9.First of hundreds.

1.5K 153 34
                                    

Nuk kishte nevoje te lexonte "Neser do te jete ndryshe" apo te shikonte filma romantik si nje e pashprese ne dashuri per te provuar ate ndjesi qe I fali zeri I Krisit bashke me kuptimin e fjaleve te tij, apo fryma e te cilit perkedhelte floket e saj.

Aq duhej per te ngrohur shpirtin e Eres, per ta bere harruese te faktit se ne nje distance shume te vogel ndodhej nje i huaj. Ama ky i huaj ishte me prane botes se saj se kushdo tjeter. E ku do qendronte e bukura nese do kthehej ne nje te "njohur", ne nje zhgenjim tjeter?

-Kris...-peshperiti.

-Mund te sillesh si nevrike dhe te besh te veshtiren Era, por aura jote eshte vetem me ngjyra te ngrohta.- ia ktheu ai embel.

U largua pak prej saj bashke me ate buzeqeshjen ngacmuese te ngulitur mire ne fytyren me te bukur qe faqekuqes i kishin pare syte.

Filluan te ecnin nen heshtje, po fillonin te dy ta pelqenin kete te fundit sepse e dinin qe kur ti kaplonte heshtja here tjeter, te vetmuar, bosh ne perpjekje per te fshehur merzine do mendonin per njeri-tjetrin e do shpetonin prej saj.

Arriten. Sa keq menduan te dy, ishin aq te qete kur ecninin pa ze, saqe nuk donin ti jepnin fund. Epo te zote te qendronin akoma me shume nen shoqerine fjalepak te njeri-tjetrit nuk ishin, sepse e dinin mire sa frike nga dashuria kishin.

-Ndersa aura jote eshte blu.- i bertit Era teksa ngjiste shkallet, atehere kur Krisi mendonte se tashme ajo ishte larguar.

Qeshi. Qeshen te dy por secili me veten.
Krisi per faktin se ajo kishte te drejte dhe se nuk mund te inatosej me te sado inat e kishte kur ia vinin ne dukje merzine. Supozohej qe ajo te mendonte per te sikur ishte nje moskokecares i lumtur. Epo faqekuqja e tij ishte e veçante.

Ndersa Era per faktin qe nuk mund ta fshihte me gjate lumturine e saj.

***

Çuditerisht, nuk po e ndjente mungesen e prinderve madje ndihej e lumtur se pikerisht ate dite ndodhej e vetme ne shtepi.

Kishte hapur kenge me ze te larte dhe kendonte teksa hidhej perpjete.

"Dita e pare jashte monotonise"

Shenoi ne ditarin e saj. Kjo gje e bente me te lumtur, fakti se perhere te pare ate te premte po bente dicka ndryshe dhe mbulohej me ndjenja te ndryshme, te paperjetuara me pare.

Me sa pak mund ta lumturohet nje vajze ? Vetem me nje fjali, ose ose vetem me nje fjale, madje dhe me fjale te pathena. Kaq.

Degjoi zilen e telefonit. Nuk donte ta hapte, nuk kishte ndermend ta hapte derisa pa ate numer te parregjistruar.

-Po?-u pergjigj.

-Faqekuqe.- ia ktheu tjetri me zerin melodioz.

-Uhmm, cfare do?

-Te flas me ty.

Era mori fryme thelle. Nuk e priste.

-Si je?-pyeti 'nusja e tij' atehere kur Krisi mendoi se ajo do e mbyllte telefonin. As ai nuk e priste ate pyetje. Kishte kohe qe nuk i degjonte ato dy fjale, ate pytje retorike qe nuk merr asnjehere pergjigjjen e vertete.

-Mire...

-Po genjen.- i tha e buzeqeshur.

-Shume mire, atehere.- qeshi ai.

-Prap po genjen.

-Okay, e pranoj. E dashur Era, jam super mire.

-Okay Kris i dashur, je nje super genjeshtar.

-Mire.

-Mire?

-Dorezohem.

-Pra... Si je?

-Keq. Ti?

-Nuk e di.

-Genjeshtare.

-Jam mire. Seriozisht.

Krisi e besoi, fundja zeri i saj tregonte te njejten gje. Dhe nga nje ane iu be qejfi per te , per faktin se nuk u perpoq te fshihte gjendjen e saj te vertete ne ato caste per tu treguar me interesante apo per tu dukur para tij se ndihej njesoj sepse asnje nuk e dinte si ndihej ai.

-Shpresoj te jem une arsyeja.

Ndonese ai nuk mund ta shihte ne ato momente, ishte i sigurt se faqet e saj po digjeshin.

-Sa mire! Do marr per nuse nje vajz te turpshme.

-Nga te erdhi kjo ideja se do behem nusja jote?

-Ajo kenga... Zilja e telefonit tend. I kam premtuar dikujt se neqoftese gjej nje vajz qe e pelqen ate keng, do te martohem me te.

><><><><><><><><><><><><><>

Babiesss im backkkkkkkk

So ndoshta bej prp update , kto pjeset me first do mbarojn shpejt xp so stay tuned

Me thoni mendinin ne komentee

Mos harroni te votoni

Ju dua.

Pse Me Telefonon Vetem Kur Je I Droguar? (Shqip)Opowieści tętniące życiem. Odkryj je teraz