1.

199 19 0
                                    

"Klea,me prit! Duhet te flasim"-vraponte pas meje,por nuk doja te ndaloja e ta degjoja.S'kishte me kuptim.Gjithcka kishte marr fund.

Pak para ca minutash,une pashe panoramen me te papershkrueshme ndonjehere.Pashe figuren me te keqe te vizatuar me pare.U duk si nje vizatim nga duart e nje piktori amator,qe me zhgarraviti shpirtin dhe e grisi fleten.

"Deshiron te martohesh me mua?" Njihet si shprehja me e bukur ne bote.Endrra e cdo vajze,kur thuhet nga fjalet e njeriut qe duan me teper ne jete.Por nuk rezultoi e tille.Ajo fjali me shkaterroi.Ajo pyetje qe nuk m'u drejtua mua.

"Klea me degjo te pakten!"-thirrjet e tij vinin si shigjeta dhe me depertonin thelle ne zemer.Me lot ne sy ndalova.Preka kraharorin e dukej sikur do me dilte zemra vendit.Me dhimbte dreqin! Dhimbte shume!

Sapo bera nje hap tjeter,dy duar me rrethuan belin.Mbylla syte dhe lotet me rrodhen edhe me shume.

"Klea..."-me peshperiti lehte dhe trupi nisi te me dridhej.

"Nelson,ik!"-munda te peshperis me zerin qe me dridhej.

"Nuk iki pa folur me ty"-me tha e ne ate moment munda te shkeputem prej tij.U gjenda perballe,mora fryme thelle e ndjeva sikur syte mu erren kur e pashe ne sy.

"C'do flasesh me mua? Cfare ka mbetur per te folur? Ti,ti...ti!"-dhe nisa te ngre zerin nga zemerimi.

"Me fal!"-kete iu drodh zeri atij e i dolen ca lot pendimi.E c'kuptim ka te pendohesh kur gjithcka eshte e dukshme tashme?

‐-----------------------------------------------
Para 1 viti...

Para nje viti ishte ndryshe.Para nje viti ne ishim bashke...

"Faleminderit qe me percolle! Une e kam rrugen kendej.Naten e mire pra"-thashe me buzen ne gaz.

Nelson kishte qendruar me mua ate dite gjithe diten.Me kishte ndenjur prane,me kishte bere te qeshja ne diten time me te zymte te asaj periudhe te jetes sime.

Kishte qene e marta e atij mengjesi,dita qe me beri te ndryshoja komplet humorin e jeten.Ishte dita kur me refuzuan ne nje provim per te studiuar jashte vendit.Endrra ime u be shkrumb e hi pas 3 heresh prova.Do behesha mesuese italishteje,por nuk arrita te pranohem.

Nelson ishte jashte klase,kur une mbarova.Isha gati duke qare,duke shperthyer ne lot te cilet do rridhnin lum.Per nje moment u perkula pak sa dukej sikur do me bienin te fiket.

Ai me kapi perdore dhe ecem jashte shkolles.

"Je mire? C'pyetje idiote! Sigurisht qe s'je.Deshiron te shkojme ne spital?"-me pyeti e me ndihmoi te ulem ne nje nga stolat jashte shkolles.

"Jam mire.Thjesht nuk mundem te duroje dot me"-e nisa ti tregoj gjithe dramen e asaj periudhe te erret e te deshtuar te jetes sime.

Ato momente kur u ndjeva personi me i dobet ne bote,ai me degjoi e me dha doren.Me dhuroi nje perqafim te ngrohte,duke me bere te qaje me shume e te nxjerr dufin.Me shtrengoi fort ne krahet e tij si te mbronte qe te mos me lendonin me shume.

"Nelson,"-munda te them,por ai me shtrengoi edhe me shume.Nuk me la te flisja edhe me shume duke me mbertheu ne kraharorin e tij.

E jo vetem ate dite.Cdo dite,cdo ore.Ai ishte prane meje.Nelson me ndihmoi te beja realitet endrren time.Pikerisht ate endrren qe kur nuk kisha me asnje shprese qe do e realizoja.Erdhi si nje mrekulli ne jeten time.

Une arrita te merrja provimin e italishtes dhe te behesha nje praktikante e kesaj gjuhe ne nje shkolle te mesme ne qytet.Ai me priste cdo dite pas pune.Takoheshim.Dilnim.Ishim une e ai.

U beme shoke shume te mire.E me pas te dashur te zjarrte.Cdo dite ishte nje tjeter lloj magjie.Nje tjeter adrenaline,nje tjeter tingull dashurie.

Para nje viti,Nelson u diplomua po ashtu duke u bere nje ndihmes-fizioterapist si fillim.U gezova shume per te dhe u ndjeva krenare ashtu si ai per mua.

Iu gjenda prane.Besova te ai.U shpreha me te per cdo gje.Ndoshta e per gjera qe as me motren time apo mamin s'mund t'i flisja.Edhe ai fliste e shprehej me mua.Kishim njeri-tjetrin.

Kishim nje dashuri te atij lloji qe nese nje nate gjendeshim ne shtepine e Nelsonit duke bere dashuri,mengjesin e neserm ishim ne telefon duke folur me kamer rruges per ne punen e gjithesecilit.I kushtonim dashurise cdo sekond.E shijonim cdo minute.

Para nje viti,Nelson mori rrogen e tij te pare dhe na coi ne nje restorant te shtrenjte.Luksi e sharmi s'ish per mua,por ai serisht mundohej te me dhuronte boten.E ndersa kur mora une rrogen time,e qerasa me nje starbuck capuccino si e pelqen ai.

Njehere,beme xhiro me makine.Ende s'ia kam marr doren mire patentes sime te pluhurosur ne portofol,por me Nelsonin nuk kisha frike.Ecem deri ne qytetin tjeter e ne asnje moment nuk me bertiti per 10 heret qe me fikej makina ne mes te rruges.

Po,para nje viti,shkuam ne nje feste,ku me prezantoi me te vellane e shoket e tij.Nuk me kish pelqyer popullimi i tepert mes nesh,por me premtoi se nga ata s'dilte gje.Te pakten mendoj qe e besova.

Nelson dhe une duheshim shume.Une e doja.E doja me gjithe forcen e shpirtit,me gjithe frymen.Vertet me qeshte zemra kur e shihja te kujdesej per ne si floriri me i cmuar ne bote.

Por para nje viti ish nje enderr,e ndersa para pak muajsh,ne u zgjuam.
------------------------------------------------------

"Urime! Kur do martoheni?"-munda te flas e ta shoh thelle ne sy.Buza i dridhej,por mundi te me kthente ca fjale.

"Pas 2 ditesh.Klea,nuk doja ta merrje vesh keshtu.Nuk doja te ndodhte,me beso!"

"Do e merrja vesh,kur ime moter te hidhte lulet e une ti prisja me deshiren e madhe se une do martohem se shpejti.."-qesha me ironi.

"Klea,ti e di se c'vlere ke per mua.Te lutem me kupto!"-tha Nelson.

"Te kuptoj!"-thashe e zhgenjyer dhe bera te largohem.Eca drejt,duke fshire lotet qe rridhnin pabesisht,pa e kthyer koken pas..

Dashni N'gjysmë✔Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora