Kishte dy muaj qe fliste cdo darke me Krisin ne telefon, dy muaj qe e zinte gjumi me zerin e tij teksa i thoshte "faqekuqe gjume te embel", dy muaj qe cdo te premte nuk e bente ate rrugen per ne shtepi e vetme, dy muaj qe nuk dinte me se kush ishte e cfare donte.Poashtu, Krisi e adhuronte Eren nga ana tjeter.Perpiqej te tregohej i bute me te, ta trajtonte si gjene me delikate ne bote por deshironte kaq shume ta lendonte. Deshironte. Po ja qe disa deshira nuk behen aq lehte realitet. Ama ngacmimet ndodhnin dhe nuk ishin pak.
Ai dinte te fliste si nje i pjekur, xhentil, flirtues, serioz aty ku duhej dhe mbi te gjithash kishte ilacin sekret per te zgjuar fluturat ne stomakun e Eres tashme te lodhur prej gjuajtjeve te ketyre te fundit.
Ndersa ajo ishte e brishta qe qeshte e sikletosur dhe bente te perkedheluren pare tij, vogelushen qe 'lendohej me nje fjale'.
Nje dite Krisi e pyeti ne besonte tek dashuria e vertete. Nje pyetje qe rrodhi nga nje teme e tipit "filmat romantik jane te gjithe njesoj", por qe tjetra iu pergjigj pa menduar dy here duke thene:
"Mendoj se ne jeten e nje femre ka vetem dy dashuri te medha, duke perjashtuar ate te prinderve, familjes qe tejkalon cdo gje. Njera eshte ajo per veten ndersa tjetra per mashkullin me te cilin do e lidhesh jeten, jo vetem nepermjet shkresave, por zemres sepse ka dhe shume dashuri te medha te cilat nuk perfundojn bashk. Ndonjehere dashurite e verteta te dhembin me shume, sesa te tjerat."
"E pse mendon se ndodh kjo?"- vazhdoi te pyeste kureshtar ai, i mahnitur prej pergjigjjes se saj.
"Sepse ne dashurine e vertete ti jep cdo gje, madje sakrifikon dhe dashurine per veten apo ate te familjes, nuk toleron asgje. Deshiron ta kesh vetem per vete ate dashuri, e dashje padashje perfundon ne konflikte, mosbesime, e ne fund ndarje."- ndoshta ishte efekti i ores 2 te mengjesit ose ndoshta kishte lexuar me shume libra se cduhej por i vinte mire ti ndante keto mendime me Krisin.
"Ndersa une mendoj se dashuria eshte nje forme e zbukuruar e egoizmit ose me sakt nje menyre ngushellimi per te pashpreset. Ti kujdesesh aq shume per dike tjeter vetem e vetem qe te thuash se je i dashuruar. Perpiqesh te plotesosh boshlleqet duke u mbeshtetur tek ai personi tjeter, i pafuqishem per ta arritur kete dashuri vetem. Mendon se ne ate menyre do lumturohesh, do e kesh cdo gje me te lehte. Por harron se po re ne grackat e saj zor se del."
"Kris, je narcist."ia kishte vene ne dukje si ne forme kritike, ndonese qendronte me fytyren e buzeqeshur prej fjaleve te tij duke veshtruar tavanin e pikturuar.
"Oh te lutem faqekuqe. Jam realist."
E keshtu kishte vazhduar biseda deri ne ore 5 kur si gjithmone do ishte Era qe do kaplohej nga gjumi ndersa Krisi ai qe do thoshte fjalet e fundit para se te mbyllte .
~~~
Po shikohej para pasqyres duke i thene vetes se ishte e fundit here. Rregullonte rimelin, penelin por prap i dukej sikur dicka i mungonte. Nje mendje i thoshte se xhinset boyfriend te grisura ngado dhe bluza e zeze stil tomboy qe kishte veshur nuk ishin fare te pershtatshme per nje feste me adoleshente qejfli pasanik, ndersa nje mendje tjeter i thoshte se sandalet poashtu te zeza, te cilat pavaresisht se ia nxirrnin kemben shume bukur dhe aspak ne menyre te tepruar dhe pse me tak, nuk shkonin me pjesen tjeter te vjeshjes.
Si perfundim nuk e torturoi me shume veten. Ndoshta te tjeret nuk ishin mesuar akama me kete trendin e ri per te veshur sandale jo shum te lart dhe ate llok xhinsesh por bloggerat e preferiara te saj nuk i kursenin me veshjet e tyre.
YOU ARE READING
Pse Me Telefonon Vetem Kur Je I Droguar? (Shqip)
RomanceDy telefona... Mijera telefonata... Nje numer i parregjistruar... Dhe asnjehere sinqerisht "te dua"... ~~~ (eshte shkruar kur kam qen ne klase te tete-nente, por gjithsesi give it a try if u have nothing more interesting to do)