E nesermja erdhi me shpejte se duhej. Lida po behej gati te dilte me Fitimin ,ai priste nje pergjigje nga ajo. Do e perdorte per ca kohe pastaj do e flakte tutje si nje lavire.
-Lida, ku po shkon kaq e rregulluar moter? Dukesh per mrekulli-I foli Dea.
-Moter, ai pret nje pergjigje nga une sot.
-Kush? Per cka po flet xhan se spo te kuptoj.
-Ai pra moter, per te cilin te pata folur. Pret pergjigje nga une. Dhe ti e di sa e dua.
-Kush eshte ai Lida? Mbase e njoh.
-Eshte me I madh se une moter, me I pjekur. Ndaj kam besim te plote te ai-fliste Lida e lumtur dhe syte I shendrisnin nga lumturia.
-Si quhet xhan?
-Mmmmm.Fitim, me duket se eshte ne nje shkolle me ty. Por kur e pyeta nje dite per ty, me tha se nuk te mbante mend mire.-foli ajo e sinqert e Dea kishte hapur syte e habitur.
-Hape telefonin te shoh ndonje foto te tij.
-Dea cfare ke? Cpo ndodh me ty?
-Moter me degjo, per te miren tende e kam. Ma trego ndonje foto te tij te lutem. Dhe Lida e hapi instagramin. Fotoja e Fitimit ia turbulloi pamjen Deas.
-Lida..Lida moter, mos gabo. Mos gabo te lidhesh me te. Ai eshte shume I rrezikshem.
-Cpo flet Dea? Cfare ke qe reagon keshtu?
-Moter, e mban mend rastin e pervjetorit te shkolles? Qe shkova me Edin? Te pata treguar cdo gje atehere.
-Po. Tani me kujtohet cdo gje. Por cka ka lidhje kjo me Fitimin?
-Mmm. Ai, ai ka qene pra. Fitimi deshi vetem tme perdorte, te tallej me mua e pastaj tme flakte tutje. E ka ne telefon te filmuar biseden tone, e mban akoma ate bisede ngaqe deshiron tme hakmerret qe e zbulova. E Lida u merzit pakufi, I pelqente Fitimi teper, madje ishte dashuruar te ai. Nuk donte tju besonte fjaleve te motres, nuk mundej. Ndjenjat ishin me te forta. Por nuk e dha veten.
-Tash do dal me te takohem. Do zbuloj ndonje gje dhe do kthehem-u pergjigj ajo e qete, e mori canten dhe doli.
**********************
-Besnik, si do ja bejme me Liden? Nese ajo sme beson mua, nese lidhet me Fitimin ai do ja shkaterroje jeten-po fliste Dea me Besnikun pasi I kishte treguar cdo gje.
-Mos u merzit shpirt, se bashku do I ndihmojme Lides ta kuptoje te verteten. Sdo e lejojme te lidhet me te, mire-dhe e puthi lehte ne buze. Po e shijonin ate dite te bukur vjeshtore kur paprit aty kaloi Fitimi me makine. Ju dhuroi nje buzeqeshje ironike dhe vazhdoi tutje.
-Uffff, do me ngel ne dore ky djalosh te betohem-bertiti Besniku.
-Nuk guxon ti beje asgje Lides, se do e vras me duart e mia-vazhdoi te fliste por fjalet I ngelen ne fyt.
-Kush deshiron ti beje gje Lides Besnik, ma thuaj-foli Edi I cili iu bashkangjit atyre ne bisede. Padashje kishte degjuar fjalet e fundit te besnikut e ky I fundit sditi cte fliste.
**************************
-Agim, me duket mua apo Dea ka ndryshuar koheve te fundit? Disi me e lumtur me duket-foli Besa, nena e tyre.
-Pse flet ashtu grua? Di ndonje gje ti?-pyeti ai me medyshje.
-Jo asgje, thjesht e kam kuptuar se dicka ka ndryshuar te ajo. Eshte me e lumtur, me e buzeqeshur.
-Nuk e di grua, nuk besoj se ka ndonje gje te re. perndryshe ajo do na kishte treguar.-perfundoi I shoqi pa asnje dyshim. Kishte besim te plote te Dea. Kurr skishte degjuar fjale te keqe per te. Por e ema e kishte verejtur ndryshimin te e bija.
******************
-Lida, erdhe. Te falemnderit shume-foli Fitimi gjoja si I lumtur. E Lida vetem po e veshtronte, nje plan ne mendjen e saj po e thurte.
-Fitim, para se te flasim, dil dhe kontrollo makinen ne parking. Nje person po e veshtronte shume. Me dukej si nje person I dyshimte.-tha ajo me koken anash. Sguxonte ta shikonte ne sy e Fitimi doli me vrap nga lokali. Ajo ia mori telefonin qe e harroi ne tavoline, kontrolloi videot dhe fotot dhe kuptoi shume gjera. Shpejte e shpejte dergoi videon te numri I saj, pastaj e fshiu. Lotet ia mbuluan fytyren por I fshiu me shpejtesi ashtu siq e fshiu mesazhin ne telefonin e fitimit.
-Nuk ishte askush ne parking Lida. Nuk pash askend-I tha Fitimi kur u fut ne local.
-Mbase ka shkuar. Nuk e di, ishte nje femer, shume e bukur.-dhe filloi tja pershkruante Dean. Fitimi spo kuptonte akoma asgje. U ulen te bisedonin.
-Me fal vetem pak, me duhet te shkoj deri ne banjo. Porosit dhe per mua mire-dhe shkoi qe aty e Fitimi vetem pohoi me koke. Pasi e pa videon mire e mire kuptoi shume gjera. Fshiu lotet me mengen e bluzes dhe doli jashte sikur ska ndodh asgje.
-Atehere Lida, me thuaj cfare ke vendos ne lidhje me ne te dy?-e pyeti Fitimi me nje fryme por urrejtja ne syte e Lides dallohej qarte.
-Une..une te shoh vetem si mik Fitim, me vjen keq por skam ndjenja per ty-arriti ti thoshte keto fjale te paverteta. Thelle brenda vetes ndjente dicka per te.
-Nuk te besoj, syte e tu genjejne-foli me inat ai.
-Me vjen keq por kjo eshte e verteta. Sme pelqejne tipat me te medhenj se une. Thjesht, te shoh si mik. Kaq. Ndjenja per ty skam. Me vjen keq por skemi nevoj te vazhdojme te flasim-mori canten e u largua. Ndersa terbimi ne syte e Fitimit kishte arritur kulmin. I vinte inat se si te dyja motrat nuk e donin. Te dyja e refuzuan. Po plaste nga inati, e urrejtja e tij vecse me shume po shtohej. Por nje gje e kuptoi, Lida e genjeu, e kuptoi nga syte e saj.