Kjo pjese eshte nje "special chapter", dhe e ndjeja te detyruar ta shkruaj pershkak se veten time e kam futur kaq shume ne boten e personazheve saqe nuk mund te rrija pa treguar mardhenien e vertete midis Sares dhe Krisit. Shpresoj t'ju pelqej.
Pas 4 muajsh.
La filxhanin e cappuccino-s mbi tavolinen e drunjte, duke hequr veshtrimin nga dera e kafenese atehere kur syte i zune Saren te vinte drejt saj.
Ia beri me dore dhe i buzeqeshi embel, cuditerisht nuk ndihej ne siklet me faktin se do pinte kafe me te. Ajo sken ku zemra i pesoi te carat e para i erdhi ne mendja. Nuk ndjeu inat apo urrejtje, kurre nuk kishte fajsuar Saren apo Krisin. Fundja mund te ishte Era e "treta" ne ate histori.
-Me fal qe u vonova.-kerkoi ndjes Sara, pasi zuri vend ne karrigen perball faqekuqes.
-Ne fakt, te me falesh ti mua sepse porosita pa te pritur.
Ajo bisede, ato fjale, sado te tingellonin embel e te shoqeroheshin me buzeqeshjet e tyra, mbeteshin te ngrira.
-Si je?-ajo pyetje e beri Eren te hiqte veshtrimin e te kerkonte guxim te pergjigjej.
A do ta besonte njeri neqoftese do te thoshte "mire"?
Sara rrotulloi syte, kuptoi se nuk do merrte nje pergjigjje te sinqerte e c'ishte e verteta nuk priste qe Era te fliste me te sesi ndihej.
-Kam kohe qe bluaj ne mendjen time disa fjale e me duket sikur do me marrin frymen nese nuk ti them. Prandaj dhe kerkova te takoheshim.- nderroi tem. E kishte vendosur tanime, do i tregonte Eres sesi ndihej kundrejt Krisit, me shpresen se ndjenja e fajti nuk do e ndiqte me.
Era tundi koken ne menyre pohimi qe Sara te vazhdonte, nuk ndihej kurioze, aspak. Mendonte se e dinte se cfare ajo do thoshte.
-Krisi esht shume i rendesishem per mua, eshte i vetmi person i cili me kupton. I vetmi qe me eshte gjetur perhere prane. Dhe ti ndoshta mendon se une jam ndonje e perdale a ku di une. Ndoshta ke te drejte, ndoshta jam e tille. Por une nuk doja te perfundoja keshtu, gjithcka qe une doja ishte te mos ndihesha e vetmuar, e trishtuar. Ate dite... Teksa Krisi kendonte per ty , qaja si e marre. Dhe jo per faktin se ndihesha xheloze ndaj teje, po per faktin se Krisi po bente te njejten gje qe beri Toni per mua pak jave para se te vdiste. Kuptova sesa rendesi kishe per Krisin, qe dhe pse ishte betuar te mos luante me ne kitare, ndryshoi mendje, kuptova sesa shume ai te donte. Kuptova se... kurre nuk e kisha dashur, se teksa ai kendonte per ty, para meje shfaqej dikush tjeter, dikush i larguar nga kjo bote. Kuptova se egoizmi im me kishte bere te besoja se ishte Krisi ai i cili doja, ishte Krisi ai pa te cilin nuk jetoja dot, ishte Krisi ai qe mund te me bente te lumtur por ne fakt Krisi ishte vetem nje pasqyrim i Tonit per mua, gjeja tek ai pjese te karakterit te cilat me mungonin kaq shume. E perdora, perfitova, por pavetedije. U bera e fiksuar, nuk ndaloja dot, u mesova me te, u mesova te isha "e tij" , pa qene nevoja te ishte ai i imi. Nuk me interesonte asgje, mjaftonte te ndodhesha prane tij, ne ate menyr harroja se personi qe doja nuk jetonte me. Gjithcka qe kam dashur ka qene Toni. Vetem ai, asnjehere Krisi, asnje tjeter. Vetem ai. Perfitova nga miresia e Krisit, nga fakti se ai nuk hiqte dore nga une, nga shoqja e tij e femijerise, nga fakti se i kishte premtuar Toni se nuk do me braktiste kurre. Perfitova dhe e bera te ndihej ne faj. Shkoi me ate te cilen vellai i tij i djere donte. E si mund ta falte veten? Ama ai premtim dhe kembngulja ime se nuk po benim gabim ndaloi largimin e tij prej meje.- zeri i saj dridhej, lotet i ishin bashkangjitur dhe gjithe vetebesimi qe rrezatonte ne fytyren e saj ishte larguar.
