Dje i humbur i zhytur në kerkim...
Sot ndihem më i lumtur plot me frymëzim
Po kur nata bie unë prap kërkoj
atë zë të ëmbël që zemrën t'ma shërojPo kur fati stë njeh jo nuk të troket në derë
kështu e ka kjo jetë pak të jep e pak të merr
po kur nata bije unë prap kërkoj
dy sy që dhe natën unë mund ti dalloj...Ata syyy janë në çdo vend, në çdo hap
në çdo hapsirë e në çdo kënd
Ata sy që i kanë dhenë ..ditës diell natës hënë...
Po këtë natë bie shi , bie lot bie pendim mbi sytë e mi
Ata sy që të kanë dhënë dashuri të pathënë...
><><><><><><><><><><><><>Buzeqeshi teksa Era u mbeshtet ne krahet e tij, gjeti ate qetesine qe kaq shume mundohej ta shmangte e gjithashtu freskine e praneveres se larget nepermjet aromes tipike te saj.
Nuk ishte e premte, as nje enderr. Ishte thjesht nje e hene e merzitshme, plot me njerez te maskuar te cilet perpiqeshin te festonin Halloween-in me ate frymen e re amerikane duke bredhur rrugeve te Tiranes , pa e ditur tamam thelbin e saj.
Atyre te dyve nuk u interesonte fare per ate feste, kurre nuk e kishin pelqyer por te perfitonin prej saj nuk hezituan.
As vet nuk e kuptuan sesi perfunduan ne tarracen e madhe te nje ndertese te lart afer qendres se kryeqytetit.
Ndoshta ishin lodhur duke qendruar larg, ndoshta ishin lodhur duke menduar gjate, ndoshta ishin lodhur duke pritur, Krisi qe Era te largohej dhe Era qe Krisi te afrohej. E ndonese ai nuk donte me te vertet largimin e saj dhe ajo afrimin e tij perseri nuk rezistuan.
-E ke vene re?- pyeti Krisi duke veshtruar qiellin e erret dhe henen e ndritshme.
-Cfare?- ia ktheu Era me zerin e embel, pa i hapur syte.
-Rralle here ka yje kur jemi bashke.
-Po sot?- vazhdonte ti mbante syte mbyllur ajo.
-I vetmi yll qendron ne krahet e mi.
-Nuk ke per te me bere per vete me keto.
-Oh cthua moj faqekuqe, te kam bere me kohe.- qeshi dhe e shtrengoi me shume pas vetes.
-Pse eshte kaq e veshtire te jemi bashke?
-Shhh.-i peshperiti qete.
Ai e dinte pergjigjjen dhe ajo poashtu. Nuk ishte dashuria e pathene e tij apo mendimet e saj se nuk ishte e mjaftueshme per te. Pas asaj pyetje fshihej nje tjeter por ajo kishte kaq shume ndrojtje qe tia thoshte.
"Pse eshte kaq e veshtire te heqesh dore nga droga?"
E sa here ishte matur ta pyeste,kushedi sa here e kishte bluajtur ne mendje, kushedi sa here te tjera ishte perpjekur tia ndryshonte pergjigjjen por kishte deshtuar, njesoj sic kishte deshtuar ai ti kerkonte te largohej nga jeta e tij. E si mund t'ia kerkonte dicka te tille kur ishte vete ai qe nuk largohej dot prej saj?
-Me thuaj dicka Kris.-theu heshtjen Era dhe ngriti syte per te hasur te tij.
-Kur do vije dita qe do me tregosh rreth Tonit?- Krisi ndaloi pernjehere se perkedheluri floket e saj por vazhdoi perseri pasi mori fryme thelle.
BẠN ĐANG ĐỌC
Pse Me Telefonon Vetem Kur Je I Droguar? (Shqip)
Lãng mạnDy telefona... Mijera telefonata... Nje numer i parregjistruar... Dhe asnjehere sinqerisht "te dua"... ~~~ (eshte shkruar kur kam qen ne klase te tete-nente, por gjithsesi give it a try if u have nothing more interesting to do)