*Trust no one*
9.
Hap syte ngadale dhe shikoj syte e gjelber te Harry-t qe me shihnin,ndersa dora e tij prekte lehte hunden time.Buzeqesh lehte dhe ul koken me ndrojtje.
"Miremengjes Beth."-me pershendet dhe me ngre koken qe te me shoh ne sy.
"Miremengjes."
Afrohet edhe pak me shume dhe ne nje menyre komplet te pashpjegueshme une bashkoj buzet e mia me te tijet.Nuk ishte puthje e gjate.
"Si je sot?"
"Shume me mire. I kam fituar gati te gjitha fuqite e mia.Po ti?"
"Um..do te genjeja nese do te thoja qe nuk kam bere gjumin me te rehatshem deri me tani."
Qesh me ze dhe ndoshta nga alegria e tepert qe ndjeva e perqafoj edhe me fort.
"Se tani u kujtova,-I them.-Perse erdhe naten dhe u shtrive ketu? Une nuk te dhashe leje."
"Duhet te marr leje,nese du ate fle me te dashuren time?"
"O zot, -ia bera. -Kaq shume te pelqen kjo fjala 'e dashura ime'?
"Po.E them qe te gjithe ta kuptoj qe ajo eshte e imja."
"Ketu jam vetem une."-I thashe me ironi.
"Atehere ti duhet te kuptosh qe e dashura ime eshte vetem e imja dhe une nuk e ndaj me askend tjeter."
"Sa te gjesh dike tjeter me te mire se ajo, dhe pastaj do ta cosh ne djall.."
"Kete here eshte ndryshe."-thote.
Nuk I kthej pergjigje,clirohem nga krahet e tij dhe ngrihem.Kaloj rrobet ne fund te krevatit,dhe cohem nga krevati.Hap perdet dhe drita futet ne dhome.Drejtohem nga banja,mbaroj pune per disa minuta dhe kur kthehem ai ishte serisht mbi krevat.Me sheh dhe nuk thote asnje fjale.
"Ke ndermend te cohesh sot qe aty apo si e ke hallin?"-I bertita.
"Me sqaro dicka.-flet, cohet ne kembe dhe me afrohet.E kisha perballe,por jo shume afer.-Perse sillesh kaq keq kur permenden vajzat me te cilat kam dal me pare?"
"Une po sillem keq? Sigurisht qe jo.Keshtu di te sillem une."-u acarova me shume.Ai dhe vajzat e tij.Qesharake.Kujt I intereson njehere?
"A mund te te jap nje puthje?"-me thote me nje fytyre lutese.
"Jo.Dhe mos guxo te me kapesh me force,sepse do te qelloj."-ngre njeren dore lart,kurse ai qesh.
"E shikon? Nese do te kisha pyetur ne mengjes nuk do kundershtoje."
"Sigurisht qe do kundershtoja."
"Cfare te shqeteson Beth?Pse je kaq nervoze?"-pyeti I zbavitur.
"E di cfare? Perse nuk iken me mire? Une u sherova, faleminderit shume qe u kujdese per mua.Tani zhduku qe ketu dhe me ler te qete."-shfryva nje inat qe nuk e di nga ishte grumbulluar.Harry me afrohet ngadale dhe une e shikoj serioze pa me levizur qerpiku. "Mos."-e paralajmeroj.
"Pse je kaq e tensionuar?"-nenqeshi.
"Dukesh qe ne fytyre qe po zbavitesh duke me acaruar mua.S'duhet te te kisha lejuar kurre me ishe afruar kaq shume.Je I rrezikshem."
"Epo tani kam ardhur deri ketu,-tha dhe mu afrua shume, me kapi duart,buzeqeshi.-s'mund te kthehem mbrapa."
"Do bertas dhe kete here e kam seriozisht."
Me bllokon gojen duke me puthur.Duart e tij zbresin poshte kurrizit tim dhe me puth sa ma ben trupin te dridhet dhe te ndjej flutura ne stomak.
***
Pasi hengrem mengjesin bashke ne dhomen time,dolem fshehurazi nga ballkoni,duke u hedhur mbi nje peme lisi te madhe dhe shkuam se bashku pasi Harry donte te shihte pallatin.I tregoj pak mbi historine e familjes sime, dhe Harry me premtoi qe kur te ktheheshim,do me conte ne shtepine e tij.
Gjithashtu ne u puthem prape dhe po, une nuk I rezistoja dot dreqi e marrte.Se kuptoj cfare po ndodh me mua keshtu.
Per fat, askush nuk e vuri re Harry-n ne pallat.Ai njeri ka shume fat.Cdo gje I shkon sic e planifikon.
***
Pas dy ditesh u larguam nga pallati.Per habi, spatem zenka,mund te them qe ia kaluam vertet mire, me perjashtim pjesen e te fjeturit.Harry kembenglute te flinte me mua,por une s'pranoja.Ne fillim binim dakort,derisa kalonte ora 2 e nates dhe ai vinte te shtriheshe pa lejen time.Kur e shikoja ne krevatin tim,ma hidhte me nje puthje dhe ne fund I dilte e tija.Rruges u kthyem bashke,por nuk e lashe te hynte ne shtepi.Tha se do te vinte ne darke.
"Vajza jam ne shtepi."-thirra dhe hodha canten me rroba ne toke.Ato erdhem me shpejt dhe mu hodhen ne qafe.
"Cfare ka ndodhur me ty keshtu?"-me pyet Abby.
"Cfare ka ndodhur?"-ia ktheva me nje pyetje e cuditur.
"Dukesh ndryshe.Sikur ditet ne pallat te kane ndryshuar.Je me e gjalle.Cate po mendon ate qe po mendoj une?"-sheh me ca sy nga Cate,qe leviz koken ne shenje pohimi.
"Luke!"-thote ne te njejten kohe. Cfare?! E kisha harruar fare keto dite ate.
"Joo."-mohoj. "E kisha harruar fare ate."
"Cfare? Por perse? Ai eshte kaq I mire."-thote Abby.
"Nuk eshte tipi im."
"Dicka ka ndodhur ne pallat,-thote Cate.-Po se cfare ka ndodhur do na e thuash tani."
"S'ka ndodhur asgje. Madje kam qene semure keto dite."
"Nuk te besojme."-flasim njeheresh.Nuk me intereson, mendova.
Po,ato kane te drejte.Keto kohet e fundit ndihem me e gjalle.Dhe vetem prej atij.
"Kam humbur ndonje gje ne shkolle?"-pyeta per te nderruar pak teme.
"E di qe ai Harry,-flet Cate dhe zemra ime fillon te rrahi fort.-djali per te cilin me pyete njehere, ishte zene te premten mbrema ne nje bar me nje djale me te madh sepse I kishte ngacmuar te dashuren? Mesa degjova ishte vertet serioze.Ai djale eshte komplet pa tru."
"Cfare??"-fola e nervozuar."Kush ta tha ty kete?"
"E gjithe shkolla e ka marr vesh."-shtoi Abby.
S'me besohet...
***
Jam mbyllur ne dhome qe para nje ore me preteksin se do te lahem dhe do rregulloj dhomen,por asgje s'kam bere.Po fillon te erresohet tashme.Nuk dua t'ia shoh fytyren atij maskarai.C'qelbesire!
Mbyll deren e ballkonit me celes dhe e hedh ne toke gjithe inat.Shpresoj te kete humbur ne ndonje cep.Keshtu ai s'ka nga te futet.
Vesh pizhamet,vendos kufjet ne vesh dhe me gjithe inatin qe eshte gati te shperthej nga casti ne cast, shtrihem ne krevat.
"Hej, Beth...Beth zgjohu"-peshperit nje ze tek koka ime.Zgjat doren tek drita e gjumit, e ndez dhe me syte qe perpelitet shikoj Harry-n.Heq kufjet dhe e shikoj keq.
"Si erdhe ketu?Dera eshte e mbyllur."-I fola.
"Kam bere nje kopje te celsit."-thote I kenaqur.
"Qekur?"
"Um..-mendohet pak.-Nuk e mbaj mend kur, por mendoja se e kishe kuptuar."
Ulet ne cep te krevatit dhe afrohet te me puthi.E injoroj dhe kthej koken nga ana tjeter.
"Cfare ka?"-pyeti.
"Po bej nje gabim qe po merrem me ty. Largohu qe ketu.Harroji te gjithe ato qe kane ndodhur kete jave."
"Per cfare po flet?"-me sheh vrenjtur.
"Seriozisht e kam. Ishte gjithcka nje gabim nga ana ime.Kujtoja se te pelqeja,por nuk eshte keshtu."
"Me trego te verteten.Cfare po ndodh?"
"Ajo qe po ndodh eshte se une nuk jam e interesuar tek ty."
"S'te besoj."-me ngriti zerin. "Gjerat ishin ndryshe para se te te lija ne shtepi dhe te largohesha."
"Po, dhe gjate kesaj kohe reflektova.Kuptova qe po beja gabim dhe po e ndaloj ketu gjithe kete marrezi."
"Nuk eshte marrezi nese dy persona e pelqejne njeri-tjetrin.Kujtoja se e kuptove se kush jam une ne te vertet."
"Po.Je tamam ashtu sic thone te tjeret."
"Perse dreqin u beson te gjitheve pervec meje?"-acarohet.
"Sepse shoqet e mia nuk do me genjenin kurre.Ato jane njerezit qe me duan vertet."
"Cfare nese ata pikerisht ata njerezit qe po te mashtrojne per cdo gje?"
"Si guxon te flasesh ashtu per shoqet e mia? Cate s'do ta bente kurre kete gje."
Cohem nga krevati dhe I marr doren.E terheq dhe e coj drejt deres se ballkonit.
"Dil jashte."
"Jo."
"Dil ose do bertas."-e paralajmerova.
"Ka vetem nje menyre per te te qetesuar ty."-me thote dhe me kap duart.E di cfare po mendon te bej.
"Me lesho.S'kam per te qene preja jote."-refuzoja dhe nuk e shihja ne sy.Edhe pse kundra deshires sime,arrin te me puthi,por kete here e kisha ndergjegjen me vete.
Shkeputem dhe I qelloj me shuplake ne fytyre.
"Ik qe ketu."-I them dhe mezi mbushem me fryme.Mund te thoja qe kete here fitova une,sepse Harry u largua.
***
Kur mberrita ne shkolle, te nesermen, vendosa ti kerkoj falje Luke qe nuk I kisha telefonuar.Vendosem qe sot mbasdite do te shkonim te shihnim nje film ne kinema.E lashe ate te zgjidhte se cfare filmi do te shikonim.
Kisha mendime positive ne lidhje me takimin tone te dyte.E ndjeja se do te shkonte mire.
U vesha thjesht, nje pal xhinse te ngushta blu,nje bluze te verdhe, xhakete te bardhe siper dhe nje pale konversa. E thjesht.
Edhe Luke kishte veshur nje veshje sportive dhe jo serioze.
"Cfare filmi do shohim?"-e pyeta kur hym ne kinema.
"Nuk e di a do te pelqej,por sapo ka dal.Eshte nje film horror."
Sikur ta shihnin fytyren time ne ato caste.Vertet e kishte? Film horror? Ne nje takim me vajzen qe te pelqen?
Shtirem sikur jam kureshtare qe me pelqen,por doja te zhdukesha qe aty.
"E zgjodha sepse kur te kesh frike,une mund te te perqafoj."-shtoi pak me vone.Kjo eshte pak me ndryshe.
Zeme vendet tona dhe filmi fillon.Qe ne fillim u shfaqen pamje dhunuese. Pse kam pershtypjen qe do jete nje film shume I gjate?? Qe tani u merzita dhe nuk po me terhiqte aspak.Nuk lejohet as telefoni,per fatin tim te keq.Luke nuk ishte ketu fare.Sikur kishte hyr ne ekran. Boll me keto mendime Beth. Ti duhet te perqendrohesh tek ai, edhe pse ai nuk shte aspak I perqendruar tek ty.
Mbeshtes koken ngadale mbi supin e tij dhe ai me hedh krahun rreth belit.
Teksa shikonim filmin,qe per habi po me terhiqte pak,ndjej dick ate me bezdis ne koke.Shikoj ne toke dhe ishin kokoshka.
"Cfare te shqeteson?"-tha Luke.
"Asgje me rendesi.."
Kthejme syte nga ekrani dhe dy personazhet kryesore po putheshin.Te pakten paska nje skene romantike, mendova.
Luke perfiton qe une nuk e kam mendjen dhe me kap fytyren,ma ledhaton dhe do te me puthi.Ju betohem qe do te ishim puthur vertet nese drejt nesh nuk do te vinin nje mal me kokoshka.
"Cfare ben?"-thirri Luke dhe ktheu koken mbrapa.
"Me fal,shoku."-u pergjigj nje ze.E dallova mire se kush ishte."Te ngaterrova me dike tjeter."
