Vjen nje dite kur mjegulla e zymte fillon te zbehet, shiu, vetetimat ndalojne se gjemuari dhe rete shperndahen pak nga pak. Vjen nje dite kur thatesira i le vend gjelberimit, erresira drites, ankthi qetesise dhe vetmia gjallerise. Vjen nje dite kur lulet mbushin gjithe zemren tende, mendjen, trupin e ti vete ndihesh e fresket, paqesore, e lire. Vjen nje dite kur nuk ke nevoje te shtiresh, e ajo zemra aktore, e lodhur , fillon te shoh bukurine e vertete e te ringjallet kesaj here, reale. Vjen nje dite kur fluturat ne bark zevendesohen me luledielli, te lindura nga dashuria per veten. Vjen nje dite kur ti nuk ke nevoje te gjesh lumturine e dashurine tek tjetri sepse tanime e ke gjetur tek vetja. Fundja si mund te duash dike e ta besh ate te lumtur atehere kur ti nuk do veten?
Me ne fund kishte arritur te kuptonte se cfare donte te thoshte Krisi dy vite me pare kur e pyeti rreth dashurise. E tani, me shume se kurre, ndihej mirenjohese ndaj tij.
~~Oh my Darling How beautiful you are....~
Ishte zilja e telefonit te saj.
Buzeqeshi.
"Po?"- u pergjigj me ate zerin e embel.
"Faqekuqe..."
"Kris."- zemra e tij e sapo sheruar u shkri.
"Do... Do vish te bejme nje xhiro?"- propozoi pasi pastroi fytin, i pasigurt ne kishte bere mire qe e telefonoi.
"Po."
Nuk u mendua shume per te dhene ate pergjigjje. Mbylli telefonin, pa hapur mesazhet qe i kishin ardhur apo njoftimet neper rrjete sociale, sistemoi bllokun ne canten plot me libra dhe u nis drejt shtepise se tij.
I mungonte ajo rruge, ajo pamje plot me shtepi te mbajtura mire e me kafshe te buta shtepiake qe pushonin shkalleve. I mungonin dhe ato pallatet qe e pse ishin te populluara mire, ruanin nje qetesi befasuese. I mungonte ndjesia e pershkruarit te asaj rruge me pretekstin se do takonte psikologen e me shpresen se do shihte djalin e saj. Ndonese kesaj here nuk do takonte Violen, e tani "lamtumira" per te dyten here me Krisin ishte dhene, ecte me kujtime te atyre diteve qe vinin dhe i trokisnin ne mendje.
Ndaloi atehere kur ndodhej 3-4 shtepi poshte shtepise se psikologes. Veshtroi oren qe shenonte 18:50 dhe i dergoi nje mesazh te emes ku i thoshte se do vonohej.
-Erdhe.-ngriti syt sapo degjoi zerin e tij. Fytyra i dukej me e celur, jeshilja e syve rrethohej nga nje e bardhe e paster qe ndihmonte ne rritjen e madheshtise. Gjithmone i kishte adhuruar syte tij, e ate here kur mbuloheshin nga rrathe e damare, mirpo ne ate momente ishte gati te kepuste lulet ne stomak e te linte fluturat te leviznin perseri.
Ndoshta ky ishte Krisi i vertet, ndoshta kjo ishte ajo pjese e tij qe Era, ndonese nuk e njihte, u perpoqa kaq shume ta kthente.
-Nuk do kesh me rast te me thuash "djali me syte e kuq."- shtoi pas nje heshtjeje.- Por djali i psikologes me pershtatet me se miri.
-Nuk e di a do kem me rast te te therras.-peshperiti ajo.
Krisi e degjoi.
-Me fal.-tha duke e pare ne sy. E ajo me fal sesi tingelloi.- Me fal per te gjitha. Ti ndoshta po mendon dhe sesa here te tjera do largohem nga ti, e do kthehem perseri duke te te kerkuar falje. Por me beso, kam ndryshuar.
YOU ARE READING
Pse Me Telefonon Vetem Kur Je I Droguar? (Shqip)
RomanceDy telefona... Mijera telefonata... Nje numer i parregjistruar... Dhe asnjehere sinqerisht "te dua"... ~~~ (eshte shkruar kur kam qen ne klase te tete-nente, por gjithsesi give it a try if u have nothing more interesting to do)