H Y R J E 🤝

379 18 14
                                    

"Zonjushe,me se mund t'ju sherbej?"-foli djaloshi me portretin serioz,me nje trup te formuar dhe nje fytyre si te ish pikturuar nga duart e ndonje Picasso-je.

U perhumba nje moment,por me pas qesha me ironi.Eh! Jeta eshte ironi ne fakt.Nxorra nga xhepi nje pakete cigare dhe nje cakmak.

"Nje gote vere te kuqe"-ia ktheva dhe ndeza nje cigare.Djaloshi u largua per te me bere gati porosine e ndersa une shihja pertej xhamit.

Koha ishte e ftohte ate mbremje prilli.Temperaturat ishin ende te uleta,ndonese kish trokitur pranvera.

Une kisha veshur nje fustan te zi,te ngjitur pas trupit,me nje posture qe nxirrte ne pah te gjithe linjat e mia.Siper fustanit nje xhakovende lekure dhe nje pale taka te larta.Ne dukje nje grua e forte dhe me pushtet,por e qeshura ironike ne fytyren time pasqyronte komplet tjeter gje.

"Urdheroni!"-me tha ai dhe me drejtoi edhe ca kikirike.

"Jo,faleminderit.Meri ti! Dua vetem veren"-dhe beri te mbyllte deren pasi nisi te fryje ere.

"Mos e mbyll! Se kam problem"-ai me pa i habitur.C'ishte e verteta,ne ate ore te mbremjes ne ate lokal isha vetem une.Ishte rreth 8 e gjysmes,por mesa duket njerezit kane patur plane te tjera e nuk ishin aty.

"Nuk ke ftohte?"-e me pa nga koka te kembet.

"Jo,nuk kam."-iu drejtova,por u duk se s'me degjoi.Mbylli deren,la tabakanë mbi banak dhe mori serisht kikirikat.U ul perbri meje dhe mi zgjati.

"C'te ben te mendosh qe me haen tani?"-ia ktheva.

"Je mire?"-me pyeti duke ma shtuar me teper buzeqeshjen ironike ne fytyre.

"Faleminderit.Kisha shume pa e degjuar kete pyetje.E kush do t'ia dije sot se si je fundja.As jot moter..."-e ne ate moment ndala.Buzeqeshja ironike u zhduk.Ktheva goten e veres me fund dhe i kerkova djaloshit nje tjeter.

"Te te coj ne shtepi? Ke nevoje per te te ndihmuar?"-mu drejtua djaloshi qe s'hiqte dore.

"Nuk jam nga ato jo.Jam zbukuruar se kam nje dasem.Me martohet motra"-i thashe.

"Sa mire! Ne c'ore eshte dasma? A nuk je vone?"-me tha.

"Nis per pak.Mos u merakos,martohet e pa mua.Fundja,s'me mori ndonje mendim para se ta vendoste te martohej me..."

"Me sill dhe nje gote tjeter.Faleminderit!"-i thashe.

"Po ta sjell,por ta dish qe eshte e fundit.Do te te coj tek motra pastaj se s'mund ti japesh makines keshtu"-e ne ate cast nisen borite e makinave.

"Uhuuuu! Motra ime martohet tek lokali ne fund te rruges e keto zhurma jane per te.Gezuaaar!"-dhe ktheva me fund goten tjeter te veres.

"Je mire? Vertet po ndihem keq qe te te shoh ne kete gjendje.Nuk te njoh,me fal per guximin,por je shume e bukur.E kjo bukuri nuk meriton lot!"-djaloshi me ngrohu disi zemren qe e kam te ftohte si bora.

"Motra ime martohet me djalin qe une doja.Qe une dua.Me dashurine time te pare.Ajo e dinte,por nuk u mendua dy here t'ia thyente zemren te motres vetem e vetem se prinderit e mi donin qe ajo te martohej me te.Ai eshte pasanik,djal beu e budallalleqe si keto.Por une se doja kurre per kete arsye.Une,une..."-e djaloshi nuk u lodh per asnje sekond te degjonte brockullat e mia ate mbremje.

Ora shkoi rreth 10-tes e fytyra ime ishte bere sterre e zeze nga makeupi i shkaterruar prej loteve.

"Shiko c'do bejme tani!"-tha djaloshi qe nuk hiqte dore e me kapi prej dore.Me terhoqi drejt banjes.

"U njohem shume me duket"-i drejtohem.Ai me vendos perpara pasqyres dhe hap ujin.

"Nuk marr vesh shume nga tualetet.Por nese do te te shnderroj ne nje klloun mos e lere ne doren time."-me dha dhe ca farcoleta dhe doli nga banja.

Pashe veten.Isha nje katastrofe.Pastrova disi syte,vendosa puder e pak buzekuq.Ndryshova pak dhe mu ngjyros serisht fytyra.

"Je nje yll!"-me tha djaloshi.I buzeqesha.Kete here me nje te qeshur te sinqerte e nga zemra.As nuk e njihja,por me beri te ndihesha mire edhe ne momentin tim me te keq.

"Faleminderit"-thashe nderkohe ai ish nderruar e po rregullonte tavolinat.

"Pagesen..."-i thashe.

"E ke nga une sot.Mos qaj me yll i bukur! Per askend ne kete bote..."

"Je shume i mire.Po sikur..."

"Cfare?"-me tha.

"Do doje te vije ne dasem me mua?"-qeshem te dy.

Dashni N'gjysmë✔Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora