oh common look how cute he is (btw gif esht shkeputur nga nj pjes n nj halloween party , do kete dhe ketu nj pjes ne nje feste te tille por deri atehere ...)
~Para~
Ate dite u largua me mijera pyetje ne mendjen e saj, shumica prej te cilave ishin retorike, pa pergjigjje e te tjera, te cuditshme, por vetem njera e habiste me shume nga te gjitha.
"Si mundej djali i nje psikologeje ti thoshte ato fjale per mamane tij?"
Mund ta kishte me shaka, ose ndoshta po bente skema te kota, qe ta friksonte ama ia doli ta fuste Eren ne mendime te thella.
Javen qe pasoi, mungoi te pesta ditet ne shkolle per shkak te temperatures se larte dhe kollitjeve te shumta. Doktori u tha prinderve te Eres se ishte thjesht nje grip,i cili me pak perkujdesje dhe shume caj, do largohej.
Gjate gjithe javes mendonte vetem rreth Krisit, imazhi i tij nuk i shqitej nga mendja, as zeri i vecante. Donte kaq shume te shkonte ate te premte nga vila e Violes, donte kaq shume te perballej dhe nje here me djalin e saj, donte te bisedonte me shume me te, ti tregonte se nuk ishte e ndronjtur, te degjonte zerin e tij e me e rendesishmja te shkembente ato shikimet ngacmuese per fluturat e barkut, te cilat deri para pak kohesh ishin ne nje gjume te thelle letargjik.
Dhe pse i dukej ulje te mendonte gjate gjihe kohes per nje djale, madje per nje qe as nuk e njihte mire (per te mos thene fare), vazhdonte te luante buzeqeshjen e tij ne mendjen e saj, sikur te ishte i vetmi shpetim.
****
Po shikonte serialin SKINS per te treten here, dhe ashtu sic kishte bere ne dy te parat, po qante pa ze per historine e dhimbshme midis Freddit dhe Efit. E adhuronte durimin e Fredit, dashurine madhe qe kishte ndaj Efit, perpjekjet e tij per ta shpetuar nga vetevrasja dhe gjithashtu adhuronte menyren sesi Efi e cmendte ate por ne te njejten kohe e bente akoma me te dashuruar pas saj.
Fshiu lotet kur ndjeu ti drdhej telefoni. As nuk kishte deshire te shihte se kush i coi mesazh, ndryshe nga te tjeret qe e kishin te premten diten e qejfit, diten kur benin festa e mblidheshin ne shtepi pas mesnates, Era preferonte te qendronte ne shtratin e saj, jashte botes virtuale ose te shkonte ne teater apo kinema . Dhe pse keto kohet e fundit e premtja i kishte pesuar nje ndryshim te vogel me shtimin ne "axhenden boshe" ate viziten e cmuar tek shtepia e znj.Hyka, perseri, pasi bente nje xhiro nga liqeni, ndalonte njehere tek adrion, pastaj tek mulliri dhe kthehej e relaksuar.
Mori telefonin, me shpresen se nuk ishte zysha e anglishtes dhe ato mesazhet e saj 'plot pozitivitet rreth jetes' , apo shoqet e klases qe i thoshin "te shkuara", "na mungon".
Ishte nje numer i parregjistuar. Jo se i mbante mend numrat e tjere por kete ishte e sigurt qe nuk e kishte hasur me pare.
"Mos u friksua gje faqekuqja se do cmendej ashtu si psikologia e saj?"
-Krisi.-peshperiti me veten sapo e pa ate mesazh.
Zemra filloi te rrihte fort, sikur kishte vrapuar kilometra te tera, ndersa shpirti iu mbush me nje lumturi, burimi i se ciles mbetej i paditur.
Nga e kishte gjetur numrin e saj?
Dora filloi ti dridhej, buzeqeshjen e madhe ne fytyren e zbehur nuk e fshihte dot, kushdo qe do e shikonte ne ato momente do mendonte se do ishte nje e cmendur ose...ose nje e dashu...
"Teper heret idiote, hiqe nga mendja"- i tha vetes teksa gjuante ballin.
E lexoi dhe njehere tjeter, disa here te tjera derisa kjo eufori, lumturi iu largua. La telefonin, tanime e merzitur, dhe vendosi kufjet per te hequr mendjen nga ai hipokriti.
Nuk arrinte ta kuptonte se ku donte te dilte me keto mesazhe. Keshtu mund te largonte klietelen e se emes, ti ulte vlerat asaj para tyre, apo ndoshta kjo ishte ajo cfare ai deshironte?
U merzit akoma me shume kur mendoi se ua conte te gjithave nje mesazh te tille dhe kjo gje e acaronte. Nuk e kuptonte pse duhet te merzitej per dike qe as nuk e njihte, qe ne pak minuta kishte treguar se cfare egoisti ishte. Nuk e kuptonte sesi muret e larta e shume rezistente po thyheshin pak e nga pak. Nuk mund te ishte kaq e lehte. Nuk kishte mundesi te ishte kaq e lehte. Cmenduri! Kjo nuk ishte Era moskokecarese.
-C'kam per tu penduar! Ne dreq le te shkoje.-kishte filluar ato monologjet e pakuptimta teksa vinte verdalle neper dhome me telfonin ne dore. Sapo behej gati ti pergjigjej, dorezohej.
Iu kujtua nje nga ato mesazhet e shumta qe i conte mesuesja.
" Sometimes, making the wrong choice is better than making no choice. You have the courage to go forward; that is rare. A person who stands at the fork, unable to pick, will never get anywhere."
Te pakten ia paskan vlejtur per nje gje.
"Nese cmenduria do ishte e tille do e kishe per nder."
U pendua sapo pa se mesazhi ishte cuar.
Krisi: sa strikte!
tbh sprisja te ktheje msg. (20:19)
Era: sprisja t kishe nr tim (20:20)
Krisi: Mendoja se do vije sot(20:20)
...(typing)
Krisi: Gjithsesi sherohu shpejt faqekuqe
Akoma nuk ke provuar tiramisun . (20:21)
Era: Mendoja se nuk doje qe te vija me (20:21)
Krisi: oh, un keshtu Nusen time? (20:23)
Era: -.- (20:24)
...(typing)
Era: Thjesht me thuaj cfare do?? (20:26)
Krisi: ;) (20:27)
Era: ??? (20:27)
Krisi: Do shihemi... (20:28)
Era: Jerk! (20:28)
La telefonin ne komedinen ngjitur krevatit dhe u hodh mbi kete te fundit, cuditerisht perseri e buzeqeshur. Sado te dukej e acaruar, fakti se kishin biseduar e kenaqte, pastaj ishte tipike e saj te bente ate te "ftohten".
><><><><><><><><><><><><><><
okay do kete pjese shum me te bukur i swear xp
Mos doni dedikime? Cuz un harroj gjithmone dhe me thoni neqoftese doni, do m behej vertete qejfi.
Dhe me ndihmon ndonje me shout out? Ua bej back tek historit e tjera qe kane me shume shikime dhe vota <3 .
Lini mendimin tuaj ne komenteee.
Me thoni pak mendimin qe keni per Krisin deri tn<3
Mos harroni te votoni.
JU DUAAAA.
YOU ARE READING
Pse Me Telefonon Vetem Kur Je I Droguar? (Shqip)
RomanceDy telefona... Mijera telefonata... Nje numer i parregjistruar... Dhe asnjehere sinqerisht "te dua"... ~~~ (eshte shkruar kur kam qen ne klase te tete-nente, por gjithsesi give it a try if u have nothing more interesting to do)