"C'mendon qe mund te zgjidhet duke ndenjur ketu? Eshte kaq e lehte,valle?"-nuk e di se si,por gjendesha ne krahet e tij.Ne ate perqafim,qe s'do doja kurrsesi te isha.Por fatkeqsisht zemres s'mund ti thoja JO.
"Nuk dua t'ia di! Ajo qe me intereson je ti.Aroma jote.Ky perqafim i joni"-u shpreh ai.Ishte muzike per veshet e mi,por hera-heres kthehej ne nje ndotje akustike.Dreqin! Ishte thjesht nje enderr e bukur qe per pune minutash do mbaronte.Do e jetonte ime moter endrren time.
"Bella,nuk ka asgje si ty!"-u shpreh e ne ate moment mora fryme thelle,"Kle,ti je arsyeja pse une marr fryme.Te lutem me kupto per kete qe po ndodh"-me tha.Po si ta besoja? Si t'i vija vulen kesaj historie e te besoja se s'ish faji i tij,por qe krejt papritur ime moter me mori te dashurin e u martua me te.Heshta e ndenja ashtu per pak.Nuk doja te mendoja asgje.Realisht asgje...
Pas pak castesh me bie telefoni.Ishte Ajland.E pikerisht aty nisi me e bukura e asaj cmendurie qe ishte krijuar ne ate ambjent.
"Ajland? Kush dreqin eshte ky?"-foli ftohte Nelson e tendoi te ma merrte telefonin nga duart.
"C'te ben te mendosh se ke te drejte te me kerkosh llogari? Nelson kjo eshte e pakuptimte! Nuk duhet te ishim ketu"-u ngrita dhe bera te dale.
"Ne rregull.Me fal,por mos ik!"-me kapi prej krahu.E pashe ne sy dhe u lirova nga krahu i tij.
"Me vjen keq,por falja jote nuk i jep kuptim gjithe kesaj gjeje.Eshte dikush atje qe po me pret pa me kerkuar shpjegime"-i thashe e dola.Gjithe rrugen e kisha humbur.Mendoja shume gjera njekohesisht qe ma kishin bere koken lemsh.Ajland ende po telefononte.E shihja,por mendja ishte diku tjeter.
"Po?"-e hapa me ne fund.
"Zemer,ku je? Ka ardhur mami jot tek lokali.Vonohesh dhe shume?"-dhe mami mungonte.
"Jo,shpirt.Po vi!" Mberrita per rreth 10 minutave.Takova mamit dhe perqafova Ajlandin i cili me puthi ne koke.
"Zemra mamit si te kam?"-me foli.
"Po ju sherbej me nje kafe,si thoni?"-pohuam me koke dhe Ajland na la vetem.
"Mire,ma."-ia ktheva.
"Bije,me je dukur e perhumbur.Edhe ne dasem,s'ishe aq e lumtur.Ka ndodh gje mes teje e Belles?" Mama knows best! Ishte e vertete ne fakt qe nenat ndjejne me ere.
"Jo,mam.Kam qene e lodhur paksa e ndoshta prandaj te eshte dukur.C'te kem me ate torollaken une? E martuara!"-qeshem te dyja.Ndonjehere humori pa kripe qe beja per te dale nga situata me bente per te vjelle,por s'kisha zgjidhje tjeter.
"Me falni,doja te beja pak pagesen."-foli nje djale pas meje duke menduar se duke qene ne kembe isha kamarjerja.
"Ja se vjen ai dja..."-kur u ktheva pashe nje fytyre te njohur,por nuk e dhashe shume veten.Ajland me pas erdhi per te mbyllur porosine,por e pa fytyren time te habitur.Nuk e di se si,por Ajland per kaq pak dite kishte filluar te me kuptonte pa folur.Ndoshta me njihte me mire se mama.
"Kush ishte? Mendoj se ne sy te mamit s'duhej te pyesja.Keshtu qe,me thuaj."-qesha me te madhe nga nervat.Pse dreqin duhet te kishte se s'ben gjera per te treguar,njerez per te folur? Ah Ajland! Persee??
"Zonjushe Klea?"-thirri nje ze nga dera.U ktheva,por kete here nuk e njihja.Jeta ime drame vazhdonte kete here me dike qe se kisha pare me pare.Ajland nenqeshi.E pickova nga krahu.
"Une jam.Urdheroni!"-fola.
"Ju marr nga zyra e kontabilitetit.Keni aplikuar per asistente financiare italiane.Kjo eshte letra juaj e punes.Mund te vini qe neser per te nisur."
"O zooooot!!"-bertita me te madhe nga gezimi.Me ne fund nje lajm i mire.Perqafova fort Ajlandin.
"Urimee!! Zemer.."-tha Ajland,duke vazhduar rolin e tij kryesor ne jeten time,kur pa se ne deren e lokalit hyri Bella dhe Nelson.
"Ndonje lajm per t'u festuar?"-pyeti Bella.
"Pooo.E dashura ime e zgjuar do nise neser pune"-dhe me puthi ne balle.Ne ate moment ndesha syte e Nelsonit me te cilin ndjeva nje dejavù,nje vegim,nje situate qe e kisha perjetuar me pare me te.Por e humba shikimin dhe vazhdova te rrija tek krahet e Ajlandit.
"Pra,ndonje plan per dreke?"-tha Ajland.Ndonese nuk ishte ideja me e bukur e mundshme,por ne ate moment me pelqeu.
"Ndoshta duke na pare me afer do jete me e veshtire per te.Ti mund ta besh.Une jam me ty..."-me shkroi Ajland gjate rruges e une i kapa doren e i buzeqesha.
STAI LEGGENDO
Dashni N'gjysmë✔
ChickLitGjithcka mund te ndodhi edhe me nje te 100-ten e sekondit..💔