E pashe ne sy dhe ai me ktheu shikimin.Me buzeqeshi me ironi dhe pa nga vajza qe ishte ulur ne krah te tij.I preku fytyren dhe po qeshte me te.Mire, do te me shkaterroje mbremje, e kuptova,por s'do t'ia lejoj.
"Ku e lame?"-I them.Lutesha qe Harry ta shikonte kete skene.E veshtrova me bish te syrit dhe dukej qe ishte gati te shperthente.
Luke me buzeqesh, me afrohet ngadale,kur degjojme nje ze qe therret me te madhe.
"Cfare?? Nuk te degjoj dot..Bertit me shume."-bertet si I cmendur ne telefon. "Nuk te degjoj,sepse ka shume njerez qe puthen ne kinema."-therret dhe sheh nga une akoma duke buzeqeshur.Mbyll telefonin dhe me flet." Me fal nese te shqetesova."
"Mund edhe te dalesh jashte nese ke pune."-ia kthej me sarkazem.
"Jo, s'mundem."-sillet si kalama.
"Beth, mjaft u more me te."-Ia beri Luke.
"Po,ke te drejte."-I vura doren ne supe dhe Harry u acarua me shume. "Cfare po benim?"-perqendrohem tek ai.
"Duhet te ikim.Filmi mbaroj."-tha dhe u ngrit ne kembe.U ngrita pas tij,por po ndihesha me mire qe nuk u puthem.
Kur dolem nga kinemaja,qielli ishte erresuar.Kishte shkuar ora 9 e darkes.Prandaj zorret e mia po benin proteste.Hengrem pica me Luke ne nje restorant,afer kinemase.
Me coi me makinen e tij deri ne shtepi dhe une refuzova ta puthje duke u justifikuar qe doja pak me shume kohe e ishte pak shpejt. Te them te verteten nuk ishte. Kishin kaluar dy jave qekur e kisha njohur Luke dhe ai ishte treguar shume I durueshem.Le te mos flasim per Harry-n dhe puthjet e tij.
Kur dola nga makina, pashe nje Porsh te zi,te parkuar me disa makina te tjera. Telashe me presin.Jam kureshtare te di nga kalon qe hipen ne ballkonin tim.
Hap deren,vajzat ishin duke ngrene ne kuzhine.
"Ckemi!"-u flas si pergjumesh.
"Hey,perse u ktheve kaq shpejt?"-pyet Cate.
"Me duket se jam pak vone.Eshte ora 10 e gjysem."
"Na trego, cfare ndodhi?"
Per here te pare mu duk ide e mire te qendroja dhe tu tregoja per Luke.
"Atehere, Luke eshte nje djale shume I mire dhe I embel.Me pelqen vertet shume."
Beth, ti e di qe kjo nuk eshte e vertet, I thashe vetes.
"Te ka puthur?"-foli Abby me gojen plot.
"Jo.Preferoj te pres."
"Per cfare?-shtoi Cate.-Eshte I bukur, I embel, djale I mire, te pelqen, e pelqen.Cfare do me shume?"
E pash vrenjtur dhe pastaj hodha syte tutje.
"Nuk dua vetem kaq.Thjesht te dalim. Dua qe ai te me vertetoj qe une vertet I interesoj.Te bej cmendurira per mua."-thashe enderrimtare.
"E dashur, jemi ne 2013."-mi prishi enderrat toni ironik i Cate.
"Cate ka te drejte.-e mbeshtet Abby. -Nuk eshte me si me pare.Djemte nuk bejne me gjerat qe beheshin me pare."
Bie heshtja per nje cast,saqe ne arrim te degjojme zhurmen e nje makine qe iken me shpejtesi.Shoh oren dhe kishte kaluar mesnata.
"Une po ngjitem lart.-u them.- Paska kaluar mesnata.Do qendroni me?
"Jo, do ngjitemi edhe ne."-tha Abby.Ngrihemi te treja dhe drejtohemi nga dhomat tona. I ngjis shkallet ngadale,sepse e di qe ai nuk do jete aty. Vetem nje I cmendur do priste per mua tre ore.
Hap deren, dritat ishin fikur dhe nuk degjohej as zhurma me e vogel.Fitova dhe kete here.
Ndez driten.Shikoj rreth e rrotull.Dhoma ishte ashtu sic e kisha lene une.Hidhem ne krevat e lehtesuar dhe me kujtohen fjalet e Abby-t.
