kyy kapitull shkon per @klaudjamuca. Shume faleminderit qe e ke lexuar kete histori e qe po vazhdon ta lexosh sado e merzitshme po behet xp. Te me falesh per kete pjese sepse eshte e pa edit-uar por nuk me pritej ta postoja. Votat dhe komentet e tua do te thone shume per mua, e sidomos kur llanaj me con ato mesazhet e bukura e me thote se kur do bej update xp. Anywayy shume faleminderitttt dhe njeherrreee. Je shum e miree <33333
Babiessss! Do ju kerkoj falje qe nuk iu kam kthyer komentet por watti mi ka bllokuar, gjithsesi i lexova te gjitha dhe te them te drejten une i jap pak te drejte Violes.
****
Kishte kohe qe i mbante ato fjale brenda tij, i perseriste ne mendjen e bere lemsh cdo dite, ruante urrejtjen qe kishte ndaj te emes dhe e rriste ate vetem e vetem qe te shkaterronte veten.
Ama, ato kujtime, ajo urrejtje, ngurtesonin e thyenin cdo mendim te tijen per te ndryshuar. Sa here qe ajo pak shprese rritej, venitej me pas ,e sa here ajo venitej ai 'perdorte' Eren per ta kthyer.
Padrejtesi. Padrejtesia e mbante te gjalle.
-E kupton se cfare njeriu eshte psikologia jote?- ktheu veshtrimin nga Era, e cila dhe pse me lotet e mbledhur aq sa nuk prisnin me, qendronte perball tij me te njejtin shprehi serioziteti si me pare.
Ftohtesia ne syte e saj nuk kishte ndryshuar.
Beri dy hapa para, qendroi per pak sekonda e kapur pas atyre syve te lodhur e te lagesht jeshil e me pas zgjati doren duke i dhene nje shuplake Krisit.
Ai nuk e priste.
-Era...
-Idiot! Nuk ke pse gjen justifikime per te fajsuar mamane tende duke e ditur shume mire se perbrenda ti fajson veten. E kuptoj pse ke gjithe ate mllef ndaj saj, por kjo nuk do te thote se Viola nuk do t'ia dij per ty. A nuk ishte deshira e Tonit qe ti ta falje? Ai ishte personi qe vuajti me shume e ne fund ai kerkoi ta mbeshtesje ate, nuk mendon se dhe Toni ka pasur arsyet e tij qe ta kerkoi kete? E ke pyetur ndonjhere mamane tende sesi ndihet? Se pse u largua "me te dashurin"? Thua se je perpjekur ta kuptosh kur ne fakt ti thjesht e ke mbushur mendjen me ide te kota duke shtrembuar te verteten.
-Boll!- kerkoi qe ajo te ndalonte me nje ze pergjerues e te mbytyr.
-Kris! Nuk ke pse fajson veten apo mamane tende per humbjen e tij. Nuk eshte faji i askujt! Cdo gje qe lind eshte e shkruar te perfundoje, e tille eshte dhe jeta. Te gjithe e dim kete, hapi syte dhe perpiqu te vazhdosh jeten pa mendime te tilla. Do thuash se nuk mundesh, genjeshter! E gjitha varet nga ti! Ti do ta zhytesh veten ne trishtim, ja pse drogohesh, ti do te largosh te gjithe njerzit ja pse me lendon mua e poashtu mohon te vetmen "familje" qe ke. Ti do te shkaterrosh veten! Neqoftese fillon te kuptosh se dreqin ka njerez te cilet shqetesohen per ty, e nuk ke nevoje te
drogohesh per te mos ndjer vetmi, do shohesh se keto veprimet e tua i ngjasojne nje hipokriti i cili kerkon te terheqi vemendje.-Nuk me kupton...-foli ai me koken ulur , i pafuqishem per te pare ne syte e saj, ne perpjekje per te fshehur te tijat me friken se do vertetonin te kunderten e atyre 3 fjaleve.
-E ke menduar ndonjehere sesa me fat je?-toni i zerit te faqekuqes ishte qetesuar.
Krisi ngriti syte. Nuk e kuptoi ate pyetje.
- E ke menduar ndonjehere sesa me fat je qe ke nje jete? E ke menduar sesa shume do donte te jetonte Toni, sesa e shtrenjte ishte jeta per te?
