Ditet, javet, muajt po kalonin me nje shpejtesi maramendese. Per dike mire, per dike keq. Lidhja mes Deas dhe Besnikut po kalonte per mrekulli, edhe pse kishte ato grindjet e tyre, serish ndjenjat triumfonin. Dashuria e tyre fitonte gjithcka. Lida, si nje goce e menqur, skishte pranuar te lidhej me askend, kishte mare nje mesim te mire nga Fitimi. Alda kishte shkuar per pushime ne Gjermani. Edhe pse halla e saj nuk e donte shume, ajo kishte raporte te mira me djalin e halles. E donin shume njeri tjetrin. Po afrohej dita e regjistrimeve ne universitet. Edhe Besniku edhe Dea kishin zgjedhur drejtimin e njejte, arkitekturen. Dea ne fakt nuk e kishte shume qejf, por sdonte te ndahej nga Besniku. Edhe ate vit, ajo ishte zgjedhur si nxenesja me e mire e gjenerates. Padushim, prinderit e saj ishin shume krenar me te.
-Shpirt, dita jone e pare ne fakultet. Shpresoj qe gjithcka te shkoje mire-foli Dea e entuziazmuar, por shpejt iu zhduk buzeqeshja nga fytyra kur e pa Fitimin aty. si duket edhe ai kishte zgjedhur drejtimin e njejte.
-Cfare u be shpirt? Pse u ndale?-e pyeti Besniku por kur ktheu koken dhe e pa ate, kuptoi cdo gje.
-Ky cfare kerkon ketu?-foli me nervozizem, sikur Dea te ishte fajtorja.
-Shshsh...mos bertit shpirt. Eshte e drejta e tij te regjistrohet ku te doje, smund ta ndalojme. Plus qe neve sna intereson aspak per te.-foli ajo per ta qetesuar por kot. Nervozizmi I tij arriti kulmin kur e pa Fitimin duke shkuar drejt tyre.
-Mirdita shoqeri, si duket serish do jemi bashke. Edhe ne universitet do me duhet tju duroj juve.-foli me ironi.
-Zhduku qe ketu nese deshiron ta shohesh serish diellin me sy-e kercenoi Besniku e ai vetem u largua duke qeshur.
***********************
Ditet ne universitet kalonin paksa me veshtiresi per Dean, nuk e kishte aq te lehte si ne shkolle te mesme. Tani mesonte dyfishin me shume. Por kur shihte prinderit e saj krenar, ia vlente gjithe ajo sakrifice. Shetitjet me Besnikun I kishte rralluar por edhe ai e kuptonte mjaft mire. Ishin ne universitet ate dite, ne nje ligjerate teper te rendesishme. Nje professor I rrepte qe askush sguxonte te bente ze ne oren e tij ose provimin sdo e kalonte kurr. Edhe miza degjohej ne ate klase. Por jo te gjithe ia kishin friken. Fitimi mori nje telefonate te rendesishme dhe doli nga klasa pa kerkuar leje.
-ky djalosh sdo kaloje kurr ne provimin tim-kercenoi profesori dhe u ul duke mare shenime mbi Fitimin.
-C'u be mama? Pse qan?-pyeti ai sapo doli nga salla e ligjeratave.
-Rona bir, ajo eshte shume keq. Eja me shpejte ne spital-u pergjigj e ema dhe me aq e mbylli telefonin. As vet nuk e kuptoi se si arriti deri te vetura. Ndezi menjehere ate dhe u nis per ne spital. Shenjat e komunikacionit nuk egzistonin per te ne ato momente. Sapo arriti ne spital, pyeti per te motren dhe vrapoi per ne dhomen e saj. Ne koridor takoi te emen.
-Cu be mama? Cfare ka Rona?
-Serish nje krize bir, por kesaj radhe...kesaj radhe sbesoj se do shpetoje-foli me ngasherima ajo grua e vuajtur nga jeta. Burrin ne burg, ndersa vajzen e semure. Kishte vuajtur shume ne jete, kishte perballuar cdo gje. Por semundja e Rones e kishte shkaterruar. Goditi murin me grushta, dhe vetem kur e pa se duart I kishte me gjak, atehere ndaloi.
-Mjaft Fitim, mjaft shpirti nenes. Te lutem qetesohu, me duhesh I forte. Mos me braktis edhe ti-qau gjersa e perqafoi te birin ajo grua e shkrete.
-Mire mama por qetesohu, ajo do behet mire-dhe e shtrengoi forte tee men.
************************
-Cpati ai qe doli ashtu prej ligjeratave?-peshperisnin disa goca ne sallen e ligjeratave. E kjo bisede nuk I shpetoi Deas dhe Besnikut. E dinin se per ke behej fjale.
-Nuk e di, si duket dicka e rendesishme meqe doli ashtu. Por me dhimset se ne kete provim do ngec keq-u pergjigj tjetra. Vertet, kjo gje I habiti shume Besnikun dhe Dean, Fitimi kurr skishte reaguar ashtu. Gjithmone gjerat I kishte mare me tallje. Edhe profesoret ne gjimnaz kur e perzinin nga ora, ai dilte duke qeshur. Por sot, sot dicka me te po ndodhte-bluante Dea gjera ne koken e saj.
***********************
-Andi, si je mik? Desha te pys diqka.-po fliste Edi me mikun e tij ne telefon.
-Mire vella, si zakonisht ne pune. Urdhero pyet-ia ktheu me miresjellje.
-Desha te di nese e njeh ate cunin qe ishte ne klase me Dean dhe Besnikun. Fitim quhet. Mund tme gjesh ndonje informacion per te?
-Patjeter vella, mi nis te dhenat e tij me sms dhe do hulumtoj une-u pergjigj Andi.
-Sdi pse, por me duket I dyshimte ai djale. Sikur fshehe dicka. Nuk I besoj aspak. Madje me duket e cuditshme qe e ka zgjedhur te njejtin drejtim sikur Dea dhe Besniku.
-Sot do hulumtoj cdo gje per te, mos u merakos aspak. Ne fakt, edhe Besniku ka te njejtin mendim si ti.
**************************
-Doktor, si eshte motra ime?-pyeti Fitimi mjekun kur e pa te dilte ate nga dhoma e Rones. Fytyra e tij ishte e vrenjtur, skishte aspak lajme te mira.
-Me vjen keq, por semundja e saj ka avancuar shume. Smund te bejme asgje per te. Keto kriza do ti kete gjithmone, ndoshta edhe me te keqija. Deri...
-Deri kur doktor?-pyeti Fitimi me nje shikim plot dhimbje.
-Deri ne ditet e saja te fundit. Siq jut hash, semundja e saj ska sherim. Asaj...asaj si kane mbetur shume kohe jete. Me vjen keq, por me duhet tjem I sinqerte. Sdua tju mbabj me shpresa te kota-perfundoi mjeku dhe u largua. Per fitimin dhe te emen e tij, ai lajm ua shembi boten, iu duk sikur spitali ra mbi shpatullat e tyre.
-Eshte akoma e re dreqi ta haje. Pse o zot, pse?-mallkoi Fitimi me ze te larte.
p.s NESE HISTORIA KA KAQ PAK LEXUES, NUK DO E PUBLIKOJ ME. SE ME DUKET SE KOT QE PUBLIKOHET