Kapitulli 35

629 61 26
                                    


*Trust no one*

35.

Harry's P.O.V

Cfare po ben Beth ketu? Perse e ka marr Gemma kur e di shume mire sesi jane gjerat midis nesh? Dhe perse ka pranuar Beth te vij? E di se sa kembngulse mund te jete motra ime kur i ve nje qellim vetes, por s'mendoja se do ta shihja Beth perseri ne apartamentin tone...tim.
Do duhet pak kohe qe te mesohem se ky eshte apartamenti im, jo i joni. Ajo nuk jeton me ketu.
"Cfare, do rrini keshtu dhe nuk do flisni?" Gemma na drejtohet te dyve qe nuk po benim asgje vecse te shihnim njeri-tjetrin ne sy, sikur te mos ishim pare prej kohesh.
"Um..." Beth murmeriti. "Gemma donte qe une te vija, por mund te iki nese ti nuk do qe une te jem ketu."
Cfare dreqin po thote ajo? E di shume mire qe une dua gjithmone ta shoh ate dhe perseri thote ketu budalliqe.
"Jo, mund te rrish." Fjalet tingellonin me mire ne mendjen time, sesa kur i thashe me ze te larte. Beth u drejtua nga kuzhina ku ishte dhe Gemma. Ndoshta s'duhet, por nuk dua te rri vetem sic kam ndenjur per kater ore.
"Si ishte Parisi?" Gemma pyeti. Mendova se mu drejtua mua,por sigurisht qe kjo nuk ishte e vertet. Ajo po pyeste Beth.
"Oh, ishte vendi me i bukur qe kam pare ndonjehere. Dhe kisha persona qe ma ben udhetimin akoma me te bukur." Beth u pergjigj pa u munduar te fshihte buzeqeshjen qe kishte ne fytyre. Une nuk bera asgje, vecse e pashe dhe e admiroja kur buzet e saj leviznin.
"Te pakten dikush paska kaluar nje udhetim te bukur." Gemma tha duke pare nga une. Beth pas saj. Une thjesht rrotullova syte dhe i injorova.
"Perse, kush pati udhetim jo te bukur ne Paris?"
"Vella im." Motra ime peshperiti qe une te mos e degjoja.
"Oh," Beth psheretiu dhe kaloi floket pas veshit. "Nese do mundesha do qendroja atje per me gjate."
"Perse nuk qendrove?"
Me sa duket, te dyja me kishin lene jashte bisedes sikur une te mos isha fare aty.
"Cody nuk do me linte kurre." Beth qeshi lehte. Gemma pa nga une, por i hoqi menjehere syte per te degjuar Beth. "U perpoqa njehere,por ai me mori ne krahe dhe me detyroi te kthehesha ne Londer."
Ajo po perpiqet te me acaroj? Nuk e kuptoj perse e permend ate trapin kur e di mire qe une nuk e duroj dot.
"Kush eshte Cody?" Motra ime qe do t'i di te gjitha pyet. Mendoj se eshte me mire nese une iki,para se te shperthej ketu. Sapo i kisha harruar imazhet e Cody-t dhe Beth nga dje, por jo. Dikush duhet te mi kujtonte patjeter. Dhe e urrej qe ky dikush eshte pikerisht Beth.
"Shoku im." Ajo pergjigjet me nje buzeqeshje te pafajshme.E urrej kur ajo buzeqeshje e saj eshte per dike tjeter. Tani une urrej gjithcka. " Ai dhe Harry jane shoke."
Po tallesh Beth? Une dhe ai nuk kemi per te qene kurre shoke neqoftese ju te dy jeni shoke. Si mund ta mendosh nje gje te tille?
"Pse kaq i heshtur Harold?" Gemma me pyet mua. Me ne fund e kuptuan qe jam edhe une ketu. I ndjej syte blu te Beth mbi mua. "Dje kishe shume per te thene."
"Cfare do te thuash?" E pyeta duke ferkuar qafen me njeren dore. Jane bere tre dite qe nuk i kam ndjere duart e Beth rreth qafes sime.
