Kaluan dite dhe miqesia mes Deas dhe Besnikut po rritej shume. Dilnin shpesh per shetitje, per kafe. I ati I Deas nuk bente problem aspak qe ajo dilte pasiqe Besniku ishte djali I mikut te tij me te mire. Koha ishte ftohur dhe bashke me te edhe urrejtja te disa njerez dita dites po shtohej. Fitimi cdo dite e me shume po I urrente Dean dhe Besnikun, Edi gjithashtu kishte gjetur fatin e jetes por akoma skishte folur me prinderit e tij. Ate dite te ftohte nentori, kur shkolla kishte mbaruar, Besniku kishte vendosur tja shprehte ndjenjat Deas. E ftoi ne nje shetitje dhe ajo pranoi.
-Ulemi diku Dea, apo deshiron te shetitemi?-e pyeti ai.
-Shetitemi me mire. Por se si me dukesh sot Besnik. Disi I tensionuar. E ai I shkreti vetem po luante me duart e tij. Sdinte si tja fillonte. Ndaluan afer parkut dhe gjeten nje vend te lire per tu ulur.
-Dea degjo. Nuk di as vet nga tja filloj. Pra...mm.
-Besnik fol, po me tremb per zotin. Ka ndodh ndonje gje?
-Jo jo. Dua te them po. Uf nejse. Dua te te tregoj dicka. Ne fakt te pranoj dicka.
-Cka Besnik? Fol me mua lirisht.
-Dea, me vjen keq por une nuk te shoh si mike. Kam kohe qe...
-Qe cka?
-Ndjej per ty Dea. Nuk te dua vetem si shoqe. Te dua si partneren time te jetes, si udhetaren time ne kete jete te gjate. Sdua ta kaloj jeten pa ty.
-Besnik...me befasove per zotin.
-Shshshsh. Me ler te mbaroj. Ka kohe qe keto ndjenja I kam ndaj teje por sdoja te ngutesha. E tash qe jam I sigurt ndaj dashurise time ndaj teje, sdua te jem larg teje me. Dua te jemi bashke pergjithmone. Ajo ngeli pa fjale, nuk e priste se Besniku kishte ndjenja ndaj saj.
-Besnik...une...sdi cte them..
-Asgje Dea, mer kohe dhe mendohu. Mos u ngut, por te lutem mos u largo nga une. Edhe nese nuk I ke ndjenjat e njejta, te pakten mos mu largo. Te pakten te rrijme si miq.
-Me jep kohe te mendohem Besnik. Nuk eshte se nuk ndjej gje per ty, por me duhet kohe te sigurohem. E ai pohoi me koke I lumtur, e perqafoi fort dhe I dhuroi nje puthje ne balle.
****************
Alda kishte ca dite qe skishte shkuar ne shkolle, ishte e semure. Vetem nje grip, asgje me shume. Por ate dite, ate dite ndihej akoma me keq. Prinderit e saj e kishin gjetur pa ndjenja ne dhomen e saj dhe menjehere e kishin derguar ne spital. Telefonuan Dean dhe I treguan cdo gje. Ajo mori leje nga I ati dhe shkoi ne spital per ta takuar Alden. Besniku nuk e la vetem ne asnje moment.
-Xhaxhi Trim, si eshte Alda?-pyeti Dea sapo arriti ne spital.
-Nuk e di bije, tani jane duke I bere ca analiza. Me vone do na tregojne.
-Gjithcka do shkoje mire xhaxha, mos u brengos. Teta Flora ku eshte?
-Po e shoqeron Alden, sdeshi ta lere vete. Mjeku nuk lejoi por ajo kembengulte. Dhe Dea I dhuroi nje buzeqeshje te sforcuar. Doli jashte spitalit, kerkoi babin e saj ne telefon dhe me lot ne sy I kerkoi nje nder dhe ai pranoi menjehere. Sapo shkoi serish prane babait te Aldes, erdhi mjeku me analizat ne dore ndersa Alden e kishin shtruar ne nje dhome.
-Zoteri, ju jeni I ati I pacientes? Dhe Trimi pohoi me koke. Dea e kuptoi se dicka nuk po shkonte, ndaj I ndoqi nga pas. Sapo arriten ne zyren e mjekut, ajo u afrua qe ti degjonte.
-Zoteri Trim, rezultatet e Aldes nuk jane shume te mira.-foli mjeku me dhemshuri.
-Pse...Cka...cka ka vajza ime doktor?-pyeti Trimi tashme me buzet duke iu dridhur.
-Alda eshte e semure nga kanceri ne mushkeri. Eshte ne fazen e pare, por duhet ta operojme menjehere. Perndryshe do ja demtoje edhe organet e tjera.
Trimit iu rrotullua dhoma, iu duk sikur tavani I asaj zyres do binte mbi te. Ndersa dikush atje jashte po qante me ngasherima.
-Mmmmm..operojeni zoteri mjek, operojeni menjehere.
-Kete operacion me mire mund ta kryen spitali xxxxxxxx por atje kushton shume, eshte spital privat.
-Ska rendsi, do shes shtepine, gjithcka vetem per vajzen time. Do shes dhe veshken nese eshte nevoja vetem ju lutem shpetojeni.
-Atehere do ja bejm keshtu, Alda mjekimin do e beje ketu falas, gjersa ju ti gjeni leket e operacionit, ajo do qendroje ketu. Mire?
-Ne..ne rregull...ju falemnderit-dhe doli jashte duke qare. Ishte veshtire per mjekun te shihte nje burr duke qare.
-Mirdita zoteri mjek.-hyri Dea duke qare.
-Mirdita zonjushe, urdheroni. Si mund tju ndihmoj?-dhe ne ato momente erdhi edhe zoteri Agimi.
-Pershendetje doktor. –pershendeti ai dhe te njejten gje beri dhe mjeku.
-Kam ardhur ti mbuloj gjitha harxhimet per pacienten e juaj Alden, si dhe ta paguaj operacionin e saj.-perfundoi I ati I Deas. Por ju lutem, sdua qe ta beni publike emrin tim, domethene sdua qe familja e saj ta mari vesh.
-Shume mire do benit, por mund ta di kush jeni, dhe pse sdeshironi qe ta dijne per ju?
-Alda eshte mikja me e ngushte e bijes sime. Dhe nese e kuptojne se une do paguaj, do ndihen keq, do ndihen te turperuar, te poshteruar. Dhe mjeku aprovoi me koke. I pelqeu sjellja e zoteri Agimit.
-Ne rregull, do gjej menyren qe mos tju tregoj. Atehere qe neser do e transferojme Alden atje, sa me shpejte te kryhet operacioni aq me mire.-perfundoi mjeku I lumtur qe ky operacion do kryhej. Ishte njeri I drejt, urrente korrupcionin.
*********************
-Jam krenare per ty babi, je njeriu me I mrekullueshem ne bote- e perqafoi Dea te atin.
-Bije, e bera per ty sepse eshte mikja yte me e mire. Por edhe ajo me dhimset shume, e di se eshte shume goce e mire. Por sdua qe dikush ta zbuloje se une po paguaj operacionin, mire-dhe Dea aprovoi me koke. Ndersa Besniku qe kishte degjuar biseden, u ndje krenar per babain e Deas, u ndje I lumtur qe akoma kishte njerez te tille ne kete bote.