Nata kishte rene ne ate qytet dhe ajo sorollatej kot, skishte ku te shkonte. Te shkonte te Alda, I vinte turp. Te shkonte ne hotel, sdonte ti harxhonte leket. Me ne fund vendosi, do shkonte te pershendetej me Alden, mbase per here te fundit do e takonte. Trokiti ne deren e saj dhe e hapi vet Alda.
-Dea, je mire? Futu brenda shpirt-dhe aty u shkrep ne te qare. Ne pragun e asaj shtepie, leshoi lotet qe I mbante perbrenda.
-Urdhero, pije kete caj, do te beje mire per qetesim.-I ofroi ajo nje caj te nxehte. Pasi u qetesua pak, vendosi ta pyeste se ckishte ndodhur. Diqka I kishte treguar Lida ne telefon, por ajo si kishte besuar.
-Dea, nese deshiron te flasesh ma thuaj. Ketu jam ti e di-dhe ajo pohoi me koke. U shtri ne krevatin e saj dhe gjumi e mori menjehere. Makthet spo e linin te qete, fryma po I merej. Vraponte ajo, ikte sa me larg nga Fitimi por serish ai arrinte ta kapte.
-Mjaft te lutem, mjaft me lesho-bertiti ajo dhe Alda u zgjua.
-Qetesohu shpirt, ishte thjesht nje enderr. Qetesohu-dhe e perqafoi shoqen e saj.
-Enderr qe dikur ishte realitet-peshperiti keto fjale dhe u kthye nga ana tjeter e krevatit.
**********************
-Zoteri mjek, ju lutem me thoni. Si eshte ai?-e pyeti Fitimi mjekun.
-Gjendja e tij eshte shume serioze. Fale Zotit e keni sjellur me kohe, perndryshe do ishte shume vone. Duhet te qendroje ca dite ketu, por sguxon asesi te pranoje lajme te keqija, gjera qe e shqetesojne. Duhet te jete sa me I qete-perfundoi ai dhe u largua. Fitimi u fut ne dhome, dhe me lot ne sy iu afrua shtratit te tij.
-Me fal baba, me fal qe te zhgenjeva. Me fal qe su bera nje djal siq doje ti-qante dhe fliste ne te njejten kohe.
***********************
-Dea, eshte me mire qe keto fjale tja thuash edhe Besnikut. Me beso zemer, ai do te kuptoje dhe do te besoje-po e keshillonte Alda pasi ajo ia kishte treguar te verteten. Kishte nevoje te defrehej diku. Jeta e saj tanime ishte shkaterruar, ajo ishte transformuar ne nje tjeter njeri. Nuk ishte me Dea e meparshme, asgje skishte ngelur prej saj. Ndryshimi I saj po e brengoste tejmase Alden.
-Asnjehere Alda, asnjehere. Mos harro se me premtove se sdo flasesh. Mbaje fjalen mire.
-Por keshtu do e shkaterrosh jeten tende mike.
-Jeta ime edhe ashtu eshte e shkaterruar, te pakten Lides most i ndodh gje.-dhe mbaroi biseden duke dalur jashta dhomes se Aldes.
*********************
-Mjaft pive Besnik, nuk ja vlen ta shkaterrosh veten per nje femer bije. Fundja, ajo eshte ne humbje jo ti. Ajo humbi nje thesar—po e keshillonte e ema. I dhimsej I biri I cili vinte cdo nate I dehur ne shtepi.
-Me ler te qete mama, te lutem. A nuk e sheh se cfare fati kam ne jete? Njera vdiq ne duart e mia, tjetra me tradhtoi. A do jem I lumtur ndonjehere une?
-Bir, njeren ta mori Zoti se e deshti me shume se ne. ndersa. Ndersa kjo tjetra, epo vet eshte fajtore bir, sja vlen te qash per te. Ti e meriton dike me te mire. Te lutem, je akoma I ri per ta shkateruar veten.-dhe ia ledhatoi floket. Gjumi e zuri ne ate divan pasiqe skishte fuqi as te shkonte ne dhomen e vet. Alkooli po e shkaterronte cdo dite e me shume.
**********************
-Dea te lutem, shko fol me Besnikun. Sqarohu me te, me tregoi Andi se sa shume ai po vuan. Cdo nate shkon I dehur ne shtepi. Mos e shkaterro lumturine e juaj per nje perbindesh si Fitimi.-po e keshillonte Alda.
