20.

73 10 1
                                    

"Motra ime e vogel Bella,
Ketri im i vogel.Se di perse gjithmone te thoja 'e vogla' kur ne fakt ti ishe motra e madhe.Per pak muaj hehe.Gjithmone per mua ke qene nje femije i vogel qe e rrita me duart e mia.

Por ne fakt nuk pata shume mundim.Ti u rrite vete,me dashuri,me miresjelljen tende.Edukaten,dhembshurine dhe gjithcka tjeter ti e kishe natyrale me cdokend te njohur e te panjohur.

Do mendosh c'po flet kjo si te kisha vdekur! Haha jo jo.Jam gjalle e shendoshe.Por dua te me premtosh qe pavarsisht gjithckaje qe lexon te jetosh jeten plot gjalleri e gezim sic po e jeton tani..."-e pikerisht ne ate moment Belles filluan ti binin ca lot si ta kishte ndjere se ajo qe do lexonte do ja shkaterronte zemren.

E nderkohe qe ajo lexonte,perballe ishte Nelson,i cili e kish mesuar permendesh ate leter qe kur e mori e deri kur ia dha Belles.E kish lexuar disa here dhe fjalet i kishin care zemren sa here e me shume.Teksa Bella lexonte e dinte ne cilen fjali ishte apo se si po ndihej nga ajo qe lexonte.

E serisht rrinte perballe saj,pa ia mbathur te vertetave si frikacak.A thua te kishte shpetim?

"Ketri im i vogel.Motra te do fort,por nuk te do aq sa te kete guximin te t'i thote keto gjera ne sy.S'ia ben zemra,s'mundet.Te me falesh...nuk di realisht nga t'ia nis,por dua te te them se kane ndodhur aq shume gjera sa e kam shume po shume te veshtire..."-Bella mori fryme thelle,mbylli syte e i hapi prap duke fshire disi lotet qe binin pa pushim.

"Dua te te them te mos trembesh.Asgje e keqe pervec te keqijave qe na perplasi jeta ne momentet tona me te lumtura...kur ti me prezantove me Nelsonin,une mbarova.Nuk mbushesha dot me fryme,kembet me dridheshin,trupi me dridhej.Me the se e doje dhe se do martoheshit.Sa u gezova qe ime moter kishte rene ne dashuri,qe kishte zgjedhur te ecte perpara pavarsisht ndarjes nga Aleksi,kishte gjetur personin qe donte te kalonte jeten...per ironi,ne te dyja ishim dashuruar me dy persona qe kishin te njejtin emer.."-pa per nje moment nga Nelson,por e hoqi shikimin shpejt e vazhdoi te lexonte.

"E pra,Nelson quhej djali qe une kisha rene ne dashuri e per fat edhe ai qe do martoheshe ti.Ajland nuk ishte kurre,Bella.Jeta me perplasi aq fort sa m'u erren syte.Nje moment do doja te vdisja se si Zoti ma mori dashurine nga duart...po si ti thoja qe dashurine time ta dha ty? Si te perballesha me Zotin e ti thoja mos ma merr? Mos ja jep Belles! Nelson...Nelson me do mua,une e dua Nelsonin..Por Zoti ate nate me shtrengoi zemren,me dha nje shenje se duhet te vishja fustanin me te bukur qe kisha ne dollap dhe te shkoja ne dasmen tende..Ne dasmen tende e te Nelsonit qe une doja.E pra,Nelsoni jot,qe krej papritur u shfaq pas ikjes se Aleksit,shume pak pas tij,ai Nelson ishte imi...ai qe u be kunati im,burri jot,dhendri i mamit nga ty. Nga ty...ta dish se se gjeta kurre forcen per te ta thene sepse t'i ishte shume e lumtur.Nuk doja te cirrej lumturia jote per dhimbjen time te dashurise.S'ka gje.Mjafton qe ketri im i vogel te behet nusja me e bukur ne bote...qesha per ty,jetova per ty.Vdiqa per ty.Por s'ia dola dot.Ajland ishte aty per mua,por une nuk e kisha ne asnje pjese timen Ajlandin.Krahu im i djathte,miku im,shoku im,por kurre nje dashuri...e pra,kur vdiqa per ty,kuptova se trupi e shpirti s'me mbanin me.Kuptova se te shtiresh per lumturine e dikujt tjeter per te therrur shpirtin tend, nuk quhet jete.Nuk jetohet,nuk vdes keshtu...e tani qe mora guximin ti them keto,rilinda.U ringjalla.Munda te nxjerr nga vetja mllefin e dhimbjen me te madhe per te marre fryme e per t'ia mbathur nga vuajtja...

...ketri im i vogel! Mos ja ve fajin Nelsonit.Ai dhe Ajland nuk kane faj.E nese urren,me urre mua.Me fshi,me harro,mos ki me nje moter me emrin Klea.Por mos ja ve fajin Nelsonit dhe Ajlandit qe s'bene gje tjeter vecse sakrifikuan dashurine e tyre per te lumturuar dike...e di? Do doja shume te te perqafoja tani sepse e di qe po qan,por me premto se s'do e besh me kurre...do cohesh si nje burrneshe e do i besh balle cdo dallge ne jete.Do luftosh per ate qe ti do vertet qofte dashuria me e pamundur.Dakord? Une te dua shume shume...me shume se cdo thesar i botes e se cdo dashuri.Bella ime e vogel!

...ketri do jete me ty ne cdo hap,mire? Te puth shume. E mos qaj me kurre!"

Dashni N'gjysmë✔Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora