12. First kiss.

1.6K 146 44
                                    

~Korrik~

Po ecte bregut te detit mendueshem
teksa perpiqej te largohej sa me shume nga çadra ku ndodheshin prinderit e saj. Here here uji i ftohte i detit i prekte kembet, i ledhatonte ato me freskine e tij e me pas terhiqej mbrapa. Dielli dukej sikur po mbytej ne blune e bukur te Jonit, por nuk harronte te linte shenja mbi te nepermjet reflektimit.

Perplasjet e ujit neper shkembinjte e vegjel prej guri ia terhiqnin shpesh vemendjen, ama jo aq shume sa te ulej e ta shijonte ate pamje. Nuk donte te binte pre e saj sepse e dinte qe do i kujtohej ai. Cdo gje qe kishte lidhje me "te bukuren" tanime i kujtonin vetem ate dhe ato te "huaja" ndjenja.

Degjoi ate zilen e shumedeshiruar te telefonit. Do duhej ajo zile qe Era te ndalonte.

-Po?

-Kthehu mbrapa.- ndonese dukej si nje urdher zeri i Krisit ishte mese i embel.

-Kris cfare po kurdis?- ishte e sigurt qe ai po tallej me te dhe nuk ishte fort ne terezi per te tilla shaka.

-He pra faqekuqe kthehu.

Ajo largoi telefonin nga veshi dhe u kthye me floket qe i binin perpara syve te nenshtruara ndaj eres qe frynte.

Filloi te ecte me hapa te ngadalta, disi te ngrira, me pas i shpejtoi pak e nga pak derisa filloi te vraponte per ta gjetur veten midis kraheve te tij.

Kishte ardhur.

Krisi ndjeu ate aromen pranverore qe leshonin gjithmone floket e Eres, mbylli syte per ti thene perseri vetes se nuk po bente asnje gabim dhe e perqafoi me aq delikatese saqe Eres iu duk vetja si ndonje kukull qeramike, gati per tu thyer nga momenti ne moment. Fundja per te e tille ishte.

-Po ma ben shume te veshtire te te harroj.- i tha ajo me nenqeshje.

-Ndersa ti sheqerke, po e ben ziliqar detin me keta sy.

Era u skuq dhe uli koken,ndersa Krisi qeshi.

I vendosi te dyja duart tek faqet e saj e me kujdes i ngriti koken, ne kerkim te atyre syve e kur me ne fund i gjeti ndjeu shpirtin ti mbushej.

Kuptoi se do e kishte shume te veshtire te hiqte dore prej saj e se shume shpejt mund te behej sherim i plageve te tij. Mirpo ai i hapte vete keto plag, ai bente cdo gje per te lenduar veten, ai mendonte se nuk meritonte asnje te mire e me pak nje person aq te brishte sa Era. Apo ndoshta te gjitha keto ishin justifikime te faktin se nuk mund te hiqte dore nga nje pasion me i madh per nje tjeter te quajtur dashuri?

-Kur erdhe?-pyeti kurioze vajza.

-Pak me pare. Mamaja jote me tha te te gjeja.

-Ke ardhur bashk me...?- nisi te thoshte e entuziasmuar nga ideja se dhe psikologia e saj ndodhej aty. Por Krisi ia preu shkurt pa pike ndjenje ne fjalet e tij.

-Po. Gjithsesi mua nuk me kthehet. Jane mbledhur te gjithe si shoqeri.

Kishte degjuar dicka prej mamase se saj se ate mbremje do te vinin dhe tre familje te tjera tu bashkoheshin por nuk ia kishte vene shume veshin. Beri nje llogaritje te shpejte dhe arriti ne perfundimin se perveç Krisit, kishte ardhur Antea, vajza e perkedhelur e nje prej shokeve pasanik te te atit dhe gjithashtu vellai i madh i saj, nje djale tipik i jetes se nates por qe ndryshonte shume nga Krisi kur vinte puna tek menyra sesi flirtonte.

Pse Me Telefonon Vetem Kur Je I Droguar? (Shqip)Where stories live. Discover now