»Pse me telefonon vetem kur je i droguar?
»12.04.2017
»Copyright © 2017 | All Rights Reserved|@MadLand
»"Nuk eshte turp te pranosh se je i dashuruar." «
~Pas~
Ndodhej e ulur ne karrigen e rehatshme prej lekure, te vendosur jo shume larg tavolines se psikologes te saj. Kishte rreth 40 minuta qe e priste dhe po i sosej durimi. E urrente kur i duhej te qendronte e vetme, sidomos ne ate zyre qe prej disa muajsh i kallte daten. Ishte nje zyre tipike psikologesh, klasike, teper klasike, panorama gjithandej, rrafte me libra, nje divan, dy karrige po aq te rehatshme sa ajo ku po qendronte. Pra me pak fjale urrente modelin e dizenjimit te asaj zyre, klishen. Habitej si e kishte pelqyer me pare.
Dera u hap por brenda zyres nuk erdhi psikologia, ishte shebetorja e viles gjikande, 3 kateshe. Nje grua e cuditshme por Era ndjente nje lloj adhurimi per te.
-Mund ta prisni jashte ju lutem?- iu drejtua ajo pa u afruar me teper,duke qendruar prane deres. Era thjesht sa i hodhi nje shikim te lodhur, qe shprehte merzitje dhe me pas u ngrit.
-Kisha per te dale nga ketu gjithsesi.- u shpreh duke rrotulluar syte, u kujtua se sherbetorja s'kishte asnje faj per merzitjen e saj, dhe thjesht sa i dha nje buzeqeshje para se me ne fund te linte pas ate dhome, mbajtesen e shume rrefimeve.
Zbriti shkallet me pertese per te shkuar ne kuzhinen e madhe, qe sa here e shikonte perfytyronte disa balerine te kercenin mbi te. Ndoshta gjithe ajo hapsire krijonte kete perfytyrim ne mendjen e Eres.
Mori dicka per tu freskuar dhe mbeshteti krahet ne banakun disi te larte. Shkarazi, syte i zune oren e varur ne murin ngjyre pane te asaj kuzhine. Shenonte 14:30.
Teper heret.
Mendoi. Por nuk e kishte per zonjen Hyka, e kishte per nje banues tjeter te asaj shtepie.
Ashtu duke veshtruar oren humbi sensin e kohes. Degjoi disa hapa te vinin drejt dhomes se madhe ku ndodhej, nuk levizi fare. Kushdo te ishte e dinte tanime se mund te rrinte sikur te ishte e shtepise.
Per nje moment nuk degjoi me, pastaj ato hapa u shtuan derisa perball saj u shfaq silueta e personit qe nuk kthehej para mesnates ne shtepi.
Pse pikerisht sot?
Kete pyetje ia bente vetes ne cdo hap qe ai hidhte per tu afruar tek ajo. Ndaloi perseri. Kete here ajo siluete ndodhej shume pak centimetra larg saj. Ndjeu ate aromen karakteristike te tij, qe prej me shume se 3vitesh nuk i shqitej, apo frymemarrjen e crregullt si pasoje mushkrive te shkaterruara.
Nje e rrenqethur e pushtoi te gjithen, u tendos dhe e leshoi veten para atij te "panjohuri" per mendjen e saj sepse ne shpirt, oh ne shpirt, ai kishte kohe qe ishte vulosur.
Dora e tij preku qafen e brishte te Eres dhe me pas filloi te luante me floket e saj. E dinte mire se cfare kishte ai, e dinte mire pse po sillej keshtu. Fundja ishte mesuar!
-Era, po vdes.- tha i trishtuar, me zerin e trashur prej duhanit, me nuancat e hidherimit dhe trishtimit ne te. Sapo zeri i tij deportoi mire ne veshet e kesaj vajze te brishte dhe delikate, ajo sikur u nda ne mijera copa, dhe me pas nepermjet perkedheljes qe dora e tij po i bente faqeve te saj, Era e mblodhi veten, shpirti iu ngroh, fluturat ne stomak po godisnin aq forte sa diten e pare qe e pa. Sa here qe degjonte zerin e tij ajo dobesohej, vdiste dhe ringjallej ne fraksion sekondi, humbte ne te.- Me thuaj dicka te lutem.
YOU ARE READING
Pse Me Telefonon Vetem Kur Je I Droguar? (Shqip)
RomanceDy telefona... Mijera telefonata... Nje numer i parregjistruar... Dhe asnjehere sinqerisht "te dua"... ~~~ (eshte shkruar kur kam qen ne klase te tete-nente, por gjithsesi give it a try if u have nothing more interesting to do)