Si fillim kam nje lajm super per ju dhe tbh kinda sad per mua xp kjo eshte pjesa e parafundit nga keto "first", kisha akoma shum gjera dhe momente qe doja ti shkruaja por anyway do gjej nje menyre ti fus tek pjeset e tjera. Por andej nga fundi chapters do jen "last ..."xp. Nuk do e bej sh t gjate si histori se merzitem dhe vete kur kalojne 30 chaptera. Gjithsesi akoma nuk e kam menduar mire se kushedi cdel rruges .
Lini mendimet tuaja ne komente dhe do perpiqem t ktheje komentet tek chapterst e tjere se te them te drejten ato komentet me shtojne frymezimin.
Dont forget to vote and share.
Ju dua.
><><><><
Tetor
Degjonte e merzitur zilen qe i bente telefoni teksa i vinin mesazhe uruese per ditelindje. Nuk kishte ndermend ti lexonte, te pakten jo derisa te shkonte ne shtepi e te strukej aty ne shtratin e saj, mes dhjetra jastiqesh, ndoshta dhe nen shoqerine e loteve.
Po priste Krisin jashte nje lokali diku ne bllok, i cili here here ftonte banda te ndryshme per te kenduar live. Do donte ta festonte ditelindjen diku tjeter, ama nuk mund ti thoshte jo ofertes qe i beri ai. Sa budallaqe! Mendoi se Krisi do kujtohej per ditelindjen e saj. Po fundja nga do e mbante mend ? Kushedi sa gjera per njeri tjetri kishin thene neteve vone, njera ne qiellin e shtate ndersa tjetri diku mes reve te krijuara nga tymi i hashashit. E kushedi sesa fjale ishin harruar.
Por Era kishte gjithe javen, dite perdite kur e bente rrugen nga gjimnazi tanime e deri posht pallatit me te,qe perpiqej te gjente guximin ti thoshte, apo kur ai i telefononte. Dicka e ndalonte si gjithmone dhe pikerisht ate te premte ai i tha se shoket e tij do performonin live te shtunen e se duhej te ishte atje. Era u trishtua, ai shkelqimi ne syte e saj u venit por kur ai e ftoi te vinte me te nje fije shprese se mund t'ia kalonte ndryshe ate ditelindje, ndonese padjenine e Krisit, lindi.
E tani ku ishte Krisi? E kishte lene te priste aty per gati gjysem ore e akoma nuk po shfaqej. Dhe Era vazhdonte te fajsonte veten, mendonte se po t'i kishte thene "nuk mund te vij sepse do festoj ditelindjen time" asgje nuk do shkonte keshtu. Perse duhet te kalonte nje ditelindje tjeter te vetmuar?
Pa dhe njehere telefonin se mos ndoshta ai numri i parregistuar i kishte shkruar, e me pas, hodhi ate trishtim diku tutje, vendosi buzeqeshjen e shtirur ne fytyre dhe hapi deren te futej brenda.
Njerez te veshur bukur, ne menyre unike, disa hipster e te tjere klasik, kishin zene vendet e tyre prane tavolinave te rrumbullakte e te larta, te vendosura pa ndonje rregull. E ndjeu veten te huaj por nuk kishte ndermend te qendronte si ndonje e pashprese jashte. Ishte dita e saj, supozohet ta kalonte mire, ia kishte dale e me pare te argetohej nen shoqerine e vetes, do ia dilte dhe kesaj rradhe.
Zuri vend ne nje tavoline perball asaj qe mund te quhej "skena",ndodhej vetem nje shkalle me lart, e sistemuar mire me vegla muzikore.
Beri porosine dhe u zhyt ne boten e instagramit. Vemendjen e Eres e terhoqi zeri i nje djali te pozicionuar ne nje karrige diku ne qender te "skenes".
-Okay, uhmmm shumica prej jush na njohin, jemi te perhershem ketu.- djali ndaloi se foluri dhe i shkeli syrin dikujt.- Dhe te them te drejten jam i lodhur nga ky prezantimi gjithmone i njejte keshtu qe po fillojme me kengen e pare.
Ua beri me shenje dy djemve te tjere dhe vajzes qe qendonte perpara baterise.
Filloi nje muzike e lehte kitare, e njohur per veshet e saj. Tingellonte me nje nga ato kenget e vjetra, hite te atyre koherava dhe sapo kitares iu shtua melodia e dy te tjerave atehere dalloi tingujt e Green day.