-E cka pastaj nese I tregoj cdo gje? Edi ose Besniku do e vrasin ate, do futen ne burg. Me thuaj, si do jem e lumtur une? Po nese I realizon kercenimet e tij, nese e lendon Liden?
-Liden ska si ta lendoje nese meret vesh e verteta pasi deri atehere do jete ne burg. Ndersa Edi dhe Besniku sdo I bejne gje, jam e bindur. Asnjeri sjane vrases. Maximum, do e rrahin shume dhe kaq. Lufto per lumturine tuaj, lufto sa nuk eshte vone-kaq I tha ajo dhe doli nga dhoma duke e futur Dean ne mendime.
*********************
-TI? Ckerkon ne shtepine tone? Shporru nga ketu.-I bertiti e ema e Besnikut. Ajo kishte mare guximin te shkonte e te fliste me te. Pas fjaleve te Aldes, vendosi te fliste me Besnikun. Mendonte se ai ishte qetesuar sadopak ,kishin kaluar dy jave nga ngjarja tragjike.
-Kush eshte mama? Pse bertet kaq shume?-foli Besniku duke dal nga dhoma por u shtang kur e pa ate, ishte bere tjeter njeri. Embelsia nga fytyra e saj kishte ikur ,tani e kishte kapluar zymtesia.
-Ti? Ti ckerkon ketu? Apo erdhe tme ftosh per ne dasem?- I foli me ironi.
-Te lutem Besnik, te lutem. Flasim vet, nese eshte e mundur. Eshte diqka me rendesi-po e luste ajo duke qare dhe e ema e tij doli nga shtepia.
-Fol cke per te thene dhe menjehere largohu. Sdua te te shoh me, je aq femer e ulet.
-Mos, mos te lutem. Mos me thuaj ashtu, fjalet e tua me lendojne.
-Edhe mua me lendove shume, me shkaterrove moj me shkaterrove. Tani fol ose shporru. Por mos me genjej, I di te gjitha.
-Si, si I di te gjitha? Per cka e ke fjalen?-e pyeti ajo.
-Takova Fitimin sot, me tregoi se te kishte lene pasi ishte lodhur nga ti. Edhe pse ti ke tentuar disa here keto dite ti kthehesh.
-Genjeshter-beriti ajo.- te ka genjyer me beso, ashtu siq une te kam genjyer ty.
-Per ate Zot Dea mjaft se asnje fjale ste besoj. Kurr me, kurr me sdo kem besim te ti.
-Edhe...edhe nese te them...se ai me ka dhunuar? Me ka mare me force dhe me ka derguar ne shtepine e mikut te tij? Me beso Besnik, une...une kam qene e perdhunuar.
Keto fjale si priste nga ajo, iu duk sikur shtepia I ram bi koke. Heshtja kaploi dhomen, asnjeri spo fliste.
-Deri ketu arrite Dea? Te genjesh kaq mire, hallall te qofte.
-Cka? Jo, seshte aspak genjeshter. Te betohem se...se ai...me ka dhunuar..madje..
-Mjaft, mjaft. Ste besoj, ste besoj asnje fjale. Kishe mundesine tme tregoje por nuk e bere. Pse? Sepse ashtu te leverdiste ty. Tna mbaje te dy nen kthetrat e tua. Cili do ishte me budallai, do ngelte me ty apo jo?
-Jo, te betohem qe jo. Me rrembeu, me dhunoi dhe pastaj me kercenoi qe mos te flas gje. Te betohem qe...
-Mjaft moj mjaft, se sjemi duke bere film ketu. Ke nje vella,nje baba, me kishe mua. Po te kishte kercenuar do na kishe treguar. Por jo, meqe ai te braktisi, tash deshiron tme kthehesh mua, apo jo? Epo mjaft ishte gjithcka. Shko te ai tani-dhe e kapi per krahu duke e perzene jashte si nje rrugace.
-Besnik mos te lutem, te pergjerohem eja te flasim. Me beso, te gjitha fjalet qe ti thashe ate dite ishin genjeshter. Sepse ai po me kercenonte per...
-Largohu, sdua te te shoh me sy.-I bertiti ai dhe e perzuri jashte shtepise.