-Dea, me fal per sjelljen time ate dite. Te betohem qe sdoja te lendoja-I tha Besniku sapo dolen nga festa.
-Ska gje, te kuptoj. E shkuar e harruar. Por ty te falemnderit per sonte, falemnderit qe ishe me mua-dhe I qeshi embel. Ne ato momente erdhi Edi me mikun e tij, Andin. Ishin takuar rruges dhe kishin bere rrugen bashke deri te festa. Andi kishte ardhe te takohet me Besnikun, e kishin lene te dilnin ne kafe.
-Mirmbrema xhan, si kalove?-e pyeti Edi te motren dhe e puthi ne faqe. Pershendeti dhe Alden, ndersa Besnikut I dhuroi nje shikim te venger. Andi e kapi situaten dhe menjehere nderhyri:
-Edi, ky eshte miku im Besniku. E kam mik te ngushte.
-Besnik, ky eshte Edi, nje mik I vjeter I imi-dhe te dy zgjaten duart ne shenje pershendetjeje. Besniku po turfullonte nga xhelozia, pse ky cunak e puthi Dean ne faqe? Rruges deri te vetura nuk tha gje.
-Atehere ne po pershendetemi ketu, naten e mire dhe te falemnderit Besnik-e pershendeti Dea dhe ia zgjati doren. Te njejten beri dhe ai.
-Dea me vjen mire qe te takova, edhe pse ka kaluar nje kohe e gjate serish ke ngel e njejta. –qeshi Andi dhe e perqafoi. Njiheshin qe moti dhe e respektonin njeri tjetrin. Alda I pershendeti e fundit, me syte ka Andi dhe u fut e para ne makine. E merzitur, sepse Andi nuk ia hodhi syte.
-Edi, ne do jemi te lokali qe u takuam ate dite. Po deshe eja. Te presim-I tha Andi.
-Ne rregull, vetem sa te dergoj motren dhe Alden ne shtepi dhe do vije. Shihemi-dhe u fut ne makine. Vetem atehere fytyra e Besnikut buzeqeshi, kur e kuptoi se Edi dhe Dea ishin vella e moter.
******************
-Fitim shpirt, eja te dalim sonte, te defrehemi. Kemi kohe qe skemi dale-po I vardisej e dashura e vet e ai spo e duronte.
-Te lutem me ler te qete, largohu. Sdua te te shoh me.
-Cke ore I cmendur? Pse me flet keshtu?
-Gjete sonte tme besh moral moj lavire, sonte qe ndihem me keq se kurr.
-Pse keq? Apo se ta la thate ajo e virgjera?-dhe qeshi fort debilja. E fitimi u cua, e kapi fort per krahu dhe e deboi jashte apartamentit te tij.
-Lavire dreqit, ma shpife-peshperiti sapo e mbylli deren dhe syte I fokusoi te nje pikture.
-Ah Dea ah, do ma paguash shtrejt kete poshtersi te betohem, do me pergjerohesh te te vras.-dhe I ra tavolines me grusht.
*********
E lane alden te shtepia saj dhe shkuan ne shtepine e tyre. Rruga kaloi ne heshtje deri kur Edi morri guximin dhe e pyeti:
-Dea, kush ishte ai cuni me ju sonte? Sepse mu duke shume e afert me te. E ajo sdinte cte thoshte. Tja tregonte te verteten, Edi do shkonte ta vriste Fitimin. Ndaj vendosi qe pjeserisht tia tregonte gjerat.
-Nje shok I klases vella, tani eshte transferuar te ne. por nje manjak na ngacmoi mua dhe Alden, dhe ky na doli ne ndihme.
-Aha, kuptova. Po kush ishte ai debili? Ma thuaj, ta gjej e tja shkaterroj suratin.
-Mmm.nuk e njoh vella, ishte I panjohur-dhe me aq e mbylli biseden. Doli nga vetura shpejt e shpejt me pretekstin se ishte e lodhur dhe u fut ne shtepi. Edi vazhdoi rrugen per te lokali ku e priste Andi dhe Besniku.
***************
-Mirmbrema babush-perqafoi te atin dhe e falenderoi qe I dha leje te shkonte ne feste. Perqafoi te emen gjithashtu dhe u ngjit per ne dhomen e saj te nderrohej dhe te flinte, kishte nevoje per gjume. Motra e saj ishte ne dhome duke e pritur.
-Cfare ke xhan qe je e merzitur?
-Asgje moter, thjesht me mori malli per ty. Qe moti skemi ndejt bashke si dikur-I tha Lida, motra e saj, ishte tre vite me e vogel se Dea.
-Atehere ti me prit sa te nderrohem dhe do rrijme sonte bashke mire-dhe I dhuroi nje puthje ne faqe.