***
E kishte harruar fare Krisin, ishte fokusuar e gjitha tek kenget e luajtura nga ajo bande e mrekullueshme. U kthye ne nje admiruese te tyre dhe ndihej e trishtuar teksa degjonte kengen e fundit.
Filluan te gjithe te duartrokisnin dhe Era poashtu. Por djali qe foli ne fillim, i cili ishte vokalisti i grupit dhe si dukej lideri i tij kerkoi me miresjellje pak qetesi.
-Ju falenderojme nga zemra. Tani do vij pjesa ime e preferuar. E dini... Ndonjehere mendoj se nuk jam fort i talentuar.-disa broherima adhurimi u degjuan nga tavolinat e para. Djali qeshi.- Okay okay, thashe ndonjehere... Kjo ndodh vetem atehere kur ne mendjen time vjen zeri i personit qe do kendoj pas pak ketu.
Ai falenderoi perseri dhe u largua, tre pjestaret e tjere qendruan. Era veshtroi telefonin, asgje. Mori fryme thelle sa per ti thene vetes se ishte mire e do vazhdonte te ishte dhe ngriti koken per tu ndeshur me nje pamje qe as ne endrra nuk mund ta imagjinonte.
Skena.
Krisi.
Kitara me fjalen "Neverland" mbi te.
-H.I.M- gone with the sin.- u degjua zeri i tij. Papritur nje qetesi pushtoi sallen, e bashke me ate qetesi u duk sikur te gjithe u zhduken pervec asaj, atij dhe kenges se tyre te preferuar.
I love your skin oh so white
I love your touch cold as iceDhe ja ku filloi te kendonte duke rrenqethur gjithe trupin e Eres, bllokoi mendjen e saj, e suprizoi. Dreqin, sa pak e njihte! E si mund ta duash dike kaq shume duke e njohur kaq pak?
And I love every single tear you cry
I just love the way you're losing your lifeNeqoftese te kalonte kohe me te ishte nje menyre sesi te harxhonte jeten e saj, atehere ishte menyra me perfekte.
E neqoftese kishte derdhur lote per te, e kuptoi se nuk kishin shkuar per dike qe nuk e meritonte.
Ohohohohoh my Baby, how beautiful you are
Ohohohohoh my Darling, completely torn apart
You're gone with the sin my Baby and beautiful you are
So gone with the sin my DarlingE neqoftese Krisi kishte bere ndonje mekat ishte vetem fakti se ate dite kur ndeshi syte sfidues te piktures me te bukur ne shtepine e urryer,nuk kishte ato dozat e droges ne trupin e tij.
E neqoftese ajo kishte bere ndonje mekat, atehere ishte nje mekatuese me buzet e mira dhe fytyren e nje engjelli. Ama per ti lene mekatet pas do i duhej te largonte brishtesine.
I adore the despair in your eyes
I worship your lips once red as wine
I crave for your scent sending shivers down my spine
I just love the way you're running out of lifePer ti dhene shprese boshllekut te syve te Eres, per ti provuar ato buzet e embla per te ndjere aromen praneverore dhe per te lumturuar veten me lumturine e saj, vendosi te thyente nje premtim. Nje premtim te bere dy vite me pare, nje premtin qe do thyej nga nje premtin tjeter, sepse te luante me kitare, te kendonte per faqekuqen e tij ia vlente me shume sesa te zhytej ne trishtimet e te shkuares.
Ohohohohoh my Baby, how beautiful you are
Ohohohohoh my Darling, completely torn apart
You're gone with the sin my Baby and beautiful you are
So gone with the sin my DarlingKenga mbaroi.
Krisi vazhdonte te qendronte i ulur aty ne skene.
Telefoni i saj filloi te dridhej mbi tavoline.
-Kris.-u pergjigj ajo.
-Gezuar ditelindjen, Era!
ESTÁS LEYENDO
Pse Me Telefonon Vetem Kur Je I Droguar? (Shqip)
RomanceDy telefona... Mijera telefonata... Nje numer i parregjistruar... Dhe asnjehere sinqerisht "te dua"... ~~~ (eshte shkruar kur kam qen ne klase te tete-nente, por gjithsesi give it a try if u have nothing more interesting to do)