17.

85 9 0
                                    

 Isha ulur ne lokalin e Ajland per te pire nje kafe.Ishte nje dite e premte,te cilen e kisha pushim njehere ne muaj.Ne fakt,qejfi ma kishte te shkoja diku tjeter per te pire kafe,por prisja time moter dhe mamin dhe nuk doja te dyshonin per ndonje gje.

"Ketri!"-me foli ime moter e cila erdhi vetem me fytyren e ngrysur.

"Cfare ka biri im? Ku eshte mami?"- e pyes dhe bej me shenje nga Ajland ti sjelle edhe asaj nje kafe.

"Kunate,si te kam?"-i flet Ajland dhe i drejton kafen.

"Mire,Ajland ti? Faleminderit"-dhe na la vetem.Prisja ende qe ajo te me shpjegonte se c'ka ndodhur pasi fytyra e saj nuk po me pelqente fare.

"Mami eshte mire.Na pret pasdite per kafe tek ajo.Tani kishte disa komshije per vizite.."-ia nisi e me pas mori fryme thelle.

"Ne fakt,Kle.."-vazhdoi te me tregonte e isha gjithe sy e veshe nga ajo,"Une tani vij nga nje takim.Takova dike pas disa kohesh e mesa duket nuk me beri mire."-nuk e di perse por kisha  nje pershtypje se e dija se per ke behej fjale.Doja qe kete here intuita te me genjete,por pergjigja e saj i shpjegoi te gjitha.

"Nese pyet veten se ke takova,takova Aleksin.Dashurine time te pare,qe krejt papritur nje dite te thashe se nuk duhet ta permendnim me dhe se lidhja me te mori fund."-tha ajo.

"Cfare te tha?"-e pyes.

"Me tha se punon me ty.Jeni ne te njejten zyre kontabiliteti dhe se mardhenia juaj eshte e paqte pavarsisht te gjithave."-me drejtohet me arrogance.

"Une nuk e kam armik.Miresjelljen e tregoj me kedo qe tregon miresjellje ndaj meje"-i kthehem ftohte.

"Gjithsesi.Ajo c'ka me vrau me teper nga biseda me te ishte fakti se..."-aty fillova te pertypem e te mos mbushem me fryme.E dija se momenti kur ime moter do perballej me cdo te vertete do te vinte,por s'isha ende gati.

"Klea,"-me kapi doren dhe i dolen ca lot,"Ai me tha se ende me do.Me tha se s'ka hequr dore nga une dhe se donte nje shanc tjeter."-Deri ne ate moment ishte dicka shume e pritshme ose jo.Te pakten s'kishte te bente me mua.

"Dhe cfare i the ti?"-e pyes.

"Cfare ti thoja,Kle? Une jam e martuar me Nelsonin tani.S'mund te kthehem me te.Jo me."-ma ktheu me nje ton paniku.

"Po ti a e do ende?"-e pyeta menjehere.Nuk prita ti shkoj rreth e rrotull biseden pasi nuk kisha realisht fuqi te merresha me te.

"Une..une jo.Jo,si ta dua?"-zeri saj ende shprehte panik.

"Bella,nuk mendon se ka ardhur momenti te me tregosh te verteten? Ose te pakten te me shpjegosh se si nga Aleks ne jeten tende erdhi krejt papritur Nelson?"-guxova ta pyes,por ajo shpertheu ne lot.

"Moter,une e dua ende Aleksin.E dua shume,por s'mund te jem me te...jo tani,jo me."-e nderkohe qe fliste dukej sikur nuk mbushej me fryme.

E ne fakt,teksa ime moter tregonte anen e saj te historise,qesha me ironi.Sa ironi e bukur pra! Ime moter donte Aleksin,por u martua me ate qe doja une.U ndjeva si te isha serisht ne fillim te historise.Here me vinte keq per te e here nuk doja t'ia dija per asnje arsye se si ajo me mori dashurine e pare.

"Bella mjaft te lutem!"-shpertheva.Kisha vendosur qe njehere e mire te behesha une e keqja.

"Kle,cfare po thua?"-mu drejtua me lot ne sy.

"Klea cfare po thua? Klea po une? Klea cfare po ben? Klea po keshtu? Klea po ashtu? Mjaft! U lodha duke vendosur per jeten e te tjerve.Mjaft me!"-i ngrita zerin.

Ne ate moment ne lokal nuk kishte asnje klient e keshtu terhoqi vemendjen e Ajland.Ky i fundit u afrua disi per te pare nese do te arrinte situata deri ne ndonje pike qe me duhej te me mbronte.

"A me ke pyetur ndonjehere mua? Si ndihem,per ke ndjeje,cfare? Po sigurisht! Ajland u shfaq krejt papritur nje dite e pikerisht ashtu si ti e Nelson,ne do martohemi.A s'te duket e cuditshme?"-i thashe e ndersa pergjigja e saj ishte pikerisht ajo qe prisja.

"Por une...une fola per Aleksin.Dua te them,une dhe ai u ndame se...Klea cfare po ndodh?"-ne ate moment shpertheva ne lot e s'doja me ta shihja me sy.

U ngrita me nxitim e vrapova jashte lokalit.Mora makinen ashtu me nervozizem e u nisa me shpejtesi.Perse dreqin askush s'po me degjon,s'po me shikon? Perse te gjithe mendojne per veten e tyre? Po une,ndjenjat e mia?

Syte m'u erren dhe nuk shihja me asgje.E vetmja gje qe ndjeva ishte nje perplasje ne gjoks...

Dashni N'gjysmë✔Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora