"Kishte gropa ne faqe?"-thashe nervoze.
"Po."-u pergjigj.
"I gjate?"
"Po."-pohoi.
"Duar te medha?"
"Nuk e pashe me aq detaje. Te kerkonte ty,por meqe ishe e zene me John,babai yt e ftoi per nje bisede ne bibloteke.Kane kohe qe jane atje."
"Po tallesh?"-ngrita zerin dhe ia mbatha vrapit drejt biblotekes.Trokita lehte dhe menjehere hapa deren.
"Baba..."-thirra me syte nga Harry.
"Cfare ka Elizabeth?"-mu drejtua.Ngela pa fjale.S'dija cfare ti thoja.S'e dija cfare budalliqesh I kishte treguar Harry.
"Dreka eshte gati."-I thashe.
"Ah, dakort atehere. Harry do te pelqente te qendroje me ne per dreke?"
E pashe e shtangur dhe nje inat po me grryente perbrenda. Perse??
"Patjeter. Do te ishte nje kenaqesi."
A nuk mund te thoje dot jo? Dhe te zhdukeshe pergjithmone nga jeta ime??
"Ejani atehere."na e beri me shenje nga dera qe ne te dilnim para.Hapa deren gjithe inat dhe u largova pak para.Ata ma arriten shpejt.Harry ecni paralel me mua,me shihte dhe buzeqeshte.~~~
Mund te them me plot gojen se ishte dreka me e keqe e jetes sime.Nuk dija si te sillesha, nuk e dija cfare I kishte Harry babait tim,nuk e dija sa qortime do te merrja nga babai im, nuk dija asgje.Isha totalisht e hutuar. Dhe si per te ma bere me te veshtire Harry dhe babai kishin nisur nje bisede te gjate.I largova mendimet e mia dhe u perpoqa te degjoj biseden e tyre qe te jepte pershtypjen se ishte shume interesante.
"Me pelqen shume shtepia juaj,zoti Williams."-tha Harry me syte neper te gjithe shtepine. "Nuk di shume gjera,por me behet qejfi qe kam mundesi ta shoh."
"Mund te qendrosh disa dite dhe ta shikosh nese do."-iu pergjigj babai si zemermire qe eshte. Une po shpertheja nga brenda. Sigurisht qe s'do ta lejoja ate te qendronte ketu per asnje arsye.
"Baba,-nderhyra. -Harry ka gjera per te bere. Mos e detyro."
"Jo,s'kam asgje per te bere.Jam I lire tere javen."-shtoi Harry duke me bere te dal keq para babait.
"E shikon Beth, -thote babai. -Ai mund te qendroj edhe per ballon qe kemi kete fundjave,meqe eshte shoku yt. Ti asnjehere nuk ke ftuar nje shoke ne ballo."
"Por baba..."-ngrita zerin e inatosur.
"Une s'kam asnje kundershtim."-foli Harry.
'Shume mire pra.-tha babai. -Po shkoi ti them Mares te bej gati nje dhome per ty." u ngrit nga tavolina dhe doli nga dhoma e ngrenies.
"A mund ta di se cfare dreqin te thote mendja?"-I bertita Harry-t qe e kisha perballe duke u ngritur ne kembe.
"Cfare bera?"-mu pergjigj si I pafajshem.
"Cfare pretendon te besh duke ardhur ne shtepine time? Ti e di shume mire qe nuk dua te te shoh me sy."
"Beth, duhet te flasim. S'duhet te kishe ikur ashtu nga shtepia."u ngrit ne kembe si une.
"Dhe cfare te beja?? Vihu pak ne poziten time, kam jetuar me vite prane dikujt qe me ka mashtruar dhe ka perfituar nga une."-them me syte e perlotur.Ende me dhimbte.
"Por nuk eshte faji yt."-tha me ton te zbutur.
"Sigurisht qe eshte faji im.Sepse u besoj njerezve verberisht. Per me teper ti u perpoqe te me thoje,por une nuk te besova. Shiko si perfundova tani."-vazhdoja te shfryja nje inat te brendshem qe e kisha grumbulluar gjithe keto jave.
"Beth, gjerat do te rregullohen."-u perpoq te me qetesonte.
"Jo, nuk do te rregullohen,sepse tani ne skene na shfaqesh ti dhe sillesh mire me babain tim.Cfare pretendon?? Cfare I the atij? Perse nuk zhdukesh nga jeta ime pergjithmone?"-bertita serisht e u ula ne karrige e inatosur.
"Dhoma eshte gati."-u degjua babai prapa kraheve te mi.Mora nje pamje te qete te fytyres dhe u ktheva nga ai. "Beth, shoqeroje Harry-n ne dhomen e miqve."
U cova nga karrigia e deshperuar qe s'e kundershtoja dot dhe te dy dolem jashte.U drejtuam nga shkallet e medha dhe pa thene asnje fjale u ngjitem lart.Ndalova para deres se dhomes dhe I thashe
"Kjo eshte dhoma jote."e u largova pa e pare fare apo te prisja sa te merrja nje pergjigje nga ai.U futa ne dhomen time.Mora nje liber te trash,u futa poshte rrobeve dhe vendosa te shkeputem per disa ore nga realiteti im I shpifur.Bota e librave eshte njemije here me e bukur.
ESTÁS LEYENDO
Trust no one (Harry Styles)\\Shqip
FanficAjo eshte nje princesh.Nje dite ajo do te drejtoj Angline,edhe pse nuk e do kete. Ai eshte nje badboy qe do vetem te argetohet. Elizabeth Williams&Harry Styles Dy bote te ndryshme.... Nje histori e bukur dashurie..