Shume njerez ishin mbledhur perreth saj dhe spo I linin hapesire te merte fryme.
-Dea, Dea fol te lutem. A je mire?-pyeti ai I shqetesuar.
-Mmm. Mire mire, fale zotit ky manjaku ndaloi me kohe..perndryshe..sdo isha gjalle tani-mezi I nxorri keto fjale qe Besnikun e lenduan ne shpirt. Mori koken e saj avash ne preher, ia ledhatoi floket, dhe kur u bind se skishte gje, I ndihmoi te ngrihej. Gjithe njerezit u shperndane ndersa Besniku kercenoi shoferin per shpejtesine qe po ecte. Pasi ngelen vete, ne ate parkun e madh dhe te bukur, Besnikun e shqetesuan mijera gjera. Aksidenti qe per pak desh e vrau Dean, jeta e tij pa te, shume gjera ia turbulluan koken saqe beri marrezine me te madhe.
-Dea shko ne shtepi, pusho. Dalim ndonje dit tjeter.
-Por?,,,
-Ska por, me degjo xhan. Shko pusho, e kam per te miren tende.
-Besnik cpo ndodh me ty? Pse ndryshove menjehere? Fol per ate zot cfare ke?-dhe heshtja pasoi. Ai nuk foli asnje fjale.
-Ne rregull, po iki pa merak. Por nuk e di pse me thirre kur sdeshiron te flasesh.
-Dea e kam per te miren tende.
-Dreqi ta haje, sjam e vogel me. Mundem dhe vet te mendoj per te miren time. Por ne rregull, meqe dashke keshtu atehere mirmbetsh. Dhe te lutem, mos me shkruaj me, mos me kerko.-dhe u largua qe aty me lote ne faqe. Besniku deshi ta ndalonte, por smundej, ndihej I pafuqishem.
-Me mire keshtu Dea, me beso. E kam per te miren tende-peshperiti ne vete dhe mori rrugen per ne shtepi. Takoi prinderit dhe u mbyll ne dhomen e tij.
*********************
-Alda, xhan ke akull?-e pyeti Dea kur ishte futur ne dhomen e saj. Nuk kishte shkuar menjehere ne shtepi.
-Po por pse? Cte duhet?
-Ta vendoj ne koke. Ma sill ti, me vone te tregoj cdo gje-dhe alda shkoi ti sillte nje cope akull. Pasi u rehatuan ne shtratin e saj, I tregoi cdo gje per ndodhine e sotme dhe alda u habit. Pse valle Besniku te reagonte keshtu?
-Ne vend qe te kujdesej me shume per mua,te kalonte kohen me mua, ai me perzuri. Nuk e di pse Alda, por kam ndjesine se ai fsheh dicka-foli e menduar Dea.
-Ti mos e pyet asgje mire, mbase ai do te tregoje vet. Kur te vije koha e duhur-dhe e perqafoi miken e saj. Erdhi koha dhe Dea u nis per ne shtepi. Balli I ishte mavijosur pak kur e kishte goditur, por akoma ajo se kishte pare.
-C'I ke bere ballit moj shpirt?-e pyeti teta Mona sherbetorja e shtepise.
-E vrava te dera e shtepise se aldes teto, do me kaloje pa merak-dhe u ngjit ne dhomen e saj. Vendoi pak puder ne ballin e mavijosur dhe shenja u zhduk, nuk dukej si me pare.
*************
-Uffff, kush shkon ne shkolle sot-I peshperiti Dea Aldes e cila dukej e pergjumur.
-Pse ankohesh xhan? Ti je shembulli I shkolles. Apo ske mesuar?
-Jo xhan, jo per ate por sdua ta shoh suratin e atij. Dhe alda qeshi. Keshtu duke biseduar e qeshur kishin arritur ne klase. Besniku akoma skishte ardhur dhe Dea u merzit. Pas disa minutash, ai u duk ne dere, I pershendeti te dyja por Dea e shperfilli, spo ia varte aspak. Kjo ftohtesia e saj e lendoi ate, por skishte cte bente. Kjo ftohtesia e saj zgjati per disa dite derisa Besnikut I humbi durimi dhe vendosi te fliste me te.
-Dea, sot pasi te mbarojme mesim, a mund te ulemi ne nje local? Te flasim, eshte dicka urgjente.-po I thoshte ai gjate pushimit te gjate.
-Per cka te flasim Besnik he? Tme perzesh serish nga lokali per te miren time? Jo jo falemnderit.
-Te lutem Dea, eshte urgjente me beso. Pas asaj bisede ti vendos ne do te flasesh me mua apo jo.
-Ne rregull, por ti e di se smund te vonohem shume.
-Po thuaju prinderve gjoja se kemi pasur ndonje program a ku di une.
-Jo Besnik, me fal por sjam mesuar ti genjej prinderit. Sdua ti genjej kurr-dhe fati ishte ne doren e tyre. Dy oret e fundit sdo ti mbanin pasi mungonte zysha e muzikes.
-Shume me mire per ne, do kemi mjaftueshem kohe te flasim-dhe te dyte zune vendet e tyre sepse zysha edhe pak do vinte.
*****************
-Zoteri Dritan, keni nje vizite. Nje miku I juaj po ju kerkon-I tha sekretaresha ne telefon.
-Kush eshte Eni?
-Zoteri Agim L.
-Le te futet brenda menjehere, mos e ler te prese.
-Ne rregull zoteri-dhe miku I tij u fut ne ate zyre gjigande. Dritani u ngrit I lutmur dhe e perqafoi mikun e tij te vjetur. Nje perqafim mashkullor, nje miqesi e vertet.
-Agim, per zotin sme besohet se je ketu. Sa kohe pa u pare.
-Eh Dritan, vertet kemi gjate kohe pa u takuar por gezohem qe miqesia jone vazhdon ende.
-Si ke qene? Familja mire'?-e pyeti Dritani.
-Mire mire, jemi shperngulur ketu. Per disa arsye te kota, na u desh te shpernguleshim pergjithmone ketu.
-Me behet qejfi per ty. Puna mire?
-Mire mire fale zotit. Per mrekulli-qeshen te dyte dhe vazhduan bisedat e tyre duke kujtuar shoqerine e vjeter.
*****************
-Ulemi ketu,, te pelqen?-e pyeti Besniku Dean. Ishin ulur ne nje local teper te bukur, muzika e lehte, atmosfera e qete, pikerisht siq donin ata te dy.
-Ska problem per mua, mjafton te mbaroje kjo bisede dhe te shkoj ne shtepi.
-Aq shume me urren, saqe menjehere pret te shkosh ne shtepi?-e pyeti Besniku I merzitur.
-Nuk te urrej aspak, perndryshe sdo isha ketu. Thjesht sdua tme thuash serish fjalet e njejta si ate dite ne park.
-E kisha patjeter te ti them ato fjale Dea..sepse...sepse ai aksidenti yt ate dite...ma kujtoi te kaluaren time. ..te kaluaren time te hidhur..sdoja, sdoja te perseritet e njejta-dhe nje lot I doli nga syte. Por Dea akoma spo kuptonte gje. Thjesht ia shtrengoi doren si per ti dhene forc te vazhdonte.
-Te dashuren time...te dashuren time, e kam humbur ne aksident Dea. Diten e fejeses, ajo vdiq. Nje aksident I mallkuar ia mori jeten-dhe shikimin e hodhi tutje nga dritarja.