Kapitulli 1

585 23 9
                                    

-Dea vrapo, do vonohemi per ne shkolle. Sdo e kapim oren e pare, e sdua te mar mungese.-po I thoshte Alda me nje fryme. Vrapuan aq shpejte saqe edhe njerezit rruges po I shikonin si te cmendura, por atyre sju interesonte.

-Arritem, e sheh. Kot bere panic-foli Dea dhe hyne brenda ne klase. Per fat te mire zysha akoma skishte ardhur. Dea ishte ne vitin e katert ne gjimnaz, vinte nga nje familje e pasur dhe e ndershme. Familje qe akoma I ndiqnin traditat e vjetra shqiptare. Kishte liri te dilte per kafe me shoqet, por jo pa mare leje prej prinderve. Ndersa diskotekat I kishte te ndaluara. Alda ishte mikja e saj me e mire, familja e saj nuk ishte e pasur, perkundrazi ishte Dea ajo qe I ndihmonte ekonomikisht. E per kete Alda do I ishte falenderuese gjithe jeten. Alda kishte vetem nje moter me te vogel, Blerten, te cilen e adhuronte. Prinderit e saj punonin aq shume qe vajzave te tyre mos tju mungoje gje. Dea kishte nje moter me te vogel, Liden, dhe vellau I saj Edi, dy vite me I madh se ajo. Cun flori, saqe I gjithe qyteti e kishte lakmi. Dashuria e pare e Deas ndodhej ne ate klase, Fitimi. Nje avanturist I pashoq. Predha e tij e radhes ishte Dea, vajza me e urte e shkolles, me e zgjuara nga te gjithe. Ajo qe nuk ua kthente fjalen profesoreve edhe nese ata ishin gabim. Dea ishte shembulli me I mire I nje vajze dhe per kete shumica e admironin.

-Mirdita Dea, e pershenddeti Fitimi dhe ia luajti syrin. E kjo e shkreta u shkri e tera.

-Mirdita Fitim, si je?-arriti ti perfundonte keto fjale. Sa deshen te vazhdonin me biseden,zysha hyri ne klase. Mbaruan shkollen ate dite dhe po beheshin gati per ne shtepi, kur Fitimi ua preu rrugen.

-Goca, javen tjeter do kemi feste ne shkolle, a do vini?

-Une po-u pergjigj Alda dhe fitimi e shperfilli komentin e saj.

-Une..une se di. Duhet te mar leje-foli sinqerisht ajo dhe fitimi qeshi.

-Leje? Nga kush? Aman o dea, viti I katert ne gjimnaz jemi, dhe akoma mer leje?

-Po fitim, sepse ashtu duan prinderit e mi. dhe une sdua ti zhgenjej.

-Ne rregull, ti e di. Festa fillon ne oren 20:00, eshte pervjetori I shkolles. Ndaj ju vendosni. Nese vini mua ketu me keni-dhe iku qe aty. Dea u shkri e tera, ndersa Alda si Alda, qe ne fillim se kishte pelqyer fitimin. I kishte thene Deas se ai nuk ishte per te por asaj nuk I interesonte. E donte ate djale, e deshi qe nga dita e pare kur ai u transferua ne klasen e tyre. Ne vit te trete kishte ardhur ne klasen e saj e ajo qe atehere u dashurua. Shkoi me plot mendime ne koke. Si tja bente me prinderit? Tju kerkonte leje per neser a jo nuk e dinte. Se besonte se I ati do I jepte leje. Te behej cte behej, do ta provonte fatin. Mbase edhe ndihma e Edit do kryente pune, ai I adhuronte motrat e tij. Kerkoi ndihmen e tij dhe ai nuk nguroi ti ndihmonte, por me nje kusht. Te ishte ai qe do I dergonte te dyjat ne shkolle dhe pastaj ti merte. E ajo pranoi.

-Atehere javen tjeter flas me babin une dhe do I kerkoj leje

*************

-Mirmengjesi zemer, cne kaq e lumtur sot?-e pyeti Alda kur po shkonin ne shkolle.

-E si mos te jem zemer. EDI do I kerkoje babit leje per mua per ne feste-dhe qeshi e lumtur. Hyri ne klase dhe meqe ishte heret akoma, syte iu ndeshen me dicka te neveritshme. Fitimi duke u puthur me nje goce te klases, me nje qeflie te papare qe e gjithe shkolla e kishte pasur. Ajo ishte ulur ne preherin e tij dhe po putheshin gjithe passion. Syte iu mbushen me lote por e permbajti veten. Erdhen edhe nxenesit e tjere e me vone hyri dhe kujdestarja.

-Nxenes te dashur, sot ne klasen tone eshte transferuar nje nxenes nga nje qytet tjeter. Mirepriteni si duhet dhe ndihmoni me mesimet, ne rregull-dhe te gjithe folen njezeri POOOO.

-Urdhero, ulu te ALDA dhe Dea, do te ndihmojne me mesimet.-dhe bukuroshi I shkolles u ul ne banken e atyre dyjave. Ishte cuni me I bukur ne ate shkolle, e kete e deshmonin edhe vajzat qe po e hanin me sy.

-Atehere e lusim nxenesin e ri te prezantohet. Dhe ai u ngrit ne kembe.

-Quhem Besnik L. vij nga nje qytet tjeter, jemi shperngulur ketu per shkaqe familjare.

-Ne rregull Besnik ,mendjen ne mesim e.-qeshi zysha dhe vazhdoi me mesimin. Fitimi deshironte te bisedonte me dean por ajo as qe ia hodhi syte.

-Pershendetje vajza-u foli ai te dyjave por vetem Alda arriti tja kthente pergjigjen. Dea ishte perhumbur ne mendime e syte I ishin skuqur nga lotet. Kerkoi leje nga zysha dhe shkoi ne banjo per te pastruar fytyren. Ne hyrje te saj, veshet I kapen nje bisede te pakendshme per te, nje bisede teper te veshtire. Fjale qe lenduan zemren e saj.

-Ashtu pra si po te them. Fitimi sonte do I propozoje asaj, gjasme si I dashuruari I shekullit. Dhe kur ajo te pranoje, do ja nxjerre bojen para te gjithve.

-Nuk besoj se Dea do pranoje te lidhet menjehere me te-pranoi vajza tjeter. E njihte dean shume mire, nuk e kishte shoqe por e dinte se eshte vajze serioze.

-Do pranoje pa merak, te gjithe e dijme se ajo shkrihet per te, po he. Sonte do argetohemi ne maksimum. Dhe qeshi Adela me te madhe. E ngadale, Dea ktheu shpinen dhe zbriti poshte, skishte fuqi as te hynte ne klase. Kembet po I merreshin dhe fryma po I ndalej. Humbi drejtpeshimin po te mos ishte per dike qe I ndihmoi, e mbajti qe mos te rrezohej.

Dashuri e pergjakurWhere stories live. Discover now