"Epo, dje gjate gjithe kohes po flisja per-"
"Po,po. Thjesht sot nuk kam shume per te folur." E nderpreva para se te mbaronte. E dija cfare do thoshte. Une dje i fola per Beth...jo shume...pothuajse gjithe mbasditen...derisa me zuri gjumi ne mesnate.
Nuk eshte faji im! Une nuk e kuptoj si iken koha kur flas per ate.
Gemma dhe une shkembejme shikime vrasese ndaj njeri-tjetrit, kur degjojme nje zhurme. Beth nxjerr telefonin e saj dhe ajo shikon ekranin disa sekonda.
"Cfare eshte?" S'mund te rrija pa pyetur.
"Asgje...uh..." Ajo po perpiqej te evidentonte syte e mi. Gemma i mori telefonin nga dora dhe po shikonte ekranin. Beth nuk i tha asgje dhe une ne mendjen time e falenderova motren time qe u tregua aq e zgjuar.
"Nuk ka problem. Ti mund te rrish ketu." Gemma i thote. Kush ia kishte derguar mesazhin?
"Jo, nuk dua te bezdis."
"Por nuk ke ku te rrish. Shoqja jote do kthehet neser."
"Cfare po flisni??" Pyeta me ze te larte, i lodhur qe te dyja po me lene jashte bisedes serisht.
"Asgje..." Beth murmeriti. Pashe nga motra ime duke i dhene nje shikim urdherues qe te me tregoj.
"Shoqja e saj i dergoi nje mesazh qe sot nuk do te kthehej ne shtepi dhe Beth nuk mund te qendroj ne shtepi..."
"Perse?" Iu drejtova Beth.
"Harrova celesin dhe Abby eshte me Jack. Por do e gjej nje zgjidhje.Nuk dua te bezdis."
"Jo, qendro ketu sonte." Zeri i Gemmes ishte shume entuziast si nje femije i vogel ne ditet e Krishlindjeve. Gjerat po shkojne ne nje rruge qe nuk e kisha menduar deri tani.
Gemma vazhdoi te kembengulte derisa Beth pranoj. Preferoj qe ajo te me injoroj, por te qendroj ketu me mua sesa diku tjeter. Ku mund te shkonte ajo neqoftese motra ime nuk do kembengulte?
"Eja gatuajme dicka." Gemma i kapi doren dhe te dyja filluan te flisnim per disa lloje embelsirash qe mua nuk me interesonin fare, por jam me se i lumtur qe ajo eshte ketu me mua...me motren time. Nuk mund t'i hiqja syte nga ajo. Vemendja e saj ishte e perqendruar tek motra ime dhe fjalet qe ajo thoshte. Ne keto kohe qe kam ndenjur me te e kam kuptuar qe ajo nuk e ka idene se sa shume terheq vemendjen e cdokujt rreth saj. Eshte kaq e pafajshme.
Une ndenja dy ore ne dhomen e ndenjes vetem duke pare televizor, por menjehere hutohesha nga e qeshura e Beth. Ishte gjeja me e bukur qe kishin degjuar ndonjhere veshet e mi. Mund ta degjoja gjithe diten dhe kurre nuk lodhesha. Madje kerkoja ta degjoja edhe me shume.
Pas dy oresh te dyja u shfaqen para meje me pjata ne duart e tyre.
"Cf-"
"Provoji." Gemma tha para se te pyesja. Pashe nga te dyja me medyshje, pastaj tek embelsirat qe kishin gatuar.
"Une po shkoj te nderrohem." Beth tha pasi la pjaten ne tavoline. Edhe pse ishte me miell apo floket ishin kapur lart shume rremuje, prape ishte e bukur.
"Cfare do...um...veshesh?" Mezi arrita ta pyes. Ajo nuk kishte thene ende asgje ne lidhje me gjerat e saj qe Jack erdhi i mori.
"Nje bluze te Gemmes." Mu pergjigj dhe u zhduk ne korridor. Dukej qe nuk ishte komode teksa mu pergjigj, por s'mund te beja asgje.

Trust no one (Harry Styles)\\ShqipOù les histoires vivent. Découvrez maintenant