16.

1.6K 147 60
                                    

wonderlanders- te falenderoj per coverin e ri dhe per bannerin , i loveee emmm, je shume e talentuar dhe poashtu faleminderit qe e lexon kete histori.

Shpresoj t'ju pelqej pjesa , eshte paska boring po do merren vesh ca gjera te rendesishmee dhe nje personazh i ri do shfaqet sooo xp

Mos harroni te votoni dhe te komentoni.

Ju dua.❤️

~~~~~

Shikonte me vemendje nga dritarja e madhe e kafenese se "Mullirit te vjeter", prane kishes, i sigurt se do kalonte Era dhe ajo as do e vinte re qe ai po e vrojtonte.

Kishte gati 9 muaj qe ulej cdo mengjes aty, 9 muaj qe ruante faqekuqen e tij, 9 muaj qe shikonte sesi floket e saj te gjate e me onde ledhatoheshin lehte nga era, sesi ne nje prej duarve te saj gjendej perhere nje bllok e sesi vajza me e bukur ne bote per te perpiqej te dukej sa me paqesore ne fytyre dhe pse trishtimi e mbulonte.

Kishte kaluar gati nje ore dhe ajo nuk po dukej. Krisi filloi te shqetesohej, veshtronte vazhdimisht telefonin, matej ta telefononte por nje mendim se ishte e tepruar e bente te hezitonte.

Tanime te shihte fytyren e saj ishte bere si nje mani e kjo e frikesonte. Merzitej kur ajo vonohej ama kur syt e dallonin, zemra e tij ngrohej dhe qetesohej.

Dhe ja ku me ne fund faqekuqja  u duk. Floket kesaj here i kishte kapur, nje menyre sesi mund ta nxirrte me ne pah fytyren e saj te embel e te bardh, por nje veprim i gabuar sepse sado ishte perpjekur ta mbulonte shenjen ne qafe (me krem),ajo dallohej.

E ndoqi me sy derisa silueta e Eres u zbeh e me pas u zhduk e atehere fytyra e ndritur e tij mori ate pamjen monotone.

U ngrit nga karrigia e drunjte, kontrolloi njehere xhepat per paketen e duhanit dhe qeskes se hashashit, e me pas doli nga kafeneja per tu vertitur me motorr duke shpresuar se mengjesi i se nesermes do te vinte shpejte.

***

-Kris!- degjoi Saren qe e therriste me nje ze te gezuar.

-Sara!- u kthye nga ajo pasi la telefonin, atehere kur ishte i bindur se duhej ti telefononte Eres. Mesa dukej kjo e fundit do vazhdonte te hidhte shikime nga telefoni i saj cdo 2 minuta, ne pritje te ndonje mesazhi apo telefonate.

-Ke kohe qe nuk vjen ktej, Stefano dhe te tjeret te kemi pritur.

Ajo u afrua me teper ndersa Krisi e perqafoi forte.

-Na bere merak, por pastaj mendova se perderisa Era vjen dhe takon Stefanon ketu ti... uhmm si ta them...

-Era?- e leshoi Krisi sapo degjoi emrin e faqekuqes se tij.

-E pra, Era. Ajo vajza me sy bojeqielli qe na pa ate dite...

-Cfare ndodhi ate dite ishte nje gabim.

-Te gjitha gabime kane qene.- peshperiti  dhe hoqi veshtrimin nga ai per te pare tutje e per te fshehur trishtimin.

-Ti je mikja ime e vetme, nuk dua te te humbas dhe ty.- ai i vendosi duart tek shpatullat e saj per ta afruar akoma me shume pas vetes.

-Duhet ta mendoje kete gje para se ne te...-ndaloi se foluri kur ndjeu krahet e tij ta mbeshtillnin ne nje perqafim tjeter.

-Shh Sara, harroje ate.

Por si mund ti harronte ajo gjithe ato puthje qe i kishte dhene ai atehere kur ishte i pavetedijshem per veprimet qe bente? Si mund te harrohej hera e saj e pare? Si mund ti harronte prekjet e tij apo ndjesine qe i fali?

Sara e dinte shume mire qe nuk ishte "mikja me e mire", dhe se pak e nga pak po kthehej ne lodren e Krisit, por nuk donte te largohej prej tij, nuk donte ta braktiste dhe te humbiste te vetmin mbeshtetje qe kishte.

-Kris... do shkojme tek Toni? Kam kohe  pa vajtur tek ai.

-Mire shpirt.

***

~tring tring~

Ra zilja e deres dhe zevendesuesja e Rezartes vrapoi ta hapte. Era akoma nuk ishte mesuar me te, priste tjeter person sa here qe dera hapej dhe hynte brenda pa marre perfqafimin e ngrohte te Rezartes dhe pa degjuar ate zerin e saj me dialketin jugor.

-Pershendetje, znj.Viola nuk ka ardhur akoma...perseri. Ju lutem rehatohuni!

-Nuk ka problem, po e pres ne sallon. Faleminderit.- kujdestarja e re e shtepise u largua duke e lene Eren te vetme  nen shoqerine e telefonit te heshtur dhe bllokut plot fjale te pathena.

Vajza filloi te shfletonte faqet  e tij, cuditej kur lexonte c'kishte shkruar, habitej por njekohesisht merzitej kur mendonte se nuk do ishte kurre ne gjendje qe tia thoshte Krisit, nuk do ishte kurre ne gjendje ta fajesonte e njekohesisht ti thoshte ate lamtumiren e famshme.

Ai i jepte frymezim te shkruante gjera te trishta, por Era nuk kishte nevoje per to. Kishte nevoje per pak lumturi, buzeqeshje te sinqerte , mendime pozitive, pamje plot ngjyra e jo bardh e zi, kishte nevoje per puthje pa pendime , per telefonata te gjata pa genjeshtra, per perqafime pa eren e rende te droges, per xhiro pa frike, per heshtje pa deshiren per te uleritur, per shikime pa ate perden e zymte te syve, per ndjenjen e dashurise pa zhgenjime e urritje, per lufte fluturash ne stomak pa helmim te tyre me pas, per nje Kris pa lende narkotike.

-Kam gati 10 minuta qe te shoh dhe as nuk me ke ndjere, cfare e bene kaq te menduar faqekuqen time?- Era ktheu koken kur degjoi zerin e tij dhe ate pyetjen retorike. E cuditshme, perseri kishte ardhur heret ne shtepi.

-Thjesht po pres znj.Viola.- ia ktheu.

Krisi u afrua per tu ulur perball saj, e teksa Era shikonte sesi ai levizte pa bluze filloi te mendonte si te largohej sa me shpejte.

-Je dobesuar shume Era, do filloj te behem merak per nusen.- e ngacmonte, por pas atij ngacmimi fshiheshin dy te verteta, qe ajo ishte bere me e imet se nje vit me pare e se djali me syte e kuq kishte filluar te shqetesohej tanime.

-Shiko kush flet!

-E kam seriozisht.- u be serioz ai.

-Gjej dike tjeter me trup me te mire dhe terheqes. Ndoshta fillon ta duash.

-Shiko ketu faqekuqe, me terheq trupi yt, por jam ne dashuri me lemshin ne mendjen tende. Kaq mjafton.

-Ti je ne dashuri me dobesine time per te te harruar dhe poashtu je shkaktari i lemshit ne mendjen time.

-Ndersa ti je shkaktarja e shume ndryshimeve ne jeten time.

-Me thuaj nje.

-Do vije dita qe do te te them 100.

Pse Me Telefonon Vetem Kur Je I Droguar? (Shqip)Where stories live. Discover now