Era gjeti veten ne disa fjale te Sares, e ashtu sic ndihej per veten, filloj te ndihej e per te. Keq.
-Me fal Era. Me fal neqoftese te lendova ate dite. Me fal qe u futa mes teje dhe Krisit.
-Mendoja se isha une ajo qe u fut mes ju te dyve. Ne fakt, asnjehere nuk te kam fajesuar, asnjehere nuk kam menduar keq per ty. Me beso, jam munduar ta gjej fajin tek vetja.
-Jojojo.-kundershtoi Sara dhe fshiu lotet.- Ti nuk ke asnje faj. Me fajso mua, vetem mua. As Krisin.
-Ka kaluar me shume se nje vit nga ajo dite,do behen dy shume shpejt. Ka shume arsye pse une e Krisi nuk jemi bashke, jo vetem ajo puthje e juaja. E di... Ndonjehere mendoj se eshte me mire keshtu. Me mire qe ndodhen ato cfare ndodhen, te gjitha "heret e para" e ato te fundit. Me vjen keq per humbjen tende, Toni ka qene nje njeri i mrekullueshem, por eshte koha qe ti te fillosh te varesh me shume nga vetja, duhet te falesh veten ne rradhe te pare e me pas te presesh falje nga te tjeret. - ndoshta fjalet e Eres nuk ishte dhe aq te ngrohta, por nuk donte te ndihej me keq per Saren, apo per veten. Nuk donte ta meshironte, ajo ishte aq e forte sa te gjente nje menyre tjeter per te qene e lumur. Ashtu sic Era ishte perpjekur keto muaj.
Biseduan gjate te dyja, thane ato te cilat kishin shume kohe qe donin t'i ndanin me dike, ndonese te huaja, arriten te kuptonin e te motivonin njera tjetren.
E cuditshme sesa shume mund te te suprizojne njerzit, sesa shume sekrete mbajn perbrenda tyre,e sesa shume zemra te thyera aktrojne sikur nuk jane te ndara ne mijera copeza. Ama vjen nje dite qe sekretet behen te renda per tu mbajtur, e copezat e ngjitura ndahen e bien duke humbur rendin e tyre per ta kthyer zemren nga nje aktore te bukur e te talentuar ne nje te thjeshte e te lodhur.
><><><><><<><><><><><><<><
Me falnii per vonesat por skam pasur faree kohe me besoni. Ne ka familje qe i ben pushimet ne shator eshte kjo e imja and kto pergatitjet per shkollen sna lejn rehat anywayy Ju uroj suksese <33
Lini mendimet ne koment, do doja ti lexoja se cfare mendoni rreth pjeses, Sares vecantarisht.
Pjesa tjeter eshte fundi. Nuk kam cfare ti shtoj me kesaj historie. Ju falenderoj jasht maseeeee per mbeshtejten.
Ju duaa shumee.
YOU ARE READING
Pse Me Telefonon Vetem Kur Je I Droguar? (Shqip)
RomanceDy telefona... Mijera telefonata... Nje numer i parregjistruar... Dhe asnjehere sinqerisht "te dua"... ~~~ (eshte shkruar kur kam qen ne klase te tete-nente, por gjithsesi give it a try if u have nothing more interesting to do)