Me ne fund arriti t'ia thoshte! Arriti tia bente ate pyetje, sado e pakuptimte te dukej.
-Perse nuk rregullon marredhenine me mamane tende, bisedo me te, hiq dore plotesisht nga droga dhe jetoje jeten ashtu sic do donte Toni per ty.
-Nuk mundem.-ndjeu ankth dhe frike. Era kishte kuptuar arsyen e vertete te merzitjes se tij, ate arsye qe ai ia mohonte vetes, dhe tani po perpiqej ta ndihmonte, e kjo gje e friksonte Krisin.
-Mendon se do vazhdoja te qendroja prane teje po te besoja se ti nuk mundesh?- Era preku faqen e tij, e perkedheli embel, fshiu ato pak lote qe kishin mbetur e me pas i ngriti koken per ta pare ne sy.
-Pse ke kaq shume besim tek une? Une jam nje deshtim, te lendova ashtu sic beja me te gjith, puthesha me te tjera para syve te tu, te merrja ne telefon vetem kur drogohesha. Ti duhet te me urresh.
-Neqoftese ndryshon, une do i harroj te gjitha.- dhe ja ku i tha ate per te cilen kishte kerkuar ta takonte.
Ato fjale deportuan thelle ne zemren e tij, e bene te kuptonte qe ishte akoma me me fat sepse kishte nje njeri si ajo ne jeten e tij, por gjithashtu e bene te kuptonte se ishte momenti te largohej nje here e mire.
Mendonte se ishte gati te ndryshonte, se kishte filluar te ndryshonte por genjente veten. Atehere kur me ne fund dikusj arriti ta kuptonte e te shuante verberine e tij, ndjeu frike per ndryshim.
Krisi hoqi duart e saj me ngadale prej fytyres se tij, i dhuroi nje buzeqeshje te hidhur, qendroi disa sekonda duke veshtruar ata sy blu per te cilat betohej se ishin me te bukurit, faqet e kuqe qe i donte aq shume, hunden e vogel, floket me onde qe lekundeshin nga era,buzet te cilat do i mungonin, dhe trupin e holle me te cilin nuk luajti dot.
-Duhet ta dish se kur te mora heren e pare ne telefon e bera sepse doja t'i largoja nje kliente mamase sime. Nisi e gjitha si nje loje. Por me pas kuptova se po behesha arsyeja pse i vazhdoje ato seanca, dhe kjo disi me pelqeu.- djali i psikologes filloi te distancohej duke e lene Eren me duart e ngrira ne ajer, e me veshtrimin e ngulur aty ku ndodhej silueta e tij.
Trupi i djalit te droguar po dridhej e pse zeri u pershtatej me se miri atyre fjaleve egoiste.
-Besoj se e the ate per te cilen me kerkove te takoheshim dhe e more pergjigjjen e saj poashtu..Mirupafshim!
Dhe ja ku skena e nje viti me pare po perseritej, ai qe hidhte hapat per tu larguar e ajo qe e veshtronte ne perpjekje per te gjetur se ku kishte gabuar.
><><><<><><>><><><><><><><<>
Per te gjithe ata qe nuk e kuptuan situata eshte keshtu xp : Krisi e perdor vdekjen e Tonit si nje "pretekst" per te treguar qe esht ne dhimbje e per te terhequr vemendje, dmth e detyron veten te kujtoj dhimbjen qe ndjeu kur humbi ate (gjera qe ndodhin). Era e kuptoi dhee takk e ktheu situaten ne favor te saj duke i kerkuar te ndryshoj, qy tipi u friksua, u tregua jerk dhe u largua.
Nje sekret te vogel: keto fjalet qe i thot Era Krisit tek kjo pjesa ia km then une dikujt (vtm se nk ia thash kaq embel por qe afersisht keto fjale ishin)dhe situata ishte cik me ndryshe. Whatever, ishte 3 i nates kur ia thash and he is not my crush or smth.
Pyesni ne komenteeee per cdo gje.
Mos harroni te votoni.
Ju duaa.
ESTÁS LEYENDO
Pse Me Telefonon Vetem Kur Je I Droguar? (Shqip)
RomanceDy telefona... Mijera telefonata... Nje numer i parregjistruar... Dhe asnjehere sinqerisht "te dua"... ~~~ (eshte shkruar kur kam qen ne klase te tete-nente, por gjithsesi give it a try if u have nothing more interesting to do)