21.

77 10 1
                                    

Bella's p.o.v

"Bije,jeni gati? Po vini?"-me shkroi mami e cila po na priste per te shkuar te dasma.E vetmja gje qe mendoja ne ate moment ishte ime moter.Shpresoja shume qe ajo te ishte shendoshe e mire kudo qe kishte vendosur te largohej.

 E palosa serisht letren dhe e lashe mbi tavoline.Fshiva lotet dhe pashe nga Nelson qe qendronte ende aty.

"Nuk eshte nevoja te me shpjegohesh.Ne fund te historise,une dua dike tjeter.Ajo qe me lendon me teper eshte fakti se si trilluam gjithe kete situate ku asnjeri s'ndjeu asgje.Hakmarrje?Dashuri? Cilen donim te arrinim dhe cilen arritem?"- i drejtohem.

"C'mendon te besh?"-me pyeti.Ne fakt nuk doja qe fundi i kesaj historie te ishte pikerisht keshtu.Une apo Nelson nuk ishim te detyruar te mbanim peshen e nje romance te rreme.Ndersa per dhendrin e ardhshem,Ajland,kisha menduar dicka tjeter.

"Eja ikim tek lokali"-i them.Gjate rruges,ne makine,Nelson nuk me foli asnje fjale e une as qe e perfilla per te kthyer koken te ai.Ajo c'ka ishte me e cuditshmja ishte gjendja ime emocionale ne ate momente.As e lumtur,as e trishtuar.As me fat,as e lenduar.Nese shihje pak nga portreti im,nuk mund te lexoje asnje lloj emocioni.

"Bella,Nelson!"-na foli Ajland.Ishte veshur si dhender e ishte parfumosur deri ne detaj.

"Ku eshte Klea?U be gati?"-me pyet.Nelson ulet diku pa folur e ndersa une e ftoj Ajlandin per te biseduar tek papafingo i lokalit.

"Bella?Cfare ka?"

"Nuk ka asgje.Ose ka gjithcka.Une e di,Ajland.Nuk eshte e nevojshme te shtiresh me sikur je nje bashkeshort i devotshem ndaj dashurise per gruan tende"-i them.

"Nuk e di se cfare ke zbuluar,por cfare po ndodh?"-me kthehet.

"Klea ka ikur.Ka ikur nga ty e nga gjithe kjo histori e rreme.Ajo c'ka me mbetet ne dore mua eshte pikerisht eleminimi i nje tjeter aktori kryesor te kesaj romance"-ne portretin e Ajland pervecse habise qe po e pasqyronte qe kur e ftova te flisnim,iu shtuan dhe disa ngjyra frike.

"Je mire,Bella?"-buzeqesha.Nuk me karakterizonte ndonje magji e zeze e as nuk kisha pamjen e nje njeriu te semure.Thjesht Ajland s'po pranonte te gjithe gjene qe po perballej.

"Jam mire.Prisja te isha e shkaterruar,por nuk jam.E as ti.Loja mbaroi,mund te zhvishesh nga petku i dhendrit.."

"Klea ku eshte? Cfare ka ndodhur? Fol hapur"-me tha.

"Klea ka ikur,se di ku.Me tregoi gjithcka dhe iku.E ndersa tani do ikesh dhe ti.Familja ime nuk e meriton nje poshterim te tille dhe mendoj se menyra me e mire eshte te tregosh ca te verteta.."-e ne ate cast Ajland u portretizua si nje person krejt tjeter.

"Cilat te verteta?Qe e dashurova Klean edhe kur ajo me perdori per te harruar Nelsonin?Qe e dashurova dhe ula krenarine time per lumturine e saj dhe tenden?Nuk mund te jem une  viktima e kesaj historie.Harroje! Problemi me i madh je ti.Ti dhe kjo dashuria e madhe per motren qe t'u ngjall pasi more vesh gjithcka..."-dhe aty i godita nje shuplake me sa ma ndjeu zemra,ndonese ai vazhdoi te fliste.

"Gjuaj sa te duash,por disa gjera nuk ndryshojne kurre.Disa te verteta nuk ndryshohen pavarsisht se sa dhembin.Motra iku,ne rregull do iki dhe une.Po e jetoja kete genjeshter vetem prej kesaj.Por mos me detyro te sqaroje kete lemsh te madh duke u bere viktime e kesaj historie.."-Nelson hyn ne ate moment e me drejtohet me shenje te dal jashte.


"He pra,eshte radha jote per kercenime?"-iu drejtua Ajland Nelsonit.

"Po c'dreqin brockullit,ndyresire?"-ia ktheu Nelson dhe e goditi me grusht.

"Me ne fund te erdhi mundesia pra.Te perballesh me mua ne fytyre.Sa nuk plase dhe nuk munde te me prekesh as me nje fije floku,frikacak."-Ajland po i hidhte me teper benzine zjarrit.

"Nese eshte dikush qe do ma paguaj gjithe kete teatro qe kam kaluar je pikerisht ti.Ti dhe ai perkushtimi yt i rreme per femren e jetes sime.."

"Femra e jetes tende? Ajo qe te la,kur i more te motren?Ajo qe do martohej sot? Kush eshte femra e jetes tende?"

"As mos guxo te me dukesh nga syte-kembet,por hir te gjithe durimit qe kam akumuluar deri me sot per te t'i thyer turinjte,mos me provoko.Tani shporru qe ketej dhe mos u duk per ca kohe"

"Si urdheron,baxhanak."-qeshi ironikisht Ajland dhe mori serisht nje grusht tjeter.

Dashni N'gjysmë✔Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora