15.

1.5K 150 50
                                    

Momentet qe kalova duke menduar
Gabimet qe vazhdova duke i tepruar

Dhe tani e penduar
Gjithcka ka perfunduar

Do ishte bukur te te ktheja perseri
Por me bukur, te me doje si ne fillim

Tani me pikat e shiut luaj
Sikur asnje shqetesim me bote
Nuk mund te me tundoje

Por ne fund mbetet e verteta
Qe eshte e veshtire ty te te harroj.

-Marre nga cocainemodele "Te Shkuara Dhe Te Kujtuara".

(Tbh poezit e saj jane te preferuarat e mia, hidhini nje sy se do ju rrisi mallin per exin dhe pse smund t keni xp❤️)

~Pas~

Mori fryme thelle dhe mblodhi gjerat e saj, nen hijen qe leshonte pema e preferuar diku ne parkun e liqenit artificiale. Mendoi ne ia vlente ti mbante ato cfare kishte shkruajtur apo ti hidhte ne koshin me te afert, ashtu sic bente shpesh. I dukej vetja si nje shkrimtare fillestare e pashprese e cila kerkonte te gjente shpetim nepermjet fjaleve e kuptimeve te tyre te shumta. Nuk ishte thjesht e "pashprese" por dhe boshe, dicka i mungonte ama te humbiste veten duke gjetur ate me nuk donte.

Ecte e menduar, me kufjet ne vesh, e shoqeruar nga e vetmja keng ne telefonin e saj, duke veshtruar njerzit kur ecnin , vraponin, bisedonin, qeshnin, putheshin, rrinin te perqafuar e ndjente nje zili per ta. E teksa shikonte sesi  ndodhnin keto levizje koha fluturonte poashtu dhe rruga e saj shkurtohej.

-Ckemi dritëz!-e pershendeti Stefano, i ulur tek shkallet e universitetit.

-Ckemi!- ia ktheu ajo duke u perpjekur te ishte sa me e embel.

-Je 17 vjecarja me e menduar qe njoh.-u tall ai pasi e perqafoi, por Era vetem sa i dha nje buzeqeshje te ngrire dhe vazhdoi te ecte.

-Mund te me thuash cfare te mundon.-u perpoq te merrte vemendjen e saj por ishte e kote.

-Asgje.

-He pra, per cfare jane miqte.- kohet e fundit ishte bere mike e ngushte me Stefanon dhe gjithe kjo afersi kishte filluar te mos i pelqente. I dukej sikur po tradhetonte Krisin, sikur po i largonte ndjenjat per te, sikur nuk ia kishte me nevojen atij per te mos u ndjer e vetmuar. E perseri, boshllekun ne zemren e saj nuk e hiqte dot.

-Ku do shkojme?-i beri bisht bisedes.

-C'je nje ti! Si thua per tek 'shpia dyt'?

-Jo atje te lutem.

-Nuk eshte ai, ka dite qe nuk vjen. Pastaj kam nevoje per ndihmen tende te zgjedh kenget.-insistoi Stefano duke e ditur shume mire qe Era do pranonte dhe ajo ashtu beri.

***

Po kuvendonin te dy me disqe neper duar, por me zerin e ulet dhe here here qeshnin me te madhe duke pasur veshtrime te te tjerve mbi ta, nderkohe qe pinin koktejle me baza alkooli. Per Eren ishte hera e pare dhe si dukej po jepte efekt ndersa Stefano perpiqej t'i ngrinte humorin e kenaqej me fytyren e qeshur te saj.

Pse Me Telefonon Vetem Kur Je I Droguar? (Shqip)Nơi câu chuyện tồn tại. Hãy khám phá bây giờ