"Mos dil nga shtepia pa me takuar mua"
Ishte shenimi qe i kishte lene e ema mbi krevat duke e ditur shume mire se ai do kthehej per te shoqeruar Eren, ashtu sic bente gjithmone.
Pasi e lexoi, hodhi fleten diku ne dysheme dhe u fut te bente nje dush te shpejte para se takimi midis mamase se tij dhe faqekuqes te mbaronte.
Teksa uji i prekte trupin dhe rreshqiste mbi te, mbylli syte, frikacak per ato qe mund ti shfaqeshin. E si gjithmone, erresira e kaploi.
U ndje i pafuqishem, i lodhur dhe i merzitur. U ndje i mposhtur, i tradhetuar, u ndje i vetmuar dhe perfitoi nga ai çast per te leshuar disa lote, duke genjyer veten se ishte uji i ngrohte i dushit.
Mblodhi duart , grushtoi pllakat ne mur, i kaloi duart neper koke, goditi veten disa here e pastaj, i mbuluar me peshqir tek vithet, terhoqi nje cigare prej paketes ne xhepin e xhinseve.
Sa here qe e thithte nje kujtim i vjeter i vinte ne mendje. Femijeria.
Atehere kur demonet ishin engjej mbrojtes, atehere kur dhe ne dite te zymta kishte lumturi, vetmia ishte nje fjale e huaj dhe pafajsia mbulonte shpirtin e tij. Atehere kur si nje femij tekanjoz kerkonte vetem makina dhe libra komik me superheronj, atehere kur ai dhe shoku i tij i ngushte mendonin sesi do ta mbronin boten nga perbindeshat, atehere kur nuk e njihte erresiren, ate perandori mizore, te kamur, te zymte qe kerkon vetem dhimbje dhe sigurisht qe jep te tille. Atehere kur nuk njihte drogen apo alkoolin, dhe i adhuronte prinderit e tij.
Atehere kur nuk kishte nevoje te gjente shpetim ne embelsine dhe brishtesine e nje vajze te thjeshte endrrimtare, e nuk kishte frike te perballej me dashurin pa pasur nevoj per hashash apo kokaine.
***
-Kris.- degjoi mamane e tij dhe ndjeu zhurmen e takave te saj teksa zbriste shkallet ngadale e me kujdes.-Mund te flasim pak?-Ku eshte ajo?-ia ktheu i paduruar, me veshtrimin tutje, kishte kohe qe nuk mund ta shihte dot ne sy.
-Ah, Era? Fola me Aniten dhe i thashe qe ta benim pushim per sot.
-Pse?
-Doja te flisja me ty.- Viola beri te afrohej por Krisi u largua, neveria qe kishte ndaj saj sa vinte dhe shtohej.
-Nuk ke pse anullon takimin, vetem per te folur me mua duke e ditur shume mire qe skemi per cfare te flasim. Pastaj ti e di se ajo te adhuron dhe mezi pret te te takoj.
-Kur ka filluar te te interesoj per Eren? Me pare ikje qe heret ne mengjes dhe vije vone ne darke ose nuk vije fare, ndersa tani, per gati nje vit, krejt papritur na shfaqesh qe ne 5.
-Te paska infromuar mire Rezarta.-ironizoi Krisi.
-Une e di shume mire cfare ndodh ne shtepine time, Kris. Di shume mire dhe cfare ndodh me djalin tim. Kur do ta kuptosh kete? Kur do e kuptosh qe nuk te njeh asnje me mire se une?
-Ti nuk me njeh fare!
-Posi zotrote. Pse dreqin do ta merrja nen kujdesje Tonin duke e ditur qe ishte djali i babait tend me nje nga k*rvat e tij?
-Boll!-foli ai neperdhemb.
-Pse te hoqa nga liceu atehere kur ai vdiq? He? Nuk doja te trishtoheshe korridoreve te asaj ndertese apo kur te ndiheshe i detyruar ti bije kitares.
YOU ARE READING
Pse Me Telefonon Vetem Kur Je I Droguar? (Shqip)
RomanceDy telefona... Mijera telefonata... Nje numer i parregjistruar... Dhe asnjehere sinqerisht "te dua"... ~~~ (eshte shkruar kur kam qen ne klase te tete-nente, por gjithsesi give it a try if u have nothing more interesting to do)