Kapitulli 25

274 17 7
                                    

-Ajla mu lajmerua. Ti po digjesh nga temperature xhan, ndaj u ktheva.

-Mmm...me fal qe te mundova. Sdi as vet se si qenkam ftohur-u pergjigj e sforcuar.

-Pije kete supe njehere, pastaj do te jap nje ilac per temperature.

-Por sdua, sme hahet gje te betohem.

-Ke ngrene gje sot?-dhe tani iu kujtua se dreke skishte ngrene. Veq e kishte grimcuar ushqimin.

-Hajde tani, perfundoje supen ose te dhash inekcion-dhe qeshi nga reagimi I saj. Mori pjaten me supe dhe filloi ta ushqente. I dha nje ilac kunder temperatures dhe e mori ne krahe e dergoi ne dhomen e saj.

-Falemnderit xhan shume. Shko tani pusho edhe ti, te kam munduar.-foli ajo me syte gjysme te mbyllur.

-Asnjehere. Ketu do rri, sdua te te ndodh gje-dhe u shtri afer saj. E mori ne perqafim dhe ashtu I zuri gjumi te dyte.

*****************

-Bir bej kujdes,ai ndyresira eshte ne Itali. Ke kujdes nga ai bir te lutem.-po fliste zoteri Dritani me Edin ne telefon.

-Shpresoj mos ta takoj baba, perndryshe do e vras ketu ne vend. Sidoqofte, keni zbuluar gje per Dean? Ku ka shkuar?

-Eshte ne Gjermani, detektivi me lajmeroi dje. Por sbesoj se do deshiroje te kthehet.

-Edhe une do e kerkoj baba, do e bind tna fale.

**********************

-Mirmengjesi princesh- e pershendeti ai kur Dea hapi syte. Temperatura I kishte rene fale Zotit.

-Mmmm..mirmengjesi Adrian. Te falemnderit per gjithcka-dhe e puthi shpejte ne faqe dhe u fsheh nder batanije si femije. E ai qeshi me shpirt.

-Sikur te me puthje dhe njehere sdo ishte keq xhan. Por ja qe femijet si ti kane frike-e talli. Zbuloi koken dhe e shikoi shtrember.

-Nje shuplake, mendoj se do ishte me e mira.

-Po por kur te godet nje femer me shuplake, ke te drejte ta puthesh, kshuqe ti e di-qeshi dhe doli nga dhoma. I pelqyen faqet e saja te skuqura. Pas disa minutash shkoi ne dhomen e saj dhe I dergoi mengjesin.

-Hajde zonjushe, koha per mengjesin.

-Si shume po me llaston xhan.

-Nje princesh e kam-foli I sinqerte ai dhe ia zgjati goten me leng. Syte e saj ndriquan nga ato fjale dhe Adriani u gezua qe e pa te lumtur.

-Sonte kemi nje feste dhe dua tme shoqerosh. Eshte pervjetori I spitalit dhe vet smund te shkoj.

-Po por..

-Mos u brengos, tani do dalim per shoping. Te lutem xhan, mos me ler vetem sonte-dhe ajo qeshi me shpirt. Pasi u bene gati, dolen per te blere ca gjera per festen e sontme. Dea zgjodhi nje fustan te kuq, te gjate, dhe taka jo shume te larta. I urrente takat. Floket I beri kacurrela dhe beri nje make up te lehte. Dukej si nje princesh.

-Dea..do me fusesh ne telashe sonte-qeshi ai dhe ia zgjati doren per ti ndihmuar te zbriste shkallet.

-Dukesh per mrekulli xhan, si nje princeshe. Jam krenar per femren qe kam ne krahe.-e ajo qeshi paksa e skuqur ne fytyre.

-Nisemi tani?-ndrroi muabetin dhe hypen ne veture.

Syte e te gjitheve ishin mbi ata, sidomos Dea qe shkelqente ate nate. Propozuesit per vallezime ishin te shumte, por ajo arsyetohej se ishte e lodhur dhe ata e mirekuptonin. Adriani po plaste prej xhelozie por skishte cte bente, fundja ishin vetem shoke.

-Kete vallezim do ma dhurosh mua?-ia zgjati doren. Mori guximin ta ftonte ne vallezim, me qellim qe te tjeret ta shihnin se ajo I perkiste atij.

-Patjeter. Kenaqesia e imja zoteri mjek-qeshi ajo dhe u ngrit ne kembe. Ishte nje kenge e lehte ne sfond dhe te dyte ishin perhumbur ne ate atmosfere magjike. Trupat e tyre afer njeri tjetrit, krijonin mornica tek te dyte. Kenga kishte disa minuta qe kishte mbaruar por ata spo ndaheshin prej njeri tjetrit. Vetem kur degjuan duartrokitjet e tjereve, kuptuan se kishin lene nam.

-Po dal pak jashte xhan, kam nevoj per ajer- u shfajesua ajo dhe ai pohoi me koke. Por syte I zune nje djalosh qe po e ndiqte.

-Princesh, dukesh per mrekulli. Mundet nje vallezim?

-Falemnderit per fjalet. Kerkoj ndjese por smundem, jam paksa e lodhur.

-Por me heret sdukej ashtu. Kercenit shume e lumtur. –I tha ai me nje buzeqeshje djallezore.

-Me duket se zonjusha ishte mjaft e qarte kur tha se sdeshiron te vallezoje-nderhyeri Adriani dhe ai u zbraps.

-Me leje. Kerkoj ndjes pra-dhe u largua qe aty duke I lene vetem.

-Mos dil me vete, kur te kesh nevoj per ajer me thirr dhe mua mire-dhe ajo pohoi me koke. Ishte ai xheloz apo asaj I dukej ashtu? Bukuria e saj po e cmendte, sinqeriteti dhe pafajesia, ishin gjerat qe e kishin bere ate te dashurohej te Dea. Mori guximin dhe iu afrua afer. Ia largoi paksa floket nga fytyra dhe shikimin po e mbante drejt buzeve te saj.

-Zot, ti me cmend Dea. Me cmend fare-dhe iu sul buzeve te saj. Mjaft kishte pritur, tanime smundej te duronte qe dikush tjeter ta kishte. Per fatin e tij te mire ajo nuk e shtyu, perkundrazi, po ia kthente puthjen duke ledhatuar floket e tij. Puthje e embel dhe plot passion, puthje qe po e shijonin te dyte. Bashkoi ballin me te sajin dhe me ne fund mori guximin tja shprehte ndjenjat.

-Te dua Dea, te dashuroj me shpirt. Te dua qe nga dita e pare qe hyre ne shtepine tone. Te dua cdo dite e me shume. Jam bere I varur prej teje, smundem te rri nje dite pa te pare. E kupton se sa shume me je futur ne zemer?-dhe syte spo I hiqte prej saj. Shikimi ne sy zgjati pak si shume, ai priste per nje pergjigje prej saj. E perqafoi forte kur pa nje lot ne syt e saj, e perqafoi si per ti thene se ai do ishte gjithmone aty per te.

-Une sjam per ty Adrian, ti e meriton dike me te mire. Gjej nje tjeter, te nivelit tend. Une, une sjam per ty-ia tha keto fjale dhe ia mbathi duke e lene te shkretin te coroditur. Pse valle ajo sishte per te? Cfare te kaluare kishte ajo vajze qe ja mbathi ashtu?

Dashuri e pergjakurWhere stories live. Discover now