******************
Edi u fut ne local dhe u takua me mikun e tij Andin, dhe Besnikun. Biseduan gjere e gjate si burra, edhe pse Besniku ishte pak me I vogel se ata. Por Edi e kuptoi se ai ishte nje djal mjaft I mencur dhe I sjellshem.
-Mua me duhet te iki djema, me vjen keq qe po ju le por jam shume I lodhur-foli Besniku, zgjati doren per ti pershendetur dhe u largua per ne shtepine e tij.
-Naten e mire shoku, te falemnderit qe I kishe ndihmuar motres sime-dhe Besniku nuk foli me, nuk e dinte se cka I kishte treguar Dea te vellaut. I ra shpatullave te tij dhe u largua.
-Cun flori eshte per zotin, skam fjale per te-tha Andi krenar per mikun e tij.
-Po por me duket mua apo I vardiset motres sime?-tha Edi paksa I revoltuar.
-Nuk e besoj Edi, Besniku nuk eshte cun I tille. Ka vuajtur shume ne jete, dhe gjeja qe me pak I intereson per momentin eshte dashuria.
-Pse? Cne ky zhgenjim? Eshte shume I ri.
-I ri esht por ka vuajtur shume ne jete, por smund te them me shume. Kur te vije koha do e kuptosh-dhe me aq e mbyllen ate bisede duke folur per gjera te tjera.
*********************
-Bukuroshe, ke fjetur?-I erdhi nje mesazh nga Besniku. Fytyra I buzeqeshi dhe u gezua pamase nga ai sms. Motra e saj e cila e kuptoi menjehere se dicka kishte Dea, I beri miliona pytje.
-Prit sa ti kthej sms dhe do te tregoj gjithcka-I tha te motres dhe I nisi sms Besnikut.
-Mmmm, jo akoma jo. Skam gjum. Ti si kalove ?-dhe nisi ti tregonte gjithcka te motres. Ndonjehere e nderpriste biseden duke ia kthyer sms Besnikut,dhe keshtu vazhdoi kjo gjendje deri ne oren 2 te nates. I uroi Besnikut naten e mire, puthi te motren dhe u shtrine te dyja bashke per te fjetur, si dikur kur ishin te vogla.
****************
-Mirmengjes bukuroshe, je per nje shetitje sot?-u zgjua me ate mesazh te mrekullueshem. Akoma syte nuk I kishte hapur mire, kur e pa oren 12 I dites.
-Sa shume paskam fjetur o zot. Qenka bere dite-foli me vete dhe ktheu koken nga ana tjeter por Lida nuk ishte.
-Mirdita Besnik, te shoh nese mund te dal pasiqe prinderit nuk me lejojne shume. Te tregoj me vone, mire-dhe I nisi sms duke buzeqeshur.
-Gjumashe, tani u zgjove?-e talli ai.
-Mos te genjej, akoma syte si kam lare-qeshi dhe u ngrit me te shpejte nga shtrati. Telefonin e la aty pasiqe sdonte prinderit te dyshonin per ndonje gje. Lau fytyren, veshi rroba te tjera dhe zbriti poshte. Te gjithe ishin ne sallon duke biseduar e duke qeshur.
-Princesha e fjetur, na nderove me prezencen tende-e talli Edi.
-Mirdita edhe ty vella, I pershendeti ajo dhe qeshen te gjithe.
-Babi, a mundem me vone te shkoj te Alda?-pyeti me koken ulur.
-Pse? Me Alden mbrem u takove. Pastaj, sot e shtune eshte. Rrime bashke te gjithe, dalim me vone per drek. Qe moti skemi dalur.
-E di babush, por me kerkoi dicka dhe me duhet patjeter tja dergoj. Nuk do vonohem shume, maximum nje ore.
-Mmmm..mire mire shko, por mos u vono. As mos u sorrollat rrugeve mire-dhe u ngrit qe aty e doli per tu shetitur. Fale zotit askush nuk dyshoi per asgje. Mori telefonin dhe I nisi nje sms Besnikut.
-Ne oren 15:00 takohemi te parku, a ben?-dhe priti per pergjigjen e cila erdhi menjeher.
-Mua me konvenon, aty do jem duke te pritur. Te perqafoj-dhe ai sms ia ngrohu shpirtin. Hengri mengjesin, beri nje dush dhe filloi te behej gati. Do vishej thjesht, pasiqe sdonte qe prinderit te dyshonin per ndonje gje. I tregoi Aldes me sms gjithcka, duke e pergaditur per ndonje te papritur. Erdhi ora per te dale, mori canten veshi atletet dhe u nis per te parku ku e priste Besniku.Kishte 10 minuta qe po e priste Dean ne park e ajo nuk ishte askund, mendja I shkoi nga me e keqja. Por u qetesua kur nga larg dalloi silueten e saj. Ajo ishte duke kaluar rrugen kur papritur, nje makine me shpejtesi te madhe po ecte drejt saj.
-Kujdesssssssssssss-bertiti ai dhe vrapoi drejt saj.