kjoo pjesss shkon per @Laura02-new, e cila eshte nje lifesaver e vertet ,,zoti bekoft celin tend dhe oferten xp jk jk te duaaa shumeeee , faleminderit qe ma ben shkollen m pak te merzitshme e qe me kujton se kam nje wattpad, nje histori e qe duhet te bej update gjithashtu dhe qe me thua se ca detyrash kemi apo q zgjohesh heret q t printojm projektet e mia mqns un skm usb. Nuk e di ca do beja pa ty srz. Pertej shakas je nje sweet little korcare pie xp ,, me lovesss uuuu <3 .
Btw: goca jua bej hallall nqs vdisni me at gifin aty lart xp.
~~~
Hapi deren e dhomes se saj dhe e perplasi me sa fuqi kishte. I perseriste vazhdimisht vetes se ishte nje budallaqe, e pavlere, nje idiote e cila mendonte se do kishte nje nga ato historite e bukura te dashurise, si neper libra. Fundja a nuk do ishte titull perfekt "Djali i psikologes sime"?
E urrente faktin qe kishte arritur ne konkluzione te kota, ende pa e njohur mire, se kishte menduar qe mund te ishin dicka, madje dhe shoke, se mund te arrinin te kuptonin njeri-tjetrin. Por si gjithmone, ishte zhgenjyer.
Plot djem perpiqeshin te fitonin vemendjen e saj ne shkolle apo dhe rrugeve te 21-shit ama asnje nuk i kishte bere pershtypje, asnje nuk kishte arritur te qendronte ne mendjen e saj me shume se 1dite, pervec atij.
Cfare e bente te vecante kete djale?
Ndezi laptopin dhe u zhyt ne boten e tumblr-it, duke larguar sado pak mendjen prej bisedes qe pati rreth nje ore me pare me Krisin, mirpo si per inat, i dilnin perpara vetem shprehje sesi dy te huaj binin keq brenda me njeri-tjetrin.
-E pabesueshme!
-Ironike!
-Zot, po tallesh me mua?
Peshperiste me veten, si per te komentuar fotot. Me ne fund vendosi t'ia fuste gjumit.
La laptopin mbi raftin ngjitur krevatit dhe mbuloi koken me jastikun e madh te mbushur plot e perlpot me pambuk. E stakoi mendjen qe do mendonte vetem se cfare do blinte per koleksionin e ri pranvere-vere.
Degjoi nje te trokitur tek dera e dhomes. Pertace, nxorri koken me floket e shpupurisura dhe duke e ditur shume mire se kush ishte, i tha te futej.
-Shpirt, u lodhe?- e pyeti mamaja sapo hyri brenda.
-Jo ma, thjesht me flihet.-ia ktheu Era me ate zerin monoton.
-He pra tani, e njoh shume mire vogelushen time.- e ema e perqafoi dhe iu ul prane.
-Po mendoja...-u mat te shprehte nje mendim qe i erdhi krejt papritur ne ato momente por ndaloi.
-Ti e di se mund te me thuash gjithcka.- i tha tjetra , ashtu sic thoshte gjithmone kur e shikonte se Era nuk ndihej mire, dhe ne fakt kjo gje e merziste kete te fundit.
Anita mori duart e se bijes dhe filloi ti ferkonte, per cudine e saj ato ishin te ftohta.
-Ma, po sikur te vinte Viola ketu per te bere takimin.
-Nga te erdhi ky mendim?- Era uli koken e sikletosur. Nuk dinte c'pergjigjje te kthente madje as pse e shprehu ate kerkese.
-Po ja...-tha pa e pare te emen ne sy.- Eshte erresire kur kthehem dhe ajo s'ka orar tjeter per mua.
Anita ia plasi te qeshures.
-Mendoja se ishte zgjidhur ky problemi i erresires. Viola me tha qe do te te sillte Krisi, keshtu dhe njiheni me mire me njeri-tjetrin.
YOU ARE READING
Pse Me Telefonon Vetem Kur Je I Droguar? (Shqip)
RomanceDy telefona... Mijera telefonata... Nje numer i parregjistruar... Dhe asnjehere sinqerisht "te dua"... ~~~ (eshte shkruar kur kam qen ne klase te tete-nente, por gjithsesi give it a try if u have nothing more interesting to do)