"Nuk eshte me si me pare.Djemte nuk bejne me gjerat qe beheshin me pare."
Ato kane te drejte.Cfare po pres? Askush s'do te me priste mua per 3 ore,vetem per te folur me mua, per te kaluar pak kohe me mua..Me Harry-n nuk kishte per te ecur kurre. Tani duhet te jete ne shtrat me ate bjonden qe kishte marre ne kinema.
"Me ne fund, u ngjite lart."-foli nje ze pas perdeve ngjyre roze.I pashe hijen dhe e dalloja trupin e tij.Doli nga vendi ku ishte "fshehur" dhe me shikon serioz.
"Cfare do tani? S'te mjaftoi qe me prishe takimin me Luke?"-u ngrita ne kembe.
"Me shuaj nje kureshtje te vogel,-tha duke bere gjeste me duar.-Cfare ndjeve kur te puthi ai?"
"Cfare??"-thirra.Ai mendon se une dhe Luke u puthem.Me erdhi nje ide e e mire ne mendje.
"Ai te puthi apo jo?-vazhdoi serisht.
"Po.Dhe cfare te intereson ty se cfare ndjeva une?"
"Jam I dashuri yt.Eshte normale qe me intereson."-thirri me shume."Mu pergjigj."
"Um..u ndjeva shume mire."-s'dija cfare te shpikja tjeter.
"Vetem kaq?"-pyeti mosbesues.
"Po..."-I thashe e pasigurt.Harry beri nje hap para drejt meje.Me kapi doren dhe me belbezoi.
"A te beri ai te ndiheshe ne qiell te shtate? A te beri ai te mbyllje syte? A te beri ai te dridheshe e tera si tani? Ma thuaj."-foli shpejt dhe rrepte.
"P-po."-belbezova."Madje me shume se cdo here tjeter."-fitova forcat per tia kthyer.Harry-t nuk I pelqeu pergjigja ime.Me shtrengoi prej beli shume fort dhe me afroi afer vetes.
"Ashtu?"-pershperiti dhe kafshoi buzen e poshtme.
"Po,ashtu."-I peshperita ndersa syte e mi shikonin buzet e tij.
"Mjaft e genjeve veten."-tha me tonin e zerit me te ulet se timin.Me kapi me fort dhe me puthi.S'I beja dot balle. Nuk kisha asnje arme me te cilen te mbroja veten.Ai kishte nen kontroll edhe trupin tim.Duart e tij nuk me mbajne me aq fort,sepse ai e di mire qe une nuk do te bej me ndonje gje.Me ka rrembyer te gjitha forcat.
"Kam bere dicka te vecante per ty."-tha pas disa minutash.Puthja zgjati disa sekonda dhe ishte ai qe u shkeput I pari.Duhet te jete dicka vertet e vecante meqe u largua para meje nga puthje.Zakonisht ndodhte e kunderta.
"Cfare eshte?"-pyeta me ndrojte.Me kapi prej dore dhe dolem jashte ne ballkon. "Ti je I cmendur."-me shpetoi menjehere nga goja kur pashe cfare kishte bere ai.
Me lejoni tu tregoj me cfare te cmenduri kam te bej; ne toke kishte shtruar nje mbulese te trashe, anash kishte vene disa jastike te medhenje te bute, qe ishin te divanit te dhomes sime, kishte marre laptopin e tij dhe ne ekran ishte nje foto e filmit "The last song"
"Cfare ke menduar?"-I fola me nje buzeqeshje qe nuk hiqej nga fytyra ime,sado qe une perpiqesha.
"Po mendoja te shihnim nje film se bashku."
"Harry, u ktheva nga kinemaja.Nuk ma ka qejfi te shoh nje film tjeter tani."-kundershtova.
"He pra tani Beth, une prita tre ore per ty ketu, bera gjithe kete, gjeta nje film romantik dhe ti me con ne djall?"
Qesh nga fjalet e tij dhe pohoj me koke qe do te qendroj.
"Shpresoj te jete nje film I bukur."-I them,pasi mu kujtua ai filmi I merzitshem ne kinema.
"Eshte ndryshe nga ai qe pe ne kinema.Ose qe Luke pa ne kinema, sepse ti nuk e kishe mendjen fare."
"Jo.Ishte shume I bukur."-mohova.
"Atehere, si e kishte emrin personazhi kryesor I filmit?"
