>>SHIKONI CIK KRISIN, RROFT JUSTIN BIEBER DHE SKAM QE ME NJOHU ME TY LOL<<
Koha sa vinte e me shume ftohej, rruget vazhdonin te ishin te akullta e megjithate asnje shenje debore. Do donte te shikonte floket e bores te binin lehte e te mbulonin pak e nga pak cdo gje, te sapoliruara nga burgu brenda reve. Ama, nuk ishte e shkruar qe ato te liroheshin dhe kete vit. Valle, c'faj kishin bere per te merituar kete? Kaq shume denoheshin nga miqesia midis diellit dhe "zotit reliev fushor"? (so nuk jan ne 2017 xp)
Rruga qe Era duhej te pershkruante per te shkuar ne shkollen e saj, dukej sikur sa vinte e me shume mbulohej nga melankolia. E kishte kuptuar tashme se nga vinte gjithe kjo merzi. Vetmia. E perseri nuk bente asnje veprim per ta shmanguar, nuk mundohej aspak te hynte ne zemren e te tjereve, packa se embelsia qe i shprehte fytyra ia veshtiresonte kete te fundit.
Si gjithmone i ngjiti shkallet per tek apartamenti me pertese, hapi deren me kujdes dhe u fut brenda e lodhur. Mbi banak gjeti nje shenim te lene nga e ema. E dinte shume mire se cfare do shkruhej aty por perseri e hapi.
"Me telefono per cdo gje, do perpiqemi te vijme neser."
I donte shume prinderit e saj, benin cdo gje per ta kuptuar, i plotesonin gati cdo deshire por asnjehere nuk vinin "te nesermen".
Psheretiu dhe la ate shenim ne vendin e meparshem. Shkoi ne dhome per te veshur dicka tjeter dhe kur me ne fund ishte bere gati, mori nga frigoriferi i stermadh nje leng frutash e doli.
***
Ndryshe nga heret e tjera nuk po veshtronte pikturat ne dhomen ku duhet te priste per seancen e saj. Ato i kujtonin ate, personin qe po perpiqej kaq shume ta hiqte nga mendja dhe disi ia kishte arritur. U vertit per nja dy ore te mira nga liqeni vetem e vetem qe mendja mos ti shkonte tek perballja me Krisin dhe kur pa se nuk ndodhej ne shtepi u lehtesua.
Por ky lehtesim nuk do zgjaste per shume, pasi djali i droguar i psikologes se saj nuk ishte perpjekur aspak ta harronte, as "mary-jane" nuk i bente efekt.
Nuk priti shume qe znj.Hyka te ishte e lire por takimi shkoi me shume se 2ore.
I foli per nje djale, nje djale qe brenda nje jave e beri te ndryshonte menyren e te menduarit e sesi po perpiqej ta harronte sepse fundja nuk ishte gje serioze, thjesht disa shikime te dhene, dy-tri biseda te vogla, nje ngacmim, pak mesazhe , nje zhgenjim dhe nje telefonate e perfunduar me nje "me fal". Sigurisht nuk ia tregoi emrin por per ti thene sesa ne ankth, lumturi apo te ndihej ndryshee bente, me pak unike, sepse unik ishte ai, nuk nguroi.
-Kerko ta njohesh. Dua te them jo t'ia besh te qarte fare se interesohesh per te, por neqoftese te vjen rasti ta takosh perseri mos i qendro shume ftohte, ndoshta po ta njohesh do ta kuptosh pse sillet kshu. Fundja, njerzit jane plot supriza, sidomos misteriozet.
Znj.Hyka kishte te drejte, si gjithmone, por sado egoiste te ngjante, Era nuk kishte ndermend ti fliste.
Po zbriste shkallet jo aq e menduar sa c'ishte kur erdhi. Ndihej me mire e per kete duhet te falenderonte mamane e personit qe do behej arsyeja pse do i vazhdonte keto seanca.
-Era, prit moj te keqen!- i thirri Rezarta ne momentin qe do hapte deren te largohej.
-Teta Rezarta, si jeni?-e pyeti ajo embel.
-Mire, mire jam po prit se do te te coj Krisi.
Ai emer shkaktoi nje te dridhur ne trupin e saj, ashtu sic bente gjithmone. Nuk donte qe ai ta shoqeronte, nuk ishte gati, pastaj cfare mund te flsnin? Me mire te ecte nen heshtjen e vet sesa te qendronte te pritje te ndonje fjale prej tij.
-Pa problem se kushedi cfare pune ka ai, nuk dua ta bezdis...- po perpiqej te gjente arsye per tu larguar e vetme.
Telefoni i beri ate muziken karakteristike kur te vjen nje mesazh, mendonte se e kishte lene silencie.
"Nuk bezdisem nga faqekuqja une."
Ngriti syte lart pasi lexoi mesazhin dhe pa Krisin te nenqeshur si gjithmone qe qendronte ulur tek shkallet. Ai i shkeli syrin dhe kafshoi buzen.
Te tjerave do u dukej si ndonje maniak i bukur qe donte vetem te perfitonte prej femrave por Eren e terhiqte me shume se cunat qe pepriqeshin ta benin per vete me sjellje xhentile.
-Po c'pune thua!-ia ktheu Rezarta.
-Ah epo mire atehere.-belbezoi Era e dehur prej shikimit te Krisit. Fytyra e ketij te fundit mori ne pamje te kenaqshme, u ngrit me ngadale dhe u afrua per tek ajo. Hapi deren pa shume zhurme dhe ia beri me shenje te dilte.
-Coje deri tek shtepia se eshte vetem sonte, mos i ndodh ndonje gje vajzes.-ishte porosia e fundit qe i dha Rezarta para se ata te largoheshin.
-Vetem?-pyeti Krisi pas pak.
-Po.
-Nuk ke ndonje te aferm...
-Gjyshen por nuk e di neqoftese ajo do vij.- iu pergjigj pa e perfunduar fjalen ai.
-Ku e ka shtepine gjyshja?
-Pse?
-Te te coj tek ajo, nuk eshte mire te rrish vetem.- zeri i Krisit ishte i embel, nuk po perpiqej aspak ta ngacmonte por Era vazhdonte ti mbante inat.
-Shiko.-ajo ndaloi.- Nuk ke pse sillesh mire, sikur merakosesh se jam vetem ne shtepi, thjesht me shoqero dhe per 5 minuta sa per te thene qe me cove e pastaj shiko punen tende.
-Ti je "puna ime".- kishte dicka ndryshe tek Krisi ne ato momente, dicka qe ajo nuk e kishte vene re me pare. Po qendronte serioz dhe mbi te gjitha as nuk po hidhte kunja.
-Une jam thjesht nje kliente e mamase tende, qe "rastesisht" eshte shoqja e ngushte e mamit tim dhe "cuditerisht" ka nje djale shume "te sjellshem" i cili po tregohet "bujar" duke me shoqeruar dhe se "miresia" e tij mbaron ketu. Mund te kthehesh.
-Tani shiko ti nuse e dashur, mos ma permend me faktin qe ajo psikologia jote eshte mamaja ime dhe se po te shoqeroj per ne shtepi nuk do te thote se po e bej per te te ngacmuar apo ku di une c'mendoni ju 15 vjecaret tumblrish.
-15 vjecaret tumblrish? Jo po juve 17 vjecaret e droguar qe rrini qosheve te pallatit si skutha se mos ju shikon njeri.
Krisi ngeli i befasuar, nuk e priste t'i degjonte keto fjale nga ajo, ndersa Era u pendua, fajsonte ate qe e acaroi dhe se e beri ta linte "embelsine" pas.
-Pra ti mendon se une jam nje nga keta barbonat e rendomt?
-Nuk te njoh, okay? Me fal qe te thashe ashtu, ndoshta u tregova paragjykuese por nuk kam c'te mendoj per ty.
-"Ndoshta".- theksoi ai fjalet e saj.
-Kjo bised po merr shume per tatpjete. E di cfare? Vazhdojm te jemi te panjohur, ti nuk di gje per mua, as une per ty. Thjesht me shoqero ne heshtje dhe mos u kthe heret ne shtepi te premteve dhe ja u zgjidh.
Krisi qeshi. U afrua tek Era dhe i peshperiti ne vesh:
-Te te them nje sekret te vogel? Nuk kam ardhur prej vitesh heret ne shtepi te premteve, por keto 3muajt e fundit kam filluar te ndryshoj zakon.
><><><><><><><><<><><><><><><>
ayayaya guess who's back , back again, lisa's back tell a friend lol xp
praaa me falni per mungesen time 2javorshe skam frymezim thats all plus paraprovime e bla bla bla shitty school stuffs,,, anyway pjese eshte unedit dhe do vazhdoj kjo biseda me sh siguri xp po e lash me kaq se pertoj plus duhet t msoj n fizik -.-
Me thoni mendimin tuaj ne koment ju lutem.
Mos harroni te votoni.
Ju duaa.
ESTÁS LEYENDO
Pse Me Telefonon Vetem Kur Je I Droguar? (Shqip)
RomanceDy telefona... Mijera telefonata... Nje numer i parregjistruar... Dhe asnjehere sinqerisht "te dua"... ~~~ (eshte shkruar kur kam qen ne klase te tete-nente, por gjithsesi give it a try if u have nothing more interesting to do)