18.

1.5K 156 67
                                    

Ate mengjes u ndje ndryshe, nuk kishte vendosur zile te zgjohej heret e te zhdukej nga shtepia pa ndeshur mamane e tij, madje kishte injoruar te gjitha telefonatat e shokeve per ato festat e tyre te vogla xhamekjane .

Donte vetem te shkonte dhe te ulej tek kafeneje per te pare te njejten pamje. Dhe ashtu beri.

U detyrua ta linte cigaren pergjysem , nuk mund te rrezikonte dhe pse ishte shpejte qe Era te shfaqej.

Fakti se nje nate me pare ajo nuk i kishte thene ato fjalet e shumedeshiruara, e kishte merzitur por cuditerisht kishte rritur ndjenjat per te. Nje ide se ndoshta duhet ta bente perseri per vete i kishte ardhur ne mendje.

Nuk ndihej me sikur po vdiste, nuk ndihej me sikur duhet te lendonte cdo njeri prane tij, madje kishte filluar te besonte ne ndryshim.

Kaluam vetem 10 minuta dhe arriti ta shihte. Veshje e ndryshme, model flokesh i ndryshem ama e njejta bukuri. E adhuroi. E la veten te dehej nen ndikimim e atyre pak sekondave per te mbushur cdo boshllek ne shpirtin e vrare, te rrethuar nga nje erresire mbytese, ama te sapo ndricuar.

***

Kontrrollonte e hutuar per nje liber midis rafteve te mbushur te Adrionit dhe perseriste me vete fjalet e kenges se preferuar.

Kontrrollonte por nuk dinte se per cfare, ishte e sigurt se do gjente nje liber interesant te palexuar me pare, historia e te cilit mund te prekte zemren e saj e ajo te gjente arsye per te qare ne te, duke justifikuar ato arsyet e vertetat.

-Mund t'ju ndihmoj?- e pyeti nje djale i pashem, punonjes aty.

-Uhmm... Po kerkoj per...-ndaloi. Po mendonte per ndonje titull libri por e kote.

-Mesa duket paske ardhur te 'eksplorosh'.-i buzeqeshi ai.

-Eh... Te them te drejten nuk kam ndonje titull ne mendje.

-Te ndihmoj une.- djali hodhi njehere veshtrimin rrotull dhe pastaj mori nje qendrim prej te menduari.- Si thua per "Pianistja Belge"?

Kishte degjuar per ate liber por nuk i kishte rene rasti ta lexonte. Papritur fytyra iu cel dhe pohoi kurioze.

-Titull interesant. Shume faleminderit per ndihmen, e gjejme vete.-Era ngriu, ktheu koken dhe pa Krisin qe qendronte shume pak larg saj.

Ai hidhte here here veshtrime nga librat sikur te ishte i interesuar per to.

-Kris?!

Neqoftese kjo ishte menyra e tij per t'ia fituar dhe njehere zemren, e pse kjo e fundit nuk i perkiste njeriu tjeter, e kishte gabim.

-Shpirt, te prita jashte por po vonoheshe. U bera merak.-u afrua teksa thoshte keto fjale dhe hodhi krahet rreth saj.

-Cfare po kurdis?-i peshperiti ajo.

-Pershendetje faqekuqe.-ia ktheu me zerin e ulet, ngacmues.

-E gjeni tek librat para.- informoi djali tjeter para se te largohej.

-Uhh... Shume interesant ky tipi.-ironizoi Krisi.

-Cfare do ketu?

-Po shikoja per ndonje liber, cmund te besh tjeter ne nje librari.

-Ti nuk je tip qe lexon libra.- rrotulloi syte ajo.

Pse Me Telefonon Vetem Kur Je I Droguar? (Shqip)Where stories live. Discover now