Mendohem pak,por s'ja kam iden.
"Xhon..Xhek..Xhim..."-them,kurse Harry ia plas te qeshures. "Po ti per cfare ke ardhur ketu? Per te me vene ne siklet?"
"Jo, -qesh serisht.-Eja shohim filmin."
Rehatomi ne toke, Harry vendos filmin, marrim patetinat qe ai I kishte sjelle dhe perqendrohemi tek filmi.Se kisha menduar kurre se do te shihja nje film, jashte ne ballkon,ne mes te nates, dhe per me teper me Harry-n.
~~~
Filmi ishte totalisht ndryshe nga ai qe pashe ne kinema.Ishte vertet I bukur dhe me nje kuptim domethenes.
Ishim drejt perfundimit dhe ne fund ishte shume prekes.Syte e Harry-t sikur ishin perlotur pak.Edhe une isha gati per te qare,por e mbajta veten.
"Cfare ke?"-I thashe e habitur kur pashe lotet ne syte e tij.U preka shume.
"Me mungon babai im.."-tha pa I hequr syte nga filmi.
"Ku eshte ai?"-po e shihja ne sy.E harrova filmin.
"Prinderit e mi u ndane kur une isha 7 vjec dhe ndenja me mamin tim.Ka kaluar kohe qe nuk e kam pare."-dhe disa lote rane ne syte e tij.E kuptova perse po qante.Ne fund te filmit babai i vajzes qe tregonte historine, vdiste ne fund dhe Harry u trishtua nga ky perfundim.Pa e kuptuar, u ngrita pak, u afrova dhe I fshiva lotet.S'mund ti thoja qe ai do vinte ta takonte shpejt,sepse nuk e dija.As ai vete nuk e dinte.Syte e Harry-t tregonin nje merzitje te madhe. Dukej qe babai ishte vertet I rendesishem per te.Per cdo femije eshte.Une se imagjinoj dot veten time pa tim ate.
I hedh duart rreth qafes dhe e perqafoj.Shpresoja te ndihej me mire.
"Mos qaj.-I peshperis dhe largoj trupin pak nga ai.Dora e Harry-t shtyn kurrizin tim dhe une e perqafoj serisht.-Nuk te shoh dot keshtu."-shtoj dhe menjehere turperohem.Ndjeva qe ai buzeqeshi lehte.Ishte e vertet.Nuk e shihja dot keshtu.
Fakti qe minutin tjeter une dhe Harry po putheshim nuk ishte per tu habitur.Ai me kap ne befasi dhe me puthi embel.Ndergjegja ime s'punonte me.Trupi dorezohej dhe une e leshoja veten.
Arrin te me shtrij poshte vetes dhe me puth ne nje menyre qe nuk ua shpjegoj dot.Eshte si nje mrekulli.Nje mrekulli per te cilen une kam pritur gjithe kete kohe.
Dora e tij fillon me ngre bluzen lart dhe e gjen rrugen per te prekur lekuren time.Shkundem e tera dhe Harry me shikon.
"Jo."-e ndaloj.Cohet nga une dhe ulet.Buzeqesh e me shikon.
"U rrembeva."-shpjegoi.
"Vajti vertet vone dhe neser kemi shkolle.Duhet te ikesh.Dhe une duhet te fle."
"Une po shpresoja te flinim ketu sonte."-tha.E pash e cuditur.
"Jo, Cate dhe Abby jane ne shtepi..S'mundesh."
"Prit nje sekond."
Cohet dhe futet brenda.Nuk kalojne as tre sekonda dhe ishte perballe meje tashme.
"Cfare bere?"-e pyeta.
"E mbylla deren me celes, dhe mora nje batanije per ne te dy."-pergjigjet.Hap batanijen dhe shtrihet."Eja."-ma ben me dore.
"Ti je I cmendur, sinqerisht."-I them,por ngadale afrohem tek ai dhe zhytem ne krahet e tij.
"E di, e di."-nenqeshi. "Naten e mire Beth."-me puthi ne balle.
"Naten edhe ti."
STAI LEGGENDO
Trust no one (Harry Styles)\\Shqip
FanfictionAjo eshte nje princesh.Nje dite ajo do te drejtoj Angline,edhe pse nuk e do kete. Ai eshte nje badboy qe do vetem te argetohet. Elizabeth Williams&Harry Styles Dy bote te ndryshme.... Nje histori e bukur dashurie..